Është 182 cm i gjatë dhe pi duhan, por ky djalosh që e takoj në një cep rruge në Has, qytet i vogël në malet e Shqipërisë, është vetëm 13 vjeç. Kur ai nxjerr paketën e tij të cigares për të më ofruar një, zëri e bën të qartë se është ende fëmijë.
Megjithë moshën e tij, ai është i vendosur të ikë sa më shpejt nga Shqipëria.
“Unë nisem me një varkë për në Angli muajin tjetër”, më siguron me një anglishte gati perfekte. “Gjashtë nga shokët e mi të klasës kanë ikur këtë verë. Më mungojnë shumë”- shton ai.
Më thotë se quhet Gjergji, por, ndërsa unë nxjerr fletoren dhe e shkruaj, gjërat fillojnë të bëhen të ashpra. Pasi ma rrëmben me dhunë bllokun, më kërkon stilolapsin dhe shkarravit mbi emrin e tij.
“Zhduku“, bërtet ai, ndërsa shokët e tij më rrethojnë duke bërtitur në unison: “Shko, në Londër, në Londër“. Është e qartë se nuk u pëlqeu veprimi im.
“Më shumë adoleshentë ikin drejt Anglisë nga ky qytet, sesa nga çdo vend tjetër në Shqipëri,”- thotë kryebashkiaku 52-vjeçar i Hasit, Liman Morina.
Në mesin e të ikurve ka rregullisht fëmijë që vetëm disa javë më parë jetonin me familjet e tyre në Has, tani i quajtur “Londra e Vogël”.
I ulur në zyrën e tij në Bashki ai duket i dëshpëruar.
“Qyteti ynë po zbrazet,” thotë, “po humbasim fëmijët tanë, gjakun tonë të jetës, ata largohen. Këtë verë, djemtë 15 vjeç apo edhe më të vegjël janë zhdukur sepse kalimet me varka tani janë bërë të lira. Prindërit i lejojnë të shkojnë. Ata mendojnë se ka një jetë më të mirë në vendin tuaj për fëmijën e tyre. Është një vendim ekonomik.”
Një dosje policore e botuar në The Mail të dielën e kaluar tregoi se pothuajse katër në çdo dhjetë emigrantë në barkat e trafikantëve nga Franca në Angli, në 6 javët e fundit, janë nga ky vend i vogël ballkanik.
Shumë shqiptarë pretendojnë se janë trafikuar ose janë viktima të skllavërisë. Por zyrtarët e imigracionit dyshojnë se kjo është një hile për të rritur shanset për azil dhe për të shmangur dëbimin në Shqipëri.
Por refuzimet e tyre nuk e ndalin eksodin nga Hasi. Vetë kryetari i bashkisë, një ish-mësues shkolle, ka katër vëllezër që jetojnë në Leicester. Ai lutet që tre fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë nga dhjetë deri në 20 vjeç, të mos largohen nga Hasi.
Megjithatë, ai pranon se qyteti i tij ‘ndihet pjesë e Londrës’ sepse pothuajse çdo familje ka një të afërm të ngushtë që jeton në kryeqytetin anglez ose në një qytet tjetër të madh në Mbretërinë e Bashkuar.
Që nga 24 qershori, kur shkollat e mesme të Hasit u mbyllën për pushinet verore, zyrtarët e arsimit numërojnë më shumë se 60 djem adoleshentë që janë nisur për në Britani. Marrja e një vize në Tiranë për në Mbretërinë e Bashkuar është e vështirë dhe e shtrenjtë, kështu që shqiptarët udhëtojnë pa viza, me anije ose avionë, fillimisht në Francën veriore e më pas hipin në varka trafikantësh.
Një mësues na thotë se nxënësit e vitit të fundit të gjimnazit ua dhanë lamtumirën mësuesve të tyre me fjalët “Shihemi në Londër”.
Ai shtoi se ora e anglishtes tani është mësimi i preferuar në shkollën e mesme. Nxënësit i thonë “thank you sir” mësuesit kur mbaron mësimi. “Ata nuk humbasin kurrë orën e anglishtes. Ata e dinë se ajo është e rëndësishme sepse kanë nevojë për gjuhën për të shkuar më lehtë në vendin tuaj”.
Shkolla e mesme më e madhe në qytet kishte 800 nxënës në vitin 2016. Deri në fund të sezonit veror të këtij viti, ishin vetëm 480 në listën e shkollës. Pjesa tjetër kishte ikur në MB.
Faqet e mediave sociale të njohura për adoleshentët, në veçanti TikTok, nxisin kërkesën për një jetë të re në Britani. Bandat shqiptare që veprojnë në Francë postojnë pa fytyra, video që reklamojnë kalimet me çmime deri në 2000 £ për kokë. Në sfondin e muzikës rap me zë të lartë, ata madje kanë reklamuar një ‘shërbim jahti’ prej 15,000 £ nga Calais ose Dunkirk në Angli. Deri mbrëmë, videot e tyre ishin ende në funksionim në TikTok për të joshur më shumë klientë.
Këtë javë, Zyra Kombëtare e Statistikave publikoi të dhëna që tregojnë se shqiptarët përbëjnë një nga kombësitë kryesore për lindjet në Mbretërinë e Bashkuar’. Nënat shqiptare kanë lindur 3.260 fëmijë vitin e kaluar vetëm në Angli dhe Uells.
Sigurisht që në Has po ndodh e kundërta. Ka më pak fëmijë që lindin ndërsa të rinjtë gjejnë një jetë të re, duke lënë pas vajzat që – në rrethana të tjera – do të ishin bërë gratë e tyre.
Vajzat enden nëpër qytet pa asgjë për të bërë. “Ato thjesht rrinë gjatë gjithë kohës duke parë thonjtë apo celularët e tyre. Nuk kanë nevojë të punojnë, sepse vëllezërit u dërgojnë para nga Anglia”, – më thotë banakieri në një lokal në qyttet. Edhe ai, i ka kushërinjtë në Mançester.
Pakkush i kupton pasojat katastrofike për Hasin më mirë se Isa Kuki, një ish-oficer policie 58-vjeçar, i cili jeton në qytet. Ai nuk e ka parë djalin e tij, Durimin që kur u largua për në Britani shtatë vjet më parë, në moshën 15-vjeçare. Dy djemtë e mëdhenj të Kukit, në të 30-at, kanë ikur gjithashtu. Asnjë nga tre të rinjtë nuk ka leje nga Home Office për të qëndruar përgjithmonë në Britani, megjithëse ata lejohen të punojnë.
Rezultati? Është e vështirë për ta të vizitojnë Shqipërinë për të parë familjen, të cilët jetojnë në një banesë të ngushtë jo larg qendrës së qytetit të Hasit.
“Është një jetë e pakuptimtë kur nuk mund t’i shohësh fëmijët e tu çdo ditë,”- më tha Kuki. – “Ata kanë dëshirë të madhe të vijnë të na shohin në Shqipëri, por nuk munden, se Anglia nuk do t’i pranojë më. Është zemërthyese për familjen time dhe të tjerët si ne. Nuk i shohim dot të rriten nipërit tanë. Ne jetojmë vetëm këtu”- shton ai.
Durimi arriti në Angli në pjesën e pasme të një kamioni në një traget dhe u vendos në kujdestari si një i mitur i pashoqëruar. Ai mbaroi shkollën me shpenzimet e taksapaguesve britanikë, më pas u fut në kolegj, ku u trajnua për të qenë hidraulik.
Por në moshën 18-vjeçare, kur konsiderohet i rritur, kërkesa e tij për azil u refuzua dy herë. Ai vendosi të qëndronte ‘pa letra’, duke jetuar me frikën se mos kapej nga policia dhe deportohej si emigrant ilegal. Punon ilegalisht me shqiptarë të tjerë në kantiere, duke u dërguar para prindërve të tij. Ai ka paguar që babai të bënte dy operacione bypass në zemër. Nuk i është dhënë kurrë e drejta e përhershme për të jetuar në Britani.
Babai i tij dhe shumë prindër të tjerë në Has këmbëngulin se është e pamundur të krijosh një jetë të mirë në veri të Shqipërisë. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë. Nuk ka punë. Pesë mijë njerëz jetojnë në qytet, shumica në moshë pune, por vetëm 700 janë në punë, 300 prej tyre në sektorin publik. Ata punojnë si oficerë policie, nëpunës civilë apo mësues të paguar nga shteti shqiptar.
Thuajse gjithë familjet mbështeten në paratë e dërguara nga MB nga djemtë e tyre për të përballuar jetesën, për shkak të pagave të ulëta.
Çdo verë, emigrantët që kanë patur fatin të marrin nënshtetësi britanike ose leje të përhershme qëndrimi, vijnë në qytet. Ata ekspozojnë suksesin e tyre, duke mbërritur me supermakina, me dhurata e para për familjet dhe me rroba nga butikët e nivelit të lartë në Britani.
Disa ngasin edhe Lamborghini apo Maserati të marra me qira për këtë rast. Javën që unë qëndrova në Has, dy nga makinat e vizitorëve që qarkullonin në qytet kishin targa britanike të shtrenjta, të personalizuara me fjalën ‘HAS’, për të treguar rrënjët shqiptare.
Ky reklamim i pasurisë në rrugët e varfëra të qytetit nuk kalon pa u vënë re nga të rinjtë si Gjergji.
“Ata mendojnë se do të fitojnë shumë para dhe së shpejti do të ngasin super makina gjithashtu, nëse jetojnë në MB” – thotë Blerim Rexhaj, 24 vjeç, pronari i “Britanisë”, një bar i ri në qytet i mbushur me klientë që pinë kafe të zgjatura me muzikë në sfond.
Ai është kthyer në Has nga Londra Perëndimore për të shijuar pasurinë e bërë aty. Pasi iku në MB me një kamion në moshën 14-vjeçare, ai u vu nën kujdes si një fëmijë emigrant i pashoqëruar dhe më pas studioi inxhinieri elektrike në një kolegj në Uxbridge.
“Shkova në Britani të Madhe sepse kisha dajën që jeton ende atje. Ai më ndihmoi fillimisht, jep prona me qira dhe drejton dy lavazhe. Kur mbarova kolegjin, ai më ofroi mundësinë të punoja për të. Kam kursyer para. Kam bërë orë të gjata pune te daja dhe punë të tjera paralele gjithashtu.”
Edhe pse ai nuk u deportua nga Britania si ilegal, Blerimi kurrë nuk mori leje zyrtare nga Home Office për të qëndruar përgjithmonë. E lanë në harresë dhe kjo e shqetësoi.
Vitin e kaluar, ai u kthye në Has dhe i përdori paratë që kishte fituar në Britani për të ngritur lounge bar-in e tij me dy vëllezërit që jetojnë në qytet. Picat i gatuan vetë, se nuk gjen staf. Gjashtë nga kamerierët dhe kuzhinierët e tij janë larguar për në MB brenda pak muajsh.
Jashtë lokalit është një model i një kabine telefonike të kuqe angleze, e blerë për 2.000 paund nga Blerimi në internet.
Një supermakinë e zezë me targa të verdha është parkuar në hyrje të lokalit. Pronari? Një shqiptar me banim në Croydon, në Londrën Jugore, i cili po viziton qytetin e tij të lindjes për të dëshmuar suksesin në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të sjellë para për familjen e tij.
Në bashkinë e qytetit, kryebashkiaku thotë se në periferi të Hasit po ndërtohen godina të bukura nga emigrantët që duan të jetojnë diku kur kthehen me pushime apo të shohin familjet e tyre. Edhe pse drejton qytetin, kryebashkiaku merr një pagë vetëm 680 £ në muaj.
“Por kostoja e jetesës, ushqimi, karburantet janë po aq të larta sa në MB. Do të përballeshim me një fatkeqësi të madhe nëse fëmijët nuk do emigronin sepse ata u dërgojnë para nënave, baballarëve, vëllezërve dhe motrave të tyre. Më shumë se tetë në dhjetë familje mbështeten tek kjo ndihmë. Edhe ata që kanë punë, kanë nevojë të marrin ndihmë shtesë nga fëmijët e tyre në Angli” – thotë ai.
Në zyrën e tij është një fotografi e Mbretëreshës duke buzëqeshur. Ai thotë se do të ngrejë një statujë të Elizabetës në qendër të qytetit në një rrethrrotullim. Paratë për financimin e kësaj ideje të jashtëzakonshme do të mblidhen nga apeli i tij për donacione nga mijëra emigrantë nga Hasi që jetojnë në MB.
“Unë mendoj se ata do të japin bujarisht”, – më thotë, teksa shkel syrin. Më pas shton me një ton më serioz: ‘Lidhjet mes vendeve tona janë aq të ngushta, sa njerëzit e qytetit tim e ndjejnë mbretëreshën tuaj, si mbretëreshën e tyre’.
—-
Botuar në DITA, përkthyer nga Daily Mail
FRYN NJE ERE ANDEJ NGA MALI
SJELL HABERE MESJETARE
KY MILET SI SOMNABUL
ENDET TROJEVE AMTARE
SKAPERDIHET VARFERIA
E PAT THENE DIKUR MIGJENI
NDONESE NJE SHEKULL KALOI
PERSERI NA VJEN REFRENI
HASI ZEMER E SHQIPTARISE
QE NDEROI AVNI RUSTEMIN
E PER TE U BE MBUROJE
TANI PO NDERRON MELHEMIN
PER SOVRANEN E INGLIZIT
DON TE NGERE NJE BUST VIGAN
KOHE E LIG SERISH TROKITI
QENI LEH ATJE KU HAN
PO HUMB VIRTYTET SHQIPTARI
SPYET ME PER DINJITET
NE HESFEL KETA MAJMUNER
CDOKUSH KA KOKEN E VET
Filloi lepirja e radhes, sa popull pa dinjitet paskemi qene! Munde te thuhet me plot gojen qe jemi populli me “rrenjedal” qe ekziston! Mjere Shqiperia çfare mban mbi vete!
Keshtu ndodhi per Shqiptaret. Kthsa e madhe historik qe ndodhi ne vendin tone, fatkeqesishte nuk pati nje udhehqes me ndjenja te thella kombetare. Nuk pati nje ushehqes qe ekonomin shoqerore pesdhjetvjecare ta administroi, ne sherbin te antarve te shqeris se re Demokratike qe sapo linde ne fillesat e shekullit te rije.
Jo nuk patem. Patem nja sharlatan qe kure fati i keq i Shqiptarve e nxori ate ne krye, ai jo vetem qe nuk kishte vizion per ndertimin e Demokracise dhe te ekonomis se tregut, per ai menjeher filloi luften kunder “armikut” qe tani me nuk ekzistonte.
Ne sheje revolta se ai nuk ekzistonte Ky mjeran Politik u more me pasurin qe ai sitem u la shqiptare ne formen e punsimit.
Ai per dori dy metoda kriminale qe per gjashte vjet ne pushtet e shkermoqi ter Shqiperin.
1) Ky arriti te te rrenoi ter industrin qe kishte Shqiperia duke mbajtur ne Xhep nje leter te bardh te cilem e quante Ceku i Bardhe. Pra do ti prishim keto se ja ceku i bardh ku ne dote ndetojem fabrika bashkohore te tipit pererendimore. Keshtu per gjashte vjet rrjesh ai rreno 1.1 milon vende pune.
2) Masa e dyte dhe me e rrezikshe ishte ngritje e firmave piramidale. Ku doli me Sloganin. Shqiptaret tani me nuk kan nevoj te punojn. Jo tani nuk do te punojm se nen”drejtojme” dhe Bota na “ndihmon” E gjith investim ne lek qe vinte nga perendimi per rikonstruktimn e industris ai e dergoi ne firmat piramidale bashke me leket qe shqiptare shitet gjen e gjall , shiten toka, shite shtepi dhe i derguan ne firmat piramidale.
Keto dy mashtrim te mnedha qe beri Berisha arriti ta fundos Shqiperin njehe e poergjithmon.
Keto jan edhe arsyet perse sote shqiperia ndodhet ne ket gjendje te mjaruar. Me te drej Kryetari Bashkise i drejtohet Mbretreshes se Anglis per meshir duke e quajtu edhe mbretresha e Hasite ashtu sice e quanin shqiptaret dikure Edith Duhame Mbretesha e Shqiperise.
Shpresojme qe Anglia do te ndihmoje ket zone veriore te rimkembet e para duke i mbajtur atje refugjatat qe ershen dhe e dyta qe eshte edhe me e rendesishme sikur te sillnin investim ne ringritjen e industris do te ishte edhe me frytdhense.