Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I kishin fshehur në tavanin e mjetit, sekuestrohen 121 mijë euro në Portin e Durrësit, në pranga pronari i autobusit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I kishin fshehur në tavanin e mjetit, sekuestrohen 121 mijë euro në Portin e Durrësit, në pranga pronari i autobusit
KronikeKryesore

I kishin fshehur në tavanin e mjetit, sekuestrohen 121 mijë euro në Portin e Durrësit, në pranga pronari i autobusit

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

Një shumë prej mbi 121 mijë euro janë sekuestruar në Portin e Durrësit, pasi u gjetën në tavanin e një autobusi.

Mësohet se pronari i autobusit tentoi të fuste në vendin tonë 121 680 euro të padeklaruara, ndërsa është proceduar penalisht edhe drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Ergys Sadikaj.

Në pranga ka përfundimuar pronari i autobusit, i identifikuar si Leonard Nikolli.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Port Durrës/Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e futjes së shumave të mëdha të parave në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk. Operacioni policor i koduar “Fluksi”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare, në të gjithë vendin. Sekuestrohen 121 680 euro të padeklaruara në PKK Port Durrës. Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se me një autobus, po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit të tyre në pkk.

Tentoi të fuste në vendin tonë 121 680 euro që ishin fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, arrestohet në flagrancë pronari i autobusit. Procedohet penalisht drejtuesi i këtij autobusi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, krahas angazhimit maksimal për të përballuar fluksin e turistëve, vizitorëve dhe shtetasve shqiptarë që vijnë në Shqipëri për qëllime turistike, kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara në këtë pkk, për parandalimin e futjes së shumave të konsideruehsme të parave, pa i deklaruar, shuma të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, në pronësi të shtetasit L. N. dhe me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në tavanin e këtij autobusi, të kryer duke përdorur metoda bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 121 680 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. N., 44 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, të dy banues në Durrës. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?