Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I dënuar me 10 vjet burg për trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Itali! Si iu zbulua droga e fshehur në kamion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I dënuar me 10 vjet burg për trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Itali! Si iu zbulua droga e fshehur në kamion
AktualitetKronike

I dënuar me 10 vjet burg për trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Itali! Si iu zbulua droga e fshehur në kamion

Published: November 5, 2023
Shpërndaje

Një shqiptar, i dënuar me 10 vite burg për trafik droge në Itali, është arrestuar dje nga Policia italiane.

Shqiptari, një sipërmarrës aktiv në sektorin e transportit rrugor, u arrestua në dhjetor 2020 nga Skuadra e Shtabit të Policisë Forlì, me ndihmën e Skuadrës së Piacenza, pasi iu gjet mbi 43 kg kokainë, fshehur brenda një kamioni.

Sipas mediave italiane mëngjesin e datës 14 dhjetor 2020, gjatë një operacioni policor me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikut të paligjshëm të drogës, në një zonë industriale të Piacenza Sud, hetuesit kishin vënë re një kamion në dukje të braktisur.

- Publicitet -

Sakaq, gjatë vëzhgimit ka rezultuar se shqiptari, pasi ka hipur në mjet është drejtuar drejt autostradës në drejtim të Bolonjës, ku edhe u ndalua por nga kontrolli fillestar nuk iu gjet asgjë.

Të nesërmen në mëngjes automjeti u dërgua në njësinë doganore të Portit të Ravenës për t’ju nënshtruar skanimit.

Ekzaminimi evidentoi mospërputhje të vogla në pjesën e poshtme qendrore të rimorkios, aq sa pas heqjes së paneleve prej druri dhe metali, u shfaq prania e një sirtari të mbuluar me material alumini (për të penguar ose parandaluar kontrollet nga Forcat e Policisë) të siguruara në mënyrë të përshtatshme duke modifikuar vetë strukturën origjinale të rimorkios, brenda së cilës u gjetën 3 (tre) qese plastike me 40 pako me një lëndë me ngjyrë të bardhë, e cila nga ekzaminimi narkotest rezultoi se ishte lëndë narkotike e llojit kokainë.

Për pasojë, shqiptari është arrestuar nga policia gjyqësore për trafik droge. Ndërsa sekuestrimi bëri të mundur hedhjen e dritës mbi një organizatë kriminale ndërkombëtare të dedikuar për transportin e lëndëve narkotike me një bazë logjistike dhe seli mbuluese në provincën e Forlit, një organizatë që u çmontua verën e kaluar.

Në përfundim të fazave të ndryshme procedurale, sipërmarrësi shqiptar, i cili kishte zgjedhur procedurën e shkurtuar, u dënua me një dënim të formës së prerë me dhjetë vjet burg.

Dje ai u gjurmua nga hetuesit e Skuadrës Fluturuese të Shtabit të Policisë Forlì dhe u dërgua në burg.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e vajzave, për herë të parë në histori përgatitet për një play-off Botërori
  • “Kamerat nuk kishin memorie”, dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës
  • SHIFRAT: 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
  • Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media
  • Trump u konsultua me “AI” para operacionit në Venezuelë, ja çfarë pyetje i bëri chatbot-it

Komentet e Fundit

  1. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. Phoenix on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  3. K R on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  4. Ethem Lalaj on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  5. Rilindja e Lenka Cukove on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?