Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e fiseve Nikaj, Mërturë, Krasniqe, Gash, Bytyç e Berishë (pas një shkrimi me urrejtje etnike e fetare në rrjetet sociale)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Historia e fiseve Nikaj, Mërturë, Krasniqe, Gash, Bytyç e Berishë (pas një shkrimi me urrejtje etnike e fetare në rrjetet sociale)
AnalizaLajmi i funditopinion

Historia e fiseve Nikaj, Mërturë, Krasniqe, Gash, Bytyç e Berishë (pas një shkrimi me urrejtje etnike e fetare në rrjetet sociale)

Published: September 6, 2025
Shpërndaje

Nga Mark Palnikaj

Botuar në DITA

Para disa ditësh kam lexue një shkrim në rrjetet sociale i shkruar me tendenca urrejtjeje ndëretnike dhe indirekt edhe fetare. E ndiej si detyrë të bëj një historik të mardhënieve midis fiseve Nikaj, Mërturë, Krasniqe, Gash, Bytyç dhe Berishë.

- Publicitet -

Gjatë studimeve të mija, kryesisht për zonën Nikaj dhe Mërtur në arkivat më të mira të Shqipërisë por edhe të disa vendeve të tjera, kam kaluar nëpër duar mijëra dokumente historike, kryesisht në gjuhë të huaj që hedhin dritë në mënyrë krejt të qartë mbi këto mardhënie.

Po ja filloj sqarimit të këtij problemi nga viti 1500 e në vazhdim. Deri në vitin 1650, të gjitha këto fise kanë qenë të besimit katolik roman dhe nuk ka patur kurrë luftë as fetare as me karakter krahinor, një bajrak kundër bajrakut tjetër.

Mbas vitit 1650, në fillim fshatrat e Hasit dhe më vonë edhe disa familje në zonën e Bytyçit kanë filluar të ndërrojnë besimin nga të krishterë në musliman për arsye të dhunës shumë të madhe që ushtronte pushtuesi turk me të gjitha format për të marrë fenë, kulturën dhe zakonet e pushtuesit.

Në Malësinë e Gjakovës, në territorin që sot njifet si rrethi i Tropojës, në vitin 1671, sipas regjistrimit të popullsisë nga Shtjefën Gaspri, regjistrim i ruajtur në arkivin e Propagandës Fide për 350 vjet dhe i publikuar i plotë në versionin dygjuhësh nga ana ime në Tiranë në vitin 2020, kishte 581 shtëpi katolike, 4045 banorë të besimit katolik dhe asnjë familje të besimit islam ose të ndonjë besimi tjetër.

Tetëmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 1689, ka ndodhur një luftë midis forcave austriake të komanduara nga një gjeneral me emrin Pikolomini dhe forcave pushtuese turke me qëllim çlirimin e territoreve të zonave veriore nga pushtimi turk. Kësaj ushtrie austriake, sipas dokumenteve të kohës, ju kanë bashkuar edhe rreth njëzet mijë forca nga popullsia shqiptare e komanduar nga Ipeshkvi Pjetër Bogdani.

Kjo forcë ushtarake njëzetmijëvetëshe ka qenë e përbërë nga shqiptar të të tre besimeve, ortodoks, katolik dhe musliman. Këto forca kanë luftuar si shqiptarë dhe jo si një njësi fetare dhe lufta ka patur karakter çlirimtar dhe jo fetar.

Mbas rënies së sëmundjes së kolerës, e cila sipas gjasave u perhap nga turqit si armë kimike por për këtë nuk kemi gjetur prova për ta pohuar me siguri të plotë, koalicioni e humbi luftën dhe turqit fitues bënë një hakmarrje shumë të ashpër. Ata vranë në mënyrë barbare ata që mundën të kapnin pa kursyer as grate, fëmijët dhe pleqtë, dhe kush mundi, u larguan nga vendi në drejtim të Kroacisë, Austrisë dhe sipas dokumenteve shkuan deri në Transilvani dhe kjo popullsi nuk u kthye më kurrë.

Popullsinë e fiseve Shalë, Shosh, Nikaj dhe Mërturë (që në atë kohë ishin pak shtëpi dhe banorë) nuk arriti t’i dhunojë por, Gashin që në atë kohë ishin 140 familje dhe Krasniqen që ishin 100 familje, i shpërnguli pa lënë asnjë në zonën e Llapit në Kosovë. Pa u zhvendosur shpëtuan 11 shtëpi gashjanë që banonin në fshatin Luzhë dhe kushërinjtë e Nikajve, Kolmekshajt që sot njifen si fisi i Krasniqes edhe pse asnjë banor i sotëm nuk është me fis krasniqe në Tropojë.

Kolmekshajt pranuan një marrëveshje që ua ofruan turqit fitimtarë për të mos i larguar nga fshatrat ku jetonin. Në kushtet e asaj kohe, kur nuk kishte asnjë lloj zhvillimi teknik, në krahasim me Kosovën, zona e Malsisë së Gjakovës ku përfshiheshin Geghyseni i sotëm, Gria, Markajt, Kolgecajt, Margegajt, Dragobia, Shoshani, Babina dhe zona e sotme e Gashit, ishte një parajsë e vërtetë për bujqit dhe blegtorët. Kishte bjeshkë shumë të mira dhe të pafund, ujë të pijshëm me burime të mrekullueshme, plantacione me gështenja dhe tokë pjellore e cila nëse punohej jepte çdo lloj prodhimi përveçse ullinj dhe portokalle.

Nisur nga kjo, Kolmekshajt pranuan të bëhej musliman i pari i familjes dhe pjestarët e tjerë të ruanin besimin e mëparshëm. Kjo popullsi deri në vitin 1830 kishte edhe kishat edhe xhamijat dhe besimi ishte i përzier, edhe brenda familjes.

Popullsia e fisit Gashi që u zhvendos me dhunë në Llap, sipas dokumenteve, 24 familje u kthyen përsëri në shtëpitë e tyre në Geghysenin e sotëm dhe rreth vitit 1745, janë larguar në drejtim të Toplanës, Shllakut dhe një pjesë edhe në Dibër të Madhe dhe Tetovë.
Gradualisht, pronat e tyre i morën Kolmekshajt duke formuar lagjet Gjonaj, Ndreaj, Pepnikaj, Mulgecaj, Gri, e të tjera.

Sipas dokumenteve që kemi gjetur, në fshatin Gri dhe në fshatin Zogaj, në vitin 1708 janë ndërtuar dy objekte kishtare dhe popullsia masivisht ishte e krishterë por me urdhër të pushtuesit filluan të ndërtohen xhamijat e para në këtë zone rreth vitit 1730.

Janë të ruajtura regjistrat kishtare të lindjeve, martesave dhe vdekjeve nga janari i vitit 1760 për kishën e Shalës dhe nga viti 1818 për kishën e Nikajve të cilat i kam të ruajtura dhe një pjesë edhe i kam publikuar. Në ato regjistra në rastin e martesës shënohej edhe fisi prej nga ishte nusja. Në rastin e regjistrimit të fëmijës së lindur shënohej me saktësi data e lindjes, emri i babes dhe i gjyshit, emri i nënës dhe fisi prej nga ishte bijë, emri i kumbarës për djemt ose i ndrikullës për vajzat dhe emri i priftit që e pagëzonte.

I bëra këto sqarime në këtë artikull në gazetën DITA për të treguar se ka me shumicë bija nga fiset Gashi dhe Krasniqja të martuara në Shalë dhe në Shosh dhe anasjelltas. Pra kishte miqësira, nipa dhe mbesa në të gjitha këto fise.

Relatorët e kishave, nuk merrnin rrogën nëse nuk dërgonin të paktën një relacion në vit në qendrën e tyre në Vatikan.

Relacioni që ata dërgonin ishte një lloj formulari, në fillim në vitin 1622 me 27 pika që duhej të bëheshin sqarime dhe me kalimin e viteve numri i pikave u shtue duke arritur në vitin 1802 në 69 pika që relatori duhej të sqaronte.

I kam marrë të gjitha këto relacione të shkruara me dorë në gjuhën italjane dhe latine dhe i kam lexuar të gjitha. Rreth njëmijë faqe i kam publikuar në gjuhën shqipe por pjesa më e madhe e tyre mbetet akoma e pa publikuar.

I bëra këto sqarime për të treguar se kam njohuri mjaft bindëse për mardhënjet midis fiseve Nikaj, Mërtur, Gash, Krasniqe, Bytyç dhe Berishë dhe e them me bindje të plotë dhe siguri absolute se nuk më rezulton që gjatë katër shekujve të ketë patur ngatërresa ose përplasje me armë midis këtyre fiseve përveçse rasteve sporadike që ndodhnin jo vetëm midis fiseve por edhe brenda vetë fisit. Relacionet që kam pare dhe ato që kam publikuar e vërtetojnë plotësisht pohimin tim.

Mbas shpalljes së pavarsisë nga Turqia, pushtuesit turq u zëvendësuen në Kosovë nga një pushtues edhe më i keq se pushtuesi turk, pushtuesit serb.

Nga viti 1914 deri në vitin 1920, pushtuesit serb ushtruan genocide dhe dhunë të pa pare për shumë shekuj në zonat e Rugovës, Pejës, Gjakovës, Gashit dhe Krasniqes duke detyruar popullsinë e këtyre zonave të zhvendosen në drejtim të Pukës dhe të Shkodrës ku janë pritur me shumë bujari nga popullsia e zonave Nikaj, Mërtur, Thaç, Berishë dhe Malzi që ishin zona kufitare. Jashtë këtyre zonave ka patur shfaqje të një sjelljeje jo dinjitoze nga persona të veçantë por jo nga fise në tërësi.

Në biseda personale, banorë të zonave Gash dhe Krasniqe kanë paraqitur prova të një sjelljeje jo dinjitoze nga disa vende por këto pretendime, edhe pse fatkeqësisht në disa raste të vërteta, kurrë nuk janë publikuar dhe nuk është folur publikisht për to. Kjo sepse ka qenë jo një veprim kolektiv, por veprime që janë dënuar shumë ashpër nga shumica.

Mbas formimit të shtetit shqiptar funksional në vitin 1920, bëhet fjalë mbas formimit të Qeverisë së Lushnjes dhe deri sot, mardhënjet janë të pasqyruara mirë dhe të ruajtura në kujtesën kolektive.
Mbas kryengritjes së Dukagjinit të vitit 1926, bashibozukët e dërguar nga Ahmet Zogu për të shtypur këtë kryengritje, në Malësinë e Gjakovës dhe në Dukagjin u sollën shum më keq se pushtuesit turq të udhëhequra nga Shefqet Durgut Pasha në vitin 1910.

Popullsia e Shalës, Shoshit, Nikajt, Mërturit, Gashit dhe Krasniqes nuk ja falën dhe nuk ja harruen asnjëherë regjimit zogist këtë sjellje brutale të ushtruar nga fise shqiptare të ardhura nga zona të tjera.

Për këtë pike nuk më pëlqen të zgjatem në këtë shkrim sepse kam folur në disa shkrime të tjera të publikuara para vitit 2020 në disa botime të mijat.

Tani do të përshkruaj mardhënjet midis fisve Nikaj dhe Mërtur me fiset Krasniqe, Gash, Bytyç dhe Berishë nga viti 1944 dhe deri sot.
Këtë përshkrim po e bëj i nxitur për të sqaruar se si kanë qenë këto mardhënie sepse kam vërejtur se disa njerëz, me qëllim të keq apo nga padija, këtë nuk di ta them, kanë hedhur ide sikur Nikajt dhe Mërturi që janë të besimit të krishterë, janë persekutuar dhe u janë shkelur të drejtat nga katër fiset e përmendura që janë të besimit muhamedan.

Diku është hedhur ideja se Nikajt dhe Mërturi duhet të shkëputen nga ana administrative me prefekturën e Kukësit dhe të bashkohen me prefekturën e Shkodrës.
Këtyre personave më duhet të ju spjegoj se gjatë pesë shekujve, nga viti 1500 deri në ditët e sotme, Nikajt dhe Mërturi kanë qenë pjesë e Pashallekut të Dukagjinit me qendër në Kosovë nën pushtimin turk dhe pjesë e Malsisë së Gjakovës nga viti 1912 dhe deri sot.

Nën pushtimin turk, Nikajt dhe Mërturi janë bashkuar me Pashallekun e Shkodrës nga viti 1757 deri në vitin 1831 të nxitur nga Bushatllinjtë që sunduen për afër 75 vjet pashallëkun e Shkodrës.
Edhe nga viti 1939 deri në vitin 1947 Nikajt dhe Mërturi kanë qenë të administruar nga Komuna e Dukagjinit me qendër Kodërshnjergj.

Gjithë pjesën tjetër të kohës, edhe gjatë tre viteve të Administrimit Ushtarak Austriak, 16 janar 1916 deri dhjetor 1918, Nikajt dhe Mërturi kanë qenë të lidhur, me dëshirën e tyre me Malsinë e Gjakovës.

Po ju tregoj arësyet:

Tregu i qytetit të Gjakovës ishte më i mundshëm të arrihej dhe misri dhe gruri gjëndej më me shumicë dhe më me leverdi në Gjakovë se në Shkodër.

Nikaj Mërturi është një zone me tokë buke shumë të kufizuar. Rrallë ndonjë familje në të gjith zonën Nikaj Mërtur i ka patur dy hektar tokë. Shumica e familjeve kishin më pak se një hektar tokë dhe as një e treta e familjeve nuk e siguronin në vend bukën e nevojshme për një vit. Shumë familje nuk e prodhonin bukën as për tre katër muaj.

Kjo shkaktonte emigrimin dhe deri në vitin 1912 në Kosovë banonin më shumë famlje me origjinë nga ana jonë se sa vetë Nikaj Mërturi. Nga Nikajt kishte shumë familje në Dragobi, Shoshan, Koçanaj dhe fshatra të tjera. Në Bytyç është formuar Berisha e Brigjeve me banorë të fisit Berisha dhe Mërturi.

Nga pesë djem që ka patur Nik Mëngja i Shengjergjit të Mërturit janë formuar pesë vllazni të këtij fshati. Tri nga këto vllazni kanë formuar Shengjergjin e Berishës. Lidhjet janë të njohura dhe të pashuara asnjëherë.

Gjatë periudhës nga viti 1944 deri në vitin 1990 nga fiset Nikaj dhe Mërtur mbaruan shkollat e larta 730 persona në të gjitha degët e arsimit të lartë të asaj kohe. Midis tyre kanë mbaruar 43 persona inxhinjerinë në të gjitha degët inxhinjeri mekanike, elektrike, ndërtim, gjeologji, minjera, pyjore, kimi etj. Mbaruan edhe 42 persona degët mjekësi, farmaci dhe stomatologji.

Janë dërguar për studime në shtetet e Europës për studimet e larta nga Nikaj Mërturi Kol Tahiri nga Shengjergji, Nikoll Marku nga Curraj Eper, Geg Sokoli nga Brisa, Shtjefen Ndreaj dhe Pashk Vogli nga Salca, Drande Neçaj nga Mserri dhe te tjerë.

Nuk ka ndodhur e njëjta gjë me popullsinë e fiseve Shala, Shoshi dhe fqinjët e tyre që vareshin nga rrethi i Shkodrës.

Duhet ta vemë në dukje se këto të drejta studimi administroheshin nga komiteti ekzekutiv që në tërësi ishte me nëpunës të besimit jo të krishterë. Duhet shënuar se këta persona që mbaruan shkollat punuan në komitetin ekzekutiv si shefa seksioni dhe si punonjës seksionesh për vite me radhë. Shumë kuadro nga Nikaj Mërturi punuan si drejtora dhe kryeinxhinjera ndërmarrjesh dhe shefa të ndryshëm në ndërmarrjet e rrethit të Tropojës.

Duke ju kërkuar ndjesë për përmendjen e emrave, e shof me arësye të shkruaj disa emra dhe ju kërkoj ndjesë nëse harroj ndonjërin.

Kanë punuar shefa seksioni në Komitetin Ekzekutiv të rrethit, në Komitetin e Partisë dhe të Rinisë, në Degën e Punëve të Brendshme një numër i madh kuadrosh nga Nikaj Mërturi me funksione shumë të larta si Beqir Ndou, Pal Neçaj, Ded Zefi, Drita Progni dhe disa të tjerë që kanë patur funksione kryesore në institucionet ku kanë punuar.

Kanë punuar si shefa seksionesh dhe me detyra te tjera me rendesi kuadrot si Vogël Ademi, Ndue Bushati, Mark Vuka, Mark Palnikaj. Punonjës në aparatin e Komitetit Ekzekutiv me funksione jo pa rëndësi kanë punuar Pal Neçaj, Mark Zogu, Zef Ukcama, Lush Gjonpali, Filip Meshi, Murat Gecaj, Kol Tahiri, Ndue Ukcamaj, Filip Bushgjokaj dhe disa të tjerë.

Në administratën partiake dhe ndërmarrjet ekonomike me funskione drejtuese kanë punuar Sokol Meta, Nik Zmali, Ndue Bushati, Pal Kola, Geg Sokoli, Ded Zmali, Kol Hasa, Bardhe Mulaj, Ndue Susaj, Lek Bushati, Marash Mhilli, Nik Progni, Dod Progni, Ndok Kukaj, Ndre Martini, Jak Marketa, Fran Lulashi, Pjeter Geci, Drita Progni, Mira Marku, Prel Martini, Mirash Martini, Mark Prekperaj, Pal Prekperaj, Fran Bushgjoka, Gjok Vukaj, Pjeter Ademi, Mark Milani, Pjetër Prebibaj, Dalina Paplekaj, Lulash Paplekaj, Kol Malaj, Fran Hasaj, Lulash Vogli, Pjetër Meta, Nik Neçaj, Mark Doçi, Ndue Kapiti, Gjon Zhivani, Ndre Kola, Stak Vukaj, Mark Palnikaj, Zeqir Marku, Prek Cani, Filip Gjoka, Marie Geci dhe disa të tjerë. Kanë punuar edhe shum persona si oficera të ushtrisë në repartet ushtarake të kohës.

Nuk e kanë patur këtë status dhe këtë përfaqësim në strukturat drejtuese në rrethin e Shkodrës banorët e besimit katolik nga fiset Shalë, Shosh dhe bajrakët e vegjël të Dukagjinit. Ky është fakt i pa mohueshëm. Edhe numri i të arsimuarve në universitetet e shtetit ka qenë shumë i kufizuar dhe i pa krahasueshëm me fiset Nikaj Mërtur.

Një numër shumë i madh punonjësish nga Nikaj Mërturi kanë punuar në sektorin e arsimit, kulturës, artit, shërbimet komunale magazinjerë dhe detyra të tjera me rroga fikse.

Gjatë gjithë periudhës 500 vjeçare, në të gjitha kohërat, edhe kur këto fise ishin katolikë edhe mbasi e ndryshuen besimin, kanë vazhduar pa ndërprerje martesat me fiset Mërtur dhe me Nikaj përveç Kolmëkshajve me të cilët kemi patur lidhje gjaku.

Besimtarët musliman të këtyre fiseve e kanë përdorur rakinë, verën dhe birrën me shumicë, madje nganjëherë më shumë se vetë katolikët.

Më duhet të shtoj këtu se janë zhvendosur në fshatrat Dojan, Gri, Cerrnicë, Katundi i Paqes, Llugaj, Bukovë, Vuzhniqe dhe Nimaj mbi 500 familje nga Nikaj Mërturi nga viti 1945 deri në vitin 1990.

Nuk do të ishte e moralshme për mua si dëshmitar okular në ndryshmet politike të vitit 1990, të mos tregoj dhe të mos i falenderoj banorët autokton të fshatrave dhe lagjeve që përmenda për qëndrimin shumë fisnik që mbajtën mbas ndryshimit të sistemit me të ardhurit nga zona jonë por edhe nga zona të tjera të veriut si Puka dhe Dukagjini.

Asnjë pronar nuk kërcënoi, nuk dhunoi, nuk e përzuni personin që i kishte okupuar tokat tradicionale të trashëguara. Ju thane rrini sa të doni, largojuni kur të doni por nuk do ti shitni pronat që nuk janë të juajat. Jam dëshmitar, nuk ka ndodhur asnjë ngatërresë dhe për këtë duhen falenderuar këta njerëz.

Tani pyetja që bëj unë është kjo: “Çfar na kanë bërë këta njerëz që ne u dashka të shkëputemi prej tyre? Ku kanë gabuar këta njerëz që u dashka ti kritikojmë dhe ti shpallim kundërshtar?”

Tradicionalisht kanë ardhur për festat tona Shënkollë, Shmasjan dhe Zoja e Mërturit dhe ne ju kemi shkuar në festat e tyne. Qindra familje kanë qenë të lidhuna si probatina dhe kumarë me njani tjetrin.

Si mund të harrohet kjo bashkjetesë kur në arkivat historike nuk gjëndet as edhe një rast i vetëm i përplasjeve me armë midis fisesh. Unë besoj se këto mardhënie duhet të jenë model për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky shkrim është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Mund të ripublikohet nga mediat e tjera nëse në fund citohet DITA dhe vendoset linku i burimit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
44 Comments
  • Detari says:
    September 6, 2025 at 3:05 pm

    Problemi eshte se kemi “studiues” medioker si Marku qe thjesht citojne pa piken e profesionalizmit. Lexova vetem 2 paragrafe se nuk ja vlen me shume.

    1. Kur citon shkrime te vjetra mundohu te perdoresh terminologjine e asaj kohe. persh. gjithe zona katolike dhe perdorte termin “bayrak” ?( turk)
    2. I fute katoliket, orthodokset dhe muslimanet ne nje thes duke i quajtur “skiptar”, ne ate kohe nuk egzistonte komb skiptar por Arbenite/Arber.
    3..4…5..

    Reply
  • Mandi says:
    September 6, 2025 at 3:18 pm

    Studius medioker dhe antishqiptar. Turqia na ka gjet te pushtuar nga sllavet. Kombet flasin çer organizime shtetesh, ky flet per fise.

    Reply
  • Artan says:
    September 6, 2025 at 3:21 pm

    Kur do te beje edhe Dekari si.ekspert gjuhesie e historie,mos mbette kush pa u marre. Se kush ia ka thene kete punen e bayrak-ut,hajde merre vesh. Po skiptar valle,perse e perdor Dekari, ne cilen.”terminologji” e ka gjetur. Te pakten te merrej vesh per njësim “terminogjie” me koqen tjeter,intelektuhalen, qe përdor(te) “shqyptar”

    Reply
  • MaskaraJ says:
    September 6, 2025 at 3:41 pm

    Z. Palnikaj e Ka pasqyruar mjaft mirë periudhën historike që është e gjerë në kohë.
    Pavarësisht ndonjë “lapsus-i” (Palnikaj shkruan se Nga viti 1914 në 1920 pushtuesit serbë kryen disa gjenocide për disa shekuj në zonat e …,) , shkrimi është i lexueshëm dhe i qartë!
    Është ndërkaq i pakuptueshëm për njerëzit e barkave të ujit të kripur që dijnë vetëm të ndajnë të peshkuarën prej algave.., por s’është për tua vënë re këtyre varkaxhijve sepse s’kanë faj: ata nuk e frymëmarrin ajrin e pastër të Alpeve Shqiptare dhe as pijnë ujin e burimeve tona.
    Të vozitësh në ujëra të kripuna edhe trutë e mendimet na shdërrohen të tilla krypË deTi… krypë e teprueme dhe bajate….

    Reply
  • Tartari says:
    September 6, 2025 at 4:16 pm

    Thesar dhe arkiv jeni ju z.Mark Palnikaj, jo vetem per vendlindjen Nikaj-Mertur, por per te gjithe rrethin e Tropojes, ndersa me punen kerkimore qe jeni duke bere ne bibliotekat e huaja, merrni vlera te shquara kombtatiste! Kush ka sy te shikoje, kush ka vesh te degjoje. Ju ruajt Zoti!

    Reply
  • Detari says:
    September 6, 2025 at 4:18 pm

    @Artan bayrak (baraktar) jane gazerma malore turke, klane te cilat furnizojne ushtrime osmane me ushtare/bashibozuke, dhe malsoret krenohen per kete gje..fatale

    Reply
  • Tártari says:
    September 6, 2025 at 4:56 pm

    Z. “Detari”, lexo shkrimin dhe kulturen e z.Palnikaj, per problemin qe ai trajton, nga aspektet historike duke treguar me fakte e shifra se cila eshte krahina e Nikaj Merurit dhe çfare i ka dhene ajo rrethit te Tropojes! Ne shqiptaret e besimit muhamedan si shumice, duhet te respektojme vellezrit tane te besimeve te tjera qe jane ne pakice, vetem atehere do te quhemi shtet demokratik!

    Reply
    • ¿? says:
      September 6, 2025 at 5:18 pm

      Ju Tartari a jeni i sigurte qe ju “shqiptaret” muhamedane, megjithese jeni shumice ne kete vend, nuk jeni turq brez pas brezi, qe e keni harruar prejardhjen?

      Reply
  • Detari says:
    September 6, 2025 at 5:19 pm

    ju do na respektonit po te qeroheshit nga Arberia pergjithmone!
    Rrofte Gjerj Kastrioti

    Reply
  • Detari says:
    September 6, 2025 at 5:21 pm

    @ ¿? Pse e pyet kot nese eshte turk, nofka/mbiemer tartari tregon prejardhjen turke stepash

    Reply
  • MaskaraJ says:
    September 6, 2025 at 5:35 pm

    Ore Detari ore ti Ere plehu peshqish i dalë prej detit të Injorancës ore injorant po na u bëke dhe bari delesh në tokë!
    Po ti qenke dhe i lig e i poshtër e i pafé!
    Je injorant e kafshë Deti!
    Je tru peshk !

    Reply
  • Tártari says:
    September 6, 2025 at 6:01 pm

    Ti pikpyetje e dyfishte me kembe perpjete, nxirre koken greke! Nuk me intimidon dot, jam me shume shqiptar se ty grek i fshehur!

    Reply
    • ¿? says:
      September 6, 2025 at 6:49 pm

      Doli edhe nje budall tjeter si puna e TRENIT, po jo o trap, e perse u dashka te jem grek qe ta ndiej eren e keqe te turkut me kilometra larg. Une jam arber, pra te paret e mi ishin banore te ketij vendi perpara se te vinin osmanet dhe ta shkerdhenin me muhamedanizmin e tyre. A e more vesh?!? Po qe per shqiptar, qe te sqarohemi nje here e mire, te paret e mi ishin ketu kur te paret e tu e nderruan emrin nga “arber” ne “shqiptar” qe te kishin nje gjoja atdhe, se ne TURQI nuk ktheheshin dot me pasi kishin dhjere ketu me dhjetra breza. Po kete e more vesh??

      Reply
  • Mandi says:
    September 6, 2025 at 8:06 pm

    Turku na gjet Milet te pushtuar nga sllavet. Na beri komb dhe pastaj shtet. Lexo i dhe mos shkruani kot.

    Reply
  • Dashi says:
    September 6, 2025 at 8:44 pm

    Mandi , ti qënke injorant . Arbërit ishin të ndarë në principata si gjithë Evropa dhe shtete nuk ekzistonin . Nuk na çliroi turku nga sllavët , por otomanët na pushtuan , so neve neve , ashtu edhe sllavët . Sa për atë që turku na bëri shtet , je , jo vetëm injorant , por edhe analfabet . Neve shtet u bëmë kur turkut i ranë poturet , shallvaret dhe brenevekët , më 1912 . Turku na sundoi , na masakroi , na konvertoi , na ndroi zakone , fe , emra e na futi në një fe aziatike , që akoma e sot na rëndon mbi shpatulla . Por krimi më I madh ishte ndalimi i shkrimit të gjuhës shqipe dhe shkollave shqipe, gjë që nuk e bëri as me grekun , as me sërbin dhe sllavet e tjerë , as me bullgarin e as me rumunin . Neve ishim të vetmit , që dolëm nga Perandoria Otomane , si njerëz me bisht ( na konsideronin fqinjët dhe gjithë të huajt) . Të lavdërosh periudhën dhe errësirën otomane 500 vjeçare të popullit arbëror , ose je injorant , ose je ekstremist islamik , ose je spermë turke .

    Reply
  • Ariani says:
    September 6, 2025 at 9:43 pm

    Jemi akoma me fat si brez qe kemi persona/ historian si profesor Marku qe na bejne te kuptojme rrugetimin e ketyre fiseve te cilat per gjate shekujve vetem se kane bashkuar e jo percare shqipetaret.
    Shume Faleminderit profesor i nderuar

    Reply
  • Erdogan says:
    September 7, 2025 at 4:36 am

    Zoti Palnikaj dhe Genitceret e turqizuar dhe katolike te vetequajturit skiptare flasin per periudhen 500 vjecare sikur eshte Para Eres Sone!
    Si mund te jesh katolike edhe te kesh per Hero Pirron e Epirit?
    Si mund te jesh myslimane dhe te kesh per Hero Pirron e Epirit paraardhesin e Jeorgios Kastriotis te ashtuquajturin Iskander- Beu turqisht?
    Si mund te jesh Myslimane apo Katolike dhe te kesh per flamur (fllug) ate te Romes Lindore me qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos?
    Si mund te urresh Epirotet dhe Ilyret qe nuk ndryshuan Kombesine Greke?
    Si mundte jesh Myslimane turk ne Identitet dhe Ndergjegje dhe te pranosh qe nuk ke lidhje me Kistantimopolin por me Qemal Ataturkun dhe Cilerin?
    Si mund te jesh Katolike dhe te pranosh Papucin e Vatikanit kur Pirroja i Epirit luftoi per te cliruar Magna Grecian te pushtuar nga fashistet e Romes?
    Per cfare Statistikash flet zoti Palnikaj?

    Reply
  • Ipalamianashdetit says:
    September 7, 2025 at 8:02 am

    Erdogan ,zhgarravinat gjoja komente jane sa me kriju nji lloj debati po asnje argument t‘hajrit!
    Drejtimin ja jep gazeta vet komenteve duke leju ato qe cojn uje ke mullini i tyne! Mentaliteti eshte i njejte si per te gjithe shqipot , hajdut ,drogaxhijt,korruptues, shurraxhiu i cepit t‘pallatit
    . Ndryshim s‘ka shume nder ata qe jane t‘shkollum dhe jo! Rezultati eshte ky qe shohim: kryeministri ben thirrje te mbahet paster vendi!
    Pislliku shifet neper rruge por edhe ne shtyp ,media , zyra, kokat e shqipove!!

    Reply
  • Kld99 says:
    September 7, 2025 at 8:21 am

    Respekt për të gjithë ata që referojnë e publikojnë bazuar ne fakte e arkiva. Kemi shumë nevojë të informohemi mbi të vërtetën e jo mite e propagandë. Faleminderit z.Palnikaj

    Reply
  • Mimoza Elezi says:
    September 7, 2025 at 10:13 am

    Momentalisht kam ne dore Anciklopedine osmannlije te permbledhur nga uzunçarsi , ketu shprehet quarter se si disa Agallar Bejlere shqiptar per te mbrojtur Statusin e tyre hoqen dore nga disa te drejta Thelbesore te dokeve Arberore dhe ju pershtaten politikes Osmanllije , kjo ndikij qe 3/4 e shqiptareve te kthegej nga te Krishtere ne Mysliman.
    Gjithashtu ne kete anciklopedi theksohen qarte cilet fise perkrahen osmanllijne dhe Cilet kurre se pranuan por e kundershtuan ate.
    Punimet dhe kerkimet e Mark Palnikes kane vlere me shume se te shume historjaneve lajkatar. Marku po nxjerr nga arkivat boterore dokumente shumeshekullore dhe po hedh drite mbi nje erresire qe na mbuloj qe nga mesjeta e sot. Shikoj komente te ndryshme , sharje ,fyerje ,centre dhe me vjen turp nga sjellja e komentuesve. Nese vertet do kishit dije komentonit me fakte dhe mund te kundershtoni dicka qe eshte kundra mendimit tuaj apo nuk e pelqeni. Por, I padituri, fajtori ,I demshmi dhe I shituri Qajne, shajne apo bertasin . Te lumte Zemra Mark, zoti rtugen drite ta befte . Puna juaj eshte e vyer. M.Elezi

    Reply
  • 3D says:
    September 7, 2025 at 10:40 am

    Bullgarët duhet të ishin të parët që nga Azia e mesme u vendosën në tokat thrakaso ilire pastaj edhe fiset tj. sllave ishin ata të besimit ortodox a ndonji sekti tjetër dhe u favorizuan nga patrikana si rivalitet i besimit Romano katolik dhe si nuk u vendosën p.sh toka helene por ato ilire dhe me këto dyndje sllave fillon shkatërrimi i autoktonëve si nga aspekti etnik dhe ai fetarë dhe mund të jetë e vërtetë se pushtuesi i ri i ka favorizu deri diku të pushtuarit ashtu si kishin ba nacistat me shumë popuj pastaj NATO dhe EU që larguan pushtuesit dhe ende menaxhojnë Kosovën por që pranohen si çlirimtarë

    Reply
  • RACIZËM FETAR says:
    September 7, 2025 at 10:51 am

    Përse ka ende publicistë apo studiusë rracistë te një popull që vazhdon të tretet si ky zotëria që përdor fjalën turqit qëllinshëm kur dihet se ajo ishte perandoria osmane që formohej nga shumë fise e popuj dhe ndaçi ta urrejmë si perandori osmane ose si shtet turk ata ishin perandoria ma jetëgjatë dhe ma tolerante kur krahasohen me tjerat të asaj kohe të krishtera që çfarosën autoktonët zhvilluan skllavrinë e çka jo Amerika Australia Afrika Azia qendrore Siberia janë fakte të hjalla se si të kristerët u sollën ndaj atyre që i okupuan

    Reply
  • Detari says:
    September 7, 2025 at 11:02 am

    @3D
    Sllavet nuk ishin ortodox kur u vendosen ne Iliri me vone u bene ortodox. Ke gjithe internetin ne dispozicion, kaq te veshtire e keni te informoheni?

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    September 7, 2025 at 12:34 pm

    E mos shikoni ,kisha e xhamia. Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA. Zoti Mark,fete asnjera nuk eshte shqiptare,jane te importuar nga vendet arabe ( orthodhoksizmi njemije vjet me von nga kristianizmi e 500 vjet me von nga myslymanizmi) erdhi nga sllavet ,armiqt e betuar per zhdukien e kombit shqipta.Nuk eshte as koha as vendi te meremi me histori fisesh e mender fesh. Ne shkencen e sotme gjenetike,nuk percaktohet as feja as ideologjia as partia ,percaktohet rrenja e kombit.Per fat te keq sot Shqiperia nuk udhehiqet nga kombi shqiptar.Nje pyetie kam per gropen septike DETARI ,pse Greqia e ka te ndaluar me ligj berien e testit te ADNse? a e di ai se ne ADNne e shqiptareve eshte 0% prani turke.Z.Mark, do te falnderonja po te botonit nje studim serioz per % e pakicave ne Shqiperi e vecanerisht perberien nacionale te qeveris se sotme antishqiptare

    Reply
  • Dashi says:
    September 7, 2025 at 2:40 pm

    Për “mallkimi i Shqipërisë ” .
    Thua që, ortodoksizmi lindi një mijë vjet mbas kristianizmit (!)dhe 500 vjet më vonë se myslimanizmi . Ti je analfabet , ti je injorant , ti nuk ke lexuar asnjë libër në jetën tënde , ti edhe në shkollën fillore ku ke mësuar , nuk ke lexuar asnjë tekst shkollor deri në fund . Feja kristiane , që përbëhet nga katolicizmi dhe ortodoksizmi , është e njëjta fe , që konsiderohet si e lindur në vitin një , të erës së re . Sipas Biblës , që është një dhe e pa ndryshuar , apo modifikuar , besimin kristian e solli në viset ilire Shën Pali , i cili thotë në Bibël ” Unë , sëbashku me bashkëpuntorët e mij , solla e predikova mësimet e Zotit (Krishtit) në të gjithë Ilirinë dhe së shpejti do të kalojmë detin , për të shpënë fjalën e Zotit edhe në Viset Italike ” . Ky fragment i rëndësishëm i Biblës , pohon që 1-ilirët u kristianizuan para popujve të Italisë së sotme dhe 2-feja kristiane u përhap në viset tona dhe në Iliri me forcën e fjalës dhe JO me ushtri , shpata e hanxharë . Dyndjet sllave në Gadishullin e Ballkanit ndodhën brënda dy shekujsh në shek.VI dhe të VII pas Krishtit , pra , kur shqiptarët kishin 6 shekuj që ishin kristianë ( nuk ekzistonin termat katolike , apo ortodokse , por vetëm emri kristianizëm ) . Kështuqë , sllavët nuk sollën asnjë lloj feje apo besimi në Ballkan , përkundrazi e gjetën besimin kristian tek vendasit . Në shekullin e VI , kur erdhën sllavët , nuk ekzistonin fjalët katolikë e ortodoksë , lindën 4 shekuj më vonë kur Perandoria Romake , u nda në dy pjesë , në Perandorinë e Lindjes , ose Bizantine dhe në atë të Perëndimit në vitet 1 000 . Kristianët e Bizantit u vetëquajtën Ortodoksë dhe kristianët e Perëndimit , u vetëquajtën Katolikë , madje , të dy palët bënë disa ndryshime të vogla në doktrinat e tyre, për t’u dalluar nga njëri- tjetri . Por është e njëjta fe , pavarësisht emërtimeve që i vunë , të dy palët i falen Krishtit . Kështuqë , asgjë nuk lindi , as katoliçizmi e as ortodoksia , por lindën vetëm emrat , se kristianizmi kishte 10 shekuj që kishte lindur . Perandoria Bizantine ( e lindjes) fillonte pikërisht në Gadishullin Ballkanik dhe kristianët u vetëquajtën Ortodoksë, që nga viset ilirike e deri në kristianët e Rusisë së largët . Qëndra e ortodoksëve ishte në Kostandinopojë ( Stambolli i sotshëm) , ndërsa qëndra e katolikëve mbeti në Romë . Pastaj , mbas 5 shekujsh , kur viset tona dhe gjithë Ballkani , u pushtuan nga ordhitë famëkeqe otomane dhe filloi errësira 500 vjeçare me pasojat e saj të pa riparueshme , kjo dihet nga të gjithë, e kotë të zgjatem . Sa për testin e ADN- së , nga e di ti , që shqiptarët kanë 0% prani turke , kush dhe kur është bërë ky test ? Që të bësh një testim të tillë të një populli , së pari duhen specialistë dhe mjete , që Shqipëria nuk i ka edhe sot . Së dyti , duhen marrë mijra kampionë në të gjitha krahinat e vëndit dhe duhet një punë kolosale që zgjat me vite . Kush e ka bërë ? Kur është bërë ? Tjetër Kush të paska thënë ty , që Greqia e paska të ndaluar bërjen e ADN -së ?! Të gjitha sa ke shkruar ti ” mallkimi i Shqipërisë” janë marrëzira nacionaliste , në mëndjen e një injoranti gjysëm analfabet . Përsa i përket ortodoksizmit , që ti e quan varrin e Shqipërisë , në ndonjë koment tjetër do të të tregoj , se si ortodoksët shqiptarë , e ngritën nga varri Shqipërinë “që e morri turku e i vu zjarrë” . Ortodoksët qenë ata që sollën shkronjat e para shqipe (Teodor Voskopojari , të kujtohet Sandër Prosi te Udha e Shkronjave ? . Ai ishte Voskopojari) . A e di ti se kush e hapi shkollën e parë shqipe në Korçë ? E hapën ortodoksët e Korçës me në krye Petri Nini Luarasin dhe motrat Qiriazi . Shko shiko muzeun në Korçë , mësuesit , por edhe nxënësit ishin 99% Ortodoksë. A e di ti kush e ka shkruar Hymnin tonë Kombëtar ? E ka shkruar Asdreni , Aleksandër Stavre Drenova, ortodoks korçar . A ke dëgjuar ti për Naum Veqilharxhin , Kostandin Kristoforidhin , Mihal Gramenon , Spiro Ballkameni , Papa Kristo Negovanin , Andon Zako Çajupin , e qindra e qindra të tjerë patriotë të pushkës e penës Ortodoksë ? Ti je injorant i lindur .

    Reply
  • ¿? says:
    September 7, 2025 at 4:05 pm

    Dashi ne pergjithesi je korrekt ne ato qe shkruan. Ke vetem nje gabim te vogel. Perandoria romake u nda ne dysh shume kohe perpara nga ç’thua ti. Nje kerkim i thjeshte ne Internet e verifikon kete me materiale te bollshme.
    >
    “The Roman Empire was permanently divided in 395 AD, after the death of Emperor Theodosius I.”
    >
    Nuk ben keq qe perpiqesh t’u mbushesh mendjen idioteve/injoranteve te ketij forumi per keto probleme. por ne pergjithesi eshte e kote. Urime per perpjekjet e metejshme ne lufte me debilet TURQ te ketij forumi.

    Reply
  • Mollosi says:
    September 7, 2025 at 4:30 pm

    Ne repliken me Mandi-n jam dakord 100% me komentuesin Dashi.
    Ne repliken me “Mallkimi i Shqiperise…” po ashtu ne pjesen me te madhe jam me Dashin, megjithese edhe” Mallkimi…” ne disa pjese ka te drejte. Pak gabon Dashi ne lidhje me ndarjen e kristianizmit. Kristianizmi u nda ne dy dege ne vitin 1054.
    Eshte e vertete qe shqiptaret ortodokse e ngriten nga varri Shqiperine, por nuk ishin te vetmit. Para tyre ishin shqiptaret katolike qe e ngriten nga varri Shqiperine. Ishte Gjon Buzuku me “Meshari”, ishte Budi, Bardhi, Bogdani etj. etj.
    Edhe une deri vone kam menduar se ne ADN tonë kemi edhe gjak turku. Duket qe kisha qene gabim. Sipas Gjergji Bojaxhi, bazuar ne mijera mostra del qe gjaku turk tek ne eshte shume i vogel, pothuajse i paperfillshem.

    Reply
    • ¿? says:
      September 7, 2025 at 5:33 pm

      @Mollosi, eshte e vertete qe Kristianizmi u nda ne vitin 1054, ajo qe quhet Skizma e Madhe, por Perandoria Romake ishte ndare me dysh gati 600 – 700 vjet me pare. Pervec kesaj, çeshtja nuk shtrohet, a kane shqiptaret gjak turk, apo jo, sepse nuk ka kuptim. Çeshtja shtrohet a ka ne perberjen gjenetike te shqiptareve apo jo komponente turke. Le t’i marrim gjerat me rradhe e me logjike. Shqiptaret e sotem qe ndjekin besimin kristian, katolik, apo ortodoks s’ka rendeai, nuk mund te kene komponente turke ne genomen e tyre. Problemi eshte me Shqiptaret myslymane, sigurisht ata qe u konvertuan mund te mos kene komponente turke, por edhe mund te kene, per dy arsye, e para duke u konvertuar ne myslymanizem mund te martoheshin me ndonje turk, a turke, pra te kishin pasardhes me perberje turke. E dyta mund te jene turq etnike te mbetur ne Shqiperi dhe te “shqiptarizuar” qe e kane harruar prjeardhjen e tyre.
      >
      Vete emertimi “shqiptar”, i panjohur dhe jo egzistent perpara shek XVII u krijua pikerisht qe te kishte nje etnonim te perbashket per popullsine qe jetonte ne trojet arberore. Sigurisht nuk mund te quhej popullsi turko-arberore, prandaj u sajua nje etnonim per nje “etni” qe deri atehere nuk kishte egzistuar, por qe do te permblidhte keto dy komponente kryesore, arberit e krishtere dhe turqit muslimane, ne nje te vetme dhe keshtu u sajua “Shqiperia” dhe kombi “shqiptar”, njelloj sikunder kemi kombin belg me dy komponente te dallueshme, ate francez ose Vallon dhe ate Flemish ose hollandez.
      >
      Ne rastin shqiptar dallimi duket se eshte harruar nga nevoja per t’u paraqitur si nje Komb i vetem, mundesisht i lavdishem dhe me histori te lashte. Po! Nje pjese e vogel e ketij kombi mbase ka nje histori te lashte, po ne teresine e vete ky komb eshte artificial, aq sa Arbereshet e Italise rrefuzojne te quhen Shqiptare.

      Reply
  • Dashi says:
    September 7, 2025 at 5:42 pm

    Pikpyetje , në fakt ke të drejtë pjesërisht , sepse , vërtet siç thua ti , Perandoria Romake u nda në dy pjesë shumë më përpara , në vitin 395 . Ndërsa feja kristiane , u nda në të Lindjes (ortodokse) dhe në të Perëndimit ( katolike) në vitin 1054 . Gabimi im , që futa në një thes ndarjen e Perandorisë me ndarjen e fesë . Do thuash ti ” po mirë , po gabimi im cili është?” . Po ja , e bëre që e bëre vërrejtjen , të më kishe thënë që , mos ngatërro ndarjen e Perandorisë me ndarjen e fesë kristiane . Bëj shaka . Shëndet .

    Reply
    • ¿? says:
      September 7, 2025 at 6:46 pm

      E drejte Dasho, do ta kem parasysh per here tjeter. Bej shaka edhe une. Shendet!

      Reply
  • K O R C A says:
    September 7, 2025 at 6:24 pm

    Ti , Dekari je nje gjarper helmues grek , nga njerezit me te urryer , prej jush nuk duam ABSOLUTISHT as edhe nje mendim , qofte ne dukje dashamires , me “dashurine” qe ka gjarperi per njerine ! Nuk gjej fjale ta shpreh neverine qe ndjej per nje spiuni tge rrezikshem mbuluar nen petkun e klerikut ortodoks ! Yyyyyyyyyt , kellire mesjetare !

    Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , dobicit nga Vicidoli says:
    September 7, 2025 at 6:32 pm

    @Detar mos ha mut se nuk pyet kush per shtaze bizantine si puna jote e jo te mesojme prej nje idjoti e injoranti si ti !

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    September 7, 2025 at 6:38 pm

    Per te gjithe ju qe komentuat ne komentin tim,fete jane perfaqesim i injorances njerezore.Ti Dashi mbetesh burri i deles, me nje hap cilesor zhvillimi se ke bere kursin e teknikave te nderzimit

    Reply
  • Mollosi says:
    September 7, 2025 at 6:39 pm

    Pikepyetje, per keto qe i thash me lart bazohem ne faktet qe permes “Rrenjet” na i tregon z. Bojaxhi. Edhe une nuk e perjashtoj mundesine e martesave te perziera me turq apo edhe ekzistencen e koloneve. Per ekzistencen e koloneve ne Shkoder shume mire e tregon z. Hamdi Bushati ne librin e tij “Shkodra dhe motet”. Ndoshta pas kapitullimit te Perandorise Osmane se bashku me ushtaret do ta kene thyer qafen edhe kolonet dhe “te perzierit”.
    Qe te jem me i qarte, shpjegimi i z. Bojaxhi per ADN ka te beje vetem me anen mashkullore.

    Reply
    • ¿? says:
      September 7, 2025 at 6:52 pm

      Mollosi, te ka dhene nje pergjigje ekselente Dashi me poshte per egzistencen e komponentes turke ne kombin e sotem shqiptar.
      >
      Dhe perseri mbetet pa pergjigje pyetja:
      >
      Perse lindi nevoja e emertimit SHQIPTAR per nje komb qe e kishte per bukuri emrin e vet ARBER?
      >
      Nje pyetje tjeter eshte;
      >Perse Arbereshet rrefuzojne te quhen SHQIPTARE?

      Reply
  • Cuni i Vuk Karaxhicit , dobicit nga Vicidoli says:
    September 7, 2025 at 6:39 pm

    O Tartari , a nuk e shikoni qe gjysmen e komenteve e ben murgu bpzantin @Detari , por duke nderruar nick-un qe te duket se jane shume qene qe lehin e kuisin kunder kombit shqiptar ? ! Mos u merrni me nje plehre qe vjen era kerme !

    Reply
  • Dashi says:
    September 7, 2025 at 6:40 pm

    Për mollosin dhe pikpyetjen . Mollosi , aspak nuk kam pasur ndërmend të ul kontributin patriotik të katoliçizmit , përkundrazi , përveç konsideratës të veçantë për shkrimtarët e poetët e vjetër që ti përmënd , deri në Rilindjen shqiptare kontributi , sidomos i Klerit katolik ze ndoshta vëndin kryesor . Unë nuk i përmënda në komentin tim katolikët , sepse ai mallkimi i Shqipërisë nuk i përmënd , por shan vetëm ortodoksët , që I quan “varri i Shqipërisë ” , kështuqë edhe unë u mora me ortodoksët . Desha të shtoja diçka , që është një kuriozitet I madh në lidhje me Shkodrën . Shkodra dhe Korça , janë dy qytetet kryesorë që historikisht I kanë dhënë shumë Shqipërisë me pushkë e penë . Shkodra ka nxjerrë një plejadë të tërë poetësh , shkrimtarë e patriotë , përveç atyre “të vjetërve” , që përmënd ti , po dhe shumë të tjerë të mëvonshëm , Pashko Vasa , Ndre Mjeda , Gjergj Fishta e dhjetra e dhjetra të tjerë që nuk i nxë një koment . Asnjë nga këta , nuk është myslyman . Nuk ka asnjë myslyman patriot shkodran . Kush më gjen qoftë edhe një myslyman të vetëm , unë do t’i dërgoj 500 euro me Wester Union , mjafton të më thotë emrin e tij të plotë . Nuk ka asnjë .
    Përsa i përket ADN-së shqiptare . Ti thua që paska thënë Gjergj Bojaxhiu , që nuk ka komponentë turkë . E para , megjithë respektin , sepse njof dhe e vlerësoj Bojaxhiun , ai nuk është ndonjë shkencëtar i fushës dhe dyta , kam pyetur edhe më parë , kush ka testuar ADN -në e shqiptarëve dhe kur ? Tani pak histori . Edhe këtu kam dy argumente . Në vitin 1910 , kur Turqia u shkatërrua si perandori dhe konsiderohej ” e sëmura e Bosforit ” , në Stamboll fuqinë e morrën Xhonturqit , ose turqit e rinj , që ishin një grupim nacionalist kriminelësh e delinkuentë , të cilët qeverisën deri sa doli Ataturku . Gjatë qeverisjes xhonturke u krye genocidi armen , ku u vranë , masakruan e u çvendosën jashtë kufijve turke 2 milion e gjysëm njerëz , vetëm sepse ishin ortodoksë . Pikërisht këta kriminelë më 1911 – tën , nxorren një ligj që , tani që Perandoria u rrëzua , ushtarëve që ndodhen në ish vëndet e pushtuara , ju hiqet nënshtetësia turke dhe ju ndalohet hyrja në Turqi . Një argument të tillë , diku e kisha lexuar , por në një emision televiziv e përmëndi dhe historiani Paskal Milo . Në vilajetet shqiptare ishin rreth 20 mijë nizamë e jeniçerë të ushtrisë turke . Një pjesë shkuan në vëndet e tyre , sepse ushtria turke ishte shumëkombëshe e mercenare, por rreth 15 mijë qëndruan në Shqipëri dhe u vendosën kryesisht në Shqipërinë e Mesme . Natyrisht që u martuan me hanëmet e myslymanëve shqiptarë . Si nuk paskan ADN turke shqiptarët ? Shumë burra , sigurisht jo të gjithë në Shqipërinë e Mesme , janë tipikë turq . Shikoni Kavajë , Rrogozhinë , Peqin e deri në Elbasan . Argumenti i dytë , 500 vjet robëri, vallë ku e shfrynin shkopin nizamët turq ? Vetëm me dorë i binin ? Sigurisht me ndonjë hanëme te xhamitë , takoheshin . Ja pra , për gjithë këto , ADN-ja e shqiptarit është e pa mundur të mos ketë komponent turk .

    Reply
  • Detari says:
    September 7, 2025 at 7:33 pm

    ADN-ja e pak personave, kryesisht nga fiset e veriut nuk perfaqeson shumicen e popullit skiptar. Se sa gjak turku kane skiptaret kjo duket kiarte nga lekura, fenotipet e fytyres dhe forma e kokes.
    Mos u mundoni te fshiheni mbas ADN-nete e bojaxhiut se nese shikoni haplogrupet Y serbet/kroatet/boshjaket dalin proto-ballkanas, dhe skipfolsat dalin me origjine afrikano-veriore, prandaj meruni me mire me prrallat e Markut se lat nam.

    Reply
  • Detari says:
    September 7, 2025 at 7:43 pm

    Meqe ra fjale per ta mbyllur, shikoni ne artikullin kryesor personin e gazetes dita qe e reklamon cdo jane Nuredin Dumani, fenotip 100% tatari, me turk se turqit!

    Reply
  • Dashi says:
    September 7, 2025 at 8:37 pm

    Edhe një herë për pikpyetjen . Emërtimi Shqipëri u bë rreth shek.të 18 -të . Nuk ka një datë të saktë , por nuk ka gjithashtu një, apo disa autorë , apo ndonjë kuvend të zgjeruar të bërë , nga cili dhe ku , që të kemi një përgjigje të saktë . Kjo hipotezë , edhe po të pyesësh historianë kompetentë , të përgjigjen që emri Shqipëri , përmban në vetvete rrënjën shqipe ( shqiponjë) dhe përmendet nga rilindësit e hershëm të shek. të 17-të , për të ndërgjegjësuar shqiptarët e për të ngritur lart moralin e atdhedashurinë , në luftë kundër pushtuesit otoman . Natyrisht që , kjo nuk është përgjigje shteruese , po tjetër përgjigje nuk ekziston . E keqia është tek ajo , që gjuha jonë nuk shkruhej dhe ky është handikapi më i madh për historinë . Pasqyra dhe zgjidhja e çdo rebusi të historisë së cunguar shqiptare , janë ARBËRESHËT e Italisë . Ata janë diaspora më heroike dhe më e pa shëmbullt në botë . Të ruash zakonet , gjuhën , fenë ortodokse ( janë të vetmit ortodoksë në Itali ) , kostumet , këngët e tyre të mrekullueshme për 5 shekuj , është një gjë unike , ata janë krenaria e Arbërit . Unë kam nderin të kem njohur shumë arbëreshë e të miqësohem me ta . Ata njohin emërtimin Arbëri për Shqipërinë dhe gjuhën e tyre e quajnë arbëreshe . Këta janë vëllezërit tanë të vërtetë , kanë ikur rreth viteve 1470 – 1480 e disa edhe më vonë . Gjergj Kastrioti ishte aleat me mbretin e Napolit Alfonsin , madje i kishte shkuar edhe për ndihmë në një luftë . Gjergj Kastrioti e dinte mirë , si strateg i jashtzakonshëm që ishte , se mbas vdekjes së tij , turqit dio t’i pushtonin viset shqiptare , prandaj i kërkoi Alfonsit që të strehonte familjen e tij , gardën e tij dhe princat arbërore me familjet e tyre . Mbreti I Napolit i qëndroi besnik marrveshjes dhe pranoi rreth 200 mijë arbër , shokë , miq dhe bashkëluftëtarë të Skënderbeut . Emigruan të gjithë princat dhe familjet e tyre , e gjithë parësia e arbërit . Kadareja ynë i madh , këtë emigracion e konsideron hemoragjinë më të madhe dhe boshatisjen më të madhe të vlerave të popullit tonë dhe një boshllëk , që nuk u mbush kurrë . Kur emigruan shqiptarët para 35 vjetësh në Itali dhe u prezantuan jashtëzakonisht keq me ish burgaxhinj , me vjedhje , rrahje dhe vrasje , aq sa u bënë problem qeveritar e kombëtar në Itali , arbëreshëve ju skuq faqia , sepse shumëkush i qesëndiste ” questi sono i vostri fratelli ?” ( këta janë vëllezërit tuaj?). Arbëreshët , jo rrallë përgjigjeshin “jo , këta janë vërtet arbëreshë , por të turqizuar “.
    Sigurisht që , tani që flasim emigrantët shqiptarë në Itali , përfaqësojnë emigracionin më të suksesshëm , ndoshta dhe në rang evropian . Shqiptarët në Itali , janë italianë të vërtetë , por që edhe Shqipërinë kurrë nuk e harrojnë.

    Reply
  • ¿? says:
    September 7, 2025 at 9:07 pm

    Dashi, falemnderit per kete sqarim te gjate, te cilin une e di shume mire, por nuk e besoj, sepse duket qarte qe eshte nje sajese per t’u dhene nje komb-strehues nje numri shume te madh turqish qe si banore te trojeve arberore prej disa brezash e kishin humbur lidhjen me atdheun e tyre primar, Turqine. Prandaj pak me lart thashe qe kombi i sotem shqiptar, jo egzistent si i tille para sh.XVIII perbehet nga dy grupe etnike kryesore, pasardhesit e drejtperdrejt te Arberve dhe pasardhesit e turqve etnike qe ishin vendosur ne trojet arberore gjate pushtimit 500 vjeçar otoman. Ato perrallat me Shqiponja e me tullumbace te tjera jane per t’i bere qejfin asaj pjese te popullsise se sotme shqiptare qe ne vetvete nuk ka te perbashket me popullsine e vjeter autoktone arber, asgje tjeter perveç gjuhes, qe sigurisht iu duhet per t’u mare vesh. Kombi i vertete historik Arberesh eshte pjese e kombit te sotem te ashtuquajtur shqiptar, por kursesi nuk eshte identik me te.

    Reply
  • Mollosi says:
    September 8, 2025 at 7:03 am

    Dashi, gjenocidi armen nuk ndodhi gjate qeverisjes se xhonturqve por gjate Luftes se pare Boterore.
    Gjergji vertete qe nuk eshte shkencetar i fushes, por ai i sqaron me shume saktesi rezultatet e ADN te bera ne qendrat e ndryshme boterore. P.sh. ti e ben ADN ne Itali dhe ate rezultat ja dergon “Rrenjet” dhe pastaj Gjergji me saktesi te tregon ADN tende. Keto sqarime ai i ben vetem nga vija mashkullore.
    Te pershendes.

    Reply
  • Dashi says:
    September 8, 2025 at 7:28 am

    Po , genocidi armen u bë më 1915 .

    Reply
  • TIRONA says:
    September 14, 2025 at 12:28 am

    Respekt per zotin mark palnikaj dhe per te gjithe shqiptaret qe respektojne njeri-tjetrin pa dallime fetare e krahinore. Poshte injorantet, maskarenjt dhe te gjithe ata njerez qe iu fryjne dasive fetare, krahinore e politike !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?