Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: HETIMI: Derës së avionit Boeing 737 i mungojnë vidat që do e mbanin të fiksuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > HETIMI: Derës së avionit Boeing 737 i mungojnë vidat që do e mbanin të fiksuar
AktualitetBote

HETIMI: Derës së avionit Boeing 737 i mungojnë vidat që do e mbanin të fiksuar

Published: January 9, 2024
Shpërndaje

Hetuesit federalë thonë se nuk kanë arritur të gjejnë vidat që duhej të kishin mbajtur derën e avionit Boeing 737 që u shkëput gjatë fluturimit. Ndërsa hetimet vazhdojnë, dy kompani ajrore kanë njoftuar tashmë se nga inspektimet paraprake, janë konstatuar vida të liruara edhe në avionët e tjerë të këtij tipi.

Kompania prodhuese Boeing gjendet tashmë nën trysni të shtuar për të marrë masat e duhura për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të sigurisë.

Hetuesit federalë po përpiqen të kenë një pamje më të plotë të rrethanave se si dera e një avioni të linjës Alaska Airlines u shkëput dhe ra gjatë fluturimit.

- Publicitet -

“Janë dy vida lart. Nuk dimë nëse këto vida ishin aty dhe ranë me shkëputjen e derës, apo nëse mungonin… Mungonin vidat edhe tek menteshat në fund të derës. Edhe për to nuk e dimë nëse gjendeshin aty…”, tha Jennifer Homendy, drejtuese e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transporteve.

“Sipas projektimit, nëse vidat janë aty të shtrënguara, ato e pengojnë derën të ngrihet lart dhe të shkëputet nga struktura apo të fluturojë në ajër. Sidoqoftë, vidat mund të këputen dhe janë disa gjëra të tjera që duhet të ekzaminojmë”, tha eksperti Clint Crookshanks.

Komentet e bëra të hënën nga ekspertët federalë erdhën pasi dy kompani ajrore, Alaska Airlines dhe United Airlines, njoftuan nga ana e tyre se kishin gjetur pjesë të liruara në panelet e avionëve të tyre Boeing 737 Max 9.

“Që kur filluam inspektimet paraprake të shtunën, kemi gjetur raste me probleme instalimi të dyerve si për shembull, vida që duhej të ishin shtrënguar më shumë”, njoftoi kompania ajrore United Airlines.

Kompania Alaska Airlines tha se kishte filluar kontrollin teknik të avionëve të saj të tjerë Max 9 dhe se nga “gjetjet fillestare duket se janë gjetur pjesë të liruara në disa avionë”.

Këto gjetje kanë shtuar shqetësimet për procesin e prodhimit të këtyre avionëve. Kompania Boeing gjendet tashmë nën trysni të shtuar për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të krijuara dhe ka thirrur të martën të gjithë punonjësit e saj në një takim të përbashkët.

Agjencitë rregullatore amerikane urdhëruan pezullimin e menjëhershëm të 171 avionëve të këtij tipi, pas shkëputjes së derës së avionit të kompanisë Alaska Airlines, ndërsa fluturonte në një lartësi prej 4800 metrash mbi Oregonin. Pilotët arritën ta ulin avionin në tokë dhe asnjë prej 171 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit nuk pësoi lëndime serioze.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?