Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hekurudha e Xhakartë – Bandung, i jep më shumë hapsirë bashkëpunimit kino-indonezian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hekurudha e Xhakartë – Bandung, i jep më shumë hapsirë bashkëpunimit kino-indonezian
BoteLajmi i fundit

Hekurudha e Xhakartë – Bandung, i jep më shumë hapsirë bashkëpunimit kino-indonezian

Published: July 27, 2022
Shpërndaje

Në fillim të korrikut filloi puna për shtrirjen e shinave në linjën kryesore të hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakartë-Bandung në Indonezi, gjë që shënon hedhjen e një hapi të vendosur të këtij projekti simbol të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të bashkëpunimit pragmatik ndërmjet Kinës dhe Indonezisë.

Hekurudha, me një shpejtësi të projektuar prej 350 km për orë dhe që po ndërtohet me teknologji kineze, do ta përgjysmojë kohën e udhëtimit midis Xhakartës, kryeqytetit të Indonezisë, dhe Bandung-ut, qytetit të katërt më të madh të vendit, nga mbi tre orë në afro 40 minuta.

Gjatë takimit të martën me presidentin e Indonezisë Joko Widodo në Pekin, presidenti i Kinës Xi Jinping shprehu shpresën se projektet kryesore të bashkëpunimit dypalësh, përfshirë hekurudhën e shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung, do të zhvillohen normalisht. Ndërkohë, Widodo e quajti këtë hekurudhë një tjetër gur kilometrik të miqësisë dypalëshe.

- Publicitet -

“Kina dhe Indonezia janë në faza të ngjashme zhvillimi, kanë interesa të ndërthurur, ndjekin filozofi e rrugë të ngjashme zhvillimi dhe kanë një të ardhme të lidhur ngushtë,” theksoi Xi, duke shtuar se ndërtimi i një bashkësie me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës e Indonezisë është aspirata dhe shpresa e përbashkët e të dy popujve.

Sipas tij, marrëdhëniet e mira kino-indoneziane janë jo vetëm në dobi të interesave të përbashkët afatgjatë të të dy vendeve, por edhe kanë ndikim të gjerë dhe pozitiv për rajonin dhe mbarë botën.

Widodo është i pari kryetar shteti i huaj që viziton Kinën pas Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe Kina është ndalesa e parë e turneut të tij të parë në Azinë Lindore qysh prej shpërthimit të pandemisë.

Presidenti Xi përmendi gjatë takimit se marrëdhëniet dypalëshe kanë treguar qëndrueshmëri dhe gjallëri të madhe vitet e fundit. Kina vazhdoi të ishte partnerja më e madhe tregtare e Indonezisë në vitin 2021. Sipas të dhënave statistikore të doganave të Kinës, vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve vitin e kaluar pati një vlerë prej 124.3 miliardë dollarësh amerikanë, me një rritje 58.4 për qind në krahasim me vitin 2020.

Projektet kryesore të bashkëpunimit, përfshirë hekurudhën e shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung, programin e parqeve binjake të të dy vendeve dhe Korridorët e Përgjithshëm Ekonomikë Rajonalë, pasqyrojnë ndërlidhshmërinë e nivelit të lartë ndërmjet nismës “Një brez, një rrugë” dhe strategjisë kombëtare të Indonezisë. Këto projekte bashkëpunimi do të sjellin përfitime të përbashkëta për mëkëmbjen ekonomike të vendit dhe të rajonit.

Bashkëpunimi lidhur me vaksinat është bërë një pikë e re e spikatur në marrëdhëniet dypalëshe.

Duke vënë në dukje se Kina e Indonezia janë shembull i vendeve të mëdha në zhvillim që kërkojnë të forcohen nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, Xi i tha Widodo-s se pala kineze dëshiron të krijojë më shumë pika të reja rritjeje me Indonezinë, si në ekonominë digjitale dhe zhvillimin e gjelbër. Azia kontribuon për qeverisjen globale.

Duke filluar nga qershori, disa forume e konferenca ekonomike rajonale e globale të nivelit të lartë janë zhvilluar ose do të zhvillohen në vendet aziatike, përfshirë Kinën e Indonezinë, që do të kontribuojnë për forcimin e rolit të Azisë në qeverisjen globale. Presidenti i Kinës Xi Jinping u bëri thirrje të martën të dy vendeve të kenë solidaritet të përbashkët, të përmbushin përgjegjësitë e tyre si vende të mëdha në zhvillim, të ndjekin multilateralizmin e vërtetë, t’i përmbahen rajonalizmit të hapur dhe të kontribuojnë për zhvillimin e qeverisjes globale me mençurinë orientale. Në qershor Kina organizoi Samitin e BRICS-it, ndërsa në nëntor Indonezia pritet të zhvillojë Samitin e G20-s. Ndërkohë, Kamboxhia do të drejtojë Samitin e ASEAN-it dhe Tajlanda do të jetë mikpritëse e Samitit të Drejtuesve Ekonomikë të APEK-ut. Përballë një situate të turbullt ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare shpreson që Azia, ekonomia më e madhe kontinentale me afro 40 për qind të PBB-së së botës, të luajë një rol drejtues në nxitjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon dhe në mbarë botën.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?