Nga Asim Bedalli*
Me vdekjen e Enver Hoxhës, Ramiz Alia kishte shansin që periudhës se udhëheqjes se tij në krye të Partisë e shtetit, t’i vinte vulën e vet. Nevoja për ndryshim ishte bërë imediate. Ai e kishte shansin për të bërë këtë ndryshim në kongresin e 9-te të Partisë se Punës, por e quajti atë “kongresi i vazhdimësisë”. Më pas ai nuk diti të shfrytëzojë as momentin kur vendet ish-socialiste u përfshinë në valën e ndryshimeve demokratike, për t’i hapur rrugën edhe në vendin tonë proceseve demokratike e reformave ekonomike, duke e justifikuar paaftësinë e tij me “teorinë”: “Shqipëria nuk është as Lindje, as Perëndim”. Kështu, vendi vazhdoi të ishte i izoluar si edhe më parë e të zhytej thellë e më thellë në krizën ekonomike e sociale që e kishte mbërthyer. Ai i la gjërat siç ishin, të degradojnë deri në rënien e sistemit. Ramiz Alia nuk u ngrit dot më shumë se mbi nivelin e një teknicieni, një propagandisti të vijës së partisë e mësimeve të Enver Hoxhës, detyrë të cilën e kishte kryer gjatë gjithë jetës. Ai nuk kishte karizëm, që të frymëzonte njerëzit rreth tij dhe popullin. Ngritja e shpejt në majën e udhëheqjes se PPSH, ishte jo për meritat e tij, as të luftës e as të punës. Një figurë, deri atëherë në plan të dytë në udhëheqjen e Partisë se Punës, u bë në harkun e dy vjetëve figura më e fuqishme pas Enver Hoxhës. Si ndodhi kjo, sipas mendimit tim?
Në shtator të vitit 1979 vdiq në një mënyrë të çuditshme Hysni Kapo. Për mënyrën sesi ai vdiq ka folur e shprehur rezervat e saj më shumë se një herë edhe bashkëshortja e tij, Vito Kapo, anëtare e Komitetit Qendror të Partisë. Dy vite më vonë, në dhjetor të vitit 1981, vrau veten Mehmet Shehu. Dy janë hipotezat që janë diskutuar e vazhdojnë të diskutohen për vrasjen e Mehmet Shehu-t: 1. u vetëvra 2. e vranë. Unë do ta analizoja ngjarjen nga një këndvështrim tjetër. Sipas mendimit tim, e vetëvranë. Ishte një komplot bizantin për eliminimin e tij.
Mehmet Shehu ishte një nga figurat kryesore të LANÇL e të ndërtimit socialist, kryeministri i vendit për 23 vjet. Figura e dytë në Parti e në shtet, pas Enver Hoxhës. Ndaj tij u zhvillua një gjyq për një fakt ordiner. Djali i tij, Skënderi, u fejua me vajzën e prof. Qazim Turdiut, që kishte një origjinë të pasur e me disa njerëz të arratisur. Babai i saj ishte një profesor i nderuar i matematikes në Universitetin e Tiranës, me kontribute për arsimin e lart kombëtar. Edhe vetë vajza, volejbolliste e njohur në skuadrën e kombëtares. Pse nuk shihej kontributi i të jatit dhe i vetë vajzës, lindur e rritur në kohën e pushtetit popullor, por vihej theksi vetëm tek të afërmit e arratisur, me të cilët profesor Turdiu nuk mbante asnjë lidhje? Por le të themi se ky ishte sistemi, i cili megjithëse propagandonte forcën e tij për edukimin e njerëzve, vazhdonte t’i trajtonte fëmijët e klasave të deklasuara, lindur e rritur në vitet e pushtetit popullor, njësoj si prindërit e të afërmit e tyre.
Pse u bë kaq e madhe kjo ngjarje për një figurë të tillë si ajo e Mehmet Shehut? A nuk ishin të mjaftueshme tre takimet që ai bëri me Enver Hoxhën në datat 11, 12, 13 shtator? Ka shumë enigma në eliminimin e tij. Dhe akoma më shumë përpjekje për t’i mbuluar, nga ata që ishin autorët kryesorë që e çuan Mehmet Shehun në vetëvrasje.
Me aq sa është thënë e shkruar për këtë ngjarje, mund t’i afrohemi të vërtetës, vetëm duke abstraguar mbi skenarin e eliminimit të tij. Pas tre takimeve me Enver Hoxhën, ku ai pranoi se kishte bërë një gabim politik dhe, për rrjedhojë, e prishi fejesën e djalit me vajzën e profesor Turdiut, çështja ra në heshtje. U zhvillua kongresi i 8-te i Partisë se Punës dhe nuk u fol fare për këtë ngjarje. Në këtë kongres Mehmet Shehu mbajti raportin ekonomik, që ishte dokumenti më i rëndësishëm, pas raportit politik që mbajti Enver Hoxha. Ai u zgjodh anëtar i Byrosë Politike. Vazhdoi të ishte Kryetar i Këshillit të Ministrave. Pra, për funksionet që ai mbante, vazhdonte të ishte figura e dytë në Shqipëri, pas Enver Hoxhës. Ai gëzonte një autoritet të madh në popull, për kontributin e dhënë në LANCL, por edhe për sukseset e arritura deri në atë periudhë në vendin tonë. Kjo duket e shqetësoi klanin që ishte i interesuar ta eliminonte Mehmet Shehun, për t’i hapur rrugën Ramiz Alisë, si pasardhës i Enver Hoxhës. Prandaj duhet të kenë bërë gjithçka për rihapjen përsëri të çështjes se fejesës të djalit të tij me bijën e Turdiut.
Materialet e botuara nga mbledhja e Byrosë Politike tregojnë qartë se kush ishte i interesuar të rihapej çështja e fejesës se djalit të Mehmet Shehut e të bëhej objekt i mbledhjeve të Byrosë Politike. Enver Hoxha, duhet të këtë pasur lëkundjet e veta për çështjen e Mehmet Shehut. Nga proces-verbalet e mbledhjes se Byrosë Politike të botuara në shtyp, del se tonet e tij ishin më të ulta në vlerësimin e gabimit të Mehmet Shehut. Duhet të këtë influencuar për këtë një fare pragmatizmi. Në disa raste, kur ishte fjala për interesat shtetërore, Enver Hoxha kishte ditur të dalë mbi intrasigjencën e tij ideologjike. Ai i njihte aftësitë e kapacitetet drejtuese të Mehmet Shehut, të cilat nuk i kishte asnjë tjetër në Byronë Politike. Prandaj e hapi mbledhjen, duke thënë se do analizojmë “gabimin politik të shokut Mehmet Shehu”. Kështu vazhduan ta quajnë me emërtimin “gabimi” edhe anëtarët e Byrosë Politike që morën fjalën pas Enver Hoxhës, deri në momentin që ndërhyri Ramiz Alia, i cili në pyetjet që i drejtoi Mehmet Shehut e në ndërhyrjet e tij gjatë diskutimit të tij, e ngriti shkallën e gabimit, duke e quajtur “gabimi i rëndë politik i shokut Mehmet Shehu”. Pas tij, edhe të tjerët me pyetjet dhe ndërhyrjet që bënë, filluan ta quajnë: “gabimi i rëndë politik i shokut Mehmet Shehu”. Enver Hoxha edhe në një rast tjetër gjatë mbledhjes ndërhyn, për ta mbrojtur atë, duke thënë se “për këtë e kam këshilluar unë Mehmetin”.
Megjithatë, edhe nëse nuk ishte për masë ekstreme ndaj tij, Enver Hoxha ishte për t’i dhënë një goditje të fortë personalitetit të Mehmet Shehut. Ai nuk mund të duronte ta kishte një konkurent, por një vartës të bindur, ashtu siç ishin të gjithë anëtaret e tjerë të Byrosë Politike. Me siguri atë e trembte autoriteti i madh që gëzonte Mehmet Shehu në Parti e në popull. Këtë e pohon edhe Nexhmije Hoxha në kujtimet e saj, kur thotë se: “Enveri kishte “shqetësimin se ç’mund të ndodh kur ai të mos ishte”. Veçanërisht duhej goditur personaliteti i tij i spikatur në krye të qeverisë. Sipas kujtimeve të Nexhmije Hoxhës: “Enveri kishte shqetësimin që Byroja Politike dhe Qeveria të funksiononin si forume partie e jo si shtab luftarak”. Pra, atë e trembte një fare pavarësie që kishte qeveria nën drejtimin e Mehmet Shehut, që nuk funksiononte si forum partie, por si shtab luftarak. Prandaj ai lejoi që diskutimet ndaj Mehmet Shehut të shtriheshin përtej fejesës se djalit, duke u vënë në kërkim të “gabimeve” në drejtimin e stilin e tij të punës, “te metat në komunikim me vartësit”, “karakterin e vrazhdë”, “mendjemadhësinë e stimën që kishte për vete” etj. Byroja Politike po atakonte në front jo vetëm personalitetin e tij, por edhe familjen, gruan e tij, Fiqirete Shehun, anëtare e KQ të Partisë, dy djemtë dhe nusen e djalit të vogël, që, sipas tyre, i vinte mbi partinë.
Ky nuk ishte një diskutim midis shokësh të një ideali, që sinqerisht po përpiqeshin të analizonin “gabimin” e tij e ta ndihmonin Mehmet Shehun. Ai dukej si një gjyq dhe ata që e po e gjykonin në pjesën më të madhe ishin një tufë mediokrish, që kapeshin pas fjalëve dhe jo thelbit të problemit. Njerëz të vegjël që po shkarkonin ndaj tij të gjithë kompleksin e inferioritetit e frustrimet ndaj një figure, që qëndronte shumë më lart se ata për aftësitë dhe kontributet e tij. Atyre u mungonte edhe ndjenjat njerëzore, kur i kritikonin ndjeshmëritë e tij ndaj djalit e familjes, duke i quajtur si sentimentalizëm mikroborgjez, si vënia e interesit të njerëzve të familjes mbi interesin e Partisë. Dukej qartë se çështja e fejesës së djalit u pompua kaq shumë nga ata që donin eliminimin e tij.
Ky lob ishte në pritje të “sebepit”. Dhe ai u gjet tek fejesa e djalit, e cila u kthye në një problem të madh parimor! Gabimit të tij nuk po i bëhej një analizë, por po gjykohej si të ishte përpara inkuizicionit. Thirrja e Enver Hoxhës në mbarim të mbledhjes: ”Unë të këshilloj të rrëzosh këtë autokritike alibi… Reflekto sonte e do flasim nesër!”, pavarësisht një fjale në fund, se të gjithë kemi nga pak shfaqje mikroborgjeze, ishin shumë të rënda për t’u gëlltitur nga Mehmet Shehu. Ai e kishte të vështirë të pranonte katandisjen e figurës se tij, ashtu siç u bë në mbledhjet e Byrosë Politike.
Siç del nga proces-verbalet e mbledhjes, Ramiz Alia ishte shumë aktiv në këtë gjyq që po i bëhej Mehmet Shehut në Byronë Politike dhe akoma më tepër pas kuintave. Ai dukej si regjisori i mbledhjes. Sapo binte tempi i agresivitetit, ai hidhte në sulm si skifterë Kadri Hazbiun, Pali Miskën, Simon Stefanin etj. Ramiz Alia i drejtohej atij, duke i thënë: “Ti, që je i ashpër në zhvillimin e luftës se klasave me të tjerët, pse e zbute në familjen tënde?” Pa harruar ta cilësonte vazhdimisht si “gabim i rëndë politik”. Ky agresivitet i Ramiz Alisë ndaj Mehmet Shehut, për ata që e kanë njohur Ramiz Alinë, ishte jashtë natyrës e staturës së tij. Dukej qartë se atë e mbështeste Enver Hoxha dhe ajo pjesë e anëtarëve të Byrosë Politike që ishin më aktiv në mbledhjen e Byrosë, i kristalizuar si klani i Ramizit. Mehmet Shehu po provokohej deri në atë pikë, sa të shkonte në vetëvrasje. Dhe për fatin e tij të keq, ra në kurthin e atyre që donin ta eliminonin, duke ia shfrytëzuar dobësitë. Personalitetet e forta si ai, shpesh kanë edhe sedër po aq të fortë. Ata që donin ta eliminonin i kishin kalkuluar të gjitha, deri në detaje, me mendje të ftohtë. Në letrën drejtuar Enver Hoxhës para vdekjes, ai e pohon këtë fakt, duke thënë se “ju nuk më latë rrugë tjetër”.
Të tërheq vëmendjen edhe një fakt. Sipas kujtimeve të Nexhmije Hoxhës lajmin për vetëvrasjen e Mehmet Shehut, Enver Hoxhës ia dha Ramiz Alia. Më pas, letrën e Mehmet Shehut drejtuar Enver Hoxhës, ia dha Kadri Hazbiu(?!) Duket sikur ishin të dy në pritje të asaj që donin të ndodhte. E çuditshme! Të dy këta, sipas kujtimeve të Nexhmije Hoxhës, Mehmet Shehu i kishte denoncuar para Enver Hoxhës si komplotistë. Ka shumë enigma në vetëvrasjen e Mehmet Shehut. Të habit fakti që me ngjarjen u muar Kadri Hazbiu, i cili në atë kohë ishte ministër i Mbrojtjes? I takonte Feçor Shehut, si ministër i Brendshëm, të merrej me të. Të bën përshtypje se edhe në Francë ishte po Ramiz Alia i pranishëm kur vdiq Hysni Kapo. Dhe për çudi të dy ministrat që e shoqëronin Ramiz Alinë, në këto dy ngjarje, Kadri Hazbiu, në rastin e Mehmet Shehut dhe Llambi Ziçishti, ministri i Shëndetësisë, në rastin e Hysni Kapos, u pushkatuan pak kohë pasi ndodhën ngjarjet. Të jenë thjesht koincidenca?
Të gjithë këto ngjarje ndodhën, siç thashë më sipër, në harkun e dy vjetëve. Duket gjendja e rëndë shëndetësore e Enver Hoxhës në këto vite, i përshpejtoi gjërat. Një vdekja e papritur, duke qenë gjallë Mehmet Shehu, e Hysni Kapos, i mbyllte rrugën Ramiz Alisë për të qenë pasardhës i Enver Hoxhës. Mendoj se një rol të rëndësishëm për promovimin e Ramiz Alisë ka luajtur Nexhmije Hoxha. Ata kishin punuar për një kohë të gjatë bashkë, gjatë luftës, si anëtarë të Sekretariatit të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare (BRASH) dhe më pas në Drejtorinë e Propagandës të KQ të Partisë.
Ramiz Alia ishte marrë vazhdimisht nën sqetull e ishte mbrojtur nga Enver Hoxha në momentet më delikate të historisë se Partisë. Ai u thirr nga pushimet për të asistuar në mbledhjen e aparatit të KQ të Partisë më 15 mars 1973, kur Enver Hoxha foli kundër shfaqjeve liberale në sektorët e kulturës, artit e letërsisë, Lidhjes se shkrimtareve dhe të rinisë. Por pas fjalimit, Enver Hoxha tha: Ramizin ta leme të shkojë në Vlorë, se është me pushime. Të gjithë menduan se e çoi për të reflektuar, sepse sektorët që u goditën drejtoheshin direkt nga Ramiz Alia. Por nuk ishte kështu. Enver Hoxha e çoi me “pushime” për të qenë larg syrit të “ciklonit”. Edhe në plenumin e katërt të KQ të Partisë të vitit 1973, ku u dënuan shfaqjet liberale në art e letërsi, në sektorin e kulturës e të rinisë, vartësit e tij direkt, Fadil Paçrami e Todi Lubonja u shkarkuan nga gjithë funksionet në Parti dhe ato shtetërore dhe u syrgjynosën jashtë Tirane e më vonë u burgosën. Dhimitër Shuteriqi u shkarkua si kryetar i Lidhjes se Shkrimtarëve, Agim Mero u shkarkua si rektor i Universitetit dhe u çua në Laç si inxhinier i thjeshtë. Unë u shkarkova si sekretar i KQ të Rinisë dhe u dërgova në aksionin e ndërtimit të hekurudhës Librazhd-Përrenjas. Ndërsa Ramiz Alisë, drejtuesit direkt të këtyre sektorëve, nuk i hyri një gjemb në këmbë.
Në zgjedhjen e Ramiz Alisë si pasardhës i tij duket që Enver Hoxha nuk pati parasysh vetëm cilësitë dhe besnikërinë ndaj kauzës, apo faktin që midis udhëheqësve që kishin marrë pjesë në LANCL, ai ishte më i riu. Për të, përveç lobimit të Nexhmije Hoxhës, me siguri është pasur parasysh edhe fakti se djali i madh i Enver Hoxhës, Iliri ishte martuar me mbesën e Ramiz Alisë. Kjo forconte besimin se ai do t’i ishte besnik jo vetëm i vijës politike të Enver Hoxhës, por edhe i familjes së tij. Më ka bërë përshtypje një fragment nga kujtimet e Nexhmije Hoxhës, ku ajo kritikon Ramiz Alinë, që nuk e mbrojti familjen e Enver Hoxhës në momentin kur po rrezikohej nga demonstruesit në fillim të viteve ‘91, megjithëse në faqet më pas e shfajëson. Ironi e madhe. Nuk e kritikon se në ato momente nuk po mbronte kauzën e Enver Hoxhës, por familjen e tij!
*Publikuar në DITA me lejen e autorit nga libri: “Dështimi i një sistemi, Kujtime dhe Refleksione”, Botimet NAIMI, 2023
Edhe ti e ke mbajte ne kambe ate sistem kriminal prandaj mos na bani si analista politike ju qe keni shkatrrue Shqipnine, ju qe keni krijue “njeriun e ri”!!
Ju duhet me ju ardhe turp me ba shkrime te tilla. Prej jush pritet qe te diftoni krimet qe keni krye dhe t’i kerkoni ndjese popullit Shqiptar per keto.
Autori i vjen rroull e rrotull te vertetes, po nuk e thot troç!. Ai nuk flet per arretimet e Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Çakos e Abdyl Kellezit e te tjer, ( e me vone ne demokracine e Ramiz e Sali!, u kerkua falje se:”U vrane gabimisht, ishin te pafajshem!.) Ai skenar ishte lufta per pushtet pasi kambana e gjendjes shendetsore te Enverit kish rene 10-vjet para ikjes se tije nga ‘Bota Rreale’. Dhe pregatitja e skenarve nga te dy grupet!!.
Lexoni: “!Albanian politician. Born into a prosperous Muslim family, he studied at American school in Tirana and later at an Italian military college, from which he was ecpelled for communist activities. He fought with the communists in the SPANISH CIVIL WAR and returned to Albania to fight in the resistance during WORLD WAR II. After the war, he studied at the military academy in Moscow(1945-6) and returned to Albania to become Chief of staff in the Albanian army.
With the ascendancy of the pro-Yugoslav fanction within the Albanian Communist Party, he was expelled from party meetings but after the purges that followed Yugoslavia’s expulsion from COMINFORM(Jun 1948). Sheu was readmitted and replaced XOXE as Minister of the Interior. He resumed his position as Chieff of Staff and in 1954 became Prime Minister.
He survived successive purges but it is a matter of spekulation whether his suiside in 1981 was entirely voluntary- HOXHA, ENVER
Nxjerr nga!; DICTIONARY OF WORLD HISTORY, faqe 812. New Edition.
E kujt I hyn ne pune sot ky shkrim?
Na jepni llogari per naften e Shpiragut.Mua me duhen para sot e jo brockulla.
Se c jane ca koqe si puna e ktij qe kur lexojn nje gje kerkojn nje tjeter.
O ti robo.
Ka per te lexu sot per t gjitha.
Nga shpiragu deri te ukraina.
Na ler ne qe duam te lexojm histori, te lexojm histori
Ti lexo shkrimet per shpiragun mor byrazer
Se do behesh dhe me lek
He tu befsha
Ket Asim Bedallin e kam njohur kur ishte Sekretar i KQBRPSH. Nuk behej burre me karierist e arrivist, Ishte katunar Peqini dhe ndihej i frustruar, por luftonte papushim per kariere. Per fatin e tij te keq nuk arriti ndonje gje te madhe. Keto perrallat me Ramiz qe tregon ketu nuk eshte se i ka nga deshmi te vetat direkte se nuk e pirdhte njeri. Shume gjera i hamendson pasi ka pare si jane zhvilluar ngjarjet. Shkurt nje burim historik jo shume i besueshem.
Eei o shoku Asim!Car na kujton”Femijet e klasave te deklasuara” tani pas 60 vjetesh,se po na fut dridhmat!Na kujton ato mbledhjet e 73 ku digjesh i njomi me te thatin.Floket,pantallonat,muziken italjane,.Pata marre nje radio Figaro ta rregulloja ne pune,,Pse e ke marre radion,pse degjon muzike te huaj,pse perkthen lajmet e imperializmit italjan? Do shkosh per riedukim 1 vit ne fshatin socialist.
Shpetova mire.Shkova 1 muaj aksion vullnetar ne hekurdhen Guri Kuq.
Ay shoku mehmet tmerronte foshnjen ne bark,o sh.Asim!
Qekur u vetvra ay,ne kllasat e dekllasuara morem fryme.
Ramizi ishte i bute re,Ishte shpirt njeriu.
Po kushedi si ja ka fokur ay krimineli Corrushit,qe u be Ramizi shqiponje ne ate mbledhje.
Nuk beri me mbledhje me te vrare Ramizi.po te kishte vrare kete maskarane e Tropojes dhe ta mbyllte me nder,,Aty nuk i ndezi me cakmaku Ramizit do kishte shpetuar popullin shqiptar.
Vete fotoja tregon shume. Shiko si rri Ramizi menjan ne djell. Te falnin kete tre cowboys-at me kapelle. Njeren dore ja hidhnin njeri tjetrit si miq te vjeter dhe doren tjeter te koburja te qellonin njeri-tjetrin ne rastin me te pare. Zbatonin ate shprehjen mbaje mikun afer por armikun akoma me afer.
Ramizi mund te kete qene cdo gje, por budalla nuk ishte, deri sa mbijetoi ne ate “wild west”
Asim: E verteta eshte : Mehmerin e vrau kadri hazbiu me premtimin e ramiz alise !
Ujku me ze femre zhduku hysni kapon dhe vete kadriun.
Per te qeshur jane fjalet e tij:
enveri na e la rrugen e paster!
Rrugen ne fakt e pastroi ai me nexhin qe me fakte benin dhe sevda.
Enveri e mori pushtetin nga jugosllavët dhe atyre ua riktheu kur vdiq.
Ky ishte pakti që nga koha e luftës.
Rezidentët jugosllave në Shqipëri ishin Nexhmije hoxha, vartësi i saj Ramiz Alia, klani i dibraneve që nga Haxhi Lleshi e deri te Sule Baholli dhe shumë të tjerë.
Hysniu e Mehmeti ishin kundër këtij klani dhe ishin të dënuar me vdekje.
Pyetja është vetëm një.
Përse ulen kokën si delet përpara kundërshtarëve dhe nuk reaguan!??
Ajo që thashë më lart është e vërtetë, edhe sot pas 40 e ca vitesh çështja e Mehmetit dikujt i djeg ( përse e rihapin herë pas here?), edhe sot djemtë e tij gënjejnë publikisht për gjoja vetëvrasjen ndërkohë që e dinë mirë kush jua vrau babanë, po aq vrasës edhe ai vetë…
Nuk është nostalgji, është lufte klanesh që vijon edhe sot.
Shikoni foton me kujdes.
Tre nga Jugu burra me tope celiku të tre.
Dhe një nga veriu që rri vec si gjynafqar.
Në fund tre trimat i hëngri dheu.
Fitoi dinaku “gjynafqari” i veriut.
Mos ju kujton gje kjo??
Gani usa! Ukrainen fute ne bythe ,mua me duhet nafta e Shpiragut.
Ajo ma permireson jeten.
Doni pensione te rriten.E o Gani ,lexo prralla me mbret .
Shit naften e Shpiragut dhe ndaj ne popull.Keshtu rritet mireqenia e popullit duke shfrytezuar pasurite qe na ka falur me bollek perendia.
Komente aspak interesante, banale – ne raport me kendveshtrimin realist, vetiak te Asim Bedallit.
Mehmeti Shehu ka vrar veten.
Ate e eleminoi Enveri me takt, duke i kerkuar nje sakrifice ne moshen e trete. Pritej nje sulm nga Kosova i forcave te emigracionit qe sipas mendjes trilluese te Enverit do te realizohej nga Arshi Pipa me te arratisurit ne Amerike dhe ky sulm do te kishte perkrahjen e Amerikes. Atehere Enveri i kerkoi tre mundesi te zgjidhte Shehut:
1. Shehu ta qellonte(plagoste leht Enverin) duke e u nderruar ne ambjentet e Komitetit Qendror.
2. Ta internonte Shehun ne Karaburun dhe ti fuste femijet ne burg.
3. Te vriste veten dhe aktiviteti i tije do te ndiqej nga e shoqja e cila pasi do vinte e besuar nga diaspora antikomuniste (se gjoja i shoqi ishte kunder Enver Hoxhes) e pasi ta kishin shpartalluar ate sulme, Fiqireti duke e dirigjuar dhe Enveri me popullin duke i sulmuar, ajo, Fiqireti do te vinte kryeministre e Shqiperise.
Tre takimet e 11, 12 e 13 shtatorit vendosen se cilen do te zgjidhte Mehmeti. Ai te paren nuk e zgjidhte dote(!)
Te treten e kishte urryer gjate gjithe jetes duke thene se ai qe vrete veten asht frikacak.
Atehere ai zgjodhi te dyten. Ne momentin duke u larguar (Mehmeti deklaroi te dyten), ku ishin vetem Enveri, Nexhmia, Mehmeti dhe Fiqireti; Fiqireti rrotullohet dhe i jep nje shuplake Mehmetit duke i thene: Turp te kesh se per kete dite kemi luftuar ne qe te fusim femijet ne burg. Enveri , qe situata mos te degradonte e mbeshteti me takt Fiqiretin(qe vetem Enveri dinte t’i realizonte ato kurthe) ju drejtua dhe “kercenoi” Fiqiretin: Shiko shoqe, mos u sjelle keshtu sepse une atehere i ndaloi takimet e dy familjeve dhe e baj proleme ne byron politike. Atehere Mehmetit i mbeti e treta ku u perpoq te fshihet pas djalit. Po ne rast se djali nuk pranon(!) prishjen e fejeses. Enveri ja mbylli shtegun me egersi: Atehere djali ka shkelur vijen e Partise dhe do ndiqet si tradhetare. Po te ndiqen taktet se si jane zhvilluar mbledhjet per autokritiken, veshja e kostumit blu nga Mehmeti ne kongresin e tete dhe gjithe te tjeret te byrose me Enverin me kostum bezhe( ku u blene ne gjermani aparatet qe do ta transmetonin me ngjyra kongresin), letra e lamtumires qe u shkrua nga Mehmeti ku permenden Jago dhe Revizionist ne prenine e Enverit dhe e diktuar nga Enveri duke e garantuar Mehmetin se do ti zhdukte qe te dy si Ramizin dhe Kadriun, gjithashtu nata e fundit ne byron politike ku Mehmeti i kerkoi duke i dhene mesazhin se sonte do te vetevritem ( te ngrihem dhe njehere dhe t’i jape fund autokritikes ‘jetes’, parulla) dhe Enveri i” mallengjyer” ja kthene per sonte asht vone, do ta leme per neser autokritiken,()kundraparulla dhe duke i thene Mehmetit ne prani te te tjereve se ja Mehmet si na i kane ruajtur te gjitha, tregojne se Mehmeti ishte terhequr ne nje sakrifice gjoja per kunder armiqve te arratisur por ne fakt Enverit i duhej eleminimi i tij. Fiqireti kur erdhi demokracia priste dhe shpresonte ende se Nexhmia do ta lironte dhe te ndihmonte partine shtet qe mos te binte ne lojen e demokracise. Por ndodhi e kunderta, kishin rrjedhur shume ujra dhe ajo u eleminua duke marre me vete lojen e peshtire qe luajti Enveri per te eleminuar shokun per koke, djalin e sheh Ismailit dhe nenes Sulltane. Keshtu partia ngeli e paster ne dore te “Rrevizionostit” qe diti dhe ai dhe me shume se Enveri t’i baje budallej shqiptaret me demokracine e sajuar me takte ku perfituan vetem njerzit e Enverit dhe Ramizit
shkrim i mire
realist
por ENVER HOXHA, ishte dhe mbetet legjande
punoi dhe nuk kurseu asgje per lirine, ndertimin, sigurine popullin
alma, kot po te pyes une. Sa vjeç je ti? Ke jetuar ndonje dite me tallonat e Enverit, apo e ke me te degjuar. Jo per gje po po fole per legjenda dmth i ke me te degjuar.
Alma ,shtrengo bythen e shko puno tokat e fshatarit pa fshat sepse vetem me pune eshte bere e po behet amerika ,dhe jo duke braktisur fshatin dhe me llogjet e tua .
Qesharakja eshte se keto histori katundi, katunaresh inatcinj, hileqare dhe hakmarresh, burra grash qe i cytnin te vrisnin njeri-tjetrin per histori fustanesh apo udhetime femijesh jashte shtetit i trajtojne si historira Churchill vs. Chamberlain apo Kennedy vs. Nixon.
Pika qe s’iu bie!
Ky eshte Asim Budalli nga Peqini.Shyqyr qe Jane Pak.Sigurisht Peqini Ka qene dalluar por vetem per gomere,Jo budallej.Ja psh,vetem dy ne keto 30 vjet,deputetin tifoz me kobure ne d’ore dhe …Asim Budalli
A Ju kujtohet shprehja …”eshte nder i madh per mua…”ti sherbej Partise per ndertimin me aksion rinor…Atehere ishte nder…sot persekuton.
Asim.Te gjitha dokumentat,vidioregjisteimet e deklarimet para hetuesise i keni ne d’ore.Hapini,bejini publike.Ja psh cka thene Fiqeretja ti i Ke degjuar ne ate kohe Une komuniste i thjeshte e kam degjuar tre here.Pse nuk e beni publike?Atje mesojne te verteten.
Realizimi i grushtit te shtetit te tipit hrushovian ,filloni qe me pergatitjen e vdekjes se Enverit.Te kujtohet helmi me veprim te vonuar qe pruri Fiqeretja,agjente dhe dashnore e Dushan Mugoshen qe ne vitet e para te luftes.Marrje e drejtimit te PPSH nga Ramizi ishte hapu i dyte.Si t’ha Nexhi ne Plenium,akoma pa’ u varrosur Enveri:-“…Shoku Enver Ka lene amanet qe sek.i pare te zgjidhet shoku Ramiz…”Keni gjetur gje ndonje testamento te Enverit?Jo,se nuk Ka te Tille.Hapi tjeter konkretizimi i praktikes hrushoviane “parti e te gjithe popullit” ne shqiperi Ti e di fare mire kete ,apo Jo o shoku Asim.Dhe kurorezimi i grushtit te shtetit u be me ato qe ndodhen deri ne dorzimin e pushtetin ne paqe.E vetmja merite ishte qe nuk u derdh gjak Dikush pyet:po’ dy prilli?Pergjigjen ime :- I vrane vete.Jane kater te paret nga mijra qe PD vrau ne keto 30 vite.
Konkluzioni-ashtu Sic JBTito pranoi grushtin e shtetit hrushovian me vdekjen e Stalini nga gruppi i mjekeve,ashtu Edhe nxenesit besnike i Tiros dhe Hrushovit ne shqiperi realizuan ,po’ me ato faza,grushtin e shtetit ne shqiperi.Pyeti Njehere mjeket e Enverit.Ke pare ti? Deri dje i pinin shurren Enverit,sot vjellin ndaj tij dhe familjare e te tij .
Jam dakort me komentuesin Emil. Po i bie shkurt, Enver Hoxha agjent i jugosllaveve, Nexhmija po, Ramizi po, do shtoja ne klanin e tyre Xhelil Gjonin, Sali Berisha pa diskutim qe eshte agjent i UDB-se. Azem Hadari, agjent, Flamur Noka pa dyshim. Paguhen me para ruse e dinare Andi Bushati, Fatos Lubonja, Artur Zheji (ka mundesi se fundi e kane hequr nga borderoja se ka kerkuar rritje rroge), Armand Shkullaku, e shume plehra te tjere qe dalin ne ekrane.