Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk e dinë as ku ndodhet Zvërneci”, Rama: Nuk u zgjuan nga Narta, por nga emri i Kushnerit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Nuk e dinë as ku ndodhet Zvërneci”, Rama: Nuk u zgjuan nga Narta, por nga emri i Kushnerit
Politike

“Nuk e dinë as ku ndodhet Zvërneci”, Rama: Nuk u zgjuan nga Narta, por nga emri i Kushnerit

Published: June 20, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS. Mes shumë diskutimesh, ai ka folur lidhur me investimin në Zvërnec.

Ai tha se çështja mori përmasa ndërkombëtare në një kohë shumë të shkurtër, duke theksuar se shumë njerëz që nuk e njihnin zonën apo projektin, krijuan qëndrime të forta mbi të.

Sipas Ramës, reagimet ndaj projektit nuk u bazuan në analiza të detajuara, por u ndikuan nga emocione, perceptime dhe debate ideologjike që shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë.

- Publicitet -

“Miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci, dinin saktësisht se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin. Jo sepse studiuan për Shqipërinë apo analizuan projektin, por sepse te brishtësia e bukur e nje zogu identifikuan simbolin e nje rezistence anti kapitaliste. Më bukur se asnjëherë u hap dhe një kanal për mllefin kundër meje, kundër jush dhe PS-së”, tha Rama.

Kreu i qeverisë argumentoi se projekti në Zvërnec u shndërrua në një përplasjeje më të gjerë globale, e cila nuk lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë.

“Ky është mësimi i parë i kësaj historie. Kjo kohë e re ku edhe një rrahje lokale bëhet përplasje globale nuk transporton më vetëm mallra, por zemërime, identitete politike, fetare, agresione, gënjshtra shumë më shpejtë se sa transporton faktet, arsyetimet. Një projekt zhvillimi në Shqipëri u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjie që nuk ka lindur në Shqipëri dhe nuk ka për objekt Shqipërinë.

Shqipëria u bë zogu, ne u gjendëm në mes të saj, jo si protagonistë por si skenë. Kjo është risia e kohës që jetojmë. Kohë kur emocionet mbërrijnë përpara fakteve. Kur shumë shpesh përceptimi bëhet e vërteta dhe e vërteta mbetet jetime.

Duhet ta lexojmë këtë histori drejt, për çfarë vjen më pas. Se ky është vetëm fillimi. Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Nga një herë është mirë që të largohesh pak prej saj dhe të hapësh librat e historisë”, tha Rama.

“Një grumbullim hatashëm gjerash që nuk janë bashkë. Befas Zvërneci u bë kërthiza e botës ku po vendosej fati i ngrohjes globale. Bulevardi i Tiranës u bë sheshi ku qindra mijë njerëz iu turrën oligarkisë botërore dhe bota shqiptare u unjësua në histerinë e kanaleve sociale, duke bashkuar në një armë të vetme flamingot në fundin e ekzistencës digitale, bullistët e terrenit online.

E vërteta e këtij cikloni të këtyre ditëve është se nuk është e vërtetë ajo që thuhet mbi qeverisjen e Shqipërisë sot, është interesi mbi atë që mbi kohën ku kemi hyrë dhe mbi botën që po jetojmë, me të cilat do të përballemi gjithnjë e më shumë edhe ne në PS.

Nëse kjo histori do të kishte ndodhur 10 vite më parë, do të kishte marrë në rastin më të mirë një debat brenda kufijve tanë, pa përfshirjen e amerikanëve, izraelitëve dhe dreqi vetë.

Ndërsa sot, 10 vite më pas, brenda 48 orësh u krijua një sherr i dhunshëm mes rojes së sigurisë private dhe një protestuesi të marrë zvarrë në një lokalitet të Shqipërisë, që u bë zanafilla e një lufte globale online, ku nuk mbeti llogore mediatike e planetit pa shkrepur municionet përkatëse.

Të ishte për botën, Narta mund të kthehej qetësisht 10 vite më parë, kur flamingot nuk shtegtonin drejt lagunës së saj, se i priste plumbi i kafshëve të dehura me dy këmbë.

Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Kushnerit dhe hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urrejnë për vdekje të gjitha armatat online. Dhe si në një film, bulevardi përputhi atë arenë të frikshme me krejt armatën e urrejtësve shqiptarë, online dhe offline. Jo kundër Trumpit, por ndaj meje dhe ndaj jush. I gënjeu mendja se çadra globale e kësaj proteste do të bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra lokale e protestës së Lulit tim dhe kështu do të laheshin dy hesape të vjetra. Bota e madhe do ta turpëronte Trumpin në betejën e Nartës”, u shpreh Rama më tej.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • ¿? says:
    June 20, 2026 at 12:28 pm

    E bukur edhe kjo, po i bejne “REZISTENCE ANTI_KAPITALISTE” nje partie “SOCIALISTE”. E ç’po na degjojne veshet me kete gjeniun vizatimor.

    Reply
  • Aldrin says:
    June 20, 2026 at 12:46 pm

    Bota u zgjua nga 100 mije veta ne shesh qe dolen per nje ceshtje kaq njerezore, qe eshte e ndjeshme per njerezit me te civilizuar anembane Globit.
    Bota u zgjua pikerisht nga ndjeshmeria e habitshme e shqiptareve, qe jane konsideruar si emigrantet e percmuar te Evropes, por papritur u kthyen ne nje komb dinjitoz per boten e qyteteruar.
    Ky eshte kendveshtrimi i Botes.
    Ndersa i joti eshte Poshtersi ndaj Popullit tend.
    Eshte ndyresi e tera, ashtu sic je ti, i ndyre ne tru, i ndyre ne shpirt.
    Emrin e kushenrit e permend ti, qe te mbrohet projekti jot grabitqar.
    Fshihesh pas tij, qe te kesh nje shprese se mos hidhet Amerika pertej Oqeanit kunder protesuesve,
    Ke shprese se mos mobilizohet krahu jot kunder Protestuesve dhe qytetareve te Shqiperise.
    Po pret rastin, qen i ndyre,,

    Reply
  • Aldrin says:
    June 20, 2026 at 12:49 pm

    Rama e shkombetarizoi Popullin e tij.
    Rama shkombetarizon Protesten..
    Greke, serbe, iraniane..
    Vetem shqiptare nuk ka Shqiperia ne mendjen e Edi Rames..
    I do shqiptaret te zhdukur
    Nuk e njeh popullin e tij..
    Nuk do ta njohi, nuk do ta pranoje ekzistencen e tij.. Nuk do ta pranoje ekzistencen e shqiptareve.
    Ky eshte Edi Rama, Kerministri Jone, Antishqitpari me i madh nga Pashiqi..
    Ta ka nxjerre bota bojen o Ramut
    Antishqiptar i felliqur.

    Reply
    • Një banor I Tiranës says:
      June 20, 2026 at 1:59 pm

      Çfarë të lexosh te Dita ? Hyn në faqen e saj dhe kudo të del përpara Aldrin, një rrugaç i sëmurë psikik e gjysëm analfabet me një fjalor banal që të vjen për të vjellë ta lexosh .

      Reply
      • Emigranti says:
        June 21, 2026 at 2:50 am

        Ku e ke fjalorin banal o Tirons? Apo the shau krymadherin tende? Nuk I plas syte aty dhe shiko qe jemi vendi me I korruptuar ne bote, vendi me I varfer ne Europe. Plasi syte dhe shih maskarenjte SE SI vjedhin ne mes te dites. Te gjithe majtas e djathtas. Te gjithe ne burg dhe pasurine. Mos je edhe to si at, qe ke vjedhur Ng KY popull

        Reply
  • Namik says:
    June 20, 2026 at 1:43 pm

    D O R Ë H I Q U KRYEHAJDUT , KRYEKUSAR , KRYE KRIMINEL , KRYE GRABITQAR , KRYE BANDIT , KRYE HORR

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 20, 2026 at 1:56 pm

    Ne që mbështesim E.Ramën,KM më të mirë në tranzicion,Na mbushet 100 % mëndja se FLAMINGON në Zvërnec e bën BOMBË ME HIDRIGJEN PËR TË HELMUAR BOTËN NGA XHELOZIA PËR TURIZMË,NGA URREJTJA E TRAMPIT AMERIKAN,NGA OPZITARËT BANDA QË NUK VIJNË DOT PA SHPIFJE NË PUSHTET.!
    POR,MË E ÇUDITËSHNJA PO NDODH ME ATA QË I SHTYJNË PROTESTUESIT ANONIM NË AVENTURA SHPIFJE,PA DAL NË KRYE TË TURMAVE,SIKUR SHUMË ANONIM QË SHPIFIN PËR KOMENTETET E MIA NË DITA.!
    SI MUNDET TU LIHET NË DORË SHQIPËRIA NË NATO TURMAVE PA KOKË E MËNDJE,POR ME KËMBË TË FORTA RINORE..QË I KAUISIN POPULLIT TË LËN ÇDO GJË E TË DALIN ME ATA.?
    PO SIKUR KUNDËRSHTARËT TË BËJNË TË NJËJTËN GJË.?
    PO SIKUR TË DY PALËT TË RRËMBEJNË ARMËT E ZJARRIT TË 97 DHE TË FTOHTA ÇDO TË NDODHTE.?
    A DO FUTEJ NATO NË MBROJTJE TË POPULLIT SI NË 97,98.?
    A E DINË KËTA SE KUSH E DREJTON NATO-N.?
    -PRITESTUESIT PËR SHUMË GJËRA KAN TË DREJTË,POR DUHET GJETUR MË PAR FAJTORI:
    1.KATRAHUEËN ME PRONAT E BËRI PD DHE DREJTËSIA E KAPUR NGA SALIU 1992 ME L.7501..
    …KËSHTU,PA U BËRË DREJTËSIA EDHE 100 QEVERI TË NDËRROHEN NË MUAJ NUK DO TË KETË SHUMË SUKSES DHE DO TË VRITEN EDHE 16.000 TË TJERË..
    2.DUHET ELEMINUAR MË PAR PD E CILA NUK E BËN DOTË OPOZITËN ME ME NË KRYE NON GRATËN..!
    3.KRIJONI PARTI DHE NË 2029 TË DELNI PARTI E 2 DHE 2033 PARTI E PARË.!
    4.PS KA MISION INTEGRIMIN NË BE DHE KA OK NGA BE,SHBA..NDËRSA JU NUK U NJEH AS LAGJA KU BANONI.!
    5.TAKTIKISHT NUK DELET KUNDËR 2 PARTIVE PS,PD NJËHERSHI TË CILAT MBËSHTETEN NGA 1.500.000 VOTUES.!
    6.LËRINI MARRZIT ME BURG,BURG..SI DIKUR ENVERI,KUR NUK JENI PREKUROR E GJYKATËS POR KONLGLOMERAT SALLATË RUSE.?
    EL News Albania
    FLM DITA

    Reply
    • Anonymous says:
      June 20, 2026 at 5:36 pm

      O Teme o idiot, po rri rehat or debil, o te qifte Saliu me gjithe Edvin. Rri o plak i rrjedhur, o Alzheimer shetites. Kush ta ka dhene ate laptop ty o hajvan. Le qe kur shkruan me kapitale te dalin gabimet e te shkruarit sa nje mal. 😮 ik o bythmut, mjaft e ndote forumin me pordhet e tua te qelbura.

      Reply
  • 666 says:
    June 20, 2026 at 3:02 pm

    Ndoshta nuk e di ku bie Zverneci, por di qe je tradhetar,, u shemb arsimi, blektoria, buqesia, gjuha shqipe,, keto i di o qelbesire

    Reply
  • demo says:
    June 20, 2026 at 4:16 pm

    Kush i tha,qe Qeverrisja eshte tregeti Trojesh! Oooo shejtan psikopat!Lufta per Troje behet ne Ukraine. Jane vrare 1 miljon bij nenash per te mbrojtur Ato Troje..Dhe prape dhe prape Media Boterore ka ne fokus Kryehajdutin e Tiranes,qe po dorzon Shtetin pa lufte.Po habitet Bota.

    Reply
    • Anna Anna says:
      June 21, 2026 at 5:13 am

      Ethem Lalaj!Edi Rama 👎 përdori për 13 vjet rresht fjalën ‘burg… burg… burg ‘ për qytetarët e varfër që nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave…dhe jo vetëm hynë në burg të turpëruar në varfërinë e tyre ekstreme…por kujto disa raste që edhe vranë veten në burg nga publikimi i mjerimit migjenian!Si mund të lavdërohet një kryeministër mafioz dhe Gangsterizmin qeveritar shqiptar që drejtohet nga ky faqezi 👎?! Si nuk e ngre zërin foooort deri në qiell për mjerimin e popullit shqiptar 🇦🇱 nën regjimin e Sulltan mbret Edi Rama?! Mallkuar qofsha unë që e kam votuar…por edhe Ti more faqezi që e mbron me Pathos gangster këtë Tradhtar të Kombit Shqiptar!Reflekto dhe mos i bëj mburojë e Tij!

      Reply
  • demo says:
    June 20, 2026 at 4:20 pm

    Para se te dorzoje Protesta DRAFTIN E SHQPERISE SE RE,me kerkese te kryeministrit,,,Le te dorzoje kryeministri DRAFTIN E SHQIPERISE SE SHITUR.

    Reply
  • Partizani says:
    June 21, 2026 at 1:14 am

    . “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
    2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
    3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
    4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”

    PARRULLA: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!

    Reply
  • Patriot says:
    June 21, 2026 at 1:20 am

    Njerezit nuk u ngriten nga Kushner por nga mashtrimet e tua, nga qe gjysma qeverise eshte ne burge per vjedhjen e popullit o gjigand. Ike sa nuk eshte vone qe te ndodhe ajo qe nuk ndodhi me bllokun, sepse njerezit e kuptuane qe ai ishte gabimi me I madhe.

    Reply
  • Ela says:
    June 21, 2026 at 5:16 am

    U ZGJUA NGA PADREJTESITE
    NGA HAJDUTET

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja s’është gjithmonë shenjë urtësie
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën
  • Binjakët e Serbisë
  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Asd on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. Vl on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. K R on “Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. vladimir halilaj on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?