Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë mesazhi jep “bashkimi për Amnistinë”?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë mesazhi jep “bashkimi për Amnistinë”?
AnalizaLajmi i fundit

Çfarë mesazhi jep “bashkimi për Amnistinë”?

Published: April 4, 2024
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Dakordësia në Kuvend mes mazhorancës Rilindase dhe opozitës Rithemeluese për projektligjin e amnistisë penale, opinionit publik i ka lënë përshtypjen e një tjetër dallaveri kundërmues.

Si në të shumtën e rasteve kur pushteti e rivalët janë marrë vesh në këtë vend – e mes të cilëve më evidenti ndoshta është bashkimi i votave PD-PS për ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, që e bëri votën e lirë rob kryetarësh – edhe bashkërendimi i tanishëm duket veçse një manovër “në kuadër të lojës”, për mbrojtjen e sojit.

- Publicitet -

Si dihet gjerësisht, projektligji i amnistisë u zvarrit për muaj të tërë, pasi një pjesë e përfaqësuesëve tanë ishin shumë të zënë duke hedhur tymçe e të tjerët duke mbipërjashtuar të përjashtuarit.

Ndërsa, tani, duket se do prekin lirinë rreth 700 persona, do i afrohen asaj edhe qindra të tjerë të tjerë e do pushohen shumë çështje.

Gjithësesi, humanizmi që karakterizon çdo nismë për amnisti do i kursehej të dënuarëve për një sërë krimesh të rënda, në mesin e të cilëve presupozohej të ishin edhe ata të hetuar apo dënuar për korrupsion.

Por me amendimet e rithemeltarit rishtar Bardhi, e shumëpritura amnisti duket se ia lehtësojnë barrën e dënimit edhe një sërë funksionarësh të korruptuar, për sa kohë nuk bëhet fjalë për zyrtarët e nivelit më të lartë.

Pra, amnistia e miratuar “nuk fal” ministra e deputetë, por zyrtarët e tjerë poshtë tyre mund të përfitojnë ulje dënimi, paçka se përfshirja e tyre në akte korruptive aktivisht a pasivisht është e provuar.

As nuk marr përsipër të bëj analizë ligjore, as nuk ngazëllehem nga mbajtja pas hekurave a askujt, por mesazhi që jep dakordësia është fort shqetësues.

Përmes votimit pro saj nga mbi 78% e deputetëve, funksionarëve të lartë iu bëhet e qartë, se, nëse kapen “me presh në duar”, nuk duhet të presin mëshirë. Në fund të fundit, diletantizmi është i pafalshëm, sidomos kur “drurët e shtrembër” janë hedhur në zjarr nga vetë KM dhe mbajnë përgjegjësi individuale.

Kurse vartësve të bindur të funksionarëve të dorës së parë, tërthorazi, iu jepet mesazhi se edhe kur zhyten, do iu zgjatet një dorë.

“Peshqve të mëdhenj” iu thuhet se, për sytë e botës e pak prej investimit të konsiderueshëm të ndërkombëtarëve në drejtësinë tonë të re, duhet të mbahen më gjatë në burg, ndërsa “peshqve të vegjël” iu ulet dënimi me bazë peshën.

Mes rreshtave, kupolave të pushtetit iu thuhet se duhet të përdorin masha për të arritur synimet e veta të pasurimit, ndërsa më pak të rëndësishëmve iu thuhet se ata që i detyruan të përlyhen nuk do ia harrojnë nderin. Padyshim, iu kujtohet edhe të heshtin në lidhje me urdhëruesit se mund të mos ketë kush t’i nxjerrë nga biruca.

Shqiptarëve të shkretë iu jepet mesazhi se nuk duhet të besojnë fort në ndryshime rrënjësore në politikëbërjen tonë. Kasta politike e këtij vendi, kur ka qenë nevoja për të konsoliduar veten e të vetët në pushtet, ka ditur gjithmonë të bashkohet e bashkëpunojë par excellence.

U thuhet shqiptarëve se kjo kastë e paskrupullt, prej se është mësuar a prej frikës, nuk do hezitojë as të shënjëstrojë të fortdëshiruarën drejtësi të re. Po, po, dhimbshëm, na treguan se edhe drejtësia e re, do jetë peng i ri-drejtësisë, me të njëjtët të pushteshëm më të pushteshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Arben Tashko says:
    April 4, 2024 at 9:50 pm

    Nje Opinion,

    Filozofia e “Bashkimit per Amnistine eshte:
    “Gjella me Krype” dhe “Krypa me Mase”.
    Pra duhet te gjejndet nje “diapazon i aresyshem”
    i “Funsjonimit Normal” te vendimet qe do meren.

    Te gjithe pak a shume jane mekatare.
    Po demet qe kane bere jane te ndryshme.
    Prandaj, sipas vendit e demit do jete edhe
    vendimet e kuvendit per zbatimin e ligjeve.

    Do krijohet nje “Rrjete Peshkimi” ku madhesia e
    vrimave katroreve te rrjetes te jete e aresyshme.

    Kjo nuk mund te jete nje zgjidhje perfundimtare.

    Ne se cironkat dhe peshqit mjaft te vegjel
    do dalin nga rrjeta dhe do harrojne mekatet
    e tyre, ato do fillojne prap havazin e vjeter.

    Atehere rrjeta e peshkimit do ndryshoje dhe
    vrimat do fillojne te zvogelohen sepse historia
    vjeter do perseritet dhe korrupsioni do nise
    te ringjallet.

    Pra po doli se kanceri nuk eshte operuar
    sic duhet dhe metastazat po shtohen,
    do duhen korigjime suplementare.

    Lufta kundra korrupsjonit do jete nje
    proces i gjate, hap pas hapi, per te mos
    lejuar veprime ekstermiste dhe qe
    publiku te bindet se alternativa me e
    mire eshte te korigjoje konceptet e
    e vjetra, per te mos mashtruar veten,
    e te besojne se kane bere me te miren
    e mundeshmen.

    Reply
    • ¿? says:
      April 4, 2024 at 11:08 pm

      Ben Gjiza, je gjenial per Zotin. Ec o jahu ver ndonj kandidature se po te shkon mundimi kot. Lidhu me Edvinin ose me Lali Erin se del i nderuar, per Zotin me gjithe keto men qe ke zotrote, gjynaf, po shkon kot.

      Reply
  • demo says:
    April 4, 2024 at 9:54 pm

    Mesazhi i Bashkimit
    Eshte Qari Mashtrimit
    Kur te vije sahati
    Rama do jau rrasii
    prape me rrota prasi
    Do filloje Avazi
    Do bertasi Gazi
    do filloje Fesati
    Prape per se prapthi.
    poplli i shikon
    Nuk i rruhet Trapi.

    Reply
  • capi says:
    April 4, 2024 at 10:56 pm

    A ja dhente prapa qafes ketyre nga te dy krahet e parlamentit. Se mos e kane per here te pare, dhe per rrogat e tyre pro votuan te gjithe.
    Nje keshille miqesore, mos beni pipine ne park se quhet krim kunder mjedisit, ose sakem se ngrini zerin ne shtepi se quhet krim kunder familjes. nuk perfitoni nga amnistia per keto lloj krimesh.
    Arritja tjeter eshte se me shpejt del nga burgu ( 60 vjec) sesa del ne pension (65). duhen pare gjerat me posivitet.

    Reply
  • Enka says:
    April 5, 2024 at 12:23 am

    Akoma do votoni per keta bandite, o kope e skllevërve??????

    Reply
  • Vigjilenca says:
    April 5, 2024 at 4:20 am

    Projektligji për Amnistinë eshtë një krim, ferr për qytetarët., sepse riciklohet korrupsioni. Ky është po aq kriminal sa ligji 7501, që lejoi grabitjen e pronës, abuzimet me të, përfundimisht, mosardhjjen e investimeve dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Ju zotërinj flisni në emër të popullit, por nuk keni lidhje fare me të, ju përfaqësoni banda grabitësish dhe pjesën kalbësirë të shoqërisë shqiptare. Paçi fundin më të turpshëm dhe zoti marrtë hakun për krimet e kryera!

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 5, 2024 at 4:36 am

    Pergjigje

    Ti dhe Une jemi me interesat e Shqiperise dhe Popullit tone.
    Nuk jemi as “me kete” apo “ate personalitet”, se keshtu nuk
    mund te zgjidhim asnje problem te rendesishem.

    Ne momentin qe ne presim te na komandojne “Kultet”
    Ne e kemi futur trurin ne kasaforte dhe jemi shndruar
    ne antare pasive te “Popullit Shqipetar”

    Por ka shume probleme dhe formulime te qarta qe ne
    duhet te zbatojme direktivat qe kane dhene rezultate
    pozitive dhe te respektojme organet perkatese, se
    per ndryshe do kalojme ne nje anarki totale.

    Te gjithe individet ne “kushtet e kaosit” te tranzicionit,
    ku ligjet nuk jane zbatuar per nje kohe te gjate, kane shkelur
    ne derrase te kalbur, “kush me shume” e “kush me pak”,

    Por po e nxore shpaten per te shpetuar situaten,
    pa kritere te “qarta e te ballancuara” nuk dihet se ku
    “do fillohet” e ku “do perfundohet” procesi i spastrimit,
    dhe per pasoje do vije ne fuqi nje “Regjim Totalitar”.

    Pra problemet e kesaj natyre nuk zgjidhen brenda
    nje nate, nje jave, nje muaji dhe nje viti, por procesi
    duhet te filloje dhe “gjate ketij rrugetimi” te permiresohet,
    hap pas hapi, duke zbatuar “koncetin e ballances”, qe
    ne gjuhen e popullit quhet: “Gjella me Krype” dhe “Krypa me mase”

    Reply
  • Vigjilenca says:
    April 5, 2024 at 5:41 am

    Po, jam dakort me ju, por të ndershmit që e kanë pësuar në mënyrë të skajshme nga këto vite, ju janë marrë pronat e trashëguara, janë përjashtuar nga puna e shtetit për shkak të kësaj ndershmërie, në aktivitetin e tyre privat janë taksuar në mënyrë të padrejtë dhe më në fund dalin në pension, ku dhe në këtë rast, i bëhet mohim i disa viteve të punës (nga administrata e sigurimeve) si mund të veprojnë. Dhe më e keqja e papranueshme, trajtimi si me përbuzje, njerëz në nevojë për ndihmë mbijetese. Turp shumë turp! çfarë mund të thuash në këto raste, shteti mëshiron qytetarët e tij që i ka robëruar?

    Reply
  • Drejtoret Kuqe-Molla te Rilindjes says:
    April 5, 2024 at 6:39 am

    Mesazhi i asaj Amnistie eshte : Ky vend ka aq shume Hajdute ne pushtet sa nuk mjaftojne as 313 burgje si 313 per ti stehuar!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 5, 2024 at 6:39 am

    VO:
    -Bashkimi votave të PS+THEMELIM ishte për interesin e personave në izolim & JO KONÇESION që i bëhet SALI-NON GRATËS,Pasi PS kishte vetëm 74 vota dhe duheshin mbi 10 vota që LULI 7×7=42 nuk i kishte.Ndsj PD legjetime hodhi shqelma për NENE NË LIGJ =ABSURDE..!
    -Kështu,me bashkimin e opozitës të FOLTOTES u fituan 36 vota për të shkuar 110 vota për FUKAREJT e izoluar.
    •NDAJ,KOMPROMISI NË POLITIKË NË INTERES TË NJËRZVE ËSHTË I NEVOJSHËM.Kjo ka ndodhur edhe në kohë lufte
    -PS nuk do bëj kompromis me NON GRATËN,pasi Ai do jet Kryetar pa parti logo e vulë.
    -Perspektiva e bashkimit të PS me Foltoristët do shihet në vazhdimsi,sidomos me REFORMËN ZGJEDHORE,në zbatim të GJK & OSBE+ODHIR.
    -PS+FOLTORE nuk do të ken shanc të ndërhyjnë në SISTEMIN E DREJTËSISË,Pasi ROJA ME “ARMË” NË DORË E TYRE ËSHTË SHBA+BE.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 5, 2024 at 6:42 am

    VO:
    -Bashkimi votave të PS+THEMELIM ishte për interesin e personave në izolim & JO KONÇESION që i bëhet SALI-NON GRATËS,Pasi PS kishte vetëm 74 vota dhe duheshin mbi 10 vota që LULI 7×7=42 nuk i kishte.Ndaj PD legjetime hodhi shqelma për NENE NË LIGJ =ABSURDE..!
    -Kështu,me bashkimin e opozitës të FOLTOTES u fituan 36 vota për të shkuar 110 vota për FUKAREJT e izoluar,ligj të cilin e bllokoi për 4-5 muaj opozita sharlatane COPË-COPË për faje të NON GRATËS TMERR I KOMBIT.
    •NDAJ,KOMPROMISI NË POLITIKË NË INTERES TË NJËRZVE ËSHTË I NEVOJSHËM.Kjo ka ndodhur edhe në kohë lufte disa herë..!
    -PS nuk do bëj kompromis me NON GRATËN,pasi Ai do jet Kryetar pa parti logo e vulë.
    -Perspektiva e bashkimit të PS me Foltoristët do shihet në vazhdimsi,sidomos me REFORMËN ZGJEDHORE,në zbatim të GJK & OSBE+ODHIR.
    -PS+FOLTORE nuk do të ken shanc të ndërhyjnë në SISTEMIN E DREJTËSISË,Pasi ROJA ME “ARMË” NË DORË E TYRE ËSHTË SHBA+BE.

    Reply
  • MeteH says:
    April 5, 2024 at 6:55 am

    Kapterr Lalaj qe po ben llogarite me numra deputetesh ashtu si numeron gomeret ne katundin tend Corrush oj Gomarice madhore qe mbete tere jeten.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    April 5, 2024 at 8:49 am

    Ti MeteH spurdhjak kushdoqofsh, edhe sikur 80 vjec te jesh nje spurdhjak shpirtvogel je, qe hyn vetem me nick-un MeteH vetem per t’iu kunderpergjigjur Ethem Lalajt me ato dy fjalet qe perserit si papagall “Kapterr edhe Gomarica”..ka shume mundesi te jesh ai ndyresira qe futesh ndonjehere me nick-un “edi”.

    degjo o pis:

    Po c’ke me Ethemin o shpirt i zi me zemren e vogel sa nje lajthi e mykur ??
    Ethemi ka bindjet dhe mendimet e tij, e s’ka pse te jete si ty !!! Nese ke mendim ndryshe, repliko o qen !!!

    Si mund ta quash nje te moshuar mbi 80 vjec “Gomarica madhore”..?? Ethemi eshte ne Amerike o qen se ka te afermit qe e mbajne ne pellembe te dores, dhe nuk numuron gomeret e fshatit !!!

    O Pleh me ere te qelbur dhe me krimba te zinj me koke te bardhe !!!

    Reply
  • MeteH says:
    April 5, 2024 at 9:48 am

    Ethem Lalaj eshte nje ish Kapterr me nofken Hafije qe ja kane vene koleget kapterra tok me dajajkun ne kurriz si spiun qe ishte. Dhe nuk eshte fare ne Amerike sic rren paturpesisht katunari Corrushit te Mallakastres
    e ti “Fjala me fende” qe nuk perton ti fshish bythen Ethem Hafijes je nje leter higjenike e mutosur prej tij.

    Reply
  • Refik Piskama says:
    April 5, 2024 at 11:47 am

    Zoti MeteH

    Unë jam bashkëfshatar me Ethem Lalajn, me profesion informaticien. Eshtë e vërtetë që Ethemi është në Amerikë ka nja 6 a 7 muaj që ka shkuar tek e bija në Micigan. E bija punon si shefe llogarie në një kompani siguracionesh dhe ka rrogë ka shumë të madhe. Thonë se është martuar me një indiano-amerikan arkitekt me profesion.

    Reply
  • MeteH says:
    April 6, 2024 at 10:32 am

    Zotni Piskama – Edhe ta coni ne Antarktide ate ish Kapterrin Ethem Hafijen nuk mjafton per ti ndryshuar biografine se vetem e kaluara nuk blihet dot. Ato histori me bija shefe llogarie e thone e me thane rroge shume te medha pastaj jane pa lidhje fare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?