Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
I riu është identifikuar me inicialet S. B., nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Sipas Policisë së Shtetit, nga hetimet paraprake ka rezultuar se 27-vjeçari ndodhej në kushte depresioni dhe dyshohet se kishte konsumuar lëndë fosfororganike, insekticide dhe pesticide. Substancat i kanë shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore, e cila më pas ka çuar në humbjen e jetës.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa po vijojnë verifikimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur me të riun para se të dërgohej në spital.
j.l./ dita
