Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: HISTORIA: 14 vajzat që ranë nga qielli në llucën e Belshit! Ngjarja sekrete e luftës në Shqipëri për të cilën janë shkruar katër libra në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > HISTORIA: 14 vajzat që ranë nga qielli në llucën e Belshit! Ngjarja sekrete e luftës në Shqipëri për të cilën janë shkruar katër libra në SHBA
HistoriKryesore

HISTORIA: 14 vajzat që ranë nga qielli në llucën e Belshit! Ngjarja sekrete e luftës në Shqipëri për të cilën janë shkruar katër libra në SHBA

Published: August 6, 2023
Shpërndaje

Partizanët gjatë periudhës në fillim të Luftës së Dytë Botërore pak kohë pasi gjermanët kishin hyrë në territorin e Shqipërisë arritën që t’i shpëtonin jetën një ekuipazhi amerikan dhe t’i mbronin nga nazistët.

Historiani Pëllumb Xhufi, nga Karaburuni tregoi për gazetarin Dritan Hila se kjo histori u mbajt sekret gjatë Luftës, por njihet mjaft në Amerikë pasi iu shpëtua jeta 14 infermiereve dhe ekipit që drejtonte avionin Dakota të asaj kohe. Ata u detyruan të ulen në një nga liqenet e Belshit ndonëse ishin nisur me mision nga Bari, Itali.

Xhufi tregoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin të quajtur Çeste ndërsa në ndihmë vajzave u ka ardhur një komandant i Çetës Partizane dhe bariu i zonës, të cilët në bashkëpunim me të tjerë arritën që të dërgonin ekipin pas dy muaj në destinacion, duke kaluar nëpër male dhe t’i mbronin jetën 14 infermiereve.

- Publicitet -

“Është një histori e bukur që në Amerikë njihet shumë, sepse një avion Dakota amerikan, u nis nga Bari me 14 infermierë dhe ekuipazhin rreth 5 veta, dhe aty në Lushnje mesa duket u godit nga artileria gjermane. U dëmtua avioni dhe bëri një ulje të detyruar në një nga liqenet e Belshit, në fshati të quajtur Çeste.

Piloti me shumë aftësi planoi në breg të liqenit ku kishte shumë llucë për ta amortizuar goditjen dhe u ul pa shkaktuar viktima dhe të plagosur. Një nga infermieret pas luftës ka bërë historikun e kësaj ngjarje, ka qene e pranishme. Por aty kishte vetëm një tufë delesh dhe një bari i cili iu afrua dhe i tha prisni se nuk dinte gjuhën dhe u kthye me një person me kalë.

Ky person ishte i veshur ushtarak dhe me yll partizan. Ishte komandant i çetës partizane të zonës së Belshit dhe dinte anglisht. Foli me ta dhe organizoi evaukimin e tyre, të 14 infermiereve që zgjati 2 muaj, nga Belshi nëpër male dhe kanë arritur këtu. Këtu kanë ardhur i kanë marrë dhe tërheqja e tyre u konsiderua si një fitore e madhe ushtarake.

Për ngjarjen e tyre janë shkruar 4 vepra në SHBA u bë e njohur si një aksion në kohën e armikut, ishin 14 vajza.

3 prej tyre që ishin të lënduara i lanë në Berat. Në Berat në atë kohë ishte prezente Balli Kombëtar, madje me personin më të egër Kadri Cakranin. Amerikanët duke e ditur këtë i shkruajnë Mitat Frashërit një telegram dhe i thonë që 3 infermieret që kemi lënë në Berat mos të preken, realisht ato nuk janë prekur kanë ikur më vonë. Kurse grupi i madh është nisur prej këtu drejt Barit.

Bashkëpunimi mes partizanëve dhe SHBA ka qenë i ngushtë, ky aksion është konsideruar mjaft pozitivisht. I siguronin ushqim dhe mbi të gjitha i ruanin në ato kohë të vështira”, tregoi Xhufi.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Po says:
    August 6, 2023 at 5:39 pm

    Edhe ne ate kohe si tani me PS PD kur u tend dhembet USA heqin dhe breket.

    Reply
  • Goditesi says:
    August 7, 2023 at 12:12 am

    Ate Kohen I hengren salami komunisteve se as ambasadat si hapim Enveri me Ameriqente

    Reply
  • Jim says:
    August 7, 2023 at 12:12 am

    Xhufi, me gjithe respektin duket qe nuk ke lexuar historine e tyre. Si duket flet cfare ke degjuar neper tavolina kafeje. Kadri Cakrani bashkepunetor i gjermaneve por qe ka ndihmuar ne kete histori. Tjeter eshte qe avjoni eshte nisur nga Sicilia jo nga Bari. Infermieret qe mbeten (tre) nuk ishin te lenduara por nuk u arrit te komunikohej dhe u blokuan kus gjermanet nderkohe hyne ne Berat.

    Reply
  • 123 says:
    August 7, 2023 at 3:15 am

    POPULL SA FISNIK
    PO AQ DHE MIZOR
    COBANIN QE DJE
    NDRINTE METEOR

    SOT E HEDH NE BALTE
    UJKUN BEN KUMBAR
    E FUT SI IDIOT
    KOKEN NE HANXHUAR

    Reply
  • Qytetar i zakonshem says:
    August 8, 2023 at 4:42 am

    Piter Lukas quhet gazetari amerikan me origjine nga Orgocka e Korçes qe ka ardhur dhe eshte interesuar per ngjarjen ne zonen e Belëshit , ka kontaktuar me njerez qe i kane deshmuar oer ngjarje . Biles i kane treguar edhe relike te avjonit , pjese nga te krahut me yllin e bardhe amrikan si dhe sedilen e pilotit . Te gjitha keto i ka shkruar ne nje liber me kerkesen e njeres nga infermieret qe u shpetuan nga shqiptaret dhe qe ishte akoma gjalle ne kohen kur u shkrua libri.

    Reply
  • 345 says:
    August 8, 2023 at 6:58 am

    Vazhdoni ju te DITA te talleni me shqiptaret duke u treguar perralla me mbret kur njerezit kane miliona halle qe I shkakton qeveria Rama qe ka VRARE DEMOKRACINE DHE SHTETIN LIGJOR!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 8, 2023 at 7:21 am

    Gjithe puna eshte te dale qe partizanet i ndihmuan amerikanet. Nuk i ndihmuan ballistet, legalistet, zogistet, e istat e tjere…Hapu dheeee, hapu dhe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • UEFA e çon betejën ndaj Infantinos në gjykatat amerikane
  • Ambasadori shqiptar në Londër, ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po paragjykohen shqiptarët
  • “Marshi për Liri”, mbahet tubimi në Prishtinë, mijëra qytetarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Po punonte në terren pas stuhisë: Ky është elektricisti i OSHEE-së që humbi jetën në Belsh
  • Spahiu shkarkon drejtoreshën e Sterilizimit, pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës

Komentet e Fundit

  1. Spica on Spahiu shkarkon drejtoreshën e Sterilizimit, pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës
  2. Genti on Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë: Si po i nxitin fqinjët tanë bebet
  3. Dashi on Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  4. katarakti on Insistimi tek krimi
  5. demo on Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?