Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I papezullueshmi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > I papezullueshmi
Kryesoreopinion

I papezullueshmi

Published: February 14, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Në të gjithë historinë e njerëzimit, ndërtimi i institucioneve të forta dhe të afta për t’i mbijetuar problemit të një individi, të tilla si, vdekja, paaftësia për punë apo, pezullimi me vendim gjykate për shkelje të ligjeve, ka qenë çelësi i qeverisjes – e ndryshme kjo nga “qeveria”. Por ka do analistë-juristë dhe propagandistë që po përpiqen këto ditë të na mbushin mendjen se nuk është kështu.

Gjashtë vjet më parë, të bezdisur nga aktiviteti politik i Ilir Metës, personin që vetë e kishin zgjedhur President të Republikës, mazhoranca socialiste nisi një procedurë shkarkimi në parlament për të, duke argumentuar se ai kishte shkelur kushtetutën.

- Publicitet -

Meta nuk akuzohej në atë rast se kishte manipuluar masivisht prokurimet publike me vlerë qindramilionë euro, si në rastin e ministres Belinda Balluku sot, dhe as nuk ishte akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, si kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Nëse Meta kishte bërë ndonjë gjë nga posti i presidentit, ishte kjo: ai inflacionoi certifikatat dhe medaljet, duke i shpërdarë ato me shumicë. Dhe, po, si politikan, u përpoq të mbijetojë duke bërë luftë politike, ndonëse posti i presidencës, në këtë kohë, ishte zhveshur edhe nga pushteti i vetëm real, ai i emërimit dhe promovimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke e bërë luftën politike të Metës efektivisht të kotë.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e socialistëve duke konsideruar argumentet e tyre si jo të vlefshme për të shkarkuar një president, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka fakti që, sipas Edi Ramës së vitit 2026, jo vetëm që Meta nuk mund të shkarkohej, por ai është, në thelb, për shkak të pozicionit dhe jo për shkak të personit, i pashkarkueshëm. Sepse, nëse shkarkohet, institucioni i presidentit paralizohet, qeverisja e vendit pezullohet dhe vendi hyn në kolaps.

Së paku ky është argumenti i dhënë në mënyrë indirekte nga media proqeveritare si propozim që Edi Rama ka për Kuvendin e Shqipërisë. Sipas lajmeve të publikuara, ai synon të mbrojë veten e tij, pra kryeministrin, ministrat, presidentin dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë nga masa e sigurisë Pezullim nga Detyra, sepse, supozohet, personi dhe institucioni janë një, pezullimi i personit sjell pezullim të institucionit, pezullimi i institucionit sjell as më shumë e as më pak, pezullim të qeverisjes, pezullimi i qeverisjes sjell një katastrofë të paimagjinueshme për të gjithë shoqërinë.

Nëse kërkon ndonjë nonsens më të madh juridik, mos shko më tutje. Dhe nëse kërkon ndonjë absurditet logjik të paimagjinueshëm, vizito një nga portalet e shumta proqeveritare, të cilat këto ditë po qarkullojnë të njëjtat deklarata bajate nga filozofët më të mëdhenj të qeverisjes që vendi ka njohur që nga koha kur është bërë shtet: filozofë që thonë, në thelb se, një ministër mund ta shkelë ligjin, por ai nuk mundet të pezullohet nga detyra. Shto këtu edhe portalet që kanë ngritur teoritë e komplotit botëror dhe kanë sulmuar një anëtar të Gjykatës Kushtetuese me gjuhën më të paimagjinueshme të mundshme, me insinuime për presione dhe shantazhe nga ana e prokurorëve, apo nga ana e ambasadave, pra budallallëqet e zakonshme që i hasim nëpër portalet e komplotit botëror.

Në botën ushtarake ekziston koncepti i mbajtësit të flamurit. Nëse ai vritet në luftë, një i dytë i paracaktuar merr flamurin. Nëse edhe ky bie, e pason një i tretë. Rradha e mbajtësit të flamurit të kompanisë është e pasacaktuar deri te ushtari i fundit.

Merret me mend lehtë se kapja e debatit mbi kompetencat e tre shtyllave të qeverisjes së vendit, legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, është me leverdi për shumicën socialiste, e cila dukshëm është duke hedhur në erë Shtetin e së Drejtës në vend duke refuzuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit nga arresti të ministres Balluku dhe, me shumë gjasa, duke mbyllur dritaren që trazirat e mëdha gjeopolitike të kohës sonë hapën për Shqipërinë për të hyrë në Bashkimin Evropian, një fat historik që mund të mos vijë më kurrë. Në këtë kontekst, deputetët socialistë duhet të zgjedhin mes Shqipërisë dhe partisë dhe bëjnë mirë të zgjedhin të parën.

Sa për informacion, institucioni është i pazëvendësueshëm. Njeriu është i zëvendësueshëm. Kjo për arsyen e thjeshtë se një zyrtar nuk bie doemos si rrjedhojë e masave të sigurisë të urdhëruara nga gjykata, por mundet, në çdo rast, të bie sëmurë, të kalojë në një krizë, të heqë dorë se nuk është më i interesuar të kryejë atë funksion apo, larg qoftë, të vdesë.

Në rast se ndodh një nga këto gjëra, ka një numër të madh opsionesh, disa të parashikuara në Kushtetutë, të tjera të krijuara nga praktika, për të zëvendësuar zyrtarin që gjendet në pamundësi objektive për të ushtruar detyrën.

Për shembull, nëse Meta me të vërtetë do ta kishte shkelur kushtetutën kur Rama dëshiroi ta shkarkojë, posti i presidentit nuk do të mbetej vakant as edhe për një çast të vetëm. Sipas nenit 91 të Kushtetutës, Kryetari i Kuvendit e zëvendëson atë që nga çasti kur presidenti është në pamundësi për të ushtruar detyrën, qoftë kjo për shkaqe shëndetësore, qoftë për shkak se gjykata ka gjykuar se ai ka shkelur ligjet e vendit.

Ndërsa në rastin e Bankës së Shqipërisë, ky institucion ka një rregullore ekzistuese e cila ka shërbyer për të menaxhuar disa kriza në të cilat institucioni ka kaluar, pa pasur nevojë që guvernatori të bëhet i paprekshëm, i pandëshkueshëm dhe i papezullueshëm nga gjykata. Sipas kësaj rregulloreje, kur guvernatori i Bankës së Shqipërisë mungon ose është në pamundësi për të bërë detyrën për çfarëdo arsye, zëvendësguvernatori i parë kryen detyrat e guvernatorit. Nëse edhe ky është në pamundësi, detyrat i kryen zëvendësguvernatori i dytë. Nëse edhe ky është në pamundësi, detyrat i kryen drejtori me eksperiencën më të gjatë si drejtor në institucion.

Këshilli i Ministrave është natyrisht një institucion ku rregullat nuk janë zhvilluar kurrë për qeverisje normale dhe ku, pushteti politik dhe ushtrimi i pushtetit politik jashtë rregullave normale të qeverisjes ka qenë thelbi. Rregullat kanë qenë gjëra periferike. Për shembull, vendi nuk ka një ligj për institucionet e qeverisjes qendrore dhe kjo i ka mundësuar Ramës dhe paraardhësve të tij në postin e kryeministrit të luajnë lego, duke bashkuar e duke shkrirë ministri, duke qeverisur një herë me një zëvendëskryeministër e një herë me dy.

Pavarësisht kësaj, të argumentosh se kryeministri, ashtu si edhe ministri apo presidenti, është “i papezullueshëm”, do të thotë të supozosh se ai është gjithashtu i pazëvendësueshëm dhe se, nëse larg qoftë, vdes, do të duhet të ndryshojmë ligjet e botës dhe të urdhërojmë rikthimin e tij në jetë sepse përndryshe, na pezullohet qeverisja.

REPORTER

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Aldrin says:
    February 14, 2026 at 3:00 pm

    Sakte, po kujt ja thua?
    E kane mendjen per orgji mileti ore
    Kush te vjedhi eshte mi zoti.

    Reply
  • Miku i madh SHaBAni says:
    February 14, 2026 at 3:16 pm

    Prokuroria dhe gjukata ka shkelur ne in 103 te kushtetutes. Nese di te lexosh kerkon kushtetuten dhe lexojme. Nese nuk te pelqen mbaji ere barit. Shkelja eshte bere e qellimeshme. Kete e verteton fakti qe, me njehere sa Rama e dergoi ceshtjen ne kushtetuese, prokuroria dhe gjukata e gjete rrugen ligjore, pra Ata e di in, por nuk donin ate rruge. Ben nje krahasimet te cuditshem TE Ilir Likeflori it TE audio regjistrimet, pra fakteve konkret, me “dyshimi e arsyeshem” te prokurori se ne nje bisedes telefonike eshte permendur nje emer,me 60 mije faqet e Erionit qe vetem fakte nuk Jane. Te pakten keshtu sic lexojme ne shtyp. Kjo drejtesi duhet pastruar nga negativiteti. Nje drejtesi e politizuar nuk mund te jape drejtesi. Te godasesh ate prokurori apo gjyqtar qe eshte ne keto pozicion e, NUK do te thote ASPAK qe po godet institucionin perkates. Por nese eshte molepsur I gjithe institucionin nje tip “grusht shteti” eshte shume e nevoje shame te pastrohet.

    Reply
  • Specialisti says:
    February 14, 2026 at 3:30 pm

    Te lutemi apo prehemi cdo ore e minute, qe te mos vdesin keto monsters, si ky, Saliu apo gjithe banda e hajduteve qe zvarriten pas tyre se na hapin probleme te medha dhe s’kemi me cfare ti zevendesojm. Do mbetemi pa shtet dhe mund te “zhdukemi” si komb, se tertorin e copetuan dhe e zhduken keta, por mos na zhdukin apo mohojn nenshtrtesin se jo me kot po shpopullojn shqiperine nga shqipetaret dhe po e mbushin me kinez, African, filipinas, etj.

    Reply
  • demo says:
    February 14, 2026 at 3:42 pm

    Zoti Erebara arsyetimi juaj me duket i drejte.Pamvaresisht paragjykimeve,mendoj se doreheqja e zmk.Karcanaj dhe z.Agaci jane per tu pershendetyr,sepse nuk kerkojne Mbrojtje institucionale,por si evropiane te vertete dorzohen ne gjykate dhe mbrohen si qytetare .Besoj kete shembull te ndjekin Balluku dhe Rama perballe Drejtesise.
    PERBALLUNI ME DREJTESINE SI QYTETARE,HIQNI DORE NGA IMUNITETET!

    Reply
  • Kristian Shahinas says:
    February 14, 2026 at 3:44 pm

    Zoti Erebara arsyetimi juaj me duket i drejte.Pamvaresisht paragjykimeve,mendoj se doreheqja e zmk.Karcanaj dhe z.Agaci jane per tu pershendetyr,sepse nuk kerkojne Mbrojtje institucionale,por si evropiane te vertete dorzohen ne gjykate dhe mbrohen si qytetare .Besoj kete shembull te ndjekin Balluku dhe Rama perballe Drejtesise.
    PERBALLUNI ME DREJTESINE SI QYTETARE,HIQNI DORE NGA IMUNITETET!

    Reply
  • Dashi says:
    February 14, 2026 at 4:18 pm

    Cila drejtësi ka hetuar Ramën dhe ai nuk është përballur ?

    Reply
  • BE says:
    February 14, 2026 at 4:22 pm

    Gjergj Erebara i Saliut .b

    Reply
  • intelektuali says:
    February 14, 2026 at 4:27 pm

    Gazetaret e pyeten Presidentin Trump:

    E MESOVE SE KUSH ESHTE SHQYPNIA?

    Ai, Donald Trump u pergjegj:

    PO SHQYPNIA ESHTE NJE VENDI ME I CORODITUR NE BOTE, ME KRIMIN ME TE ORGANIZUAR NE BOTE QE DREJTOHET NGA NJE KRYEMINISTER BUDALLA

    Reply
  • TIRANA says:
    February 14, 2026 at 4:41 pm

    Shkrim i shkelqyer nga Gj. Erebara e njekohesisht grusht turinjve per kryeministrin aktual qe e kupton qeverine e tij si oborr Sulltani e qe vetem ai e jo Drejtesia duhet te japin urdher per pezullim, hetim, burgim per kedo, por ama jashte sarajeve te tij.

    Reply
  • Valbona says:
    February 14, 2026 at 6:02 pm

    Edi Rama-hap krahun per deputetet e rinj te Partise Socialiste.

    Reply
  • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
    February 14, 2026 at 7:43 pm

    Argument bruto ky shkrim! Bravo Erebara!

    Reply
  • ..... says:
    February 14, 2026 at 7:45 pm

    Megjithese ketu nuk te jep pergjigje njeri e ne komentojme xhaba, o gazetar Erabara ! Meta a akuzohesh se i kishte dhene pasaporte shqiptare atij miljarderit indian pa shkelur ne Shqiperi ? ! Ne qoftese po, Meta duhej tredhur qe ate dite dhe çdo gje qe shkruan ti nuk qendron.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 14, 2026 at 9:17 pm

    Vazhdohet ti bihet FYELLIT ME 1 VRIMË,sipas qejfit të NON GRATËS.
    SPAK,ka marrë YRËN e zjarrit të ÇAI COPASH WEVERINË E PS ME DIKTAT TË NON GRATËS.
    -Nëse SPAK,GJKKO do ti ishin Drejtuar që në fillom Kuvëndit të Shqipërisë situata do të ishte ndryshe.
    -POR KORPORATA E SPAK pandeu se KM E.RAMA do e lëshoi B.BalLukun me 4 FUNKSIONE TË RËNDËSISHME,Ku përdor 70 % të BUXHETIT TË SHTETIT,sikurse ndodhi me S.TAHIRIN,ERIONIN,etj.
    -Sipas gjasave,ky është rasti FUNDIT QË SPAK(A.DUMANI I PËRGËDHELUR)i duhet THYER HUNDA,që të mos dali më mbi GJK,KUVËBDIN,QEVERINË,PRESIDENTIN.
    Dhe me këtë rast B.BALLUKU do të jetë ZV.KMINISTRE E RSSH,pasi DEPUTETËT NUK MVAREN NGA SPAK.

    Reply
  • Anonymous says:
    February 14, 2026 at 9:18 pm

    Vazhdohet ti bihet FYELLIT ME 1 VRIMË,sipas qejfit të NON GRATËS.
    SPAK,ka marrë YRËN e zjarrit të ÇAI COPASH WEVERINË E PS ME DIKTAT TË NON GRATËS.
    -Nëse SPAK,GJKKO do ti ishin Drejtuar që në fillom Kuvëndit të Shqipërisë situata do të ishte ndryshe.
    -POR KORPORATA E SPAK pandeu se KM E.RAMA do e lëshoi B.BalLukun me 4 FUNKSIONE TË RËNDËSISHME,Ku përdor 70 % të BUXHETIT TË SHTETIT,sikurse ndodhi me S.TAHIRIN,ERIONIN,etj.
    -Sipas gjasave,ky është rasti FUNDIT QË SPAK(A.DUMANI I PËRGËDHELUR)i duhet THYER HUNDA,që të mos dali më mbi GJK,KUVËBDIN,QEVERINË,PRESIDENTIN.
    Dhe me këtë rast B.BALLUKU do të jetë ZV.KMINISTRE E RSSH,pasi DEPUTETËT NUK MVAREN NGA SPAK.

    Reply
  • ¿? says:
    February 15, 2026 at 12:28 am

    Bravo Erebara

    Reply
  • nona says:
    February 15, 2026 at 1:58 am

    plasen eruditet sheshit….

    Reply
  • Dajti says:
    February 15, 2026 at 3:27 am

    Artikull jo cilesor, argumente te bajate. Hedh poshte te gjithe interpretimet e eksperteve te tjere ligjore qe thone te kunderten.
    Si Çim Peka, Sonila Meçe, Andi Bushati ke shkruar.

    Reply
  • Daku from lapraku says:
    February 15, 2026 at 7:12 am

    Gjergjo, ke nje problem plako…del nga lemi jot dhe futesh ne nje lem ku je si ai femija qe ka hup ne pyll…nuk mjafton te dish te lexosh qe te arsyetosh sic duhet juridikisht…ti je gazetar ndaj merru me faktet, lerja dikujt tjeter interpretimet dhe krahasimet juridike…nuk o pun per ty lale, je tu loz cinglash te lagjia me shoket

    Reply
  • MH says:
    February 15, 2026 at 7:55 am

    Kapterr Ethe Lalaj paska kaluar ne ilegalitet e ashtu ti bjere fyellit ne nje vrime tashme si Anonymous

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    February 15, 2026 at 9:15 am

    Z.Erebara,eshte e vertet qe askush nuk eshte i pa zevendesueshem,pervec institucionit.Duke lexuar shkrimin pyes: Pse GJK-se nuk dha mendim te prere ne favor te pezullimit por dha nje vendim as mish e as peshk?Kerkesa e K/ministrit ishte e qarte,ndoshta jo e drejte per dike,por e detyrueshme nga gjykata qe te vendoste.Duke dhene ate vendim ,me vota te barabarta,le hapur oreksin per interpretime nga njerez qe nuk jane kopetent.Duke pare edhe pafuqesin e kesaj gjykate “SUPREME”ne rastin e Z.Erion Velia qe e lejon te mos shkarkohet por nuk e nxierr nga paraburgimi.Pse?Ne mendimin tim si qytetar ,kjo gjykate ka shperdoruar besimin e qytetareve.Keto vendime i hapin “oreksin”K/ministrit ta interpretoj si do e jo sic duam ne.

    Reply
  • Alfredi says:
    February 15, 2026 at 11:26 am

    Ky artikull eshte vec manipulim genjeshter

    Reply
  • PANO says:
    February 15, 2026 at 12:25 pm

    Mirë e ke ti, por ky është i “pazëvendësueshëm”…
    Për fat të zi të shqiptarëve…

    Reply
  • soza says:
    February 16, 2026 at 12:56 pm

    Kane dale fjale se ka pasur rreshqitje dheu ne varreza. Dyshohet se mund te jene varret e ish kryeministrave dhe ka rrezik te dalin dhe te kerkojne kthimin ne detyre, pasi te miratohet ligji per paprekshemerine e tyre.
    Po sikur te kete pasur rreshqitje te varri i ndonje tjetri qe i emeronte, shkarkonte dhe vriste kryeministrat, zv/kryeministrat dhe ministrat?
    Si do te veje halli i pasardhesve te tyre?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?