Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Heqja e ndalesës për mallrat nga Serbia, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtim të duhur për rrugën e Kosovës drejt integrimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Heqja e ndalesës për mallrat nga Serbia, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtim të duhur për rrugën e Kosovës drejt integrimeve
AktualitetKosovëRajoni

Heqja e ndalesës për mallrat nga Serbia, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtim të duhur për rrugën e Kosovës drejt integrimeve

Published: October 8, 2024
Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit në mallrat e gatshme që nisen nga Serbia.

“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të duhur për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Ne çmojmë partnerët ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregti të lirë në rajon”, ka thënë ai të martën, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Reagimi i ambasadorit amerikan vjen një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kufizimi për mallrat nga Serbia është hequr në pikëkalimin kufitar, Merdare. Ai ka thënë se deri në sigurim të skanerëve të avancuar, do të ketë kontrolle të rrepta në këtë pikë.

- Publicitet -

Një transportues i grurit, u ka thënë të martën mediave se pritjet janë të gjata dhe kontrollet janë të rrepta, ndonëse gruri është lëndë e papërpunuar dhe ka hyrë nga Serbia në Kosovë edhe në të kaluarën. Qeveria e Kosovës e pati vendosur këtë ndalesë në korrik të vitit 2023, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga Policia serbe.

Ata janë liruar më vonë, por masa ka mbetur në fuqi për mallrat përfundimtare, jo për lëndën e parë. Vendimi për heqje të kufizimit vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të Gjermanisë që Kosova të heqë këtë masë, me arsyetimin se po dëmton tregun rajonal, po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, dhe që kështu mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Proces të Berlinit dhe nisma tjera rajonale. Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.

Kosova ka qenë pjesë e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij në vitin 2014, dhe disa nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të kësaj nisme rajonale janë marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare, kualifikimeve profesionale dhe bashkëpunimit në fushën e transportit, energjisë. ekologjinë, dixhitalizimin dhe roamingun.

CEFTA synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve. Pjesë e saj janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Moldavia, që prej vitit 2006. Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK. Kurti ka thënë të hënën se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?