Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hidhet guri i themelit për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Veliaj: Stoli e shtuar për qytetin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Hidhet guri i themelit për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Veliaj: Stoli e shtuar për qytetin
Kulture

Hidhet guri i themelit për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Veliaj: Stoli e shtuar për qytetin

Published: February 15, 2023
Shpërndaje

Sot u hodh guri i themelit për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve të kësaj qendre, shprehu gëzimin se Parkut të Liqenit të Tiranës do i shtohet edhe një stoli tjetër.

“Nuk e fsheh dot gëzimin që Parkut të Liqenit i shtohet një tjetër stoli dhe si kryetar bashkie më duhet të sqaroj se propozimi që kishte Edi në fillim, e sot zbatohet nga Ministria e Kulturës, nga një kazermë e madhe i është kthyer qytetit, i është dhënë Bashkisë së Tiranës si park. Gjysma tjetër i kthehet qytetit, me infrastrukturë, pra vazhdon rruga “Ibrahim Rugova” nga rrethrrotullimi i ish Gardës, përshkon të gjithë Gardën duke ndarë në mes pjesen që i shkon Parkut dhe pjesa e teatrit Kombëtar të Kukullave dhe Qendrës së fëmijëve, për t’u lidhur pastaj me rrugën e Kosovarëve”, tha Veliaj. 2.

Kryebashkiaku sqaroi njëherë e mirë legjendat urbane për ndërtime te Garda Republikës.

- Publicitet -

“Të gjithë legjendat urbane për ndërtime e kulla do të duhet t’i sqarojmë njëherë e mirë sot. Bëhet fjalë për t’i dhënë qytetit gjysmën e ish Gardës si park dhe gjysmën e terrenit të ish Gardës, pronë publike, për t’ia kthyer qytetit në dy troje ku do të materializohen dy super projekte; projekti i teatrit Kombëtar të Fëmijëve dhe projekti i Bibliotekës Kombëtare”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria ka qenë skuadra më besnike ndaj identitetit te qytetit.

“Ne e kemi kaluar provën e arkitekturës në Tiranë. Nuk besoj se Tirana në 103 vjet kryeqytet ka pasur ditë më të mira. Merr secilin prej sherbimeve, nga pastrimi, cilësia e veprave urbane, tek vlera e pronës, këto janë ditët më të mira të Tiranës, por unë besoj se kemi dhënë një mesazh të fortë që, teksa synojmë infrastrukturë e arkitekturë avant-garde, kemi qenë skuadra, si në Bashki e në qeveri, më besnike ndaj identitetit. Mjafton të shohësh që Sarajet e Toptanëve i shpëtuam nga tentativa e disatë për zjarrvënie, që të kishte fatin e shkollës Kosova, për t’u kthyer truall e pastaj për t’u bërë pallat. E njëjta gjë me Libohovitët, ku me 18-20 palë pronarë u shpëtua nga rrënimi. Mjafton ta shohësh sot se çfarë gjendje është ajo ndërtesë, për të kuptuar që disa punë mund t’i bëjë vetëm dora e dukshme e shtetit, e qeverisë apo e Bashkisë”, përfundoi Veliaj.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do jetë një ndërtesë dinjitoze, pol kulturor multifunksional plot hapësira për fëmijët, të cilët do të mund të zbulojnë dhe kultivojnë talentet e tyre në shumë fusha.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?