Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hunter Biden, paraqitje e papritur në komisionin e Kongresit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hunter Biden, paraqitje e papritur në komisionin e Kongresit
Bote

Hunter Biden, paraqitje e papritur në komisionin e Kongresit

Published: January 10, 2024
Shpërndaje

Hunter Biden bëri një vizitë të papritur të mërkurën në Kongresin amerikan, ndërsa republikanët po përgatiten për të ngritur akuza ndaj djalit të presidentit për mosrespektim të një thirrjeje për të dëshmuar.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen dhe ai Juridik do të votojnë secili lidhur me rezolutat kundër zotit Hunter Biden për mosrespektim të thirrjes për të dëshmuar, të cilat duken se do të rezultojnë në rekomandimin e Dhomës së Përfaqësuesve për akuza penale ndaj djalit të Presidentit Biden, ndërsa republikanët janë në fazat përfundimtare të procesit për të vendosur nëse ka baza për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit.

Djali i presidentit u paraqit në seancën e Komisionit të Mbikëqyrjes i shoqëruar nga ekipi i tij ligjor, përfshirë avokatin Abbe Lowell. Ky është hapi i fundit për hetimin i cili filloi në shtator. Deri më tani hetimi nuk ka arritur të gjejë prova që e përfshijnë presidentin drejtpërdrejt në shkelje.

- Publicitet -

Nëse komisionet miratojnë rezolutat për mosrespektim, siç edhe pritet, çështja do të shtrohet për shqyrtim para Dhomës së Përfaqësuesve. Nëse dhoma e plotë miraton rezolutën kundër zotit Hunter Biden, Departamenti i Drejtësisë do të duhet të vendosë nëse do të ngrejë akuza penale ndaj tij.

Rekomandimi për ngritje akuzash do të shkaktonte një tjetër kokëçarje për prokurorët federalë, tashmë nën kritika të ashpra për mënyrën se si i trajtuan çështjet e zotit Hunter Biden lidhur me taksat dhe blerjen e armës.

Nëse Departamenti i Drejtësisë nuk ngre akuza, kjo do të shkaktonte kritika të tjera nga konservatorët se drejtësia amerikane është e politizuar, kryesisht duke patur parasysh se dy ish-këshilltarët e ish Presidentit Trump u ndoqën penalisht nga administrata e Presidentit Biden pasi nuk respektuan thirrjet e Kongresit për të dëshmuar. Por ndjekja e rasteve të tilla mund të jetë e vështirë.

Hunter Biden e ka mbrojtur veprimin e tij për mosrespektimin e thirrjes për të dëshmuar nga ligjvënësit republikanë, sipas të cilës ai duhej të paraqitej për të dëshmuar me dyer të mbyllura në muajin dhjetor.

Ai dhe avokatët e tij thanë se të dhënat nga seanca me dyer të mbyllura mund të rrjedhin dhe të manipulohen nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe këmbëngulën se ai do të dëshmonte vetëm në një seancë publike.

“Është e qartë se udhëheqësit republikanë nuk janë të interesuar për faktet ose ata do ta lejonin Hunterin që të dëshmojë në një seancë publike”, tha avokati Lowell të premten përmes një deklarate.

“Nga ana tjetër, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve vazhdojnë të bëjnë lojëra politike duke kërkuar mocion të paprecedentë për mosrespektim të thirrjes ndaj dikujt që qysh në fillim ka ofruar t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të tyre”. Avokati shtroi pyetjen: “Pse kanë frikë?”

“Nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet se babai im ishte i përfshirë financiarisht në biznesin tim sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha djali i presidentit.

“Nuk ka drejtësi apo etikë në atë që po bëjnë këta republikanë. Ata kanë gënjyer vazhdimisht për çdo aspekt të jetës time personale dhe profesionale, aq sa gënjeshtrat e tyre kanë bërë fakte të rreme që të besohen nga shumë njerëz”.

“Sfidimi flagrant nga ana e zotit Biden i fletëthirrjeve të komisioneve, ndërsa zgjodhi të mbante një konference shtypi në ambjentet e Kongresit për të lexuar një deklaratë të parapërgatitur për të njëjtat çështje, është mosrespektim dhe ai duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e tij të paligjshme”, thuhet në rezolutën e lëshuar nga republikanët të hënën.

Megjithëse republikanët thonë se hetimi i tyre është i përqendruar tek presidenti, ata i kanë kushtuar vëmendje të veçantë të birit të tij Hunter dhe marrëdhënieve të tij të biznesit jashtë vendit, duke shtruar pyetjen nëse presidenti ka përfituar nga këto marrëdhënie.

“Përveç ndoshta Presidentit Biden, zoti Biden (Hunter) është dëshmitari më i rëndësishëm përsa u takon informacioneve për përfshirjen e mundshme të Presidentit Biden në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij”, thuhet në dokumentin ku republikanët akuzojnë të birin e presidentit.

Republikanët e kanë përqendruar gjithashtu një pjesë të madhe të hetimit të tyre tek akuzat e sinjalizuesve se ka pasur ndërhyrje politike në hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj Hunter Bidenit.

Votimet në komisione të mërkurën për mosrespektim të Kongresit bëhen një ditë përpara paraqitjes së planifikuar të djalit të presidentit në gjykatë për akuzat për shkelje me taksat, të ngritura nga një prokuror i posaçëm në Los Anxhelos.

Hunter Biden përballet me tre vepra penale dhe gjashtë akuza për shkelje, përfshirë deklarim të rremë, evazion fiskal dhe mospagim taksash.

Avokati i tij ka akuzuar prokurorin e posaçëm David Weiss i cili ka vite që e ndjek këtë çështje, se i ka ngritur akuzat “nën presionin e republikanëve”.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?