Nga Viktor Malaj
“Është një ditë e vështirë dhe një nder i madh që… në emër të Serbisë së ndershme të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryer nga Milosheviçi dhe qeveria e sotme në Serbi, krime të kryera kundër jush… Jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur të nderoj viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari në Prekaz. Unë kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë. Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për secilin”.
Nikolla Sanduloviq – Kryetar i Partisë Republikane Serbe
I nderuar zoti Sanduloviq,
Rasti i ndjesës tuaj publike për krimet serbe në Kosovë dhe ajo çfarë ju pësuat më pas, për shkak të asaj ndjese, janë dy mësime të mëdha dhe domethënëse historike. Si rezultat i të shkuarës së kahershme, dhe sidomos të shkuarës gati dy shekullore të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, në botëkuptimin, ndjenjat, përjetimet dhe gjykimet e ndërsjella midis dy popujve, mjerisht, mbizotëron e keqja dhe urrejtja, paragjykimet, shpërfillja dhe armiqësitë.
E gjithë kjo gjendje e padëshiruar, e dëmshme dhe e rrezikshme ka shkaqet e veta historike, psikologjike dhe keqformuese të frymëzuara nga politika. Nuk kam pasur dhe as kam kurrfarë dyshimi se në botë nuk ka kombe të mirë dhe të këqij, të ndershëm dhe të pandershëm, por ka kombe e popuj të mëdhenj e të vegjël, të zhvilluar dhe më pak të zhvilluar, popuj historikisht më shumë apo më pak mëkatarë për shkak të keqorientimit dhe udhërrëfimeve të gabuara prej elitave të tyre politike e intelektuale.
Besoj fort se popujt ngjajnë shpesh me fëmijët, të cilët mendojnë, besojnë dhe sillen në jetë, ndër të tjera, në varësi të keq apo mirë edukimit, të mënyrës së informimit dhe formimit shpirtëror e historik në raport me të vërtetën dhe të drejtën. Nuk besoj asnjë çast se populli shqiptar është më i mirë se popujt e tjerë dhe as se është i destinuar për Parajsë, e aq më pak, se ka ndonjë të drejtë historike apo morale të sundojë të tjerët.
Ajo që unë besoj fort është fakti se, për shkaqe historike apo etniko-psikologjike, populli shqiptar ka pasur fatin e mirë që asnjëherë gjatë historisë së vet nuk ka sulmuar popujt fqinjë për rrëmbime territoresh, nuk ka nxjerrë nga gjiri i vet ideologë apo politikanë të llojit Ilia Garashanin, Vasa Çubroloviq, Dobrica Çosiq, Drazha Mihajloviq, Sllobodan Milosheviq etj., dhe as është edukuar në shkolla apo gjirin familjar me manuale etnikopolitike shoviniste si Naçertania apo Memorandume të Akademisë së Shkencave e Arteve si ai i Akademisë Serbe të viteve ’80 të shekullit të kaluar. Gjithashtu, në historinë e këtij populli nuk gjendet asnjë marrëveshje teorike dhe as veprimtari praktike vetjake apo në bashkëpunim me vende të tjera për këmbime popullsish apo zhvendosje me dhunë të popullsive apo etnive joshqiptare.
Nuk mund të vë bast se, sikur kombi shqiptar të kishte qenë shumë më i madh në numër dhe po të kishte pasur ndonjë popull tjetër vëlla, perandoritë e të cilit jo vetëm ta përkrahnin, por, për interesa perandorake, edhe ta nxisnin në mendime dhe veprime kriminale kundër fqinjëve të vet, nuk do të kishte bërë çfarë kanë bërë disa popuj të tjerë ndër shekuj. Mirëpo, historia mësohet e tregohet mbi bazën e fakteve dhe jo të hamendësimeve.
Siç e dini, historia ka provuar se popujt bien shpesh pre e mashtrimeve, lajkatimeve apo trushplarjes që iu bëjnë gjithfarë sharlatanësh që mbijnë nga gjiri i tij dhe të cilëve, pastaj, iu shohin sherrin për periudha fort të gjata historike. Nga ana tjetër, vetë politika dhe politikanët bëhen skllevër të mashtrimeve dhe vetëmashtrimeve historike, të teorive dhe keqformimit shovinist apo etnikocentrist. Bëhen skllevër se “ju duhet” t’iu përmbahen tezave, teorive dhe pretendimeve me të cilat ata apo paraardhësit e tyre kanë keqinformuar dhe keqedukuar popullin e vet sepse duan të triumfojnë apo mbijetojnë politikisht.
Ndodh, fatkeqësisht, si me figurën e trilluar të Santa Klausit me të cilën të rriturit gënjejnë fëmijët prej disa shekujve dhe, për ta pasur mirë me ta, nuk guxojmë t’iu tregojmë të vërtetën rreth mosekzistencës së tij. E, ndërsa fëmijët e kuptojnë gënjeshtrën e padëmshme në rritje e sipër, popujt që edukohen brez pas brezi me teza e teori të rreme dhe të rrezikshme, mbesin përherë “fëmijë” që ëndërrojnë, besojnë dhe, madje, në një masë të madhe, orientohen dhe udhëhiqen nga ndjenjat dhe pasionet që iu ka krijuar “Santa Klausi” i politikës etnike megjithëse i rremë dhe i shtrembër.
Të dalësh jashtë rrymës kryesore të të menduarit, t’i biesh ndesh gjendjes dominuese psikologjike dhe shpirtërore të popullit për hir të së vërtetës dhe për shkak të thirrjes së ndërgjegjes, kërkon guxim dhe moral të lartë. Besoj se janë këto dy karakteristika të formimit tuaj që, siç pohoni edhe vetë, ju shtynë të bëni një akt krejt të veçantë humanitar, historik, moral dhe politik, akt që thuajse asnjë politikan serb s’e ka bërë deri tani. Vetëdija ime më thotë se në gjirin e popullit serb duhet të ketë me mijëra individë, ndërgjegjja e të cilëve nuk pajtohet as me manualet mashtruese dhe shoviniste gati dyqind vjeçare të disa teoricienëve e politikanëve të vet dhe, aq më pak, me aktet dukshëm dhe pakundërshtueshëm kriminale që disa prej qeverive dhe ushtrive të tij kanë kryer kundër popujve fqinjë.
Më mirë se asgjë tjetër këtë e provon rasti dhe qëndrimi juaj humanitar, demokratik dhe largpamës. Ata që janë mendjehapur dhe shohin larg duhet ta kuptojnë se qëndrime të tilla si i juaji i shërbejnë më së pari vetë popullit serb, pasi ndjesa juaj për krimet e të tjerëve në të kaluarën e largët dhe të afërt si dhe urimi juaj për paqe midis dy kombeve janë thirrje për ndërgjegjësim, mirëkuptim dhe bashkëjetesë rajonale paqësore kundër konflikteve dhe luftës.
Kjo do të thotë thirrje për mbrojtjen e jetëve edhe të popullit dhe ushtarëve serbë si qenie njerëzore të barabarta me çdo qytetar tjetër të botës.
Mësimi i dytë historik nga ngjarja juaj qëndron në faktin se qeverisja aktuale në Beograd ndryshon nga disa qeverisje të mëhershme të Serbisë dhe, sidomos nga ajo e Milosheviçit, vetëm në dukje dhe vetëm nga zori se nuk sillet dhe nuk vepron dot si ato për shkak të rrethanave të sotme të brendshme dhe ndërkombëtare. Qëndrimi i saj ndaj jush është një rënie e pjesshme, por domethënëse, e makijazhit politiko-demokratik të atyre që drejtojnë në atë vend. Plagët në trupin tuaj të shkaktuara nga të punësuar në institucionet shtetërore serbe, në të vërtetë janë plagë të ndërgjegjes së atij pushteti, që rëndojnë mbi gjithë shtetin, dhe gjendja juaj thuajse e paralizuar fizike dëshmon paralizën mendore dhe morale të tij. Ironia më e madhe është se ata që instruktojnë dhe dërgojnë formacione paraushtarake terroriste në Kosovë, siç ishte grupi i Radojçiçit, ata që afrojnë ushtrinë pranë kufirit me Kosovën edhe për mosmarrëveshje targash të makinave, ata që ngazëllehen nga thirrjet në kor: Ubi shiptari!, ju dhunojnë fizikisht, ju burgosin dhe ju akuzojnë për “nxitje të urrejtjes kombëtare, racore e fetare”. Turp i madh për ta, por nder për Ju.
Arsyeja njerëzore dhe logjika minimale të shtyjnë të besosh se, edhe sikur pretendimet e politikës serbe ndaj Kosovës të ishin të vërteta, ndjesa për vrasjet e mijëra civilëve, përdhunimet e mijëra femrave kosovare, zhdukjet pa gjurmë të mjaft kosovarëve, masakrat çnjerëzore masive si ato të Reçakut apo të fisit Jashari, si dhe deportimet masive të gati gjysmës së popullsisë si ajo e vitit 1999, është detyrim njerëzor, moral, historik dhe politik.
Të dhunosh dhe burgosësh ndjesëkërkuesin do të thotë se, jo vetëm nuk je penduar për çfarë ke bërë në të kaluarën, por je i gatshëm ta përsërisësh atë edhe në të ardhmen po ta lejojnë rrethanat.
Vazhdimi me kokëfortësi i politikës të sotme të Beogradit në shinat e doktrinave të hershme shoviniste që kanë rezultuar të dëmshme e të rrezikshme edhe për vetë popullin serb, dhe konstituimi i atyre doktrinave në plan afatgjatë, është mungesë largpamësie dhe, njëkohësisht, mungesë përgjegjësie historike e kombëtare e elitës pseudomoderne serbe, është mbajtje në reanimacion e mendësive të vjetra që pengojnë e vonojnë botëkuptimin e ri paqësor të vendit dhe rajonit.
Duke uruar shërim të shpejtë për Ju, uroj që shembulli që dhatë të jetë zile zgjimi për vetëdijen demokratike dhe paqësore të popullit serb për të mirën e tij dhe të popujve të rajonit të Ballkanit.
Ju faleminderit për sakrifikimin e interesave vetjake për hir të së vërtetës, të drejtës dhe moralit.
*Hvala vam gospodine Sanduloviç- (serbisht) Ju faleminderit zoti Sanduloviç
©Copyright Gazeta DITA
Ja shkrova keto fjale njerezorit Sandulovic,qe diten e maSAKRES.
E shef o intelektualo,e shef?Njerezorin Sadulovic e vrane dokrrat qe perhap ti
Je pjese e nje makinerie propagandistike VRASTARE,qe fillon me kermen Marty,Gjykaten per krime lufte fantazmogorrike ne Kosove,Prokuroret kapadainj Amerikane,qe kapardisen ne rrethet e MBURRAVECEVE,duke bere Viktimat agresore..
Ne shqiptaret,,Populli Viktime,,Populli Berr,populli Vathe i destinuar per thertore,,nuk e mbrojtem dot Sandulovicin…Ashtu si nuk mbrojtem dot Kolonelin Thompson,,Gjeneral Telinin.
Serbet e mbrojne Intelektualin per subjektet horror,qe perhap,,.jo ne Amerike,por edhe ne Antarktide.
Qe pas nuk i rate,por vetem e late
Kur shkonte kaluar,TE VDISTE PER NE.
Per ju te maLLKUAr,qe s`doni Atdhe.
Noli-thompsoni dhe kucedra.
shume mire e ke bo me kete leter
Po pse vertet e besoni kete teater e inskenim? Kjo thjesht i sherben karikimit te urrejtjes midis popujve te Ballkanit, per ti bere gati per lufte, si mish per top per ti hedhur te gurmazet e njeri~tjetrit kur te jepet kushtrimi i luftes.
E gjithe kjo historia qesharake e Serbit te penduar, ishte nje trillim mediatik dhe nje aktrim i tij, sipas porosise qe i kishin caktuar. Po tallen me ju.
Nderkohe qe Rusine do ja ndersejne Europes, e Kinen Taivanit, Serbine do ja ndersejne Ballkanit. Ky eshte programi plehrave te kultit Global alla Shallom.
Ore Pordhiks, po mire ore burre, sipas teje nuk ka gje qe ndodh ne kete bote qe te jete e natyrshme dhe gjenuine, po patjeter duhet te jete produkt i planeve perfide te satanisteve, illuminatit, apo cfaredo lloj organizate qe egziston ne mendjen tende te semure? A nuk ka mundesi te mendosh qofte edhe per nje moment te vetem se ai serbi, ashtu e ndjeu dhe ashtu veproi. O Pordhiks, kur ta jep gruaja ty psh a te shkon mendja qe ka marre ndonje e-mail nga satanistet qe te te jape ate gjene ty qe ti te hutohesh dhe te mos mendosh qofte edhe per nje minute per komplotet e tmerrshme qe po pergatiten kunder njerezimit.
Fatkeqesisht ky eshte realiteti, sidomos aty ku ka zhurme mediatike dhe aktrime politikanesh.
Realitetin sipas teje e kemi marre vesh
Po realitetin real kur di ta marresh vesh ti?
VO:
-Falënderojmë V.Malaj për mesazhin që i jep personit të sakatuar nga agjentura Sërbe e pandreqshëm në shekuj.
-Nuk është i vetmi rast që rregjimi Beogradit bën të tilla masakra ndaj popujve fqinj dhe Atyre në ndihmë të tyre.
-Kjo ngjarje tmerrshme acaron më tej situatën dhe tregon se Shteti Sërb nuk heq dorë nga pretendimet territoriale dhe armiqsin e madhe ndaj Kosovës..!
-Ky është një mësim i madh edhe për BE,SHBA që Sërbia nuk bën hapa pas për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur duke zbatuar direktivat e PUTINIT.
-Të shkuara njeriut të mirë Sërb Sandaloviq..!
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung para disa ditesh – “Serbia nuk ka patur ne Tirane kryeminister me te mire se Rama qe nga koha e Pashiqit…”
demo fallco apo i vertete:
Sepse ka shume pushta te HAMASIT te Enverit qe te kopjojne nick-un e kontraversit per te sulmuar intelektualin ne llogoren e tij dhe per ta marre kalane nga brenda sic i ka mesuar sigurimi i Enverit. Prandaj ne radhe te pare duhet t’i mesoj enveristit Viktor Malaj se gjuha serbe nuk ekziston, por serbo-kroate dhe ne te gjitha forumet nderkombetare perkthyesit jane ne gjuhen serbo-kroate, nga ana tjeter nuk e di se ku e ka gjetur Viktor Malaj kete shprehje te pazakonte qe askush ne Serbi nuk perdor “Hvala vam, gospodine Sanduloviq” sepse po te shkosh ne Beograd dhe te thuash kete fraze do te dukej sikur ishe gabel apo magjyp qe tregon njohurite e vorfna te enveristit Viktor Malaj qe e quajti Gjykaten Speciale te Hages si “Dhome Mesjetare Inkuizicioni” me nje mendjelehtesi enveriste te cuditeshme per kete Gjykate te ngritur me financime nga SHBA qe u dha te drejten te emerojne prokurorin e tyre Jack Smith me shume dipllomqa nga Universitete Prestigjize (lexoja CV) dhe me nje pervoje te gjate si nje prokuror exlenet i pakorruptueshem ne gjithe punen e tij, ne dallim nga prokuroret e Kosoves qe po vertiten me muaj si “kurvat ne bordello” per te fshehur Bexhet Pacollin si porositesin kryesor te vrasjes se Liridones se shkrete, apo ne dallim nga prokuroret UBUBU hetues te Enverit ne shqypnine e Rilindjes Enveriste te Edi Rames, cunit te Kristaqit, Killerit Skuth te Enverit qe po keshtu si Bexhet Pacolli ne Kosove hidhte “gurin vrastar dhe fshihte doren” duke i groposur viktimat poshte shtyllave elektrike per mos t’u gjetur me kurre.
NGA BURON CINIZMI YT PER TE ANATEMUAR SHBA QE TE FALI NJE SHTET BADIAVA?
Ju fanatiket e HAMASIT te Enverit nuk keni asnje llogjike, ju nuk parashtroni argumenta per tezen qe mbroni, nuk dini te hapni internetin dhe te lexoni fakte dhe dokumenta te besueshme, ju veproni si HAMASI i Gazes ne Izrael sulmoni me pabesi duke vrare dhe duke prere popullsi civile, qelloni me raketa sovjetike kundershtarin dhe pastaj filloni dhe qani e ulerini BUBUBU! cfare na beri Izraeli i Lig dhe tregoni video per masakren cifute duke i kerkuar ndihma Botes Demokratike si rufjane te vertete. Keshtu po vepron edhe Hashim Thaci qe ka mohuar para Gjykates se ka qene Kumandari supem i UCK dhe nuk ka dhene asnje urdher per vrasjet horror te kosovareve te LDK ne Llapushnik e gjetke, as te deshmitareve te krimeve te tij kunder njerezimit qe i ekzutuan kudo ne Bote si nje mafie e vertete dhe ishte po ky Hashim Thaci qe dekonspiraonte deshmitaret ne Gjykate duke u treguar familjareve te tij dhe prandaj Gjykata e Hages ja ndaloi totalisht takimet sepse rrezikoheshin edhe ata qe kishin mbetur, prandaj mos me be “patriotin” enverist me gisht ne bythe se ta shpif, ishte po kjo Gjykate e Hages qe denoi Millosheviqin dhe banden e tij vrastare per krimet kunder njerezimit qe kishin kryer ne Kosove dhe Millosheviqi madje vdiq ne burg, sic jane ne burg vellezerit Balla qe ekzekutuan qindra kosovare me nje plumb pas koke dhe meso se Drejtesia Demokratike Perendimore nuk i ndan krimet sipas kandarit enverist “Te Saliut dhe Edvinit” as nuk i ve ne kandar se kush eshte me i LIG, por ai qe ka vrare njerez si zogj pule mer denimin e merituar
dhe:
Mos e ndyej emerin e prokurorit zvicerian te ndjere Dick Marty me gojen tende te qelbur te fanatikut enverist, une nuk besoj se je demo i vertete nga menyra si ke shkruar dacibaon enveriste dukesh se je xhelat komunist i Sigurimit, Fjala qe fend dhe tall e bulizon te tjeret ne kete forum te nerum, por kjo gje nuk ka asnje rendesi, intelektuali ka pare ne jeten e tij me mijra xhelate si ty kur i intervistonte ne kufirin amerikano-kanadez qe qanin dhe vajtonin se Zyra e Migracionit nuk i lejonte te kalonin ne shtetin fqinj sepse ligjet amerikane nuk e lejonin qe kriminele te regjimeve satrape diktatoriale te jetonin ne nje vend demokratik, por ajo qe me ben pershtypje eshte se Sheqypnia akoma 34 vjet pas renies se Murit te Berlinit sot drejtohet nga nje Kryeminister injorant pa shkolle dhe pa dipllome, me baba Killer Vrastar te Enverit, qe guxoi te korruptoje FBI e SHBA duke paguar nje spiun te sigurimit te Enverit
KJO ME TE VERTETE KA CUDITUR BOTEN
VO: -Mekënse pasuesit e non gratës,si këta ANONIMËT..nuk heqin dorë prej Tij duke e konsideruar BABA POLITIKË,Ju them:
1.Gozhda Amerikane e non gratës për Sb familjarisht dhe me HA-LE-ATËT është e ndryshkur dhe përfundimisht VDEKJE E SIGURTË NË POLITIKE..!
• Të mos falinderosh Viktor Malaj që del në mbrojtje të viktimës nga rregjimi Vuçiçit dhe të merresh me E.Ramën vënd e pa vënd,është miopi militanti byth lëpirës të nië TIRANI i pashëmbëllt në botë.
2.Arresti në shtëpi e Sb është bërë nga SPAK+GJJKO me diktim Amerikan & Jo nga E.Rama,i cili nuk po mbron më të tijët dhe jo më Saliun e 101 krimeve në Shqipëri 1991-2021.
3.Të akuzosh E.Ramën se mbron Vuçiçin do të thot se je kundër SHBA+BE me të cilët E.R është OK në pushtet e opozitë dhe PS në 33 vite,kur Sb nga 8 Ambasador Amerikan 7 i ka baltosur me shpifje si shitset e nderuara të GABIT..!
4.Sb do të qëndroi në arrest shtëpie me LIRINË(me nënën kolonele Sërbe e UZNO(UDB) mbi 6 muaj për tu hequr nga skena si deputet e politikan,si mënyra më e mirë pas 33 vitesh të DREJTËSISË ton të TREDHUR prej tij dhe të DASH që e futi me vonesë në listën e ZEZË PËRJETSISHT.
5.Zhurma,Destabilizimi në Kuvënd i foltoristëve me diktim të Sb nuk bëhet për komisionet hetimore,por ti hiqet Non grata nga DASH,ANGLIA,Të jet në unison me Beogradin e Kremlinin se her KOLLITEN VUÇIÇ E PUTIN,Të bëhet Kryetar i PD legjetime,Ti hiqen proceset hetimore për Korrupsion madhor familjarisht,Ti nxirret dhëndrri nga burgu,Të mos hetoen për Korrupsion militantët me VILA PA MBARIM,Të mos hetohen e gjykohen për 101 krimet e bëra Saliu e berishistët nga 1991-2021..!
6.Me këtë opozitë copë e çikë prej Sb,Edi Rsma do të Qeverisë deri 2029 me siguri.
• Pasi Kryeminitri në Shqipëri e Kosovë do të bëhet Ai që merr OK AMERIKAN.PIKË.
• Edhe bufi pulave e kupton se Sb nuk e kapërcen më RINASIN për tu takuar me nd/Kombëtsrët dhe,po ndjek metodën e E.Hoxhës 1944-1990,pasi si mjek në bllok mori vetëm të kqiat e tij dhe, pas 90-tës bëri më keq se Enveri në 45 vite,Turku në 500 vite dhe NaziFashizmi në L2B.
-SHKURT: Sb si fatkeqsi Kombëtare duhet të zhduket dhe,do të zhduket nga skena politike dhe po synohet për evidentimin dhe eliminimin e Berishizmit që po i shkojnë pas si zok thiu posht kullës në katin e 8-të që po bëhen GAZI BOTËS.
-FLM DITA.
Xhaxhi Ethem Lalaj,
KETE E KE NGA KOMENTET ME NIVELIN ME TE LARTE LOGJIK DHE ARGUMENTUES !!!
Të lumtë !!!
P.s. Fali anonimsat se edhe ata njerës janë si ti dhe unë.
Kjo eshte nje urrejtje shekullore, ka filluar ne vitet 1200 pas krishtit kur serbet erdhen ne Ballkan! Kur kam shkuar per here te pare ne Jugosllavi ne vitet 90-91 kam kuptuar se kush ishte shteti jugosllav dhe mentalietetin e kombeve qe jetonin aty! Urrejtja per serbet ishte edhe nga Kroatet edhe nga Sllovenet por urrejtja per Kosovaret dhe anasjelltas ishte ndryshe!Malazezet dhe Maqedonasit por edhe deri diku bosnja Hercegovina ishi te lidhur me Serbet! E kisha fjalen per serbet dhe kosovaret egzistonte nje urrejtje e “natyrshme”,qofte edhe prapambetjen kulturore apo fetare te tyre! Degjova qe serbet thoshin,populli serb qe te jem i sakte, thoshte se Kosovaret jetonin me mire se ata dhe po kerkonin shume dhe ata ,kosovaret duhet te rine rehat sepse do t;i bejme tepsi! Pastaj kosovaret me injorancen e tyre jetnin ne shek e 19te,ne kohen e perandorise Otomane! Pra ketu s’ka kuptim Hvala Vam!
Sa here Ethem Lalaja nis e dhjet, Fjala me fende i thote ‘Shendet’ /
Kur Ethemin vdekja ta marr, Fjala me fende do ti recitoje mbi varr /
Demo ky Tironci
Shkurt quhet Demonci
Me kapele zdromci
Po ha pace plonci.
Demo Kokëthati
vëllai i Jasharit
ka shkuar nga fshati
t’ia hipë gomarit.
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
Realitet eshte dhe teatri ti @Tani, por eshte realitet me regji ose si i thone, show. Qe te behesh Politikan ne kete Bote te mbrapshte, kriteri kryesor eshte qe te jesh aktor i mire dhe te genjesh pa tu dridhur zeri. Po nuk u kualifikove ne keto dy veti, nuk ke shance ne Politike.
Intelektual qe vetem i tille nuk je.Puna jote duket nga quelli dhe nuk do kallaus. Ti duhet te jeshe nga ata te botes sote qe luften kundra UCK dhe Hashim Thaqit e keni bere doktrine te tyre,me sajesa, genjeshtra dhe shpifje nga nga me monstruozet.Qellimi i juaj eshte permbysja e te vertetes se luftes se UCK dhe NATOs dhe kthimin e Kosoves ne Serbi.LDK ka dhe ka pasur shume bashkepuntor qe punuan per Milosheviqin dhe i shkaktuan shume deme levizjes shqiptare per liri.Shume nga ta i vrau BIA serbe,si beri me rasten ne kafenen“Panda“ per te akuzuar UCK.Ti i dine keto,por shpirti jote eshte Katran i zi dhe vetem bloz nxerre nga goja.
Demo ka qytetari te pergenjeshtroje diversantet e ferrave o Intelektual,kur mashtrojne me nikun e demos.
Kosova vlen me shume se burgu jot dhe burgu i 60 mije te burgosurve te burgut enverist.Burgu enverist u mbush me kosovare dhe nacionaliste,PER KOSOVE E CAMERI.nga dole ti?Cpifjet e tua kunder luftes se drejte te UCK dhe Figurave te saj kryesore,(sot ne Hage) jane po aq te renda sa Masakra e Recakut.
Shteti Kosoves lirine nuk e ka te dhuruar,por te fituar me gjak dhe mundime 200 vjecare.
Hamasin mos ja trego demos se eshte Ateist brez pas brezi,dhe nuk beson dogrra fetare,as dokrra enveriste.
Prokurori Jack Smith eshte quajtur pak inkuizitor mesjetar,,por eshte nje shtrigan maskara,nje Deshtak ne SHBA,qe pasi deshtoi me turp me akuzat kunder ish presidentit Trump,ngriti Gjykaten speciale te krimeve te luftes ne Kosove dhe Seksionin Special kunder Kosoves ne Hage,,per te bere karriere,per te ngritur poturet e dhjera ne Amerike.Se nje MASKARA amerikan ben Hyqem kollaj kunder nje populli qe te vetmen drite shpetimi ka Ameriken .Edhe ky nuk ka per tu kapardisur gjate mbi Ahtin e nje populli te vuajtur nga masakrat dhe genocidi serb.Si kadavra Marty do te pesoje.
Nuk mungojne kurre intelektuhale te tilla o Baci, mos u merzit.
Beri teater apo nuk beri serbi pak rendesi ka.
Edhte dicka qe u shkon per shtat njerezve te mire qe duan paqe dhe jo dhune rrugacesh.
Kjo mjafton tani per tani
Mos kerkojme qimen ne qull
Replike miqsore me komentuesit Baci dhe Demo ne lidhje me kete “me nder me thane” intelektualeshin ish “nastradinin e shekullit”
>
Me cfare ka shkruar te kjo gazete “dy kembesh shqipfoles” me e vogla do ishte qe Gazeta Dita ta bllokonte qofte si antishqiptar ,qofte si maniak komentesh i grades fundit”
>
Mjafton vetem mbrojtja heroike qe i ka bere ky DYKEMBESH terroristit Fredi Beleri qe ky jo vetem eshte antishqiptar por dhe i paguar nga klane ekstremisht antishqiptare..dhe aq me keq nese i ben falas
>
Personalisht njoh ne menyre milimetrike ceshtjen e MASAKRES PESHKEPISE qe nga shtypi dhe drejtesia greke ne 1994-1995 vihet gishti fort te Fredi Beleri..por theksoj se nuk eshte as faji i grekeve as Belerit qe bejne punen e tyre..Faji eshte i Kabllogrameve Amerikane dhe Edi Ramortjes qe kane njohuri te sakte per Lidhjet e Belerit me masakren e Peshkepise dhe bejne rolin e strucit..Pa faj nuk eshte dhe gazeta Dita qe lejon kete me nder me thene intelektuahelen te qelbe jo vetem kete gazete por dhe dinjitetin kombetar..Turp per Diten
o Chess player;
Mos na zhgënje kështu o burr’ i dheut e stërnip i Skanderbeut !
Po pse ore në diktaturën e tmerrshme barbare të Enverit jemi ne që të na dënoni për “agjitacion e propagandë”, e të censurojmë mendimet ndryshe?! Eshtë bërë zakon që tjetrit i kundërvihemi me paragjykime dhe shabllone të kalcifikuara si: “Bejleri është kështu”, Esad Pashë Toptani është ashtu”, etj.
Po mendo pak me bonsens, gjithë kjo punë kolosale e Intelektualit si mund ta hidhni poshtë kështu pa parë asgjë të mirë dhe asnjë vlerë?!
Kundërvihuni me argumente dhe në linjën e një debati konstruktiv, dhe jo kështu !
Viktor Malaj:
Mengadale me falenderime enveriste, sepse edhe me pare e kemi degjuar kengen internacionale komuniste ne serbo-kroatisht:
DRUŽE TITO, HVALA TI ZA SVE! MI TI SE KUNEMO!
Kete falenderim komunist serbo-kroatisht per shokun Tito e kendoi Enveri papushim nga 1943 deri ne 1948 kur ja kishte shitur Shqypnine Jugosllavise dhe kur LANC-i kriminal jugosllav i tij i vriste kosovaret me pabesi ne Tivar duke bashkepunuar me kasapin antishqyptar, Aleksander Rankoviq qe Enveri e dekoroi me medalje dhe qe ka mbetuar akoma si HERO me dekorata ne Shqypni. Kjo kenge qe vazhdoi me vrasje, vetvrasje dhe ekzekutime te kundershtareve te Titos dhe Jugosllavise si Nako Spiru dhe, po kete kenge komuniste e degjuam me pas ne variantin rusisht:
СПАСИБО ВАМ! СПАСИБО ТОВАРИЩУ СТАЛИНУ!
Kete falenderim komunist ne rusisht per shokun Stalin e kendoi Enveri papushim nga 1948 deri ne 1960 kur ja kishte shitur Shqypnine BRSS dhe kur Stalini i thonte Titos per ta gllaberuar Shqypnine sepse shqyptaret ishin “…nje fis i eger ujembledhes dhe druvaresh te pagdhendur…” qe pasoi me nje genocid te papare kunder intelektualeve properendimore shqyptare dhe komunisteve titiste si Koci Xoxe qe kishin shpresuar te dashnia e Enverit per Jugosllavine. Per te arritur te kenga e Enverit ne kinezce qe nuk di ta shkruaj, por qe e falenderonte shokut Mao dhe i betohej me besnikeri se do te ruante pastertine e Marksizem-Leninizmit deri ne varr, besnikeri alla shqyptarce qe nuk priti varrin e Enverit por perfundoi edhe ajo si te tjerat ne vitet 70-te dhe Enveri nuk kishte se kujt t’i kendonte me kenget me falenderimet komuniste ne Dimrin e Vetmise se Madhe.
prandaj:
Mengadale me falenderime enveriste, sepse edhe me pare e kemi degjuar opozitare te tjere serbe qe i kane bere elozhe shqyptareve te Enverit dhe sapo kane hypur ne pushtet i kane harruar shqyptaret ne cast dhe e kane kthyer pllaken ne anen tjeter menjehere dhe i kane derguar shqyptaret per “sapun” si ne te gjithe fanatiket nacionaliste te tjere dhe ne kete kendveshtrim me i besueshem mund te jete Phoenix-i me teorite konspirative te tij se ti o enveristi Viktor Malaj qe nuk e njeh fare Serbine dhe nacionalistet serbe dhe rekomandimi i intelektualit per serbin opozitar me mire do te ishte:
“Hvala lepa, ne računajte na nas!
sepse:
Ky falenderim per Sandulloviqin e rrahur nga nacionalistet serbe eshte me i drejte gramatikisht ne serbo-kroatisht (nuk ka gjuhe serbe) dhe me i paangazhuar politikisht
Shahisti i Enverit,
LESHIN tregoja sat’eme se mund te beje triko dhe po s’i doli e ka me bollek andej nga te ka nxjerre. Urrejtjen qe ke per Imperializmin e Lig Amerikan tregoja tyt’eti qe te ka hedhur spermen e budallit me gjenin e fanatikut qe nuk di te formuloje nje argument llogjike per replikat dhe llogjet qe hedh papushim ne kete forum te nerum,
ndersa:
ENVERIT SI XHEBRAIL I MIRE NGA 1944 – 1970 TREGOJA KALAMAJVE PARA GJUMIT TE NATES DHE JO BACIT APO DEMOS,
sepse:
O karagjoz enveristi nuk te beson me kush.
dhe:
“Hvala lepa, ne računajte na nas!” po keshtu eshte nje kenge folku serbo-kroate qe e kendoi per shume kohe me sukses Lepa Brena famoze dhe shqyptaret e pelqenin shume kur drejtonin antenat e tyre mbi cati drejt Titogradit (Pdgorica) per te shikuar me sy te zgurdulluar ne televizoret Lura kengetaren famoze te Titos qe refrenin e kishte me perkthim:
SHUME FALEMINDERIT, POR MOS NA KINI BESE!
O shoku Viktor Malaj, do ta dijme per shume “Hvala vam” sikur te pyesesh ca andej nga Kryeministria e te na thuash se kur do marrin Punonjesit Buxhetore ato rrogat e dhjetorit !
Baci
Une per ty them se e shpirtin si ZIFTI dhe KATRANI i Selenices ne se e ke pare dhe pse e them kete, sepse kur ju fansat e Hashimitflisniper NATO harroni se kjo organizate ushtarake financohet kryesisht nga SHBA qe u faliKosoven shqyptareve badiava si nje shtet i ri, dhe ishte po kjo SHBA qe financoi Gjykaten Speciale te Hages me kryeprokuror Jack Smith me nje CV shume te nerume me dipllome nga nje universitet prestigjoz dhe me ymrinsii pakorruptueshem madje qe guxoi te akuzoje Presidentin Trump,prandaj per shpifjet dhe genjeshtrat e intelektualit tregoja kalamajve dhe familjes tende prej budalli ne shtepi, sepse Hashim Thaci eshte akuzuar per krime kunder njerezimit dhe ka ekzekutuar deshmitaret e krimeve te tij dhe te gjitha keto akuza jane ne internet dhe ti o Baci Katran i Zi nese di ndonje gjuhe te huaj mund t’i lexosh vete pa asnje veshtiresi, prandaj mbylle HALEN e “patriotikut” me gisht ne bythe se duke e vertitur bythen si kurvat ne bordello here me NATO here kunder SHBA duke mbrojtur Hashim Thacin dhe duke e cilesuar Gjykaten e Hages si “Dhome Mesjetare Inkuizicioni” kjo tregon se jo vetem shpirtin e keni ZAP te ZI por edhe bythen e kurves enveriste e keni si je afrikan bythzi.
dhe:
“ Hvala vam, gospodine Sanduloviq” e thone vetem gabelet ne Serbi dhe Kroaci
Per gjithologun kokebosh ” intelektual “, i cili vuan nga semundja e pasherueshme e psikopatise:
Gjuhet serbe dhe kroate jane thuajse nje por kane mjaft ndryshime midis tyre. Ne rastin konkret, ne gjuhen letrare serbe shkruhet ashtu sic e ka shkruar ky autori, ndersa ne kroatisht do te thuhej: Hvala vam gospodin ( pa ” e ” ne fund ). Ndersa ” gabelce ” pra joletrare,ose sic do ta thoshte gabelo-lehesshumesi ” intelektual “, do te thuhej: Hvala ti druzhe….
Kaq per sot per njeriun qe ndyn nga dhjete here shkrimet e gazetes dita dhe shikon enderra ne diell me Enver Hoxhen edhe sot pas dyzet vitesh nga vdekja e tij.
A ti qenke i semure, por me semundjen e urrejtjes ndaj shqiptareve….po ne kemi dhe shume koqe te tipit “fjale me vend ” , qe duan te behen me ‘katolik se papa ‘ ( ne se nuk e ka ironi ate qe thote)
Komplimenti per Viktor Malaj, dhe habitem se si mund te shkruash kunder ketij artikulli EXELENT
Urrejtesi profesionist,dy fjale me mend ke thene dhe i ke vene vulen.
Demo je i madh me vërtet e topi s’e luan
sado që “cinkonkë” shpesh mua më quan
me vehte mendime kontraverse bluan
dhe me gurë pemës me kokrra i gjuan.
Demo je vërtet një peshk i madh “ton”
nën ujrat e forumit të nerum noton
majtas e djathas me sy cironkat i shikon
dhe ndonjëherë për kombin syri të loton.
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
@ chess player!
Komentet tuaj jane pa perjashtim racionale, te vertete dhe bindes, jane komente, qe e dhjesin nga koka deri ne fund te kembeve nje mender ”intelektual” sebashku me ”tifozet” e tij, nje idiot, inatçor dhe te mbushur me urrejtje pathologjike, fjalelumë, me helm e llum, qe ndot cilindo nga lexuesit e nderuar te Gazetes DITA. Habitem me redaksine e kesaj Gazete te nderuar, qe i jep hapsire nje ndyresire dhe destruktivi te pashembellte dhe te neveritshem. Te pershendes dhe uroj per kenaqesine, qe dhuron permes komenteve konstruktive dhe racionalë…
Pedagogu i gjuheve te gabeleve:
Meqe je kaq i ditur dhe i lecitur ne llogjet qe hedh pa dogane, ja si shkruan Bota intelektuale per kete problem:
“Variantet etnopolitike të diasistemit serbo-kroat (për vitin 2006). Gjuha serbo-kroate është një emër kolektiv për disa gjuhë sllave të jugut që fliten në vendet e ish- Jugosllavisë. Ky emër u përdor zyrtarisht nga viti 1945 deri në vitin 1991. Nga viti 1921 deri më 1941, në Mbretërinë e Jugosllavisë u përdor një emër kolektiv, i cili përfshinte madje edhe sllovenishten si gjuhën serbo-kroate-sllovene, prandaj emri gjuha serbo-kroate ka dy variante: gjuhen kroato dhe serbe, te unifikuara ne nje gjuhe sipas kushtetutës së fundit të RSFJ-së. Sipas mendimit të imponuar gjatë periudhës 1945–1991, gjuha serbokroate ndahet në dy variante kryesore: lindore ( serbe ) dhe perëndimore (kroate), por qe perfshinte dhe te ashtuquajturen gjuhe jugore ne variantin boshnjak. Krijimi i gjuhës së përbashkët letrare serbokroate është baza e të ashtuquajturës Ideja (e unitetit) jugosllave qe e kane zanafillen ne Aspiratat austriake jo vetëm ne Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi, por deri në Selanik nëpërmjet Pomeranisë dhe Maqedonisë, d.m.th. me aspirata asutro-hungareze mbi territorin e ish-prefekturës së Ilirikut qe perfshinte edhe pjese te Shqiperise. Edhe pse qëndrimi zyrtar në ish-Jugosllavi është se variantet e gjuhës serbo-kroate janë në një unitet dialektik dhe nuk përbëjnë gjuhë të veçanta, ne fakt dallohen disa dallime te vogla jo thelbesore midis varianteve lindore (serbe) dhe perëndimore (kroate) te cilat pas shperberjes se ish Jugosllavise moren formen e nje debati nacionalist megjithate ne te gjitha forumet nderkombetare flitet akoma gjuha e pandare serbo-kroate pa asnje dallim.”
dhe:
Ne kete kendveshtrim shkencor si mund te perdoren llogje rrugacesh “kokbosh” dhe “lehshume” per nje njeri qe duket nga larg se nuk ka shkelur asnjehere ne Serbi dhe e shikon shprehjen “Hvala vam!” si nje gje te zakonshme kur degjohet vetem nga gabelet qe jetojne ne qender te Beogradit per te bere servilin ndaj serbeve ne menyre qe te mos u prishin barakat prej llamarine duke “henger” nga injoranca e gabelit nje fjale shume thelbesore qe do ta bente servilizmin e gabelit me te te plote dhe me te kuptueshem per nacionalistet serbe si “Hvala vam puno!” ose ne variantin me konciz dhe pragmatik “Hvala puno” (thank you so much) ndryshe pjesa shtese si bisht falenderimi enverist per Titon dhe kriminelet e tij qe vrane kosovaret ne Tivar ne bashkepunim me LANC-in kriminal jogosllav te Enverit fjala “gospodine” apo “gospodin” ne variantet e ndryshme eshte vetem garniture qe mund t’i shtohet menyse sipas deshires.
O SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI
KUSH TE KA FUT ME KRYE N’HI
VIKTO MALAJ QE KA RA N’DASHNI
ME GOSPODINE SERBIN PA PARTI
Vuçeviç, ministri i mbrojtjes së Vuçiçit , kur një oficer serb shprehu pakënaqsin që BE lejoj shqipëtarët e Kosovës të lëvizin në vëndet e BE pa viza, u tha oficerëve serbë të reparteve ushtarakë në Presheve që jo të pizmosen me këtë vendim të BE por përkundrazi të gëzohen, sepse tani, me heqien e vizave, më tepër shqipëtarë të Kosovës do të braktisin trojet etnike, gjë që është në përputhje me strategjin konstante antishqiptare të serbëve për spastrimin etnik të Kosovës dhe më tej, edhe të Shqipëris dhe
me siguri Vuçiç, Vulin, Vuçeviç……çdo antishqipëtar serb me siguri thot
“Hvala vam gospodine Edi Rama” ……….që po arrin të bëj atë që Pashiq, Milosheviç …..nuk e realizuan as me kanibalizëm barbar të çetnikëve e Arkanëve të tyre. Millosheviçi dështoj të përzinte një miljon shqipëtar nga Kosova , por kusari kombçfarosës, i marrosuri, vagabondi kryeministër Edi Rama arriti që për 10 vjetë sundim barbar me armën e sofistikuar të taksave të çmëndura, të PPP dhe konçensioneve, të çmimeve që vetëm rriten të tregëtarve kusarë të përzer për të mos u kthyer një miljon shqipëtarë dhe
ministri Vuçeviç, në strategjin e ushtris serbe llogarit një miljon ushtarë më pak në luftën që po pregatisin në ethe për “botën serbe” me dalje në Durrës, llogarisin që në qytetet dhe fshatrat e zbrazura të Shqipëris ushtris serbe nuk do ti dal përball asnjë shqipëtar, madje do ti presin me lule sepse në vitet 2030 në Shqipëri do të ngelet vëllau i Vuçiçit, Vulinit, Vuçeviçit…..gospodin Edi Rama dhe 500 000 patronazhistët e tij të administratës dhe kusarët biznesmenë, që atdhe kan vetëm thesin e kusaris dhe që janë të lidhur kokë e këmb me Arkanët biznesmenë serbë si biznesmenët që importojnë kalbësirat e grurit, mjellit, qumështit pluhur …….nga Serbia për të “ushqyer” shqipëtarët, produkte që, po të kishte kontroll doganor , nuk do të futeshin në vënd..
Po të ishja gazetar si Viktor Malaj do të shkruaja një artikull më se aktual me titull “Hvala vam gospodin Edi Rama, nash nove Pashiq na Albania”, madje kam frikë se edhe këtë koment që bije ndesh me projektin e spastrimit etnik serb të Pashiqit nuk do ta lini të dal në këtë faqe.