Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I drejtohet samitit si “G19”, Zelensky: Lufta duhet të përfundojë tani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I drejtohet samitit si “G19”, Zelensky: Lufta duhet të përfundojë tani
AktualitetBote

I drejtohet samitit si “G19”, Zelensky: Lufta duhet të përfundojë tani

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha liderëve botërorë në samitin e G20 në Bali se lufta e Rusisë “duhet të përfundojë tani”.

Ai kërkoi zgjatje të një marrëveshjeje të rëndësishme të eksportit të grurit që do të skadonte së shpejti.

Zelensky u shfaq në një video-fjalim drejtuar udhëheqësve të mbledhur në ishullin indonezian.

- Publicitet -

Vladimir Putin, udhëheqësi i Rusisë dhe anëtar i G20, refuzoi të marrë pjesë dhe dërgoi ministrin e tij të jashtëm Sergei Lavrov në vend.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha: “Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”.

Ai përshkroi një sërë strategjish, duke përfshirë sigurimin e sigurisë bërthamore dhe ushqimore, përfundimin e armiqësive dhe parandalimin e përshkallëzimit.

Ai vazhdimisht iu drejtua liderëve si “G19”, duke përjashtuar qartë Rusinë.

Kryesorja ndër kërkesat e tij ishte një zgjatje e asaj që njihet si iniciativa e për drithërat e Detit të Zi, e cila u nënshkrua në korrik midis Kombeve të Bashkuara dhe Rusisë.

Ajo ka siguruar që eksportet e ushqimeve të bllokuara në portet e Ukrainës nga luftanijet ruse mund të dërgohen jashtë.

OKB thotë se që nga fillimi i marrëveshjes, 10 milion ton drithë dhe ushqime të tjera janë eksportuar me sukses, duke parandaluar një krizë globale ushqimore.

Por marrëveshja skadon më 19 nëntor dhe  Zelensky tha se “marrëveshja duhet të zgjatet për një kohë të pacaktuar, pa marrë parasysh se kur përfundon lufta”.

“E drejta për ushqim është një e drejtë themelore e çdo personi në botë”, tha ai, duke propozuar zgjerimin e marrëveshjes në porte të tjera në rajonin e Mykolaiv.

Në këmbim të lejimit të Ukrainës për të dërguar ushqime, Rusia ka këmbëngulur që sanksionet perëndimore të hiqen në mënyrë që të mund të eksportojë ushqimin në tregjet botërore pa asnjë pengesë.

Zelensky akuzoi gjithashtu Rusinë se po përpiqet të “ta kthejë të ftohtin në një armë kundër miliona njerëzve” duke bombarduar infrastrukturën kryesore të energjisë ukrainase me afrimin e dimrit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 12:43 pm

    Ukraina eshte per tu admiruar se si i ka bere balle sulmeve e bombardimeve ruse. Ai shtet duhet te gezoje me shume respekt per nderkombetaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?