Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Institucionet në provë: Veliaj-Gogu, një ngjarje shumë e rëndë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Institucionet në provë: Veliaj-Gogu, një ngjarje shumë e rëndë
Lajmi i funditopinion

Institucionet në provë: Veliaj-Gogu, një ngjarje shumë e rëndë

Published: November 2, 2026
Shpërndaje

Nga Ermelinda Meksi

Letra e Erion Veliajt dhe përgënjeshtrimi i ministrit Gogu përbëjnë një ngjarje shumë më të rëndë sesa një konflikt mes dy ish-miqsh apo një përplasje brenda Partisë Socialiste.

Nëse pretendimet e Erion Veliajt vërtetohen, kemi të bëjmë me një precedent tejet shqetësues: përdorimin e autoritetit dhe të instrumenteve të shtetit për të ushtruar presion politik mbi një person në paraburgim.

- Publicitet -

Mohimi i ministrit nuk mjafton. Ai duhet të shoqërohet me fakte dhe transparencë. Një ministër nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë institucionale me një deklaratë mohuese.

Në çfarë cilësie shkoi ministri në burg? Si u zhvillua dhe ku u dokumentua vizita dhe kush ishte në dijeni të saj?

Këto nuk janë pyetje që mund të mbeten pa përgjigje. Institucionet përgjegjëse kanë detyrimin të verifikojnë çdo pretendim, të bëjnë publike faktet dhe të identifikojnë përgjegjësitë. Heshtja institucionale apo një përgënjeshtrim formal nuk janë llogaridhënie.

Kjo ngjarje kërkon adresimin e përgjegjësive në tri nivele:

– Ministri i Drejtësisë të sqarojë plotësisht rrethanat dhe ligjshmërinë e vizitës.
– Kryeministri të garantojë se pushteti ekzekutiv nuk është përdorur për presion apo pazare politike.
– Institucionet e drejtësisë të verifikojnë pretendimet në mënyrë të pavarur dhe të garantojnë ligjshmërinë e procesit dhe respektimin e të drejtave të individit.

Këtu nuk mbrohet aspak Veliaj nga përgjegjësia për akuzat ndaj tij, të cilat duhet të hetohen dhe të gjykohen nga drejtësia. Bëhet fjalë për mbrojtjen e parimeve mbi të cilat funksionon një shtet demokratik: të drejtat e njeriut nuk varen nga simpatitë politike dhe as nga fakti nëse je i fuqishëm apo qytetar i zakonshëm.

Nëse kjo i ndodh një kryetari bashkie, me çfarë garancish mbrohet qytetari i zakonshëm?

Shteti nuk është pronë e askujt, drejtësia nuk është instrument i pushtetit dhe liria e dinjiteti i individit nuk mund të bëhen objekt pazaresh politike.

Kjo është çështje e shtetit, e institucioneve dhe e demokracisë sonë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Institucionet në provë: Veliaj-Gogu, një ngjarje shumë e rëndë
  • Veliaj sfidon Ramën
  • Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Iku nga studio, publikohet intervista që nxorri nga shinat Ramën
  • Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  • Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  2. Koha on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  3. 1 on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  4. demo on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  5. Mario on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?