Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I dha fund epokës së Gjukanoviç, kush është Milatoviç, Presidenti i ri malazez
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I dha fund epokës së Gjukanoviç, kush është Milatoviç, Presidenti i ri malazez
AktualitetBote

I dha fund epokës së Gjukanoviç, kush është Milatoviç, Presidenti i ri malazez

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Ai është Presidenti më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Malin e Zi. Jakov Milatoviç është një politikan i ri 37-vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiçit, kryeministrit të përshkruar si pro-serb në Mal të Zi.

Politikani i ri malazez që u zgjodh sot President, ka treguar hapur se dëshiron lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

“Mali i Zi dhe Serbia janë të lidhur nga historia e përbashkët, marrëdhëniet e mira e miqësia por edhe ekononomia… theksi duhte të jetë te përmirësimi i raporteve mes dy vendeve në të gjitha fushatat,”- është shprehur ndër të tjera Milatoviç.

- Publicitet -

Ai është gjithashtu mbështetës i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2006 ka votuar për pavarësinë në referendum.

Bashkë me Milojko Spajiç, ai themeloi partinë “Europe Now!” (Evropa Tani) dhe siç shkruan REL, ata kishin demonstruar një zotësi për “thjeshtësime populiste”.

Spajiç dhe Millatoviç fituan një popullaritet të madh për shkak të një skeme reformash që dyfishoi pagën minimale nga 222 në 450 euro, duke bër që të rritet edhe paga mesatare, nga 530 në 670 euro.

Fillimisht ishte Spajiç ai që kishte planifikuar të garonte kundër Gjukanoviç në zgjedhjet presidenciale. Por, jetesa në Serbi dhe dyshimet se kishte shtetësi të dyfishtë bënë që të mos kishte mbështetjen e duhur.

Kështu që iu hap rruga Milatoviçit dhe tashmë ai ka marrë një mbështetje të madhe nga kundërshtarët e presidentit aktual që janë rritur ndjeshëm. Me 60.2% të votive, ai i dha fund epokës së Gjukanoviç.

Milatoviç është ekonomist me profesion, i arsimuar në Perëndim. Pas mbarimit të studimeve për ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Milatoviç kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinois në Shtetet e Bashkuara dhe më pas përfundoi studime në Vjenë dhe Romë. Ai mori një diplomë master në ekonomi në Oksford.

Pas studimeve të tij akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank përpara se t’i bashkohej Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si ekonomist në Londër dhe Podgoricë. Milatoviç është i martuar dhe gruaja e tij quhet Milena, e cila konsiderohet si një nga gratë më të bukura në radhët e partnereve të politikanëve në Malin e Zi.

Dyshja kanë tre fëmijë, vajzat Sara dhe Ana dhe djalin David.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?