Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: I dënuari 32 vjet për vrasje, me TikTok në qeli, mediat britanike e bëjnë temë debati
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: I dënuari 32 vjet për vrasje, me TikTok në qeli, mediat britanike e bëjnë temë debati
BoteKryesore

VIDEO: I dënuari 32 vjet për vrasje, me TikTok në qeli, mediat britanike e bëjnë temë debati

Published: August 27, 2023
Shpërndaje

Një vrasës shqiptar edhe pse i dënuar me 32 vite burgim, publikon shpesh video në rrjetet sociale.

Sipas Daily Mail, shqiptari Eugert Merizaj transmeton vazhdimisht live në Tik-Tok nga qelitë në Britaninë e Madhe, ku i riu flirton me gra dhe luan lojëra, pavarësisht se celulari në burg nuk lejohet.

Mësohet se shqiptari po merr ‘dhurata’ virtuale përmes TikTok nga admiruesit, të cilat mund t’i këmbejë me para, kjo është një shkelje sigurie.

- Publicitet -

Sipas Daily Maili shqiptari ka pohuar se telefonin e tij e kishte marrë përmes një droni dhe e kishte fshehur atë brenda një tualeti, ku deklaron se “nëse zbulohet nga policët, thjesht do të blerë një tjetër”. Ai pretendoi se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, secili i kushton atij 2,000 £.

Në një video ai duket se ka bllokuar dritaren e derës së qelisë me letër për të ndaluar oficerët e burgut që të shikojnë brenda, ndërsa në një tjetër ai u ka treguar 8,000 ndjekësve të tij imazhe të gardheve të sigurisë jashtë qelisë së tij. Në fillim të këtij muaji, Merizaj, i cili përdor pseudonimin ‘Babale’, dhe një tjetër i burgosur, i cili e quan veten Cameron, filmuan veten duke flirtuar me një grua që tha se ishte 21 vjeç.

“Ajo është e pafytyrë, burrë”, dëgjohet të thotë Cameron. “A e di ajo se ne jemi në burg?”

Merizaj përdor gjithashtu një veçori të quajtur ‘Live Match’ në TikTok për të komunikuar me miqtë jashtë burgut dhe për të bërë shuma të vogla. Ndeshjet e drejtpërdrejta përfshijnë përdoruesit e TikTok që filmojnë veten duke folur me përdoruesit e tjerë për pesë minuta, në të cilat ata shpesh kërkojnë nga spektatorët në internet për donacione. Fituesi i një ndeshjeje është ai që merr më shumë ‘dhurata’ nga shikuesit, në formën e afisheve virtuale shumëngjyrëshe. Dhuratat konvertohen në pikë, të cilat në fund mund të blihen për para.  Të mërkurën mbrëma, Merizaj mori pjesë në një ndeshje TikTok Live me tre femra, përfshirë një shqiptare në Spanjë, duke grumbulluar 2600 pikë, ekuivalente me 12.60 funte, sipas një kalkulatori online.

Ai fitoi një tjetër lojë TikTok Live më 16 gusht me 3,319 pikë, ekuivalente me rreth 16 £. Tre orë më parë ai luajti një tjetër lojë, duke fituar pikë ekuivalente me 8 £. Merizaj, i cili përdor TikTok pa u zbuluar nga qelia për rreth një muaj, ka luajtur edhe ndeshje kundër një llogarie TikTok, e cila sipas burimeve është përdorur nga një tjetër vrasës shqiptar që vuan dënimin e përjetshëm në Greqi.

Merizaj u kap në Belgjikë pas vrasjes dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe. Tre anëtarë të tjerë të bandës shqiptare u burgosën për vrasje me paramendim dhe tre të dyshuar janë në arrati.

Në një bisedë në TikTok, Merizaj beson se do të transferohet në një burg shqiptar muajin e ardhshëm.

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?