Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I dekoruar nga Vuçiç, ekspertët e sigurisë: Ja kush është prijësi i agjenturës ruse në veri të Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > I dekoruar nga Vuçiç, ekspertët e sigurisë: Ja kush është prijësi i agjenturës ruse në veri të Kosovës
BoteKosovëKryesore

I dekoruar nga Vuçiç, ekspertët e sigurisë: Ja kush është prijësi i agjenturës ruse në veri të Kosovës

Published: August 7, 2022
Shpërndaje

Agjentët sekretë serbë dhe rusë po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës, ndërsa një nga figurat kryesore të Agjencisë serbe të Sigurisë (BIA), Bojan Dimiç qëndron në krye të tyre, thonë ekspertë të sigurisë në vend.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thekson se Dimiç i kontrollon në tërësi këta eksponentë, të cilët i quan “idiotë të shfrytëzuar”.

Sipas Forumit për Siguri dhe Demokraci në Beograd, në Serbi veprojnë 4,036 agjentë rusë, prej të cilëve 113 në BIA, 7 në presidencën e Serbisë, 27 në qeveri, etj.

- Publicitet -

Musliu shton se Dimiç, nivel i lartë i drejtorit në BIA, e i cili është dekoruar nga Aleksandar Vuçiçi, është njëri nga 113 agjentët rusë në këtë agjenci.

“Bojan Dimiçi ka vite të spiunazhit në Kosovë, gjinden me një numër më të madh në veriun e Kosovës por edhe në reklamat e tjera. Këta të mjerë nuk janë as të vetëdijshëm që punojnë për çështjen ruse dhe janë të orientuar në nivele të ndryshme shoqërore, ato kriminale, politike, të jetës së përditshme. E kemi rastin e Radoiçiçit, Veseloviqit, te cilët janë pandam të Arkanit të dikurshëm. Këto politika, të cilat janë të trashëguara nga Rusia e kahershme. Pastaj, janë Millosheviçi, e kemi Gruevskin në Maqedoni, e kemi Rakiçin i cili ka kontaktuar direkt me Putinin në Moskë, iu kujtohet që presidenti francez ka qëndruar 12 metra larg tij, ndërsa Rakiçi ka qëndruar dorë për dore, do të thotë një afërsi shumë e madhe që për Putinin agjentët në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rëndësishëm sepse nëpërmjet tyre e destabilizon Ballkanin dhe e arrin qëllimin e vet. Në këtë aspekt, po ka agjenturë ruse në Kosovë, sa i përket agjenturës së tyre, Bojan Dimiqi është përfaqësues i tyre dhe i kontrollon në tërësi këta eksponentë të cilët shumica e tyre quhen në gjuhë profesionale, idiotë të shfrytëzuar sepse nuk janë të vetëdijshëm për këtë shërbim”, thotë eksperti i sigurisë.

Duke ia përmendur përmbajtjen në llogaritë në rrjete sociale, Musliu thotë se Dimiçi tashmë është shndërruar edhe në një promovues, ose siç quhen agjent influencues të Rusisë.

“Dimiçi ka qenë një kohë udhëheqës prej drejtorëve të BIA-s dhe është agjenti kryesor i Federatës Ruse në Serbi. Përveç kësaj që është agjent i Rusisë i hapur, ka pesë apo gjashtë vite që vepron haptas si agjent i tyre, përveç që është zyrtarisht agjent i BIA-së është i rrezikshëm për faktin se është agjent influencues, sepse promovon çështjen ruse. Ka lidhje të drejtpërdrejta me presidentin Vuçiç, i cili e ka dekoruar dhe ka lidhje të drejtpërdrejta me shërbimet sekrete dhe të spiunazhit të Federatës Ruse (FSB) dhe GRU”, thotë Musliu.

Sipas tyre, agjentët rusë kontrollojnë edhe shërbimin sekret serb dhe një pjesë të madhe të jetës në Serbi. Në këtë mes, Musliu potencon edhe figurën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Veprimtaria e tij (Aleksandar Vuçiçit) tregon që i njëjti është nën ndikimin shërbimit sekret rus dhe mos stabiliteti i tij politik e tregon atë, në një çast është pro-evropian dhe në çastin tjetër është pro-rus. Shembull, para dy muajsh ai deklaroi në një konferencë për shtyp që bota do të ballafaqohet me një krizë shumë të madhe humanitare, me luftëra, por pas pesë minutave e prezantoi një program të cilin e paraqiste Serbinë me një progres shumë të madh ekonomik dhe bujqësor, sipas të cilit, në këtë aspekt, Serbia do të ishte lidere në Evropë. Këto janë dy çështje shumë të kundërta në momentin e njëjtë d.m.th. ky politikan ka një disbalancë shumë të thellë në vete”, thekson Musliu.

Se Rusia është e interesuar për të përdorur Serbinë për politika të vetat, e thotë profesori universitar, Arben Hajrullahu.

“Në qoftë se shikohet për një periudhë më të gjatë kohore me dekada, interesi rus gjithmonë ka qenë që me përdorë Serbinë si bazë për realizimin e politikave të veta ekspansioniste dhe në Serbi shpeshherë e ka gjetur një tokë pjellore për veprimet e veta, e kjo sidomos viteve të fundit është shpërfaqur në masë shumë të madhe. Pra, është pjesë e projektit ekspansionit rus, ku Serbia në mënyrë të vullnetshme, faktikisht është bërë vegël e Rusisë”, thotë Hajrullahu.

Sa i përket pretendimeve të shtetit serb për t’u integruar në Bashkimin Evropian, Hajrullahu thotë se është bukur vështirë e realizueshme pasi Serbia vazhdon të veprojë si një dorë e zgjatur e interesave ruse. Në të kundërtën, thotë se Serbia brenda BE-së do të ishte si “Kali i Tojës”.

“Mund të ndodh që teorikisht edhe mund të arrijnë një gjë të tillë, mirëpo atëherë Serbia do të ishte brenda Bashkimit Evropian si një kalë i Trojës, pra që të shërbejë interesave ruse, brenda Bashkimit Evropian. Edhe ashtu, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për Serbinë duket më shumë në rastin më të mirë i ngrirë, siç shihet në mosharmonizimin e politikës së jashtme por edhe të sigurisë me qëndrimet e Bashkimit Evropian. Edhe zhvillimet e fundit, lufta në Ukrainë e ka shpërfaqur edhe më shumë varësinë e vullnetshme serbe ndaj politikave të shtetit të Rusisë”, thekson ai.

Ndërsa, eksperti i sigurisë Musliu thotë se pa de-rusizimin e Serbisë, nuk mund të ketë integrim evropian.

“Pa u de-rusizuar Serbia nuk mund të integrohet në asnjë pjesë të Evropës edhe pse Evropa shumë herë ka mirëkuptim për ta, por mendoj që është një gjë e pamundur që të jetosh në levat e Rusisë dhe të integrohesh në Evropë. Kjo është e pamundur, kjo është një barrë e cila i përket popullit serb që të bëjë pastrimin e vet nga e kaluara”, thekson ai.

Profesori Hajrullahu thotë se shteti i Kosovës me institucionet e veta janë të vetëdijshëm për tendencat serbo-ruse për destabilizim të vendit, porse thekson se nevojitet ndihmë e përbashkët edhe prej botës perëndimore që të pamundësohet një gjë e tillë.

Agjentët sekretë rusë në Serbi janë të infiltruar në institucionet më të rëndësishme të shtetit serb. Përveç Forumit për Siguri dhe Demokraci nga Beogradi, Serbinë e kanë akuzuar edhe shumë faktorë të tjerë relevantë për mundësimin e veprimit të inteligjencës ruse, siç është rasti me maskimin e veprimit të spiunazhit të të ashtuquajturës Qendër Humanitare Ruso-Serbe në Nish.

Kujtojmë se një ditë më parë, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është arrestuar Daria Aslamova. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Edvin K. says:
    August 7, 2022 at 10:08 am

    Sipas logjikes se Ballkanit te Hapur duhet ta dekoroje edhe Rama.

    Reply
  • Tablo sinoptike e sezonit të nxehtë me spiunë. says:
    August 7, 2022 at 2:41 pm

    Në këtë sezon spiunësh, këtej e andej kufirit, mua më del që, në qoftë se Sandër Vuçuo është agjent rus, shoku Edi të ketë kujdes, se do të ma haj ndonjë pseudonim ,

    jo “Shiringa” as “Penicilina”, se këto janë përdorur e konsumuar, dhe

    në një çantë të zezë që ku nuk ka bredhur, ku fshihen mjaftë sekrete të kobshme, ka dokumenta autentike për personin me këtë pseudonim , poliagjenti i rrezikshëm S.B. i serbëve , i jugosllavëve, i sigurimt të Xherxhinskit, 007 shqipëtar, legjendarit Hekuran Isajit. Agjenti S.B nuk është zbuluar akoma, por kur të hapet çanta e zezë, do të arrestohet me një herë, me cilsimin tradhëti të lartë ndaj atdheut.

    As pseudonimi “Buzuku i Kazinos” agjent i grekërve tërhequr në bashkpunim duke konsumuar dashurinë me një dërro fëmre, Matahari e vërtetë,
    ish sekretare personale e kolonelit të Asfalis në pension, Astinomaqis që hëngri koka në shërbimin inteligjent shqipëtar kur u zbulua duke e lën pa shefin e shërbimit disa vite rresht, dhe pati shef të komanduar z/shefin P.M.

    Po kështu shoku Edi po u tërhoq, larg qoftë, në bashkpunim, në bredhjet e tij të shumta turistiko, diplomatike, artistike nuk mund të ketë as pseudonimin “Liria” që ka qën pseudonimi i 007 I.M. zbuluar këto ditë, tërhequr në bashkpunim nga punëtori operativ Xh.F. që mbulonte Universitetin e Tiranës.

    Shoku Edi të ketë kujdes kur të shkoj të çmallet me vllaun Sandri të mos ngatrroj dyertë, se pran zyrës së Sandrit, në të djathtë, është dera e zyrës së ministrit Vulin, ndërsa në anën e majtë është dera e zyrës së ambasadorit të vllaut Putin, Razvjedçikovit, se

    po u fut në këto zyra , nuk do të dal pa pseudonim, psh “Peneli”, “Artisti serioz” sikurse agjentët, poliagjentët , kryeministra e presidentë para tij.

    Ama i fortë paska qën shoku Enver që ka qeverisur i rrethuar nga lloj lloj agjentësh, ministra, gjeneralë….. sidomos me poliagjentin Mehmet Shehu që e pati pothuaj 30 vjetë kryeministër, por ama të gjithë i zbuloj dhe u tregoj vëndin.

    Nuk e di kemi ndonjë kryeministër, president apo mbret pa pseudonim në historin e shtetit ton që nuk ka qën agjent apo poliagjent i shërbimeve të huaja?

    Thuhet që agjenti më i rrezikshëm në historinë e spiunëve shqipëtarë, që sot quhen patronazhistë, do të jetë ai që do të arrij deri në fund spastrimin etnik të trojeve shqipëtare nga shqipëtarët. A ka në çantën e zezë legjendare ndonjë dokument autentik për këtë agjent apo nuk ekziston një i till?

    as me pseudonimin “Liria” të agjentit të puntorit operativ N.S. që mbulonte universitetin që tërhoqi në bashkpunim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. demo on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  2. xhaxhi moderatori on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. 1thundrak on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  4. demo on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  5. Labi on Guacka e Zvërnecit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?