Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hije skandali, autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan duhet të ishte nën ruajtje, rezulton në ‘arrest shtëpie’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Hije skandali, autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan duhet të ishte nën ruajtje, rezulton në ‘arrest shtëpie’
KronikeLajmi i fundit

Hije skandali, autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan duhet të ishte nën ruajtje, rezulton në ‘arrest shtëpie’

Published: December 2, 2025
Shpërndaje

Marselo Arani, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për drejtësinë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.

32-vjeçari ishte nën masën arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë para rreth një viti më parë nga policia e Elbasanit ka arrestuar Marselo Aranin, i akuzuar për pastrim parash.

Pjesë nga njoftimi i policisë:

- Publicitet -

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi Marselo Aranit 14 pasuri në pronësi të tij.

Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjatë hetimeve është provuar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian.

Pasuritë e konfiskuara:

Një apartament në Durrës;

11 automjete të markave të ndryshme (Mercedes-Benz, Audi SQ7, Maserati, BMW, Suzuki, Fiat, Volkswagen, Jeep);

Një motoçikletë BMW;

Një biznes për tregti dhe qiradhënie makinash në Elbasan.

Çfarë është masa arrest shtëpie:

Sipas nenit 237: me vendim gjykate, të pandehurit i urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij (ose një vend i caktuar) dhe të qëndrojë aty, sipas kushteve që përcakton gjykata.

Kujtojmë se Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola, 35-vjeç janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan.

Në pranga janë vënë dy të tjerë, 32-vjeçari Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve, si dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja –  shkruan Vox News.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • K R says:
    December 2, 2025 at 11:29 am

    Cdo dit vrasje
    Cdo dit skandale
    C mendim kan Etemat e partise?

    Reply
  • Shkodrani-Belgjikë says:
    December 2, 2025 at 9:00 pm

    Nuk bahet aj vend jo, duhet xhaxhi aty me vu drejtsi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?