Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e shqiptarit që shërbeu në Misionin anglez në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Historia e shqiptarit që shërbeu në Misionin anglez në Tiranë
Histori

Historia e shqiptarit që shërbeu në Misionin anglez në Tiranë

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Nga Fatmir Minguli

 

Kjo histori, ndoshta nga më të veçantat në jetët që kanë kaluar shqiptarët, është për Kiço Milo Kuçin nga Nivicë  Bubari i Sarandës.

- Publicitet -

Kiçoja  u lind në Nivicë Bubar në vitin 1917 ku kreu dhe shkollën katër vjeçare të fshatit. Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, së bashku me të vëllanë Miston shkuan në Rodezi të Afrikës, ku i priste i vëllai tjetër, Vasili. Në peripecitë e atij udhëtimi të gjatë, Mistoja vdes duke mos e përballuar  vështirësinë e rrugës për në Rodezi.

Me arritjen tek vëllai, Kiçua u sistemua në familjen e Vasilit mbasi dhe i vëllai nuk kishte fëmijë. Aty Kiçua  mori arsim të plotë duke kryer shkollën e Lartë Tregtare të Rodezisë.  Në shtëpinë e Vasilit ai kaloi një jetë të plotë intelektuale, mbasi falë emigrimit të hershëm të Vasilit dhe të punës së madhe të tij, ai kish çiflikun e vet. Ky fakt është dëshmuar në “Historikun e fshatit Nivicë Bubar” të hartuar që në vitin 1975.

Në vitin 1943, Rodezia , duke qenë koloni e Anglisë, mobilizoi ushtarakë për pjesëmarrje në Luftën e Dytë Botërore. Një pjesë e tyre erdhi në Shqipëri në kuadrin e Misionit anglez. Në përbërje të misionit ishte dhe Kiço Kuçi me gradën e kolonelit dhe që ishte caktuar si përkthyes në këtë mision.

Ishte dëshira e madhe e Kiços për t’u inkuadruar në trupat e misionit anglez, vetëm e vetëm që të vinte e të shihte Shqipërinë. Ishte dëshira e tij shumë e madhe dhe malli  për fshatin dhe të afërmit e tij.

Me të arritur në Tiranë kërkoi të vëllanë tjetër, Panon, por në se ai do të kishte dale partizan. Dhe ashtu ndodhi me të vërtetë. Kiçua u takua me Panon  kur ai ishte i inkuadruar si partizan  në Brigadën e 14 – të sulmuese në Sheper të Zagorisë.

Gjatë viteve kur Misioni Anglez veproi në Shqipëri, Kiçoja kërkoi të martohej me një vajzë shqiptare dhe kështu ndodhi që ai u lidh me Marieta Biblin, një vajzë nga Pogradeci.

Në vitin 1945 bëri dasmën në fshatin e lindjes, në Nivicë Bubar  dhe në deri në vitin 1946 punonte po në ambasadën angleze në Tiranë si atashe ushtarak.

Në vitin 1946 , kur qeveria e atëhershme  shqiptare e përzuri  misionin anglez, edhe Kiçua u largua së bashku me gruan si nënshtetas anglez që ishte.

Kiço Kuçi ishte një njeri nacionalist, idealist. Natyrisht mori me vete dhe gruan dhe u vendos përsëri në Rodezi ku i lindën dhe dy fëmijë, Ana dhe Vangjeli.

Deri vonë ka punuar në shoqëri të ndryshme dhe ka jetuar më vonë me pensionin që e siguroi nga puna e kryer në misionin anglez.

Godina e Misionit Anglez në Tiranë

Ka tentuar të vinte në Shqipëri, duke realizuar mbërritjen deri në Greqi  disa herë. Rasti më i veçantë ishte kur donte të vinte në varrimin e së ëmës, por shteti shqiptar nuk e lejoi.

Ndryshe, Kiçua ka qenë i lidhur jo vetëm shpirtërisht me njerëzit e tij, me fshatin Nivicë Bubar dhe më gjithë Shqipërinë. Kështu tregon Diogjen Kuçi, inxhinier mekanik, nip i Kiços, që jeton e punon në Durrës  i cili i ka dërguar atje në Rodezi, libra të ndryshëm si fjalorë anglisht –shqip, romane të letërsisë shqiptare, sidomos libra të Ismail Kadaresë etj.

Në Shqipëri ai kish lënë vëllanë e vogël, Simon, i cili ka qenë qytetar i nderuar i Durrësit e që u nda nga jeta para disa kohësh. Gjithashtu Kiçua ka lënë dhe disa motra.

Sipas librit të niviciotit Andon Baxheri “Nivica – portë e bregdetit”, rezultojnë shumë familje nga fshati Nivicë Bubar që kanë emigruar në shtete të ndryshme. Nga familja Kuçi rezultojnë  këto të dhëna sipas librit në fjalë për emigrimin e këtyre personave:

–  Andon Kuçi në Amerikë , në vitin 1920, duke lënë prindërit , motër e vëlla.

–  Sokrat Kuçi, në Amerikë në vitin 1905, la prindërit , motër e vëlla.

– Vasil Kuçi në Afrikë, në Rodezi në vitin 1895, lë të atin dhe dy vëllezër.

– Vangjel Kuçi në Afrikë, në vitin 1908, lë të atin dhe një vëlla.

Siç shihet nga tabelat e emigrimit në fshatin Nivicë Bubar është Vasil Kuçi ai që ka emigruar më herët. Si pasojë e emigrimit në fshatin Nivicë Bubar pati zhvillim ekonomik. Përveç punëve të ndryshme bujqësore u krijuan dhe embrionet e para të një industrie siç ishin mullinjtë e drithit, fabrika vaji, punishte të ndryshme  përpunuese të bimëve bujqësore.

Por dhe në brendësi të fshatit, nëpër lagjet e tij u hapën disa dyqane dhe kafene. Vetëm në vitin 1912 kafene numëroheshin katër të tilla, si disa dyqane manifakture, ushqimore, kasap, shollëpunues etj. Kuptohet që me kalimin e kohës, këto veprimtari erdhën duke u shtuar.

Në Durrës kanë vitë që janë qytetarë të hershëm me dhjetëra familje të fshatit Nivicë Bubar. Kështu përmenden familjet Kuçi, Gjoni, Dhimërtika, Gurma, Minguli, Nako, Llolli, Mekshi, Kostëdhima, Papadhima, Dhimëspira etj.

Këto familje kanë kontribuar me punën e njerëzve të tyre jo vetëm në Durrës por dhe në Itali e Greqi , dy vende fqinjë ku punojnë edhe jetojnë shumë djem e vajza të familjeve niviciotë.

S’ish si të ndodhte ndryshe si në ato vite të fillim  shekullit të 20 – të dhe në fundin e këtij shekulli.

Por emigracioni i niviciotit Kiço Kuçi është një rast i veçantë që tregon jo vetëm guximin e djemve të familjes Kuçi  dhe të gjithë djemve niviciotë që emigruan shumë larg atdheut të tyre por dhe zgjuarsinë natyrale të atyre djemve. Nuk është e kollajtë të mbarosh shkolla të larta dhe të arrish poste të rëndësishme në ato shtete ku kanë emigruar.

Kjo është një nga historitë e veçanta të niviciotëve, histori që dita ditës po dalin në dritë të diellit dhe që do bëhen të njohura për të gjithë.

Nga zbarkimi i trupave angleze në gjirin e Kakomesë në vitin 1945

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit
  • Nis gjyqi për Veliajn, kryebashkiaku nuk merr pjesë në seancë, zbardhen pesë kërkesat
  • Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit në 8 vjet, bllokohet rikthimi i mundshëm i Orban
  • Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, ja kush kryeson
  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës

Komentet e Fundit

  1. Artan on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  2. Artan on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI dhe HORRI on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. Dashi on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri
  5. Ethem Lalaj on “Çfarë po kurdisin Kushner dhe Ivanka”, BBC reportazh për ngjarjet në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?