Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Ditën e enjte, kryeministri Rama vizitoi Bashkinë e Vlorës dhe kërkoi shkarkimin e drejtorëve të këtij institucioni. Dorëheqjet i dhanë të gjithë pa bëza brenda 24 orëve, thua se kështu turpëroheshin më pak. Aludimet për arsyet e kërkesës arbitrare janë të shumta, por ende jo krejtësisht publike. Paçka se mblidhen te të zakonshmet e aferave korruptive, paaftësisë dhe mospërmbushjes së objektivave.
Shumë e vlerësuan pozitivisht këtë lëvizje rrufe të shefit të qeverisë. Madje mbledhjen e tij me “ajkën” e Tiranës dhe direktivat dhënë furishëm, për datëlindjen e vet dhe të ShBA-së, e konsiderojnë hapin e dytë të një raprezaljeje përfshirëse, që do heqë nga turra çdo dru të shtrembër.
Duhet pranuar se Bashkitë në Shqipëri, dhe jo vetëm ato si institucione, kanë problematika të paadresuara me tepri. Kuptohet pse kryeministrit i duhet ta fillojë me Vlorën; investitorët strategjikë në këtë qark nuk janë veç të afërm pushtetarësh vendas, jo pak prej të cilëve, ujq të etur për mjegull. Në Vlorë do investojnë edhe ata të shumëlakuarit e përtej Atlantikut që disa praktika të mjegullta “made in Albania” mund të mos i hopensin fare.
Pra, Ramës i duhet një Vlorë funksionale dhe e pastruar në çdo kuptim, të paktën sa për sy e faqe para… Kushner.
Po ashtu, atij i duhet të përpiqet që Tirana të dalë nga amullia post- Veliaj. Në Surrel a nga dritaret e zyrës, edhe ai do e ketë vënë re se, që nga shkurti, edhe koshat e plehrave pastrohen më keq. Edhe atij do i ketë rënë në vesh se edhe më të velurit me “fotozhenikun e kryeqytetit” nuk ia përmendin më çmimet e veshjeve të bashkëshortes, por qajnë kohën e Lalit, kur shohin si priten pemët e orbitalit për një tekë.
Apo se si po zvarriten punët, që nga rindërtimi i shkollës në mes të Bllokut te rruga e vjetër Tiranë-Durrës, alternativa e superstradës që po arrnohet sërish. Prandaj si parapërgatitje për zgjedhje të pjesshme a jo, Ramës i duhet një Tiranë që, minimalisht nuk kundërmon mall për Veliajn.
Në fakt, Ramës i duhet edhe një Elbasan që nuk i zihet fryma nën tymin e plehrave të djegura – jo të inceneruara, sigurisht. I duhet një Shkodër, jo më e harruar, ku arrihet e nuk mbetesh në rrugë. I duhet edhe një Fier që nuk mbahet mend veç prej gojaçërisë së Zegjinesë.
Mbi të gjitha, Ramës, ashtu si e pranon edhe vetë, i duhet të justifikojë besimin e shqiptarëve – ofruar me dëshirë apo apati- në zgjedhje të përgjithshme a vendore.
Patjetër që duhet edhe të ripërtërihet fytyra e deformuar të pushtetit, në të gjitha rangjet. Por janë tejet shqetësuese mënyra dhe mesazhet e pakëndshme që po jepen.
Së pari, dorëheqja e detyruar e 21 drejtorëve njëherazi ngre pyetjen se cila qënka aftësia e munguar apo afera ku qenkan të gjithë pjesë. E vetvetiu mendohet se nëse nuk është për t’i bërë shembull ose të gjithë bashkë nuk dinë të përdorin printerin ose kanë marrë nga dy fije letër A4 dhe i kanë çuar në shtëpi.
Emërues tjetër të përbashkët që kompromenton njëkohësisht edhe drejtuesin e gjelbërimit dhe atë të shtëpisë së foshnjes vështirë se ka.
Së dyti, pse u dashka që kryeministri i vendit të merret në vetë të parë me disa drejtues të vegjël vendorë. Të detyrohet të marrë rrugën deri në një bashki të caktuar dhe të urdhërojë personalisht shkarkimin e, fjala bie, të një drejtori teatri.
Kjo të bën të mendosh se ose z. Rama s’ka më çfarë bën dhe i ka zgjidhur të gjitha ose “skuadrat fituese” që promovon janë veçse ai vetë.
Së treti, gjithë këto risi – që nga deputetët në Kuvendin e ardhshmën te drejtorët e Vlorës dhe te ata që do zëvendësohen në këtë verë erërash të forta ndryshimi – a do sjellin ndonjë gjë konkretisht pozitive? A ka PS në radhët e veta një numër kaq të lartë të aftish të pakompromentuar?
A do arrijnë fytyrat e reja të zëvendësojnë eksperiencën e kontributin dhe ca trajnime do mjaftojnë të kthejnë gjithëfarësojet në zyrtarë të mirëfilltë shteti?
Apo është ky një tjetër rast qarkullimesh në të njëjtin qerthull, ku 6 muaj në detyrë a një mandat heshtje ia bën qejfin të gjithëve, si dajave dhe hallave në valle dasmash? Apo është thjesht një tjetër valë nga ato ku ndryshohet gjithçka për të mos ndryshuar asgjë?
Është fort e paqartë se ku do e çojnë Ramën politikat eksperimentale me zëvendësime dhe fytyra të reja pa kriter. Por kam frikê se, si para disa vitesh detyrën e ministrit të Jashtëm, z. Rama do i bjerë në pjesë të mbajë edhe disa përgjegjësi të tjera.
Me gjasa do i duhet të vetëkomandohet ekspert në ndonjë qendër shëndetësore a në ndonjë ZVA.
Përshëndetje Dita
Sa herë SPAK kryen një veprim hetimor për plotësimin e dy dosjeve penale të hapura për aferën korruptive me Tunelin e Llogarasë, korrenti dhe turfullimi dëgjohen në Tiranë. ‘Trau’ i tunelit të korrupsionit hedh shukun e radhës me euro në gojën e të çakërdisurve mediatikë, për të sulmuar prokurorët e çështjes, me iluzionin se do i mjegullojnë rrugën parave që po ndiqet nga hetuesit dhe do t’i shpëtojnë ndëshkimit penal.
Teksa opozita ka humbur deri më tani tre palë zgjedhje duke i fryrë fyellit të inceneratorëve, edhe oligarkët dhe pushtetarët e aferës me Tunelin e Llogarasë mendojnë se mund të shpëtojnë duke u kapur pas inceneratorëve, çështja më e hetuar dhe stërhequr në historinë e pluralizimit prej 5 vitesh, me 60 të pandehur dhe disa zyrtarë në burg.
Ditët e fundit, një anëtare e Komisionit të Vlerësimit të ofertave për Tunelin e Llogarasë është ‘zbërthyer’ në SPAK, duke treguar marifetet për finalizimin e aferës 50 milionë euro, ndërhyrjet, zhdukjen e disa provave nga kompjuterat, urdhërat për t’ia hequr Rrok Gjokës dhe për t’ia dhënë turkut 50 milionë euro më shumë, i cili më pas ia jep Rrok Gjokës sa e kishte herën e parë, koordinimet, lëvizjet e parave etj.
Një hetues i BKH duket se ka sinjalizuar ‘traun e korrupsionit’ se zonja ka preferuar të mos e mbajë burgun, por të flasë. Menjëherë pas sinjalizimit, ‘trau i korrupsionit’ ka vënë në lëvizje kanalin mediatik, i cili ‘njomet’ nga Rrok Gjoka me paratë e tenderave publikë. Në shenjestër të sulmeve të cekëta është vënë prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençit, i cili po heton njërën dosje që lidhet tërthorazi me Tunelin e Llogarasë.
Dritan Prençi, në kuadër të dosjes së ish kreut të ARRSH Evis Berberi, ka shtrirë hetimet tek kompanitë e kontraktuara për mbikqyrjen e punimeve për Tunelin e Llogarasë. Menjëherë pas rrëfimit të të ‘penduarës’ dhe disa javë pas sekuestrimit të dokumenteve të supervizimit të punimeve për ndërtimin e tunelit, rinisi një sulm i koordinuar ndaj prokurorit të njërës çështje, Dritan Prençit, i cili linçohet se nuk po heton ‘siç duhet’ dhe ‘siç duan ata’ inceneratorin e Tiranës, çështjen më të hetuar dhe ndëshkuar në historinë e Shqipërisë, me zyrtarë të dënuar deri në 3 herë.
Sipas tyre, SPAK duhet të fokusohet deri në fund të mandatit te inceneratori i Tiranës, jo tek 50 milionë eurot e tunelit, 5.5 miliardë euro të Bankers, qindra milionë euro të Kurum, dhjetëra milionë euro të fabrikës së pasurimit të bakrit, 6 milionë eurot për heqjen e nongratës, miliona eurot për Latifin etj. Duhet ‘të thellohet’ vetëm tek inceneratori i Tiranës, për të cilin ka arrestime, dënime të shumfishta, sekuestrime, konfiskime, rrethime etj.
Tërheqja e fijeve përvëlon pozita dhe interesa
Dy hetime janë hapur për tunelin e Llogarasë, projekt me të cilin dyshohet se janë përvetësuar 50 milionë euro. Prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi po heton procedurën e kontraktimit të kompanive për mbikqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë. Kompania Net Group, e ortakut të Berberit, Valter Begaj, në të cilën Berberi ka qenë ortak më parë, fitoi me një ofertë rreth 2 milionë euro garën për mbikëqyrjen, si bashkim operatorësh me kompaninë tjetër Hill International NV, me seli në adresën De Cuserstraat 91,108 CN, Amsterdam, Holandë.
Hetimi i dytë është hapur për tenderin e tunelit të Llogarasë, nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash, manipulim të procedurave etj., pas një kallëzimi të Partisë Demokratike. Kallëzimi mori shkas nga një denoncim i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, sipas të cilit tenderi për Rrok Gjokën u anulua pas takimeve në Ankara, duke ia dhënë një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë. Kompania turke më pas kontraktoi kompaninë e Rrok Gjokës për të realizuar punime me vlerën që Gjoka kishte fituar tenderin fillimisht, pra 50 milionë euro më pak. Prokuror i dosjes së dytë është edhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.
Të dy hetimet, përpos personave të mundshëm politikë, të çojnë tek një personazh kyç, i cili është oligarku Rrok Gjoka, përfituesi më i madh e parave publike pas Bashkim Ulajt. Rrok Gjoka është çelësi i zbërthimit të aferës së dyshuar. Rrok Gjoka ishte fituesi i tenderit, ku më pas pranoi anulimin e tenderit nga autoriteti kontraktor, për t’ia dhënë kompanisë turke me 50 milionë euro më shumë, e cila më pas kontraktoi sërish Gjokën për zbatimin e punimeve. Gjithçka duket se është e kordinuar. Rrok Gjoka vizatohet si maska e kësaj afere korruptive.
Nuk ka dyshim që llokmën e madhe e kanë marrë të tjerët, ndërsa Gjoka është përdorur si mbulesë. Por, lufta po bëhet për të mos shkuar tek Rroku, pasi nëse fija e tëhequr nxjerrë Rrokun, pas tij janë të tjerët, ustallarët. Ndaj shkopinjtë mediatikë po bien mbi prokurorin Dritan Prençi që të dëgjojë Altin Dumani. A do t’a dëgjojë Dumani hallin e tyre? Koha ka treguar se nuk dëgjon as nga korrpupsioni dhe as nga krimi.
Ky ” Trau Llogorasë.. le ti bjerë LEGENIT TË SALI NON GRATA..!!
-Zonja Edona E DITËS SY ZGJUAR me të drejtë i bën ANATOMINË E.RAMËS për punët e pabëra mirë. shqetësimi saj pse KM Rama i hipi KALIT deri në Vlorë në piskun e vapës në vënd që të shkonte në VILA të pushonte pas zgjedhjeve me 83 mandate,më duket jo i duhuri për kushtet tona:
1-E.Rama dje u përgëzua nga medjet GJERMANE si KM i vetëm në 35 vite që fiton 4 mandate radhazi duke e mundur PD-në 5 herë radhazi.Kjo n vënd që të merret pse tek ne nuk ka PD,OPOZITË,I qan hallin kalorësit pse i varen këmbët.!
2.Në Shqipëri që nga 1944 është bër traditë që POPULLI I DREJTOEJ NJËSHIT.Të gjitha pakënaqësitë populli ja drejtonte me letra E.HOXHËS.Dhe Ai në çdo 6 muaj bënte një PLENIUM,1 FSHESË TË HEKURT.
-Kështu,edhe Edi pasi mori disa letra nga populli Vlorës,Tiranës,.. mori fshesën e hekurt në VLORËN E UNIT.!
3.A e dini Ju zonjë se VLONJATËT E KAN GJOKSIN ME GROPË.? Në Vlorë të gjithë bëjnë K.Ministrin,K.Bashkiakun,Ministrin..Ndaj,në Vlorë NJË KËTBAÇ I TILLË DUHET PËR ÇDO DITË,MUAJ.!
-Po kështu edhe në Ato Bashki indiferente të majta-SIDOMOS,që dehen nga fitoret radhazi ndaj një opozite copë-copë.!
4-Edi Rama duhehej të vepronte me shpejtë duke LËVIZUR LEVAT E ARKIMENDIT,Pasi nuk mundej ti bëj të gjitha vetë.
-Por,në kushtet që nuk I shkarkon dot KRYEBASHKIAKËT INDIFERENT,Duhet të zgjedhi më të mundshmen.Dhe kjo ishte 1 metodë për të fshirë pluhurin e indiferentizmin,Të paaftësisë,Mediokritetit.
5.Në kushtet kur PS fitoi 83 mandate ka rrezik të madh të kaloet në VETKËNAQSI.Dhe kjo në kushtet e sezonit TURISTIK është shumë e rrezikshme.
-Ndaj,deri në 30 shtator: K.Ministri,Qeveria,Deputetët..deri te administratori i fundit duhet të jenë në këmbë,në punë,jo në plazhë-REHATLLËK.
-Këtë le tja lëri SALI NON GRATËS-TMERR I KOMBIT NË SHQUP PËR ÇDO DITË.
FLM DITA,EDONA.
Ky ” Trau Llogorasë.. le ti bjerë LEGENIT TË SALI NON GRATA..!!
-Zonja Edona E DITËS SY ZGJUAR me të drejtë i bën ANATOMINË E.RAMËS për punët e pabëra mirë. shqetësimi saj pse KM Rama i hipi KALIT deri në Vlorë në piskun e vapës në vënd që të shkonte në VILA të pushonte pas zgjedhjeve me 83 mandate,më duket jo i duhuri për kushtet tona:
1-E.Rama dje u përgëzua nga medjet GJERMANE si KM i vetëm në 35 vite që fiton 4 mandate radhazi duke e mundur PD-në 5 herë radhazi.Kjo në vënd që të merret pse tek ne nuk ka PD,OPOZITË,I qan hallin kalorësit pse i varen këmbët.!
2.Në Shqipëri që nga 1944 është bër traditë që POPULLI I DREJTOEJ NJËSHIT.Të gjitha pakënaqësitë populli ja drejtonte me letra E.HOXHËS.Dhe Ai në çdo 6 muaj bënte një PLENIUM,1 FSHESË TË HEKURT.
-Kështu,edhe Edi pasi mori disa letra nga populli Vlorës,Tiranës,.. mori fshesën e hekurt në VLORËN E UNIT.!
3.A e dini Ju zonjë se VLONJATËT E KAN GJOKSIN ME GROPË.? Në Vlorë të gjithë bëjnë K.Ministrin,K.Bashkiakun,Ministrin..Ndaj,në Vlorë NJË KËTBAÇ I TILLË DUHET PËR ÇDO DITË,MUAJ.!
-Po kështu edhe në Ato Bashki indiferente të majta-SIDOMOS,që dehen nga fitoret radhazi ndaj një opozite copë-copë.!
4-Edi Rama duhehej të vepronte me shpejtë duke LËVIZUR LEVAT E ARKIMENDIT,Pasi nuk mundej ti bëj të gjitha vetë.
-Por,në kushtet që nuk I shkarkon dot KRYEBASHKIAKËT INDIFERENT,Duhet të zgjedhi më të mundshmen.Dhe kjo ishte 1 metodë për të fshirë pluhurin e indiferentizmin,Të paaftësisë,Mediokritetit.
5.Në kushtet kur PS fitoi 83 mandate ka rrezik të madh të kaloet në VETKËNAQSI.Dhe kjo në kushtet e sezonit TURISTIK është shumë e rrezikshme.
-Ndaj,deri në 30 shtator: K.Ministri,Qeveria,Deputetët..deri te administratori i fundit duhet të jenë në këmbë,në punë,jo në plazhë-REHATLLËK.
-Këtë le tja lëri SALI NON GRATËS-TMERR I KOMBIT NË SHQUP PËR ÇDO DITË.
FLM DITA,EDONA.
Kapterr Lalaj kjo Gomarice madhore nga katundi i Poliagjentit si gjithmone traplliqet me te medha i hedh ne 2 kopje
(duke besuar verberisht se do t’ja lexojne nga 2 here)
Nuk e kuptoj dhe nuk e kam kuptuar Shqiperine! Ne duam nje Sulltan, nje bejler te fshatit, nje kryetar sekti qe te jetojme! Te gjithe qahen, i qajne hallin Edi Rames,por askush nuk thote se cfare duhet bere per te regulluar te metat e sidomos si te largojme Saliun,pengesen me te madhe te ecjes se Shqiperise! Vetem flasim,qahemi,’analizojme, tregojme por deri ketu! Ne, Shqiptaret jemi mesuar te vjedhim se kurre s;kemi patur prona! Ne kohen e Sulltanit i Kishin pashallaret qe jetonin ne Turqi apo Europe, ddhe merrnin te ardhurat nje here ne vit! E njenjta gje edhe me Zogun, po ashtu me Enverin! Pra vjedhjen e kemi ne gjak! Le te shpresojme pas dy ose tre brezash dicka do te ndryshoje ne psikologjine e tririt te kombit tone! Hitleri tha qe: Musolini eshte i vetmi Romak”!
Në « pazar të ri » pashë që kishin filluar zmontimi i paisjeve të « tokës së xanun » dhe kjo është shenjë e mirë. Në shkrimin e mësipërm duhej të theksohej që në dy muajt Korrik-Gusht punët shkrehen plotësisht, me një Qeveri që formohet në Shtator dhe punët e pista bëhen pikërisht kur nuk ka Shtet. Veprimi i Ramës është i justifikuar dhe kritikat për këto veprime janë absurde, veçanërisht për njerëz që nuk e kanë qejf disiplinën. N’a ka bërë përshtypje disa herë djegja e plehrave në Vlorë, madje në kohë piku turistik. Kemi bërë komente duke kritikuar drejtuesit e Vlorës dhe tani që Rama i shkarkoi çfarë duhet të themi?! Bëre gabim që i shkarkove kur edhe ne ishim që të shkarkoheshin, sepse nuk po bënin detyrën! Prandaj, boll më kritika pa kriter. Gazetari duhet të jetë i qartë, çfarë është pozitive të theksohet që është pozitive dhe çfarë është negative të theksohet që është negative. Kjo është detyrë e medias për të civilizuar njerëzit. Në se në Shqipëri punët nuk po shkojnë mirë, një kontribut negativ ka dhënë Medja e saj.
More po tunelin po e çfrytezojme po qysh te bejme me kockat e te vdekurve qe po treten nga vrasjet e Saliut e Fatmirit dhe SPAK nuk di gje fare se dikush i ka mbylle dhe dosjet ne sirtar. E kuptoj qe presin qe Saliu te vdes dhe Fatmiri te arratiset dhe atehere do bejne hetim duke nxjerre Saliun nga varri dhe duke kerkuar transferimin e Fatmirit si puna e atij zevendeskryeministrit te Rames , Ahmetaj. Ai jep intervista tek syri, ndersa spak nuk e sheh si duket. Hall me burre e hall pa burre, hall te mos martohesh kurre, ju a bëfsha ne fytyre ate sh… o prokurore e gjykates. Ore, se u kujtova, si do veje puna tani me ato videot AI, do merren parasysh ne prokurori e gjykate? Ato jane fllaco apo prokuroria e gjykata nuk merr as videot e 21 janarit e Gerdecit, ndersa ato i perkasin Olsi Dados.
I rekomandoj kesaj femres qe ka bere shkrimin te paraqese nje foto serioze dhe jo foto parade mode ne qoftese e quan veten dhe shkrimin serioz. Nuk na duhen dhembet e kesaj se ka te tjere qe i kane me te forte.behuni serioz tu besojme !
-Nuk kam lexuar ne keto vite asnje analist apo analiste te hedhi kaq shume qymyr pa te drejte mbi Edi Ramen si kjo Llukacja e Dites…Jam dakord qe eshte e pazakonte heqja e kaq drejtoreve ne Vlore..por le te presim dhe pak te mesojme si eshte puna dhe jo te marrim lopatat me qymyr dhe bitum. turp per dr. elona llukaqen
-Nuk ka dyshim se komentuesi i pare “Trau i Llogarasë” i perket grupit te snajperave mediatike te Trapit Viqidolit qe na kujton Skypionin, Blerim Celen kur vuri mikroskopin me porosi te Sali Rajersonit per burgosjen e Nanos ne 1993 …apo Nesti Angoni ne arrestimin e Velise me ‘GESTAPON GREKE’ te Qirjo Salihit ,Bami-Dado.
-Rasti i Jamgjarper Malltezit qe sot u lirua me pompozitet tregoi se pushteti paralel i Sali Beler-ishes ne DREJTESI-MEDIA-SHERBIME SEKRETE eshte me i forte se pushteti i Rames i marre me votat e popullit 4 here me radhe
-Masakrimi i Veliajt pa ngritur akoma akuze nga Spakimetja dhe qymyrosja e Rames per punet e tij nga Llukacet e shtypit ne nje kohe qe Usaliu i Marikes po merr Vallen e Tropojes cep e me cep te mediave te dhjera shqipfolese cfare duhet te themi…PERSE BIEN KETO DAULLET E USALIUT MARIKES..
– Si ka mundesi qe tre administratat amerikane TRAMP-BIDEN-TRAMP i dhane karton te kuq Berishes per
1-Minim te demokracise…
2…Korrupsion madhor
3..Shantazh drejtesise
dhe sot tallin Bidonin & Trapin me shqiptaret duke shkruajtur me doren e tyre pjesen e dyte te librit ” SALI-RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PER SHQIPERINE 1992-2025″ qe con uje me mullirin e “Kopilit Gjylos”
Pa lexuar fare cfare shkruan Llukacaj pershenders kryeministrin per clirimin e rrugeve,trotuareve dhe Qendren e Thethit,Me mire vone se kurre.