Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I la Korçës spitalin, shkollën dhe bibliotekën, historia e bamirësit që shpëtoi mijëra njerëz, por jo veten
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > I la Korçës spitalin, shkollën dhe bibliotekën, historia e bamirësit që shpëtoi mijëra njerëz, por jo veten
HistoriShoqëri

I la Korçës spitalin, shkollën dhe bibliotekën, historia e bamirësit që shpëtoi mijëra njerëz, por jo veten

Published: December 5, 2022
Shpërndaje

 

Nga Vangjel Simaku

Dikur e njihnin të gjithë. Sot pak njerëz në Korçë e jashtë saj dinë për të. Ai ishte një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë kombi shqiptar, shembull që duhet ndjekur edhe sot nga kushdo.

- Publicitet -

 

Ishte bamirësi që i dhuroi Korçës, qytetit më të kulturuar të Shqipërisë: bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin dhe jetimoren. Filantropi shpëtoi nga vdekja e sigurt me dhjetëra njerëz, por jo veten.

Ai përgatiti pajën e shumë familjeve të vobekta korçare dhe fitoi dashurinë e simpatinë e mijëra zemrave. Por nur varrezat e Korçës u zhvendosen nga kisha e Shën Mërisë, u prish në mënyrë barbare varri monumental i kësaj familje të shquar dhe eshtrat e tij nuk dihet ku përfunduan.

Urrejtja bëri që një nga filantropistët më të njohur e të mëdhenj në Ballkan e më gjerë, të mos ketë sot as varr.

Thoma Turtulli ishte me origjinë nga Vithkuqi, dikur një qytet i madh me shumë lagje, kisha e shkolla, që rivalizonte Voskopojën. Por njësoj, si Voskopoja dhe Vithkuqi u dogjën dhe u grabitën tre herë. Zjarrvënësit ishin po të njëjtët.

Familja Turtulli u zhvendos në Korçë dhe u bë një prej familjeve më të njohura tregtare të kohës. Thoma Turtulli e kompania e tij zhvillonte tregti me Durresin, Shkodrën, Tiranën, dhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin.

Shumë shpejt ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën, shembull të një qyteti europian.

Më 25 dhjetor 1927-ë, çeli dyert kinemaja “Majestic”, një La Scala e vogël në zemër të qytetit. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare “Cinemato”, e krijuar prej Thoma Turtullit e miqve të tij.

Ai i dhuroi qytetit arsimdashës të Korçës, bibliotekën, duke parë etjen e madhe për dije të korçarëve. Në qytetin tonë e rreth tij, ekzistonin shumë libra nga bibliotekat e dikurshme të Voskopojës, Vithkuqit e vetë Korçës si dhe të sjella dhe nga shoqëria “Vatra” e SHBA.

Biblioteka e bukur e Korçës, e inauguruar më 1930-ën, numëronte rreth 30000 libra, asaj kohe.

Korçës së kulturës, Turtulli i dhuroi edhe liceun, këtë vatër dije, brenda e jashtë Shqipërisë.

Kurse spitali i qytetit u inaugurua me 1934-ën. Pas përfundimit të tij bashkëshortja e Thoma Turtullit, Athinaja, i dhuroi shtetit 40.000 franga ari për ndërtimin edhe të shkollës industriale.

Thuhet se Thoma Turtulli ndiqte vetë punimet për ndërtimin e spitalit dhe atje u sëmur nga bronkopneumonia. Megjithëse u sollën enkas nga Selaniku mjekët më të mirë, ai nuk shpëtoi dot.

Veprat e këtij bamirësi të madh edhe sot shkëlqejnë në Korçën tonë dhe janë shprehje e frymës evropiane që mbolli në këtë qytet, Thoma Turtulli e filantropë të tjerë me emër.

Botuar në VOAL

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    December 5, 2022 at 11:02 am

    Mihal Turtulli dhe Thoma turtulli i lane Korces veprat me te bukura,po ku ta dinin se ai biletashitesi i kinema Majestik,qe diten jepte oret e moralit ne Lyceun Turtulli Ay enver hoxha,do shembte kishen,varrezat e Kishes ku preheshin eshtrat e Thoma Turtullit,bamiresit te tij.Do hiqte edhe emrin e Lyceut Turtulli,per te kujtuar nje Raqi Qirinxhi,,se o e vrau vete me leter porosi per dekorate,o e vrane horrat e ketij,,kjo nuk u mor vesh asnjehere,,.Por e sigurte eshte se Raqin Qirinxhiun nuk e vrane as gjermanet,as italianet,as ballisto-angloamerikanet.

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    December 5, 2022 at 6:39 pm

    Fajet i ka shteti shqiptar, qe nuk ka mbështetur e përkrahur shqiptare te përmasave te tilla njerezore e kombetare, por ka mbeshtetur grupet e krimit dhe te korrupsionit te organizuar shtetëror, ne Tirane e Prishtine dhe kudo qe jetojne shqiptaret ne trojet e tyre dhe këto grupe partish krimi dhe korrupsioni po e gjunjëzojnë përditë popullin dhe shtetin shqiptar… TURP!…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Bobi says:
    December 6, 2022 at 10:21 am

    Ate qe beri Enveri me kulturen shqiptare po ben sot pasardhesi i tij Edi Rama me Shqiperine dhe shqiptaret, qe perhapin dije e kulture

    Reply
  • Alen Delon says:
    December 6, 2022 at 3:29 pm

    Pushtuesit komuniste ishin dhe janë akoma më kriminelet

    Reply
  • Erdogan says:
    December 8, 2022 at 12:41 pm

    Ne qofte se keta Njerez te perseekutuar nga Veziret,Pashallaret,Bejleret, Agallaret,Hoxhallaret,Muhipet, Dervishet etj qe mbajten Identitetin,Glosan (gluhe “shqip) Greke mijera vjecare,Fene Greke Orthodhokse nuk jane Greke ne Albanistane atehere Turqia dhe turkoallvanosat te vetequajture Skiptare jane Kombi me i Vjeter i Evropes.
    Vellezerve te Tyre ne Bregdet nuk u njifet akoma Kombesia Greke.
    Atehere per cfare “Kombi” flasim dhe per cfare “Bashkejetese”?
    Nuk ka rendesi se cfare ben per Kombin.
    Rendesi ka te te japin ndonje cmim “Nobel” te mos kesh bere fare gje per ate vend vetem te kesh Propaganden Perendimore dhe nje popull injorante (popola Ignorante).Kjo eshte aresyeja perse u nda Epiri nga Fuqite e Medha sidomos Italia fashiste.
    Ta gezojme Arnautistanin.

    Reply
  • demo says:
    December 8, 2022 at 12:48 pm

    Edhe Krishti ne na thente
    Une jam grek,eni pas meje
    Do ti themi,Pa mblidh mente
    Se shqiptari s`vjen pas teje!
    Petro Nini Luarasi

    Reply
  • Andis says:
    December 17, 2022 at 6:12 am

    Familja Turtulli me nje emer te madh ne historine e Shqiperise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?