Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I përhapën foto-montazh me minifund dhe e akuzuan se ‘urdhëroi policinë’, Iris Luarasi: Kjo nuk është gazetari, por qelbësirllëk
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I përhapën foto-montazh me minifund dhe e akuzuan se ‘urdhëroi policinë’, Iris Luarasi: Kjo nuk është gazetari, por qelbësirllëk
AktualitetKronike

I përhapën foto-montazh me minifund dhe e akuzuan se ‘urdhëroi policinë’, Iris Luarasi: Kjo nuk është gazetari, por qelbësirllëk

Published: September 9, 2026
Shpërndaje

​Llogaritë dhe faqet e rrjeteve sociale kanë përhapur një lajm lidhur me shoqërimin e një protestueseje nga Policia e Shtetit, duke pretenduar se masa është marrë “nën urdhrat e Iris Luarasit”. Për më tepër, pretendimi u shoqërua me një imazh ku fytyra e Luarasit është vendosur me fotomontazh mbi trupin e një gruaje tjetër.

​Përmes një reagimi publik, deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ka cilësuar këtë raportim një “manipulim të shëmtuar” dhe “dhunë digjitale”. Luarasi thotë se shoqërimi i protestueses nga policia nuk ka asnjë lidhje me të, por lidhet me dëmtimin e automjetit privat të deputetes tjetër, Ilva Gjuzi.

​Prapaskena e këtij manipulimi lidhet me tensionet e një dite më parë pranë Parlamentit, ku disa aktivistë dhe protestues u përballën me deputetë gjatë hyrjes së tyre në Kuvend. Gjatë këtij incidenti, Luarasi u ndoq dhe u shënjestrua nga disa protestuese me thirrje e akuza verbale pranë një qendre tregtare gjatë rrugës për në seancë.

- Publicitet -

Pas përplasjes verbale, në rrjet filluan të qarkullojnë pretendime se policia kishte ndaluar njërën nga aktivistet me urdhër të Luarasit. Por veprimi i policisë erdhi pas dëmtimit të makinës private të deputetes Ilva Gjuzi. Montimi i imazhit dhe lidhja e rreme e ngjarjes u përdorën më pas për të ushqyer dezinformimin në rrjetet sociale.

 

​Reagimi i plotë i Iris Luarasit:

​FAKE NEWS DHE MANIPULIM I SHËMTUAR:

​”Protestuesja është shoqëruar në komisariat lidhur me sulmin ndaj automjetit privat të deputetes Ilva Gjuzi dhe dëmtimin e pasqyrës së tij dhe s’ka lidhje fare me mua.

​Deri më tani nuk kam ndërmarrë asnjë hap ligjor ndaj personave që më denigruan dje. Ata që përdorin manipulimin dhe lajmet e rreme nuk i shërbejnë protestës: e bëjnë pis atë.

Përdorimi i fytyrës sime mbi trupin e një gruaje tjetër është poshtërim publik dhe dhunë digjitale ndaj një gruaje.

​Kur kësaj i shtohet edhe një lajm i rremë, nuk kemi më as informim, as satirë dhe as gazetari. Gazetaria kërkon të vërtetën, kurse qelbësirllëku ushqehet me gënjeshtrën. Mos i ngatërroni. Dhe qelbësirllëku nuk quhet gazetari”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?