Me rastin e 100-vjetorit të lindjes
Xhevdet Shehu
Sot, më 20 tetor 2022, veterani i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Laze Haki Mihaj ka 100 vjetorin e lindjes. Është ndarë nga jeta në vitin 1999 më 15 korrik. Duke patur një respekt maksimal për brezin antifashistëve tanë që i dhanë nder Shqipërisë dhe kombit me luftën dhe skarificat e tyre sublime, kam qenë dhe vazhdoj të kem një interes të veçantë për atë brez idealistësh të papërsëritshëm. Jeta e secilit prej tyre është një roman më vete, një enciklopedi magjike dhe, sa më shumë njihet jeta e tyre, aq më tepër shtohet respekti për ta.
Veteranin Laze Haki Mihajn nuk arrita ta njoh. Por kam vënë re se ish-partizanët e dikurshëm kanë një ngjashmëri të habitshme mes tyre në jetën dhe sakrificat e tyre, ndërkohë që secili ka të veçantat e veta për të krijuar atë mozaik ngjyrash dhe larmi vlerash që krijon atë sfond marramendës të historisë sonë antifashiste të Luftës së Dytë Botërore. Për të njohur jetën e Laze Haki Mihajt shfrytëzova disa copëza kujtimesh që ai ka lënë në dorëshkrim, dokumente dhe disa rrëfime të shokëve dhe të afërmve të tij. Janë tepër interesante dhe tepër njerëzore në të njëjtën kohë. Kështu krijova portretin dhe modelin e një idealisti të madh, të një antifashisti të madh dhe mbi të gjitha të një njeriu të virtytshëm dhe me shumë elementë pozitivë që fatkeqësisht i mungojnë sot shoqërisë shqiptare të bjerrur nga shumë vlera.
Ky është një shkrim homazh në këtë 100-vjetor të lindjes së tij. Ai, Lazja, ka lindur më 20 tetor 1922 në fshtatin Bubës 2 të Përmetit, një datë e shënuar që do të përkujtohet sot nga familjarët, pasardhësit antifashistë dhe shumë miq dhe shokë të tij, përmetarë e të tjerë.
***
… Vështroj një fotografi të Lazes si ushtarak në moshë të pjekur dhe përshtypja e parë është tejet mbresëlënëse. Një burrë simpatik, stoik dhe optimist. Mendoj: Sa simpatik mund të ketë qenë ky burrë kur ishte në moshën 20 vjeçare kur doli partizan? Pra Lazja djalosh me kapelen e partizanit me yllin e kuq në ballë? Të rinjtë e kanë hijeshinë dhe bukurinë natyrale. Aq më tepër një përmetar. Kështu, pa asnjë dyshim, e përfytyroj Lazen si të gjithë bashkëmoshatarët e tij që rrëmbyen armët dhe i dolën zot vatanit në momentet më të vështira: si lulja e djalërisë dhe rinisë shqiptare, të gjithë të bukur si yje në panteonin e lavdisë sonë kombëtare.
Kur flet për një përmetar të del parasysh Përmeti, një nga vendet më të paqtë e më të bukur të këtij vendi. Gjelbërim, lisa, pyje pafund si ato të Hotovës, kodra ku kullosin bagëtitë, këmborë e zile, sazet, këngët e mrekullueshme përmetare, klarineta e Laver Bariut, Naim Frashëri etj. Sidomos Kongresi historik i 24 majit 1944 që vulosi fatet e Shqipërisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Përmeti dhe përmetarët janë pjesë e pandarë e një prej epopeve më të ndritura të popullit shqiptar. Mbi të gjitha janë njerëzit në Frashër, Bubës, Dëshnicë, Odriçan, Leusë, Çarshovë, Kosinë, Zhepovë, Gostivisht, Podgoran që ia kanë rritur vlerat Përmetit dhe i kanë dhënë emër të mirë në gjithë vendin. Laze Haki Mihaj është një prej atyre përmetarëve të mirë që diti të ndërtojë një jetë të dinjitetshme që meriton respekt dhe që i nderon bashkëkohësit dhe pasardhësit e tij.
Lufta antifashiste i dha drejtim jetës së tij. Lazja diti të orientohej pa mëdyshje në krahun e duhur të historisë qysh kur ishte fare i ri. Një zë i brendshëm, një dëshirë e vetvetishme e thirri atë t’i bashkohej armatës 70 mijëshe të partizanëve tanë legjendarë për të çliruar vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Pasi ishte bërë i njohur si përkrahës i Luftës Antifashiste, në janar 1944, ai shkruan në kujtimet e tij se u ka thënë prindërve dhe dy vëllezërve:
“Unë po iki partizan! Ne të rinjtë duhet t’i dalim zot mëmëdheut! Shokët e mi i kam atje… në male.”
Prindërit i dhanë bekimin dhe ai u nis. Shkon në çetën e Dëshnicës në krahinën e Përmetit, e cila më vonë mori emrin e dëshmorit “Çome Mandi”.
Një ditë e thërrasin në shtabin e batalionit. Sipas dorëshkrimeve të Lazes, ishte Birçe Sinemati që i jep detyrën: Bashkë me një shok tjetër të shkonte në shtabin e Zonës së Parë Operative që ndodhej në Sheper të Zagorisë.
Aty në Sheper qëndron tre-katër ditë. Vishet si për dimër bashkë me shokun e tij. Kur i komunikojnë: Do të shkoni pranë Shtabit të Përgjithshëm në Labinot!
I dhanë itenerarin bashkë me një shok tjetër, djalosh i ri si ai. Të keni kujdes këtu e atje. Në Qafën e Dhëmbelit dorëzuan një zarf në Këshillin Nacionalçlirimtar. Shkruan Lazja në kujtimet e tij: “Në letër shkruhej: Të dy shokët të shoqërohen deri në Labinot”. Nga një fshat në tjetrin dy partizanët e rinj i shoqëronte një person i caktuar nga këshilli që e njihte mirë zonën dhe rrugën nga do të kalonin.
Ja si e përshkruan Lazja këtë episod të jetës së tij:
“Kaluam nga Kajca në Çorovodë. Më tej në Bargullas, Dumre dhe mbërritëm në Labinot. Ata që na shoqëronin nga fshati në fshat bënin dorëzimin me dokumente të shkruar. Gjatë gjithë rrugës që bëmë kudo që kaluam natën u rrethuam nga mikpritja. Mbërritëm në Labinot. Por… Shtabi ishte larguar në një vend tjetër. Morëm rrugën për atje. Në këmbë, nëpër dimër. Kaluam në Dumre, Sulovë, Tomorricë, Opar. Aty ndodhej Shtabi. Aty dorëzuam zarfin e dytë, përmbajtjen e të cilit nuk e dinim. Ata e lexuan dhe na thonë se këtej e tutje do të qëndronim pranë Shtabit për të kryer shërbimet e sigurimit dhe me ndërlidhjen. Pra, do të ishim korrierë të Shtabit të Përgjithshëm me komandant Enver Hoxhën!”
Po, kam qenë me fat që e kam takuar disa herë Enverin kur shërbeja pranë Shtabit, thoshte Lazja. Më ka dhënë dorën Komandanti, më pyeti nga vija, kush isha… Ishte si ai! Ju jeni e ardhmja dhe shpresa e këtij vendi, na thoshte. Ju do ta gëzoni Shqipërinë!… Pata fatin ta njoh nga afër kur ishte fare i ri dhe kur e pashë se si e udhëhiqte luftën… Atë dashuri dhe respekt që krijova në zjarrin e luftës për Komandantin e ruajta deri në fund. Sepse nën udhëheqjen e tij Shqipëria u bë, u rrit, u ndërtua, u bë shtet i fuqishëm dhe me nam të mirë në gjithë botën.
Kujtonte Lazja:
…Por humba lidhjet me familjen, nuk komunikoja dot, nuk e dija ku ishim. Mos harroni, ishte viti 1944. Familja mendoi se unë kisha humbur, se më kishin vrarë. Luftë hesapi. Nuk ishte rasti i parë ky i imi. Sa e sa kanë humbur pa nam e nisha në atë kohë… Mbas 6 muajsh një miku ynë nga Toshkëzi i Përmetit, Hazis Muka kishte takuar një të afërmin e vet që ishte pranë Shtabit dhe i kishte treguar se bashkë me të ishte dhe një djalë nga Bubësi 2 që e quanin Laze. Vjen haberi i Hazizit në familje dhe të gjithë u gëzuan që isha gjallë.
Shkoi i ati, Hakiu, në Toshkëz dhe mëson me hollësi të vërtetën. Mbas ca ditësh babai ngarkon mushkën me ushqime dhe shkon në Helmës për të takuar djalin.
Kështu u kthye gëzimi në familjen Mihaj, ndërsa Lazja vazhdoi misionin e tij të shoqërimit e mbrojtjes së Stabit, detyrë që e kreu deri në çlirimin e plotë të vendit.
***
Pas çlirimit u caktua me shërbim pranë Presidentit Omer Nishani, të cilin e kishte njohur gjatë luftës dhe kishte përshtypjet më të mira për të si një burrë i urtë dhe me një mirësi të lindur.
Në vitin 1948 Lazja krijon familjen dhe ka lënë trashëgim tre djem. Në vitet 1949-50 kryen shkollën e Bashkuar në degën artileri kundërajrore. Mbas mbarimit të shkollës caktohet me detyrë në repartin 3700 ku punoi deri sa doli në pension. Për korrektësinë, urtësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyer me kolegët dhe ushtarët, të gjithë e thërrisnin Babë Lazja. Mbante gradën major.
Mund të ishte ngjitur më lart? Padyshim. Ai kishte njohur Enver Hoxhën dhe Omer Nishanin. Por ai e konsideronte për nder t’i shërbente atdheut në çdo pozicion që e caktonin. Mjaftonte që detyrën ta kryente me nder, ashtu sikurse bëri deri në fund të jetës me thjeshtësinë dhe modestinë që e karakterizonte në çdo hap.
Për luftën dhe punën e tij të palodhur në shërbim të atdheut është dekoruar disa herë, si me Urdhrin e Skënderbeut, “Ylli i Kuq”, medaljen e Trimërisë e sa e sa të tjera dekorata që lidhen me luftën dhe më shërbimin në ushtri.
Tregon nipi i tij, Lavdërimi:
– Ngado ku vajti, luftoi dhe punoi xhaxhai e kishte shpirtin dhe zemrën e tij të lidhur me Përmetin, me Bubësin. Se sa i lidhur ishte xhaxhai me vendlindjen tregon edhe fakti që çdo vit në muajt gusht-shtator ai bashkë me gruan dhe fëmijët shkonte në fshat dhe takohej me prindërit, vëllezërit, nipër e mbesa si dhe me gjithë bashkëfshatarët. Të gjithë ata ushqenin një repekt të pakufishëm për Lazen dhe e dëgjonin me vëmendje fjalën e tij të urtë dhe të mençur. Unë krenohesha me xhaxhain tim kur shikoja se sa e donin dhe e respektonin, jo vetëm në Bubës, po kudo që shkonte dhe sa shumë miq e shokë kishte.
***
Laze Haki Mihaj në moshë të thyer pati fatin të shikonte edhe ndryshimet që ndodhën në vendin tonë. I pikonte në zemër kur shikonte valën e shkatërrimit e të djegieve në të katër anët. Ushtria u shkërrmoq si kështjellë prej rëre dhe gjithë ato vepra të krijuara me djersë e sakrifica të mëdha ndër vite u shitën, u braktisën dhe u bënë gërmadha. Ishte një çmenduri e paparë që veterani i Luftës antifashiste e përjetonte shumë keq.
Nuk kish se si të mos revoltohej ku pa shkatërrimin e ushtrisë dhe sidomos me dhimbje të madhe përjetoi vitin 1997. Përmeti i tij historik, qyteti paqësor i luleve dhe i njerëzve të mrekullueshëm, u përgjak në mënyrën më shtazarake… Lazja psherëtinte me dhimbje dhe qante së brendshmi. Jo, kjo nuk është demokraci, ky është neofashizëm, thoshte. Nuk e meritonte as Përmeti, as Vlora dhe e gjithë Shqipëria këtë tragjedi. Paçin faqen e zezë ata që e sollën!
Gjatë viteve të fundit të jetës Lazja pa se si u sulmua dhe u përbalt Lufta antifashiste nacionalçlirimtare, simbolet, përmendoret dhe ndërsa heronjtë e saj dhe dëshmorët janë quajtur nga disa “kriminelë”. Veteranët e asaj lufte poshtëroheshin, ndërsa ballistët ngritën veshët, krekoseshin dhe morën pushtetin për t’i vënë zjarrin Shqipërisë. Turp, njëqind herë turp!
Por Laze Haki Mihaj mbeti ai që ishte deri në fund, si një monument i patundur qëndrese, atdhetarie dhe humanizmi përballë barbarisë që kërkon të kthejë mbrapsht rrotën e historisë. Ai dhe shokët e tij veteranë antifashistë janë shumëfishuar në qindra mijë pasardhës dhe nuk do të lejojnë kurrsesi që kjo mbrapshti të ndodhë.
Ja, po i kremtojnë 100-vjetorin e lindjes Lazes. Bijtë e tij, nipërit e mbesat e tij të shumtë janë pasardhës veterani dhe vazhdojnë e do të vazhdojnë në rrugën e nderit dhe të lavdisë partizane dhe antifashiste.
Vetëm kështu Lazja do të udhëtojë përjetësisht me lavdinë partizane dhe do të kujtohet në breza. Kështu ruhet tradita dhe Përmeti do të krenohet me burra si ai që ia shtuan nderin dhe lavdinë.
Mw tw lumtw ajo Mwndie komanduar atw Penw, i nderuar Xhevdet Shehu,sjellw kwtw figurw tw shquar tw Lutws Partizan N.Cli.sa nkw jtw drjtus Ushtarak,tw ndierin Laze Haki Mijaj,njw jetw-histori e tij,-(njohur nga vwllai im,ish si Ai Partizan-bir Dangwllie),mw bwri mua *LOTOHEM*) ; pwr-Luftwtarw,si dy BINJAKW,ata baskw kaluar-luftwn N.Cl;Lazia Pwrmetar nga Bubwsi Pwmetit, im vwlla Stavri M Xhoga,nga Zavalani Dangwllisw Naimjane,thuajse,tw njwtwn histori, vecse ;Stavri im Vwlla,deri plagosur nw luftw nw Sheper-Kurvelsh prag Clirimit,nw betejw me pushtusit Gjermanw,mjekuar sipalin Partizan nga mjeku-Partizan-Dr.Sherif Klosi.( njw jetw nw Tiranw-komshi sa ativitw shoqwrorw), I ndieri Laze Mihaj nga Partizan-kuadwr shtarak njw jetw ,im vwlla nga partizan Drejtues nw veprat e Rindertimit ndwrtimit tw wvwndit, njw jwtw;Nga Hkurudhat nw Hidrocentrale e Aerodrome…njw jwtw nw Nd. Ruga Ura-Dr.Kantjresh sa N/drejtor e kyetar degwsh..(si i pwrjashtuar na partia*1952). Me dinjitet,mw 1983 dalw nw pnsion em nw 1999 dhe Ai,si i ndiri Haki, ndarw nga jeta,tw ndruar e repktuar pwr meritat e tyre,nga lufta e,njw jetw,(Stavri-mw 1983-dalw nw pension).Si i ndieri Laze Mihaj,ndarw nga jeta mes nwndori 1999… I pwrjtshwm Kujtimi i Tw TILLWVE-atdhtarw sw pari,njw jetw pwr atdhun luftuar e punuar-Laze Haki Mihaj e Stavri Mihal Xhoga,si Binjakw- Bualioti me-Zavalanlliun-SHWMBWLL-lwnw. I pwrjtshwm kujtimi i TYRE. Mirnjohir juv i ndruar i tw ndruarave-PENW atdhtar-xhevdet Shehu. Nga Toronto me rrespekt e URIME-prag fstave tw *TRE NWNDORWVE-1444-1912-1944-twr-atw 29 Nwndor-Cliruar vwndin,pas asaj luftw tw Lavdismee N.Cl.Lavdi tw DSHMORRWVE tw KOMBIT!
SHqiperia ka patur e ka bura e gra te mira.
Ne bujqesi ehte nje infeksion qe quhet kuskute. Eshte nje lloj krisje .
Atje ku ajo mbin nuk ka prodhim.
Kuskuta lulezoi ne Shqiperi pas vitev 90 dhe kulmin e pati ne 1997.
Por edhe per kuskuten ka ilac dhe jeta fiton mbi te.
Nje nga ata qe e luftuan te keqen eshte eshte edhe Lazja.
Nder e rspekt per keta bij te shquar.