Ish-ministri i Jashtëm i Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i dënuar në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ë Spitalin Penal Hamilton Agostinho, më 23 janar të këtij viti.
Blacker Miller ishte në paraburgim të autoriteteve braziliane pasi u arrestua në dhjetor me urdhër të Gjykatës Supreme të Brazilit, në përgjigje të një kërkese për ekstradim të paraqitur nga Shqipëria, një vend që i kërkonte atij të përgjigjej për një mashtrim të dyshuar financiar, raporton Info Bae.
Ai u dënua fillimisht nga Gjykata e Tiranës në maj 2017, vendim i konfirmuar nga Apeli në nëntor 2018 dhe më pas nga Gjykata e Lartë në nëntor 2023, duke e bërë vendimin përfundimtar.
Çështja lidhet me marrëveshje biznesi të viteve 2012 – 2013, kur Blecker Miller regjistroi në Shqipëri kompaninë “Apollon Investment” dhe u premtoi dy biznesmenëve shqiptarë, Iljaz Fisheku dhe Arben Shuaipi, investime të mëdha në projekte përpunimi mbetjesh dhe tregtimi hidrokarburesh.
Sipas hetimeve, ai mori mbi 170 mijë euro prej tyre, pa realizuar investimet e premtuara. Pas denoncimit penal të bërë në vitin 2014 nga dy biznesmenët, hetimet çuan në dënimin e ish-ministrit peruan, i cili tashmë pritej të ekstradohej në Shqipëri për vuajtjen e dënimit.
Ai ka qenë Ministër i Jashtëm në vitin 1992, kur Alberto Fujimori udhëhoqi një “grusht shteti” për marrjen e pushtetit në Peru. Blecker-Miller u akuzua së bashku me 10 kolegë të tij ministra si pjesëmarrës në atë grusht shteti. Por, deri në vitin 2009, të gjithë të akuzuarit ishin liruar nga akuzat.
Prej vitit 2002, Blecker-Miller kishte jetuar lirisht në Shtetet e Bashkuara, ku ishte shndërruar në biznesmen.
Në korrik 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan Blecker-Miller, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas disa procedurave të dyshimta.
Deputeti socialist opozitar i asaj kohe, Erion Braçe, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se kishte ndikuar për lirimin e ish-politikanit të lartë peruan, pasi “bashkë po kryejnë një biznes për përpunimin e mbetjeve në Fier”..
Vetë Manuel Augusto Blecker-Miller deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 2012 për të zhvilluar projektin e tij për përpunimin e mbetjeve.
Pas kësaj zhurme, Manuel Augusto Blecker-Miller fitoi azil politik në Shqipëri, në shtator 2013, në ditët e fundit të Berishës në zyrë, ndërkohë që vijoi të avanconte edhe më pas idenë e projektit në Fier, nëpërmjet shoqërisë së tij “Apollon Investment”.

Nuk u mblodh Kuvendi qe t’i hiqte imunitetin ketij, apo ishte jashte juridiksionit?
Duket se ku i kane mesuar fintet bedelet e Edi Rames ne Drejtesine e Reformuar shqyptare. Ky hajdut nga ana tjeter e Botes eshte:
IRENA GJOKA – SHPATA – MANEKU NE VARIANTIN PERUAN
Me komentin e paske treguar veten sa intelektual qe je .Inceneritoret jane produkt i saliut , si Koka dhe Bllaho jane koka turku nga iliri se pse u kthyen ne PS dhe te gjitha allishverishet e saliut u mundua tja faturonte qeverise se Rames .Kjo eshte drejtesia e munguar e dum dumaneve .
Per 170 mije euro 8 vjet e pasket gropos te shkretin,.Ketu po vidhen ashiqare miljarda euro per pune te pakryeera dhe Drejtesia nuk ka fuqi te arrestoje hajdutet.