Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
KronikeKryesore

Kallëzim i ri në SPAK për Ramën

Published: August 14, 2026
Shpërndaje

Nga Elira Kadriu

Në 12 gusht është depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama dhe disa funksionarëve të tjerë publikë. Në kallëzim kërkohet të hetohet mënyra se si janë ndjekur procedurat për planifikimin dhe zhvillimin e disa projekteve turistike dhe investimeve në territor, përfshirë edhe zona të mbrojtura me rëndësi mjedisore.

“Në fokus janë tre raste konkrete, Baks-Rrjoll, Divjakë-Karavasta dhe Zvërneci”, thekson për Citizens arkitektja Entela Spahivogli, nismëtare e kallëzimit.

- Publicitet -

Të 11 kallëzuesit kërkojnë që në këto raste të verifikohet nëse janë respektuar detyrimet ligjore që lidhen me planifikimin territorial, procedurat urbanistike, vlerësimet mjedisore, konsultimin me publikun, transparencën administrative dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura.

Sipas kallëzimit, rastet nuk duhet të shihen si episode të izoluara, por të hetohen në raport me një kronologji ndryshimesh ligjore dhe nënligjore. Synimi është të verifikohet nëse ka ekzistuar një model i përsëritur vendimmarrjeje që ka lehtësuar zhvillimin e projekteve të caktuara.

Kallëzuesit i kërkojnë SPAK-ut të shqyrtojë nëse ky model mund të jetë tregues i një bashkëpunimi të organizuar dhe të qëndrueshëm mes personave publikë dhe privatë.

Një pjesë e materialit të dorëzuar mbështetet në dokumente dhe investigime të publikuara nga Citizens.al, mes tyre “The Albanian Files” dhe “Kush e zotëron bregdetin shqiptar – Dosjet e KKTU-së”.

Këto materiale janë përdorur në kallëzim si burime dhe indicie për të identifikuar projektet, vendimmarrjet dhe procedurat që kërkohet të verifikohen nga organi i akuzës. Në dosje kërkohet që hetimi të mos kufizohet vetëm te rastet e evidentuara në “The Albanian Files”, por të shtrihet edhe në projekte të tjera ku mund të jenë përdorur të njëjtët mekanizma vendimmarrjeje.

“Ne bëjmë detyrën tonë si qytetarë për ta ndihmuar drejtësinë në këtë rast, SPAK-un, për të bërë punën e vet”, tha për Citizens aktivisti Andi Tepelena.

Edhe aktivisti Ilir Xhemalaj kërkoi që SPAK ta shqyrtojë sa më shpejt materialin.

“Kemi kohë që presim shumë vendime nga SPAK-u, vendime të cilat janë aktualisht të vonuara. Urojmë që me këtë padi SPAK-u të veprojë sa më shpejt”, tha ai.

Tre rastet në fokus: Zvërneci, Rrjolli dhe Divjaka

Në Zvërnec, kallëzuesit i referohen projektit “Zvernec Peninsula”, i cili parashikon një zhvillim turistik në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë. Sipas dokumenteve të publikuara më herët nga Citizens.al, kompania që po kryen punimet është “Zvërnec South Adriatic Development”.

Zvërneci u kthye në një nga pikat kryesore të protestave qytetare, pasi banorët dhe aktivistët kundërshtuan ndërhyrjet në zonën e mbrojtur dhe ngritën shqetësime për kufizimin e aksesit në hapësirën bregdetare.

Në kallëzim, ky rast përdoret për të kërkuar verifikimin e mënyrës se si janë ndjekur procedurat administrative, mjedisore dhe territoriale për miratimin e projektit.

Rrjolli lidhet me projektin turistik “Baks Bay”, i njohur më herët si “Blue Borgo” dhe i zhvilluar nga kompania “Gener 2”.

Projekti parashikon ndërtimin e 35 blloqeve rezidenciale, me lartësi nga një deri në dhjetë kate, në një sipërfaqe prej rreth 147,2 hektarësh. Zona shtrihet mes Lagunës së Vilunit dhe Ranës së Hedhun dhe ka qenë pjesë e Peizazhit të Mbrojtur “Lumi i Bunës-Velipojë”.

Prej më shumë se një viti, projekti është shoqëruar me kundërshtimin e banorëve, të cilët ngrenë edhe pretendime pronësie mbi tokën. Në qershor, banorët rrëzuan gardhin rrethues të vendosur në zonën ku parashikohet ndërtimi i resortit.

Projekti është përfshirë edhe në “The Albanian Files”, të publikuar nga Citizens.al. Kallëzuesit kërkojnë që SPAK-u të verifikojë jo vetëm procedurat konkrete të projektit, por edhe ndryshimet ligjore që, sipas tyre, kanë krijuar mundësinë për zhvillime turistike brenda zonave të mbrojtura.

Rasti i tretë lidhet me Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku ndër vite janë propozuar projekte të mëdha turistike.

Një prej tyre ishte “King Coast Resort”, që parashikonte ndërtimin e një kompleksi me hotele, pallate dhe rreth 370 vila turistike, me një investim të deklaruar prej rreth një miliard eurosh. Projekti u kundërshtua nga organizatat mjedisore dhe u refuzua nga qeveria në vitin 2019.

Kallëzuesit theksojnë në dokument se kualifikimi përfundimtar juridik i fakteve i takon SPAK-ut, ndërsa materialet e paraqitura synojnë të shërbejnë si indicie për nisjen dhe zgjerimin e hetimit.

—–

Elira Kadriu është autore e podastit “Pezull” dhe është angazhuar si koordinatore e projekteve që lidhen me fuqizimin e gazetarëve të rinj dhe çështjet e migrimit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • Detari says:
    August 14, 2026 at 7:10 am

    Po “drejtesia” spaku vet sben dot gje? Vetem lexon zarfe qe i sjellin te zyra?
    Gjithe bota e di qe rama dhe qeveria e tij jane hajduta vetem SPAKu nuk e di?

    Reply
    • Noc rroku says:
      August 14, 2026 at 2:14 pm

      Sapllaku ( spaku) ….pret ndonjë lëmoshë t’i hedhin në sapllaku…kaq e ka fuqinë dhe dëshirën…

      Reply
    • Fjala says:
      August 16, 2026 at 7:38 am

      Kur SPAK te perfundoje me 21janari etj , le te fiillojne fazene dyté se i perket viteve te arfhedhme te shekullit 22. Te gala vokates

      Reply
  • Delja says:
    August 14, 2026 at 7:12 am

    Problemi me Ramen tashme eshte qe dosjet me pergjime i ka jo vetem Spak
    Edhe sherbimet e atyre vendeve qe ia japin Spak.

    Nje kryeminister i kapur ne pergjime me trafikant droge apo ne akte homoseks firmos gjithcka në dëm t vendit te vet sepse esht i kapur.

    Ai vet duhet t iki por Rama esht frikacak. Plus qe e di qe arrestohet si Gruevski sapo t dal nga ajo zyr.

    Greqia e ka riaktivizizuar detin pikerisht tani sepse ka dosjen e Rames.

    Demet afat gjat te vendit per te shpetu nje individ jan katastrofale n raste te tilla

    Reply
  • Pusi says:
    August 14, 2026 at 8:56 am

    Plotesishte jam ne një mendje me ty

    Reply
    • Jetimi. says:
      August 14, 2026 at 10:31 am

      Kjo delja më e zgjuar se dhia,tamam mendimet e Sali Berishës babait tij biologjik.

      Reply
  • demo says:
    August 14, 2026 at 9:20 am

    Athere Rama duhet shpetuar nga kapja e shteteve armike dhe MAFIA nderkombetare,me sulm te armatosur,ashtu si u veprua kunder Berishes ne 97.Marshimi i Flamingove roze nuk e perzuri CAKALLIN RAMA qe fshihet ne kallamishte..
    Plumbi or plumbi,,Rama do plumb.

    Reply
    • Arnold says:
      August 14, 2026 at 1:56 pm

      O kusho shiko pak komentet tek ai artikulli i djeshem me peshk ne pjatance me Lekon e Soros sepse Dasho u dekonspirua si emer.

      Reply
    • Valbona says:
      August 14, 2026 at 9:01 pm

      Sulmet e armatosura jo vetem qe nuk e preken perbindeshin e Vicidolit, kryeagjentin nderkombetar, kryekriminelin dhe kryehajdutin Salih Vuk Berisha, por e detyruan te persose mjeshtrine e vjedhjeve dhe shantazheve dhe sot, fale milionave qe zoteron, njohet si fitimtar ndaj SHBA-se dhe Britanise se Madhe, SPAK-ut dhe i tall te gjithe viktimat e tij, fale bashkepunimit me Edi Ramen (2008-2026)!

      Reply
    • Socialisti i zhgenjyer says:
      August 15, 2026 at 2:54 pm

      Jo vetem jetim por edhe kopil
      E di qe Edi kaka ka qendruar se ka kontrate me Sali muti nga ana tjeter
      Te dyve ju vjen era

      Reply
  • nastradini says:
    August 14, 2026 at 9:33 am

    AKTIVISTET KANE GJETUR KISHEN E DJALLIT KU TE FALEN, TE KISHA SPAK-OTURAKU I HETUESVE TE ENVERIT!

    Po Portin mijra vjecar te Durresit, qe DJALLI Edi Rama ja “fali” Alabarit te Allahut Akbar pse e keni lene pas liste o aktiviste? Po Sazanin te vetmin ishull te Shqypnise, qe SATANAI Edi Rama ja “shiti” Kushnerit dhe Ivankes se Trump sikur ta kishte prone te trasheguar nga Kristaqi pse e keni harruar o aktiviste? Po naften e nentokes, qe HAJDUTI Edi Rama ja ka “dhuruar” badihava kinezeve te Bankers Petroleum pse nuk e permendni fare o aktiviste? Po kromin e Bulqizes, qe KUSARI Edi Rama ja ka ka hedhur si nje kocke per ta lepire Samir Manes?

    PO MC. GONIGAL QE U KORRUPTUA NGA FAQEZIU EDI RAMA, QE JA NXIU FAQEN SHQYPNISE NE BOTE?

    prandaj:

    AKTIVISTET KANE GJETUR KISHE KU TE FALEN

    sepse:

    Kesaj me kallezime ne SPAK i thone: “Peit gomar te mbije bar”

    Reply
  • nastradini says:
    August 14, 2026 at 9:34 am

    AKTIVISTET KANE GJETUR KISHEN E DJALLIT KU TE FALEN, TE KISHA SPAK-OTURAKU I HETUESVE TE ENVERIT!

    Po Portin mijra vjecar te Durresit, qe DJALLI Edi Rama ja “fali” Alabarit te Allahut Akbar pse e keni lene pas liste o aktiviste? Po Sazanin te vetmin ishull te Shqypnise, qe SATANAI Edi Rama ja “shiti” Kushnerit dhe Ivankes se Trump sikur ta kishte prone te trasheguar nga Kristaqi pse e keni harruar o aktiviste? Po naften e nentokes, qe HAJDUTI Edi Rama ja ka “dhuruar” badihava kinezeve te Bankers Petroleum pse nuk e permendni fare o aktiviste? Po kromin e Bulqizes, qe KUSARI Edi Rama ja ka ka hedhur si nje kocke per ta lepire Samir Manes?

    PO MC. GONIGAL QE U KORRUPTUA NGA FAQEZIU EDI RAMA, QE JA NXIU FAQEN SHQYPNISE NE BOTE?

    prandaj:

    AKTIVISTET KANE GJETUR KISHE KU TE FALEN

    sepse:

    Kesaj me kallezime ne SPAK i thone: “Prit gomar te mbije bar”

    Reply
  • Besnik Tirana says:
    August 14, 2026 at 9:42 am

    Jeni vetëm disa mjeranë që vetëm lehni natë e ditë. Këta “kallxomtarët” kush janë ? Çfarë përfaqësojnë? Kush i paguan? A kanë pas ndonjë hesap të prishur?!

    Reply
    • Dashi says:
      August 14, 2026 at 12:19 pm

      Po gazeta Dita nuk ka bërë ndonjë kallzim në SPAK kundër kryeministrit ?

      Reply
      • Arnold says:
        August 14, 2026 at 2:32 pm

        Dasho kujdes se ato botimet e tua ne revistat pseudoshkencore te Tetoves i ka vene qeveria me rreth te kuq se i drejtonin mjekerroshat e non gratas. Do digjet dhe “intelektualizmi” jot bashke me to.

        Reply
    • Ballkanik says:
      August 14, 2026 at 12:32 pm

      Përfaqësojnë vetëm redaksinë e kësaj gazete o Besnik .

      Reply
    • Arratisur says:
      August 14, 2026 at 11:00 pm

      te gjitheve qe i kritikojne Edramistet u vun nga nje etikete: ca qenkan nacionalista folkloriste, ca te tjere spiune te iranit, te tjere u quajten urrejtjenxites e u ngritet padi, diaspores i vute non grata, influencieret i pergojoi Edvini per moral, komentuesit e Dites u quajten grup 20 vetesh anti rama, … tani arkitektet qe kallzuan ramen ne gjyq qenkan mjerane te paguar … te gjitheve qe ju kundershtojn po u veni nga nje feste, po gjeni nje llagap, vetem per te refuzuar faktin se te GJITHE bashkohen kur ju akuzojne per krim.

      Reply
  • 1thundrak says:
    August 14, 2026 at 9:55 am

    Te lumte besniku i partise!

    Reply
  • 666 says:
    August 14, 2026 at 10:30 am

    Eshte projekt boteror per zhdukjen e Shqiperise, prandaj qelbesira Rama se can bythen

    Reply
  • Avokati pa license says:
    August 14, 2026 at 10:40 am

    Le te beje kush te doje denoncime ne SPAK, ai nuk ka kohe, se ks dhjete vjet qe merret me hetime per grumbullim provash per Gerdecin, 21 janarin, inceratoret, Berishwn e dhendrrin, Belinda Ballukun, Ermal Beqirin, Ervis Agasin e pas dhjete vjetesh do te filloj ete mbledhe prova per Edi Ramen…

    Reply
  • Antishqiptari says:
    August 14, 2026 at 11:29 am

    Bukeshkelesi Rama, duhe te kallzoet ne spak, per tradheti te larte kunder kombit shqiptar,atij kombi qe u ka dhene vend per jetese, Rames,prej leshit, dhe bashkekombesave te tij.

    Reply
  • Qytetar says:
    August 14, 2026 at 12:13 pm

    Sot ,me shumë, në orën 19 tek Kryeministria!

    Reply
  • Dashi says:
    August 14, 2026 at 12:20 pm

    Plumbin jepja ndonjërit nga familja jote qelbësirë e rrugaç i fëlliqur .

    Reply
  • nastradini says:
    August 14, 2026 at 12:48 pm

    O BAJGA enveriste @Besnik Tirana:

    PO TI KUSH JE O ZAGAR I DIKTATURES ?

    sepse:

    Ju SPIUNAT e Sigurimit te Enverit ne vend te pergjigjeni pse shkuat si “Pidhi ne Dasem” dhe korruptuat FBI, u kerkoni hesap fakireve te mjedisit, qe i dergojne letra DASHURIE prokuroreve te SPAK, ne vend qe t’u presin koqet dhe t’u a fusin ne goje per estraden qe po luajne me Drejtesine ne vendin tone mjerat te grabitur nga zagare rufjane si Edi Rama, qe paguan me parate e grabitura patronazhiste si puna jote o BAJGE enveriste qe vjen ere MUTI qe larg.

    Reply
  • nastradini says:
    August 14, 2026 at 12:49 pm

    O BAJGA enveriste @Besnik Tirana:

    PO TI KUSH JE O ZAGAR I DIKTATURES ?

    sepse:

    Ju SPIUNAT e Sigurimit te Enverit ne vend te pergjigjeni pse shkuat si “Pidhi ne Dasem” dhe korruptuat FBI, u kerkoni hesap fakireve te mjedisit, qe i dergojne letra DASHURIE prokuroreve te SPAK, ne vend qe t’u presin koqet hetuesve te Enverit ne SPAK dhe t’u a fusin ne goje per estraden qe po luajne me Drejtesine ne vendin tone mjeran te grabitur nga zagare rufjane si Edi Rama, qe paguan me parate e grabitura patronazhiste si puna jote o BAJGE enveriste qe vjen ere MUTI qe larg.

    Reply
  • Otto says:
    August 14, 2026 at 1:13 pm

    SPAK ME NE KRYE FLOKEHEKUROSURIN VETEM HAP DOSJE PO A KA MBYLLUR NDONJE?
    A KA SHKUAR SPAK TEK KESHTJELLA NE FRANCE TE MERRTE VIDEO NGA KAMERAT E SIGURISE QE KA KJO NDERTESE SE PERSONI ISHTE IT
    ME KE TJETER JETONTE DHE KUSH E VIZITONTE DHE ME KE KOMUNIKONTE
    AI PO FLUSTE NE PHONE ME NENEN E TIJ NQSE PO E EMA TIJ DUHET TE ARRESTOHET PER MOSKALLZIM TE KRIMINELIT
    A PO HETON SPAK APO JANE KTHYER NE GJOBVENES

    Reply
    • Detari says:
      August 14, 2026 at 4:08 pm

      SPAKu doli asgje.

      Protesta duhet te bllokoje gjitha rruget kryesore per 1 muaj rresht. Shteti rames nuk i ndalon dot, ska ushtri dhe as mjete te mjaftueshem per ti larguar. Duhet vetem 20 traktora dhe mjete te renda te bllokojne rruges kryesore, hekurudhen qe perdoret per te vjedhur naften tone dhe portet.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?