Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hekurudha Durrës-Tiranë me degëzim në Rinas: Për 12 minuta nga qendra në aeroport
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hekurudha Durrës-Tiranë me degëzim në Rinas: Për 12 minuta nga qendra në aeroport
AktualitetShoqëri

Hekurudha Durrës-Tiranë me degëzim në Rinas: Për 12 minuta nga qendra në aeroport

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në Tiranë, presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, me të cilën e nisi axhendën e kësaj vizite, me inspektimin e punimeve për një nga projektet madhore strategjike në kuadrin e rimëkëmbjes dhe modernizimit të hekurudhës shqiptare, atë të ndërtimit të e hekurudhës Durrës – Tiranë me degëzim në aeroportin e Rinasit. Vlera totale e zbatimit të këtij projekti është 70 milionë Euro, fonde të cilat janë 50% grant nga Bashkimi Evropian dhe 50% kredi e butë BERZH.

Ky segment hekurudhor është tashmë pjesë e Zgjatimit të Rrjetit Indikativ TEN – T për hekurudhat në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt ishte një nga tre projektet fituese në Samitin e Parisit, të mbajtur në Korrik 2016, ku konkurronin për grante nga BE/WBIF (Fondi i Investimit për Ballkanin Perëndimor) 6 vende të Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku informoi Kryeministrin dhe presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, lidhur me projektin dhe ecurinë e deritanishme të punimeve. “Projekti është  i integruar, sepse ka një linjë ekzistuese shinash të hekurudhës, që dikur lidhte Tiranën dhe Durrësin, por projekti përfshin edhe pesë kilometra, që do të ndërtohen tërësisht nga e para dhe që do të lidhë Tiranën me Aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza dhe do të vijojë më tej për t’u lidhur me Durrësin.  Si i tillë është projekt me tepër interes.

- Publicitet -

Gjatësia e përgjithshme e hekurudhës do të jetë 39 km. Projekti përfshin 10 stacione të reja treni dhe tashmë kemi realizuar 30 % të gjithë volumit të punës për ndërtimin e hekurudhës, që është i kënaqshëm”, shpjegoi Zëvendëskryeministrja Balluku teksa përmendi edhe projekte të tjera të rëndësishme që do të realizohen në Durrës.

“Në Durrës kemi shumë projekte të reja, përfshi edhe portin e ri tregtar, pasi qyteti është një destinacion i rëndësishëm turistik dhe për pasojë, porti i vjetër ekzistues në qendër të qytetit tashmë e ka humbur kuptimin e tij. Kështu ne po punojmë me studion arkitekturore “Royal HaskoningDHV” për projektin e portit të ri në zonën industriale të qytetit. Kështu, lidhja me hekurudhën e re do të jetë tepër e rëndësishme. Kemi një histori sa i takon hekurudhës, pasi gjatë regjimit komunist, të gjithë e përdornin hekurudhën për të udhëtuar brenda vendit. Por pas viteve 90-të , si shprehje e lirisë, hekurudha u harrua. Por njerëzit sot janë shumë të ndjeshëm sa i takon mjedisit, kështu që ka interes për transportin e gjelbër, siç është hekurudha, si dhe efikasitetin financiar që kjo formë transporti ofron”, u shpreh ajo.

Ndërsa kryeministri Rama duke iu përgjigjur interesit të Presidentes së KE Von Der Leyen, lidhur me zhvillimin e qytetit të Durrësit tha se “Durrësi është i zhvilluar në mënyrën më intensive. Nëse marrim parasysh numrin e madh të turistëve që vijnë, bëhet fjalë më tepër të themi për një lloj turizmi masiv, me një numër shumë të madh pushuesish.”

Nga ana e saj, Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen vlerësoi punën e deritanishme në drejtim të ndërtimit të hekurudhës së re.

Me përfundimin e projektit, koha që do të nevojitet për të udhëtuar nga qendra e Tiranës drejt Aeroportit Nënë Tereza do të jetë rreth 12 minuta me tren ekspres ndërsa nga qendra e Tiranës deri në qendër të Durrësit do të duhen afro 22 minuta. Projekti pritet të ndikojë gjithashtu në hapjen e shumë fronteve të reja të punës, si gjatë realizimit të punimeve ndërtimore, ashtu edhe gjatë periudhës së operimit të kësaj linje hekurudhore.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Andis says:
    October 28, 2022 at 1:07 am

    E pabesueshme per te qene e vertete.Do presim dhe te shikojme mos ndoshta na del per 11 minuta dhe 59 sekonda

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 1, 2022 at 4:49 pm

    Ndofta deri ne Areportin “Nene Treze ” do te shkoj pore per Durres veshtur do te jete. Ky projekte ka qen qe ne kohen e Fatos Nanos por nuk u realizua ashtu sice edhe mude te mos realizohet. Arsyeja: Monopoli i Naftes do ta pengoi sice edhe pengoi deri me sot.
    Monopolet po frenojn zhvillimin ekonomik ne vendin ton. Ata jen te fuqishem dhe si kudo ne shtetet Kapitaliste ata bejn ligjin, per pasoj edhe ne Shqiperi.

    Reply
  • Rita says:
    November 1, 2022 at 5:15 pm

    Hekurudha Durres – Tirane nuk i kalon 40 km.Ne hekurudhe e vjeter qe e perdorem vite me radhe koha ishte 55 min.Pra kohe e gjate .Shinat ,trenat e asaj kohe kishin defektet plotësuese qe duhesh gati 1 ore kohe. Asnje qeveri nuk e ka marre seriozisht rikonstruktimin e këtij projekti qe kohe e buxhet nuk duhet shume.Se do te shtohet papunësia me shofere fugonesh e autobusësh ku s’do te frekuentohen me si sot.Por harrojnë keta djall qeveri se lehtëson se tepërmi trafikun e autostradës Tirane – Durres.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?