Policia Federale braziliane ka arrestuar në Rio de Janeiro ish-ministrin e Jashtëm të Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për mashtrim të lidhur me projektin e një inceneratori në Shqipëri.
80-vjeçari ishte në arrati prej shtatë vitesh dhe figuronte në listën e kërkimit ndërkombëtar të Interpolit.
Arrestimi u krye në lagjen Flamengo, nga Njësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Federale, në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Lartë Federale për qëllim ekstradimi në Shqipëri. Ai do të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurave.
Miller akuzohet për përfshirje në një skemë mashtrimi financiar që lidhet me ndërtimin e një inceneratori të mbetjeve në një qytet shqiptar. Sipas hetimeve, ai dyshohet se premtoi një investim që nuk e përmbushi.
Për këtë vepër, drejtësia shqiptare e ka dënuar me tetë vite burg, të cilat ai pritet t’i vuajë pas ekstradimit.
Manuel Augusto Blacker Miller shërbeu si ministër i Jashtëm i Perusë në vitin 1991, gjatë qeverisë së Alberto Fujimorit. Në vitin 2007 ai u dënua në Peru me katër vite burg, së bashku me disa ish-anëtarë të kabinetit Fujimori, për rolin në organizimin e grushtit të shtetit të vitit 1992. Pas kësaj, ai u zhvendos në Shqipëri, ku qëndroi për pesë vite dhe u bë aksionar kryesor në një kompani private.
Hyrja e zhurmshme në Shqipëri
Në korrik të vitit 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan Blecker-Miller, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas procedurave të dyshimta.
Megjithatë, pas lajmeve të përhapura në median shqiptare për një arrestim të mundshëm të tij në verën e vitit 2013, deputeti socialist opozitar i asaj kohe, Erion Braçe, ka publikoi disa të dhëna lidhur me qëndrimin në Shqipëri të ish-ministrit peruan. Ndërkohë pretendimet u rrëzuan menjëherë nga Policia e Shtetit, e cila deklaroi se nuk kishte asnjë urdhër-kërkimi ndërkombëtar ndaj tij.
Po ashtu, edhe vetë Manuel Augusto Blecker-Miller mohoi që ndaj tij të kishte urdhër-kërkimi ndërkombëtar. Madje, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 2012 për të zhvilluar projektin e tij për përpunimin e mbetjeve.
Pas kësaj zhurme, Manuel Augusto Blecker-Miller fitoi azil politik në Shqipëri, në shtator 2013, ndërkohë që vijoi të avanconte idenë e projektit në Fier, nëpërmjet shoqërisë së tij “Apollon Investment”.

Nje qeveri qe zgjedh jo vetem anetaret e saj dhe gjithe punonjesite e institucioneve shteterore qe duhet te jene te certifikuar si hajdute dhe kriminel, por edhe investitoret, te huaj apo vendas, i zgjedh qe te jene po te tille, hajdute dhe mashtruesa, nuk duhet te qendroj moralisht dhe ligjerisht asnje minute ne qeverisje te vendit, sepse ajo punon vetem per te vjedhur dhe jo per popullin. Kete ka vertetuar kjo periudhe 35 vjecare ne vendin tone, me Sali Berishen, me Fatos Nanon, dhe me kete kryehajdutin Edi Rama. Ky i fundit dhe particka qe ai drejton, eshte akoma shume me i rrezikshem se paraardhesite e tij. Bile edhe kur ecen rruges, me ato fintet dhe perdreshjet e tij, ai mendon vetem sa dhe ku mund te vjedhi me shume sot dhe ke mund te caktoj ne pozicione kyce ku mundesia per te vjedhur eshte me e larte. Kjo eshte vertetuar hapur ne gjithe veprimtarine e tij qe nga dita e ardhjes se tij ne politike dhe pjesemarrjes ne qeverisjen lokale apo qnedrore ku vazhdon akoma me intensitet te jashtezakonshem mashtrimesh, vjedhje dhe korrupsion masive ne te gjithe vendin. Te gjitha koncesionet dhe tenderat qe jepen apo jane dhene kane perfunduar ne dore hajdutesh, oligarke vendas apo te huaj, dhe qe te gjitha kane vertetuar se ato dretohen nga hajdute, matrapaz, drogaxhinje, kriminel, te denuar apo ne burg, me nje te kaluar te erret ne veprimtarine e tyre politike drejtuese. Drejtesia duhet te veproj sa me shpejt, qe Edi Rama dhe Sali Berisha, te izolohen sa me pare nga funksionet politike shteterore, se po shkaterrojn cdo gje ne gjithe territorin shqiptar dhe po shpopullojn shqiperine. Vendi eshte ne rrezik dhe e vetmja zgjidhje eshte veprimi i drejtesise sa me shpejte, duke izoluar kokat kryesore politike-qeverisese, se te dy palet jane bashke dhe bashkepunojn ngushte midis tyre. Pasojat e tyre jane te parikuperueshme dhe duhen dekada te tera per ti rikuperuar pjeserisht dhe e pa mundur te rikuperohen teresisht, keto jane “CERNOBILI” shqiptar qe ka rrenuar gjithcka ne vendin tone.
Eeeej!Eeeeeeeeeeeeejjjj!Shqiperia nuk po denon dot ministrat e korruptuar te Shqiprise,,paska denuar ministrin e korruptuar te Peruse!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Epo dhia zgjebosur bishti perpjete.
Nje qeveri qe zgjedh jo vetem anetaret e saj dhe gjithe punonjesite e institucioneve shteterore qe duhet te jene te certifikuar si hajdute dhe kriminel, por edhe investitoret, te huaj apo vendas, i zgjedh qe te jene po te tille, hajdute dhe mashtruesa, nuk duhet te qendroj moralisht dhe ligjerisht asnje minute ne qeverisje te vendit, sepse ajo punon vetem per te vjedhur dhe jo per popullin. Kete ka vertetuar kjo periudhe 35 vjecare ne vendin tone, me Sali Berishen, me Fatos Nanon, dhe me kete kryehajdutin Edi Rama. Ky i fundit dhe particka qe ai drejton, jane akoma shume me te rrezikshem se paraardhesite e tij. Bile edhe kur ecen rruges, me ato fintet dhe perdreghjet e tij mafioze, ai mendon vetem sa dhe ku mund te vjedhi me shume sot dhe ke mund te caktoj ne pozicione kyce ku mundesia per te vjedhur eshte me e larte. Kjo eshte vertetuar hapur ne gjithe veprimtarine e tij qe nga dita e ardhjes se tij ne politike dhe pjesemarrjes ne qeverisjen lokale apo qnedrore ku vazhdon akoma me intensitet te jashtezakonshem mashtrimesh, vjedhjesh dhe korrupsion masiv ne te gjithe vendin. Te gjitha koncesionet dhe tenderat qe jepen apo jane dhene kane perfunduar ne dore hajdutesh, oligarke vendas apo te huaj, dhe qe te gjitha kane vertetuar se ato drejtohen nga hajdute, matrapaz, drogaxhinje, kriminel, te denuar apo ne burg, me nje te kaluar te erret ne veprimtarine e tyre politike drejtuese. Drejtesia duhet te veproj sa me shpejt, qe Edi Rama dhe Sali Berisha, te izolohen sa me pare nga funksionet politike shteterore, se po shkaterrojn cdo gje ne gjithe territorin shqiptar dhe po shpopullojn Shqiperine. Vendi eshte ne rrezik dhe e vetmja zgjidhje eshte veprimi i drejtesise sa me shpejte, duke izoluar kokat kryesore politike-qeverisese, se te dy palet jane bashke dhe bashkepunojn ngushte midis tyre. Pasojat e tyre jane te parikuperueshme dhe duhen dekada te tera per ti rikuperuar pjeserisht dhe e pa mundur te rikuperohen teresisht, keto jane “CERNOBILI” shqiptar qe ka rrenuar gjithcka ne vendin tone.