Dy burra të dehur me origjinë shqiptare janë arrestuar nga Policia për spiunazh në Salamis në Greqi.
Efektivët e Sigurisë së Salamis kanë vënë në pranga një 63-vjeçar dhe një 67-vjeçar, pasi janë pikasur mbrëmjen e së dielës teksa kanë hyrë në një zonë ushtarake në Stacionin Detar të Salaminës.
Raportet tregojnë se dukej qartë se ata ishin në gjendje të dehur.
Menjëherë prania e tyre në zonë ka ngritur alarmin.
Ata janë imobilizuar nga personeli i Marinës dhe me shpejtësi është lajmëruar Policia, e cila i ka dërguar në Komisariatin e Policisë lokale.
Aty u arrestuan për spiunazh, për masat e sigurisë, ndërsa njërit prej të dyve i mungojnë dokumentet ligjore për të qëndruar në vend.
j.l./ dita
