Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Helmimi i turistëve polakë, kreu i Epidemiologjisë: Nga ushqimi në anije! AKU: Ushqimi i prishur nga vapa!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Helmimi i turistëve polakë, kreu i Epidemiologjisë: Nga ushqimi në anije! AKU: Ushqimi i prishur nga vapa!
KronikeKryesoreShoqëri

Helmimi i turistëve polakë, kreu i Epidemiologjisë: Nga ushqimi në anije! AKU: Ushqimi i prishur nga vapa!

Published: August 25, 2023
Shpërndaje

Agron Bashallari, shefi i Epidemiologjisë ka dhënë një deklaratë për mediat për rastin e helmimit të 41 turistëve polakë. “Situatë që po e ndjekim nuk mund të kemi asnjë konkluzion. ushqimi nuk është konsumuar në qytet. është konsumuar në udhëtim, është shpejt për të folur.- tha shefi i epidemiologjisë.

AKU ka dhënë njoftimin zyrtar për rastin e helmimit të 41 turistëve polakë në Vlorë. Deklaratë për shtyp nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë.

“Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit, ku ishin të përfshirë disa pacientë të rinj nga Polonia, të cilët ishin me pushime në Shkodër e kanë udhëtuar drejt Vlorës. Pas udhëtimit me anije në Vlorë, menjëherë, janë paraqitur për kujdes mjekësor pranë Spitalit Rajonal Vlorë, me të cilët kemi punuar ngushtësisht.

- Publicitet -

Momentalisht, do donim të siguronim publikun e gjerë që situata e pacientëve nuk paraqitet kritike dhe AKU po kontrollon të gjithë subjektet sipas itinerarit të turistëve. I bëjmë thirrje operatorëve të kenë kujdes dhe të mos operojnë me shërbim ushqimi pa qenë të autorizuar e të licencuar lidhur me kriteret e sigurisë ushqimore dhe të kenë kujdes me kushtet e ruajtjes në temperaturat e larta të sezonit. Udhëzojmë konsumatorët të mos konsumojnë ushqime që kanë qëndruar për më shumë se 2 ore pas gatimit jashtë frigoriferit. DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. Objektivi ynë kryesor është përcaktimi i burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët.

Gjetjet paraprake orientojnë tek një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta. Shëndeti dhe siguria e konsumatorëve janë rëndësia e posaçme e punës së AKU-së dhe për këtë po mbledhim informacionin e dobishëm për të evidentuar e identifikuar çdo gabim në protokollet e sigurisë ushqimore, për t’i adresuar siç ligji parashikon. Skuadra jonë po koordinohet me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Vlorës për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

DRAKU Vlorë do vijojë të informojë publikun mbi progresin e këtij hetimi. Ftojmë këdo që ka informacion mbi subjekte që tregtojnë jashtë standardeve të sigurisë ushqimore të denoncojë në [email protected] dhe në numrin e gjelbër 08007575 për të qenë së bashku në përpjekjen për sigurimin e mirëqenies së konsumatorëve”.

Kjo është anija ‘Black Peral’ më të cilën udhëtuan 41 turistët polakë të cilët u helmuan dhe u paraqitën në spitalin e Vlorës.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  2. Kapistalli on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  3. Dy trapa ka forumi on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. nje mendim me teper on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Abigail Hess on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?