Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Historia e mjekut që shëron zemrën”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > “Historia e mjekut që shëron zemrën”
Kulture

“Historia e mjekut që shëron zemrën”

Published: June 16, 2023
Shpërndaje

Prej gati dy dekadash, në krye të detyrës për të përmbushur betimin e Hipokratit. Ndonëse për bluzat e bardha ka një paragjykim në vendin tonë, për kirurgun kardiovaskular, dr. Artan Jahollari, ky profesion sa sfidues është edhe shumë përmbushës e i bukur…Mjekësia është një degë e vështirë. Nuk është thjeshtë profesion, por punë jete.

Dr. Artan Jahollari lindi më 14 qershor të vitit 1980 në qytetin e Elbasanit. Vjen nga një familje e cila përbëhet nga dy prindërit dhe motra e tij. Mjekësia është një pasion që ka lindur teksa shihte xhaxhain e tij, i cili ishte mjek. Arsyeja pse ai u specializua si kirurg kardiovaskular? Sepse ishte një nga degët më sfiduese dhe të bukura! Në vitet kur e zgjodhi, në Shqipëri kjo degë ishte inekzistente. Pacientët shqiptarë kuroheshin jashtë, ndaj për dr. Artani ishte një nevojë për vendin e tij!

Në vitet 1999-2005 ndoqi studimet në Fakultetin e Mjeksisë në Turqi (Akademia e Mjekësisë Ushtarake “Gulhane GATA”, Ankara), ku më pas në vitin 2005-2011 kreu specializimin në Departamentin e Kirurgjisë Kardiovaskulare në Spitalin Ushtarak “Gulhane GATA”, Ankara/Turqi. “Kontaktin e parë me pacientët e kam patur gjatë fakultetit në praktikën e vitit të 3. Pacientin e parë nuk e mbaj mend por… si periudhë ka qenë shumë e bukur. Çdo ditë përballem me pacientë të vështirë shumë prej të cilëve trajtohen dhe i’a dalin me sukses. Grimca krenarie ndjen…vazhdimisht.”

- Publicitet -

Por sa krenar, mjekësia është edhe një profesion shumë i vështirë, që dr.Artanin e kanë vendosur jo pak herë në dilema për zgjedhjen e tij. Një rrugëtim i mundimshëm ku përballesh me sfida të mëdha, ka stepje, por dëshira për këtë degë humane e cila të ofron shumë kënaqësi kur shpëton një jetë, bën që të kalohen të gjitha pikëpyetjet.

Me një eksperiencë pune si mjek prej 18 vitesh, në Turqi dhe në Shqipëri, dr. Artani ka punuar si kirurg kardiovaskular në “Internacional Medicine Hospital”, Prishtinë/Kosovë nga 2011- 2013, më pas shkoi në Turqi ku ushtroi profesionin e tij 4 vite në “Medical Park Hospital”, Samsun/Turqi. Prej 1 Gushtit 2017, ai vendosi të kthehet në Shqipëri për t`i shërbyer vendit të tij dhe deri më sot vazhdon punën si kirurg kardiovaskular në një prej spitaleve private në vend (Spitalin Amerikan në Tiranë). Ai është gjithashtu anëtar i Shoqatës Evropiane dhe Turke të Kirurgjisë Kardiovaskulare, autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve ndërkombëtare.

Ai është një mjek i kompletuar në kardiokirurgji dhe është një ndër mjekët që ofron një shërbim, që shumë pak e ofrojnë si bypass, off-pump (pa ndalimin e zemrës) një teknikë sfiduese, por e realizuar si duhet, me shumë benefite për pacientët.

Për dr. Artanin çdo operacion në zemër është sfidues dhe delikat, por jo vetëm. Ai ka operuar me mijëra pacientë nga procedurat më të lehta deri te ato më të rënda. Nga pacientët prematurë me anomali të lindur deri te ata mbi 90 vjeç. Padyshim një sfidë dhe krenari, për të, kur gjithçka shkon si duhet. Ai do të na rrëfej edhe një histori suksesi, një mrekulli…Ai e kujton kështu këtë moment: “Gjatë kohës që punoja në Turqi, ndeshemi me një rast të një pacienti me dëmtim të arterieve iliake që ndodhen në bark. Pacienti ishte në gjendje shoku, u konsiderua si i humbur nga mjekët e tjerë, por…vendosëm t’i jepet një shans. Ishte një operacion i hapur ku u bë i mundur riparimi i dëmtimit dhe me anë të terapive mbështetëse, pacienti shpëtoi.”

E megjithatë rastet e suksesit për dr. Artanin janë të shumta, ndonëse të ndërlikuara, ai ia ka dal mbanë…Si rasti i një pacienteje me dializë, të cilës i kishte bërë një vendosje grafti në krah për akses dialize. Kësaj pacienteje në vazhdim i ishte krijuar kanceri i gjirit, por ajo kishte vendosur mos ta trajtonte. Pas dy vitesh kaloi infart kardiak dhe gjendja u rëndua. I’u kryqëzuan rrugët sërish me dr. Artanin dhe ndërhyrja ishte e nevojshme. I’u nënshtrua një bypass të katërfishtë pa e ndaluar zemrën (off-pump). Ishte rast i rëndë dhe sfidues sepse kishte patologji të ndryshme, por kaloi me sukses dhe po planifikon të trajtohet për kancerin e gjirit.

Por Covid-19 gjithashtu e ka nxitur numrin e patologjive kardiake dhe vaskulare, dr. Artani na tregon se ka pasur shtim të infarteve, trumpozave, shtim të injeksioneve të cipës së zemrës dhe mushkërisë të cilat kanë nevojë për ndërhyrje. E megjithat në profesionin e tij sfidat mund t`ia dilen kur puna bëhte në grup, në harmoni dhe mbi të gjitha me një besim të lartë në raportin mjek-pacient. Është një raport besimi i ndërsjelltë, pasi formohen urat e besimit pacienti bëhet një njeri shumë i afërt për mjekun i cili ndjen përgjegjësi të madhe për trajtimin. Sipas tij, mjekët duhet të kenë empati, por kur duhet të marrim vendime të rëndësishme duhet të jenë racional. Është një veti që formohet me eksperiencë.

Në Turqi për dr. Artanin ka qenë më e lehtë të ushtronte detyrën e tij, sepse atje ka pasur një sistem të tërë që e mbështeste, edhe pse në atë kohë kishte më pak eksperiencë. Ndërsa sot në Shqipëri, edhe pse është më i specializuar, kushtet janë të njëjta. Por megjithatë këtu ndihet më mirë sepse është në vendin e tij.

E megjithatë, një nga problematikat që dr. Artani ngre në Shqipëri krahasuar me eksperiencën e tij në Turqi është fakti që në Shqipëri shumë prej pacientëve vijnë në gjendje më të rënduar se ata jashtë. Vijnë me problematika të mbartura për shkak se sistemi shëndetësor nuk ka funksionuar siç duhet. Me humor, por edhe të vërtetë brenda, ai bën edhe dallimin mes pacientëve shqiptarë dhe atyre të huaj. “Në përgjithësi më ka bërë përshtypje një gjë, që pacientët shqiptarë janë më të duruar me dhimbjet.”

Profesionistët e shëndetësisë janë njerëz, që shumicën e kohës janë në krye të detyrës, dhe për jetën personale ka pak kohë për dr. Artanin, por kjo është diçka që meret parasysh, qëkur nis këtë rrugë.

Për një mjek në ditët e sotme sipas tij është sa e lehtë, aq edhe e vështirë të krijojë një reputacion të mire. Sepse, nëse do të merrnim parasysh edhe marketingun që bëjnë spitalet private, mjekëve të tyre, ndonjëherë mund të kthehet në boomerang… E lehtë nga mediat sociale të cilat krijojnë mënyrë arritje drejt një qasje që s`ka ekzistuar më parë, por reklama mund të jetë edhe dëmtuese. Është e vështirë të ruhet bilanci profesional, ndaj këshilla e tij është se nuk duhet abuzuar me marketingun.

Mosfunksionimi i siguracioneve shëndetësore që duhet të mbulojë problematikat në spitalet shtetërore, por edhe në privat, është një tjetër problematik që sipas tij duhet t`i jepet vëmendje sepse kjo gjë do bënte të mundur aksesimin në privat të shumë pacientëve që s`kanë mundësi ekonomike. Por gjithashtu edhe largimi i vazhdueshëm i mjekëve dhe infermierëve drejt Evropës Perëndimore, është padyshim një një nga plagët e sistemit shëndetësor shqiptar, ndaj sot dr. Artani ka një thirrje për ta… “Thirrja ime për ta është që të besojnë në veten e tyre, të bëhen të aftë. Të largohen për trajnime jashtë, por të mos harrojnë, që Shqipëria është vendi ynë. Të rikthehen që edhe sistemi shëndetësor në Shqipëri, të jetë në nivele të larta dhe pacientët të marrin mjekimin e duhur”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?