Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Gazeta Dita bëri të njohur investigimin e gazetarit Adriatik Doçi për pasurinë e ish presidentit Meta dhe familjes së tij. Disa të deklaruara, të tjera të fshehura, si ndodh zakonisht, pas vjehrrës, kunatit, babait. Nga të deklaruarat ishte vila në Gjirin e Lalzit, Pallati në Laprakë, apartamenti 500 m2 te Kodra e Diellit , etj. Edhe pse si të ardhura të ligjshme kanë dy pensione dhe një pagë si inxhinier, tre të afërmit e çiftit Meta – Kryemadhi kanë në pronësi të paktën 17 pasuri, ku përfshihen vila, pallate dhe toka,
Nga i morën? Nga pensionet minimale? Nga rrogat e tyre si deputetë? E pabesueshme! Që të dy, gjithë jetën e tyre nuk kanë bërë asnë punë tjetër! Kush e kontrolloi pasurinë e tyre? Cili institucion? Jo në një vit a dy, por që nga fillimi? Kush ishte ai burrë i duhur që, kur u bënë pronar të Vilës në Gjirin e lalzit, u kërkoi, krejt normalisht, fitimet mbi të cilat kishin përballuar përfitimin e Vilës luksoze? Kush kishte guyimin që, pas emisionit “ special” të kërkonte të drejtën e ushtrimit të kontrollit të pasurisë për atë që nuk ishte deklaruar, mbi 600 mijë euro vetëm akomodimi i një shtëpie? Askush!
Politika ishte mbi ligjin përkatës që detyronte kontrollin e pasurisë së njerëzve të politikës! Drejtësia? Jo! Ajo ishte e shkelur nga precedenti gjingjonizëm, plepizmi i drejtësisë dhe korrupsioni marramendës! Edhe një herë që prokuroria e posaçme kërkoi të hetohej pasuria e liderëve të opozitës, Berisha dhe Meta, u gjet një gjykatëse që e hodhi poshtë kërkesën që, në çdo vend të botës, do të ishte krejt e natyrshme. Asnjë institucion deri tani nuk ka pasur guximin të kërkojë gjënë më të natyrshme në botë: si u ngritën banesat dhe vilat e mëdha në bregdet të familjes Berisha dhe Meta, apo “ bunkeri” i shefit të tanishëm të qeverisë. Atëherë çfarë po ndodh? Si është e mundur që një takëm njerëzish, që gjithë ditën përbetohen për popullin e thjeshtë dhe të varfër, natën bëhen milionierë dhe shkelin mbi çdo të drejtë njerëzore? Kush e rrit agresivitetin e tyre, që bëjnë të tërbuarin kur hidhet vetëm ideja se mund të hetohen? Si është e mundur që gazetarë apo botues, që nuk kanë asnjë vlerë intelelektuale dhe njerëzore shetitin rrugëve të Tiranës me makina të shtrenjta deri në 100 mijë euro dhe askush nga zyrat e shumta të financës nuk u bën pyetjen më të thjeshtë: nga i sigurove të ardhurat?
Përse ndodhi kështu në Shqipëri? Përse ra kaq shpejt, si një kartë letre , shteti i së drejtës? Si është e mundur që në kaq pak vite në jetën e një vendi , u krijuan kaq ngutshëm oligarkli të tëra, politike, financiare, mediale, korruptive; të pushtetit apo të opozitës? Kaq të leshtë ishin shqiptarët, të cilët e shikonin se si po mjeroheshin një palë dhe, në të njëjtën kohë pasuroheshin të tjerë, që nuk kishin asnjë lidhje me punën e ndershme, përpjekjet apo mendjet krijuese? Si duket, ne jemi populli më i paqtë në botë, ose më sylesh, që , edhe kur na shkelin nuk protestojmë, ose, thjeshtë, bëhemi një grusht njerëzish dhe protestojmë, ose kur do qeveria, ose kur thërret opozita!
Në parlamentin e Shqipërisë më shumë gjen oligarkë dhe biznesmenë, se sa njerëz të mënçur. Nuk mund të jesh deputet nëse nuk plotëson njërin nga dy kushtet: ose në listë të ketë vendosur shefi i partisë në vend të preferuar, ose të jesh i fortë, të kesh lidhje me bandat, me paranë e dyshimtë. Përjashtimet e pakta vetëm se sa e vertetojnë rregullin. Këtë tregoi viti 2021 në zgjedhjet parlamentare të tij.
Si mund të kontrollohet shteti, qeveria, pasuria e opozitës kur vendi themeltar i ligjeve është i shkelur? Të bësh sot njeriun e ndershëm quhesh budalla. Ka shumë njerëz që e quajnë Ilir Metën dhe gruan e tij si të zot dhe të aftë, sepse kanë ditur të vjedhin. Shumë të tjerë shkojnë pas një opozite , ku figurat drejtuese të saj ose janë të pa shkolluar, ose të konsumuar deri në rrënjë. Të rinjtë që kanë pushtuar tani strukturat janë si mollët e pa pjekura që do të bijnë së shpejti, por ama të pasur, agresivë, gjithë mllef dhe urrejtje në mëngjes, për të bërë biznese të përbashkta në darkë.
Janë të rrallë politikanët që nuk kanë vila apo biznese, në bregdet apo qendra luksoze. Gjiri i Lalzit është i mbushur me to, si të ishte blloku i ri i Shqipërisë. Resortë të tjerë janë rrethuar me mure të lartë dhe nëpër rruginat e tyre lëvizin njerëz të politikës, të botës afariste, mediave. Të shumtët prej tyre kanë ngritur pasuri nga burime të pa ditura, tëp pa deklruara dhe të pa ligjshme! Askush nuk u bën as pyetjen më normale: nga është burimi?
Çifti Meta – Kryemadhi, që më në fund “ e luftuan nepotizmin” , janë ndër shembujt më të neveritshëm të asaj që ka ndodhur. Të dalë nga hiçi, rastësisë apo rrethanave të pa qarta, të askund dhe të pa asgjë, pa asnjë punë tjetër dhe pa vlera intelektuale të spikatura, harbutë dhe të pa ngopur, afaristë të politikës dhe meskinë, harbutë dhe gojë lëshuar, ata bënë ligjin në shumë vite dhe, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, kërcënojnë, këlthasin, presin të jenë përsëri të besuar, megjithëse asnjë sallë nuk e mbushin dot.
Përgjithsisht kjo është një pasuri e vënë nga gjaku. Nga mundi i të tjerëve. Nga vjedhja e përbindshme. Si është e mundur të çirren për korrupsion, kur jetojnë në banesa 500 m2, që nuk mund të jetë as ëndrra e një njeriu të zakonshëm? Të kenë vila në bregun e detit dhe psuri të fshehura në parajsat financiare? Të kenë arsimuar fëmijët në shkolëlat e shtrenjta londineze dhe askush nuk e di se me cilat financime janë shkolluar ato, ku kanë banuar, sa kanë shpenzuar? Dhe, sa e vërtetë është për bizneset e tij në Londër a diku tjetër!
Dhjetori i vitit 1990 tani është harruar. Njerëzit që u ngritën për ndryshimin njerëzor u bënë shfrytëzues të punës njerëzore, në të shumtën e tyre. Pardesybardhët e ndryshimit , që do të sillnin parajsën në këtë vend, sollën varfërinë e skajshme të shumë familjeve, dhe, nga ana tjetër, pasurimin e atyre që thirrnin për drejtësi dhe liri. Si mund të jesh i lirë kur nuk mund të dërgosh në shtëpi as pafgën e një minimumi jetësor? Si mund të jesh i lirë kur jeta të shtërngon nga fyti dhe oligarkia politike është njësh me atë financiare, duke të shtrydhur deri në pikën e fundit!
Viti 1990 pritej të ishte ndryshimi i madh.
Kishte megjithatë një shpresë në njerëzit. Ajo që u kishte munguar po vinte. Shpresa për një fillim ndryshe, ose më saktë, rifillim. Edhe komunistët ,kur ishin në ilegalitet, u thonin njerëzve, e ndoshta edhe vetë e besonin, se, pas çlirimit, të gjithë do të hanin me lugë floriri.
Tani, pas kaq shumë vitesh, i pashë në një darkë fejese, lugët , pirunjtë dhe thikat prej floriri, vendosur si në një monarki rreth servicës të shtrenjtë, në një sallë moderne, ku luksi ishte i shpërndarë lirisht, më shumë se sa karafilët e egër në luginën e Vermoshit.
I pashë në dasmën e një zorbeje, ashtu si ikam parë përmes TV në vilën e dy sarahoshëve të politikës, që , asnjë ditë në jetën e tyre nuk ka punuar seriozisht, që, njëri, profesionin e tij më të shquar e kishte në dy pjesë: si taksambledhës privat dhe si udhëtar dashurie në resurset më të shtrenjta të botës, duke nxjerrë gjuhën si përtallje për shqiptarët që ende besonin babain e tij, dhe të dytët, pasi kishin kërkuar 700 mijë euro për një firmë, ata që vriteshin nga qeveria e tyre, pa asnjë droje, i quanin “ kokëpalarë”.
I pashë lugët, thikët, pirunjtë e larë me flori në dasmën e një birboje, apo në vilën e një njeriu që, për fat të keq ka qenë kryeministër ,president dhe kryetar kuvendi i një vendi fatkob si i yni, që , i pari, më shumë para mori në një dorë nga gjaku i Gërdecit se sa mund të kenë marrë familja e Enver Hoxhës të ardhura gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa i dyti, ende sot e kësaj dite, duke kërcënuar me 300 mijë “ Vojo Kushët “ e tij, nuk e di ende se sa e madhe është pasuria e tij, ajo e hapur dhe ajo e fshehur!! .
Mjerisht, nuk janë të vetmit. Në të dy anët e politikës korrupsioni është bërë mënyrë jetese. Meta, si renoceront e zhvatjes, njëjtë si pararendësit e pas rendësit e tij, , me disa të tjerë rreth vetes, si, i ndjeri Pashko, Rruli, Bode, Topalli, Imami, Nano, Ahmetaj, Koka, etj. kanë hapur rrugën, por shumë nxënës politikë të tyre, kanë shkuar më tej: ata ajnë sot të pasurit e Shqipërisë së varfër dhe, për ironi të politikës, janë ata që bëjnë thirrje për të eleminuar një qeveri që nuk mendon, sipas tyre, për të varfërit.
Lalzi, resorti i dikurshëm i të pasurve, është vendi i politikës. Aty gjen shumicën e politikës, që vijnë aty pasi janë shlodhur në një resort tjetër; aty gjen median, gjykatës, prokurorë, njerëz të gardës, drejtues policie. I gjen të gjithë. Vetëm të varfërit e kanë të ndaluar të jenë aty.
Do të isha budalla të ndjeja nostalgjinë për kohën e Hoxhës. Jeta e familjes sime më ka shpënë drejt mospranimit të saj.
Por do të iaha i mjerë nëse nuk do të dëshmoja se, politika e sotme, është po aq mizore ndaj njerëzve sa ishte dikur, në mos edhe më tej se ajo.
Sepse ata shemben edhe një herë shpresën.
E shembën përmes lugëve, thikave dhe pirunjve të larë me flori, si një dëshmi të harbutllëkut, makutërisë, përbuzjes dhe mashtrimit.
Haram u qoftë!
Z Bedri ke te drejte po ka dhe me keq, ke degjuar per nje deputet gjysh ne moshen tende qe kishte dashnore ne 18 vjecare vajzen e nje kengetare te njohur,gjyshi bisnesmen e deputet mbante me leke dashnoren dhe sheqet e dashnores,aq sa priderit e vajzave rane ne hall se filluan te gjitha te kerkonin ghysher bisnesmene te pasur. Z Bedri ju jetoni ne Gjermani dhe e dini mire se Europa ka gra pa vlere e burra pa nder, problemi eshte se dhe ne Shqiperi ky fenomen erdhi shume shpejt. Gjyshi deputet pesoi infakt ne nje nga hotelet e Tiranes se mori doze te madhe te viagres,vajza ghirri te emen kengetare qe shkoj urgjenca ne hotel e gjyshi deputet e bisnesmen shpetoj,jane shume ndodhi te tilla qe habitem se si gazeteret e kronikes nuk i japin ne lajme.
Shkrim tamam i bukur!
Por mbi te gjitha mbyllja!
Perfekte
Sepse ketyre turkomane me ate “haram u qofte”ju ke thene te gjitha
Bravo 👏
Aha, per pirunjte eshte famoz Luli Basha. Per te gjithe shkrimin te pershendes. Futja e Metes brenda do terheqe me vete gjithe kopene. Se ia dine pislleqet njeri – tjetrit.
Kjo zgjidh dhe misterin e vjedhjes se Floririt. Bedriu ka humbur kot si asistent dedektivi. Sherlock Holmes, jam i sigurt, qe sa te shikonte vetite raportuese e befasuese te Bedriut, do ta kishte punesuar direkt me nje rroge te kenaqeshme.
Z. Bedri me të drejtë keni bërë shumë pyetje. A mundet të shkulet korrupsioni edhe në Shqipëri? Përgjigja fatmirsisht është se po. Por duhet të veprohet njësaj si në perëndim, ku i kanë kaluar këto faza të kapitalizmit. Shqipëria është në fazën e Al Capone-s në amerikë, por jo tani. Ata që jetojnë dhe punojnë jasht e dinë se ku është fjala. Çdo individ, apo familje, nga Janari deri 15 Prill duhet të plotësojë formularët për të ardhurat e vitit që kaloi. Në rast se aplikohet edhe në Shqipëri, Meta p.sh., e ka të vështirë që paratë që ka vjedhur t’ja kalojë babait, kunatit, apo ndonjë tjetri, sepse edhe ata do të mbushin formularët dhe gjithë ajo pasuri nuk mbulohet me rroga shteti dhe “lepuri” kapet lehtë fare. Në habitemi se si fshihet pasuria në Shqipëri, kur në nuk fshehim dot as disa qindra dollarë!
Formulari pasurise ka filluar te aplikohet prej vitit 1995, ose 1996.
Problemi eshte se vjedhja masive ka filluar qysh ne vitin 2009, me qeverine e Saliut kur mori edhe Liken.
Aty filloi Gjiri Lalezit, vilat e shtrenjta, ,,,, u shumfishua gjate 4 vjeteve te Saliut dhe 4 vjeteve te para te Qeverise Edi Rama, sepse ishin te njetet hajdut te LSI, te pangopur, te pakontrolluar nga askush.
Ata zyrtare e shikonin shesh, e benin pershesh.
Po ta dinin se do vinte kjo dite, mbi 80% e tyre nuk do guxonin te vidhnin ne ate menyre,
Prandaj edhe SPAKu , e ka veshtire , sepse pothuaj cdo nepunes ka vjedhur, ka bere korrupsion.
Mbase SPAKu duhet te uli pak steken e denimeve per veprat qe jane bere para vitit 2020, te perqendrohet me shume tek konfiskimi pasurive,
Ky eshte nje proces i gjate, i lodhshem per ato qe jane bere para 10 vjeteve, kerkohet shpejtesi, sepse Shqiptaret nuk duan burgun e zyrtareve, duan konfiskim pasurish.
Shembulli me i afert eshte i Monika Kryemadhit, e cila ka shitur pronat e korrupsionit, ka fshehur parate, dhe po beri disa vite burg, nuk e ka problem, se parate i ka fshehur.
Ky artikull duhet te lexohet ne te gjitha kanalet televizive ne te njejten kohe si ” BREAKING NEWS” ta degjoje i madh e i vogel se te gjithe politikanet e ketij vendi PA PERJASHTIM jane hajdutet me te medhenj ne te gjithe globin. Ngrihu o popull, zgjohu dhe shporre kete race te felliqur…
Emigranti
HEJ BEDRI TU THAFTE TRURI
MBETE NJE MJERAN
JE MODEL I HORRIT
QE ME DY LUGE HAN
VODHI SAL;A DHE ILIRI
NGA HUNDA U DALTE
ATE QE PO NA BEN RAMA
ZOTI ATJE NALTE
SE KA PARE E SDO TA SHOHE KURRE
NA KTHEU NE BAGETI
HAPI SYTE TE PLACIN
SKA ME SHQIPERI
Nje shkrim revolte. Nje revolte Kamusiane. Ndaj kujt? Ndaj perbindeshave te pangopur me pushtet e para. Rivolte ndaj meje, ndaj ndaj vetes, ndaj te gjitheve – “kaq te leshte paskemi qene ne shqiptaret…” – thote, nder tjera z.Islami. Ne fund revolten e mbyll me nje mallkim ndaj perbindeshave: “Haram u qofte!” Po. Duket sikur dhe Zoti i ka ndeshkuar me kete mallkim…
Bedri,mjaft me hipokrizi, por kthehuni rruges se zotit dhe behuni vetem opozite e cdo pushteti ne mbrojtje te interesave te qytetareve!
Shkrime te tilla roze as ndezin e as shuajne ,vetem mbushin faqen e gazetes!
Guxoni dhe hapeni gazeten per qytetaret qe te vene me shpatulla pas muri Ramen dhe Veliajn,qe po ua nxine jeten qytetareve te Tiranes!
Veliaj ,pas arrestimit te 5 drejtireve kryesore,kurre nuk duhej te mbrohej nga ju,por duket hapur se ju jeni pro tij per interesat tuaja!
Nuk jeni me ajo gazeta e dikurshme se e keni shitur shpirtin shejtanir!
O bq,,qe flet per diktature,,,dashi kapet nga briret o birbo me dy gishtat lart,,,,nuk kapet nga bishti,,,do mbarojme pune me familjen Berisha,familjen metakryemadhi,me mul nokat,lulet e lulzimet,,mehdirat,e gerdecit,rrulet,tritanin e preshit,e shum e shum te tjere,pastaj do fillojne me veliajn dhe ramen,,,ik bej shurren tashti
Haram buka që ke ngranë me ato lugë dhe pirunj.
Je brenda logjikës socialiste. Proletarë të gjitha llojeve, plehrave e spiunëve, bashkohuni.
Lugët dhe pirunjtë e floririt, i keni amanet nga i pari juaj. Dhe ai e mbajti fjalën, bashkë me familjen e tij, hëngrën me lugë floriri.
Mos prit që këto kopje të shëmtuara të veprojnë ndryshe.
Veç durimi e ka një fund.
PËRGËZIME AUTORIT! I BASHKOHEMI TË GJITHË URIMIT TË TIJ NË FUND TË SHKRIMIT.
I VJELLSHIN KOCKA!
Investigimi i Adriatik Docit me dokumenta pronesie,ME EMRA PERFITUESISH,ME TITUJ DHE VENDNDODHJE PRONASH,eshte gazetari investiguese,moderne,pa lloqe turqihane.
Shkrimi i Bedriut eshte idem,letra e oficerit te Divizionit te Korces,shoku Hamza Nuredini,drejtuar Komitetit Qendror te PPSH, dhe posacerisht Sekretarit te pare te PPSH,shokut Enver Hoxha,per bemat dhe te pabemat e Armiqve te popullit Beqir Balluku,Petrit Dume Hito Cako, dhe bashkepunetoreve te tyre ne radhet e Ushtrise.
Brezi jone o Bedri eshte zog inkubatori,qe e ka rritur Pleniumi IV,,kuner devijatoreve te Artit dhe kultures,Plenumi V,kunder armiqve te Ushtrise,Plenumi VIII,kunder Poliagjentit Memet Corrushit,Plenumi IX,kunder Armiqve te Sigurimit etj.
Edhe kur shkruan per Kosoven,UCK,o Bedri ,ME KETE SITE I TUND KRUNDET.
OK,B.Islami:
-Por kush e lexon DITËN përveç PESIONISTËVE..?
-Artikulln duhet ta lexojnë SHBA+BE që Ndikuan ,Krijuan & monitorojnë DREJTËSINË E RE ME XHAKETA TË VJETERA që është FATKEQSIA NR.2 QË NË 1992..që e TRODHI FATKEQSIA NR.1 SB,,NR.3 LikeFLORIRI,,NR.4 Luli 7×7= 42 &…deri NR.5 E.Rama që mburret se votoi ligjin e reformës në Drejtësi 2016 dhe tashmë nuk e lejon(lejoi YURI KIM kur ky deklaroi se SPAK TË KAP 360 GRADË)..
-Lind pyetja:
1• Kush ishte më i Zgjuari,Dibaku,Hajduti,Vrasësi..S.Bersha që kapi DREJTËSINË 100 % ME KURSIN 6 MUJOR PLEPIST 1992..dhe që u tha.”.Hani sa të doni e mua,Familjen & ha-le-atët,oligarkët ..mos më ngacmonin…Apo..
2• E.Rama që bëri ligjin me Nd/Kombëtarët për të ndëshkuar vipat që nga 1992-2013..dhe që sot po shikon BUZË VARUR SE SI PËRFUNDOJNË TË TIJTË NË BURG..për Korrupsion ndonse më pak se qeveria diktatoriale berishiste fatkeqsi Kombëtsre(Shqipëri-Kosovë) 1991-2024 ??
– Kush u tregua i mënçëm..Sb që kapi MEDJET 99 % NË 2005-2024..Apo..
-E.Rama që të gjitha MEDJET I QUAJTI..KAZAN..edhe kur Zërin e POPULLIT e mbylli..??
● Problemi është: Si të shpëtoi Shqipëria nga tranzicioni 34 vjeçar nga PARAPOLITIKANËT(Moikom Zeqo)..dhe kush do e bëi mrë këtë :..??
1.Pa futur në burg dhe sekuestro pasurisë FILLIMSHT të S.Berishës,I.Metës,L.Bashës,F.Mediut(gërdecit)..dhe, 2•KRIJIMIN E NJË PARTIE OPOZITARE PA KËTA TË TRE(3)nuk do të ket stabilitet në Shqipëri..!
3.Drejtësia e RE e krijuar me shumë shpresë prej SHBA+BE..nuk po e çan dot RRETHIMIN E OLIGARKISË POLITIKE E FINANCIARE TË RRUGËVE TË PISTA NË GJITHË BOTËN..!
4.Të krijohet një GJYKATË SPECIALE ND/KOMBËTARE 5-8 VJEÇARE ..për ti kthyer popullit pasurinë e grabitur të 45+34 viteve prej 350 mild.$,ku 500 nd/Je e institucione u Shkatërruan për SKRAP.. si askund tjetër në Shtetet e lindjes.
5.INPRKTORIATI KONTROLLIT PASURISË NUK FUNKSIONON.ZERO.
-Ky sektor do informonte SPAK + BKH+GJKKO për hetim,Gjykim e ndëshkimit.
6 .Duhet të hapen DOSJET E SPIUNVE..që jan me shumicë në të gjitha partit e sektorët në Shqipëri..!
-FLM-B.I,DITA.
OK,B.Islami:
-Por kush e lexon DITËN përveç PESIONISTËVE..?
-Artikulln duhet ta lexojnë SHBA+BE që Ndikuan ,Krijuan & monitorojnë DREJTËSINË E RE ME XHAKETA TË VJETERA që është FATKEQSIA NR.2 QË NË 1992..që e TRODHI FATKEQSIA NR.1 SB,,NR.3 LikeFLORIRI,,NR.4 Luli 7×7= 42 &…deri NR.5 E.Rama që mburret se votoi ligjin e reformës në Drejtësi 2016 dhe tashmë nuk e lejon(lejoi YURI KIM kur ky deklaroi se SPAK TË KAP 360 GRADË)..
-Lind pyetja:
1• Kush ishte më i Zgjuari,Dibaku,Hajduti,Vrasësi..S.Bersha që kapi DREJTËSINË 100 % ME KURSIN 6 MUJOR PLEPIST 1992..dhe që u tha.”.Hani sa të doni e mua,Familjen & ha-le-atët,oligarkët ..mos më ngacmonin…Apo..
2• E.Rama që bëri ligjin me Nd/Kombëtarët për të ndëshkuar vipat që nga 1992-2013..dhe që sot po shikon BUZË VARUR SE SI PËRFUNDOJNË TË TIJTË NË BURG..për Korrupsion ndonse më pak se qeveria diktatoriale berishiste fatkeqsi Kombëtsre(Shqipëri-Kosovë) 1991-2024 ??
– Kush u tregua i mënçëm..Sb që kapi MEDJET 99 % NË 2005-2024..Apo..
-E.Rama që të gjitha MEDJET I QUAJTI..KAZAN..edhe kur Zërin e POPULLIT e mbylli..??
● Problemi është: Si të shpëtoi Shqipëria nga tranzicioni 34 vjeçar nga PARAPOLITIKANËT(Moikom Zeqo)..dhe kush do e bëi mirë këtë :..??
1.Pa futur në burg dhe sekuestro pasurisë FILLIMSHT të S.Berishës,I.Metës,L.Bashës,F.Mediut(gërdecit)..dhe, 2.KRIJIMIN E NJË PARTIE OPOZITARE PA KËTA TË TRE(3)nuk do të ket stabilitet në Shqipëri..!
3.Drejtësia e RE e krijuar me shumë shpresë prej SHBA+BE..nuk po e çan dot RRETHIMIN E OLIGARKISË POLITIKE E FINANCIARE TË RRUGËVE TË PISTA NË GJITHË BOTËN..!
4.Të krijohet një GJYKATË SPECIALE ND/KOMBËTARE 5-8 VJEÇARE ..për ti kthyer popullit pasurinë e grabitur të 45+34 viteve prej 350 mild.$,ku 500 nd/Je e institucione u Shkatërruan për SKRAP.. si askund tjetër në Shtetet e lindjes.
5.INPRKTORIATI KONTROLLIT PASURISË NUK FUNKSIONON.ZERO.
-Ky sektor do informonte SPAK + BKH+GJKKO për hetim,Gjykim e ndëshkimit.
6 .Duhet të hapen DOSJET E SPIUNVE..që jan me shumicë në të gjitha partit e sektorët në Shqipëri..!
-FLM-B.I,DITA.
TRAGJEDIA E POPULLIT SHQIPTAR NGA VJEDHJET MASIVE TE POLITIKANEVE,QEVERITAREVE DHE SHTETAREVE ESHTE DHIMBJA ME E MADHE NE HISTORINE E SAJ. POLITIKANET DHE QEVERISTARET JANE PUSHTUESIT ME TE EGER TE VENDIT DHE POPULLIT TE TYRE.VARFERUAN TEJKASTSISHT SHUMICEN E POPULLIT DHE U BENE LORD ME GJAKUN DHE DJERSEN,PASURINE DHE DREJTESINE E POPULLIT.E KTHYEN NE SISTEM GRABITJEN,VJEDHJEN DHE ASGJESIMIN.SHQIPERIA PO LENGON NGA DHIMBJET SHPIRTERORE.
EKZISTON NJE SHPRESE TEK SPAKU AMERIKAN,POR PO ECEN SHUME NGADALE. FAKTET PER KOKAT E KETIJ SISTEMI GRABITQAR JANE.PO VAZHDOI ME NGADALSI DO RREZIKOHET SHPRESA DHE NDOSHTA LIGJESHMERIA QE KA AKTUALISHT.
Lale Ethemit. DITEN e lexojne njerezit e mencur, dhe midis tyre jane edhe pensionistet…
Ka pas thënë një herë Qazim Mulleti se “fashizma asht e ombël si hallva”. DHe pati që e besuan. Më 1990 besuam se kapitalizmi ishte shpirt njeriu. DHe e hëngrëm. Në 45-sën besuam se në komunizëm do hanim me lugë floriri, por e hëngrëm mirë me tallona. Komunizmi sado i keq që ishte i bëri disa punë të mira në vend. Të paktën e ktheu Kandaharin në një vend modern. Por këta demokratët nuk lanë gjë pa shkatërruar ose përvetësuar. E nxorrën Shqipërinë në ankand dhe u pasuruan vetë për 100 brezat e ardhshëm. I keq sa të duash ishte Enver Hoxha, por asgjë nuk i la familjes së tij. Por Xhon MacGou na siguroi më 1990-tën se ai kishte parë me sytê e tij arkat me florinj që familja Hoxha po i depozitonte në Zvicër!!! Sa për të qeshur. Me një fjalë na e kanë futur mirë. Ujku e lyu këmbên me miell që të dukej babaxhan. Tani njerëzve u ka ngelur veçse të lexojnë Bedriun ose të kënaqen me Big – Brodherin pa brekë.
Shpresa u vra përgjithmonë. Prandaj shqiptarët po ikin. Sepse e kanë kuptuar se Shqipëria mbaroi. Mori fund. Të na rrojë kapitalizmi i veshur me miell demokratik.
Per komentuesin …..qe ta nguli. Jam shume dakort, e ke thene shume qarte dhe shkurt. Keshtu eshte rradha per gjykimin e ketyre ndyresirave, armiqve te vendit.
Është vërtet për tu admiruar, që medias së shkrojtur e asaj vizive, nuk i mungokërkan tipa si puna e ktij Doçit, të interesuar e predispozuar për të investiguar rreth pasurive marramendëse e aferave korruptive të demokratikasve të paintegruar. Bravo…
Bedriu i PPSH-së nga ana e tij e ka treguar tashmë prej kohësh se është gazetar me nuhatje, e padyshim dhe i talentuar në të shkrojtur. Sfera e tij të veprimit nënkupton gjithashtu luftën e paepur dhe konsekuente kundër saleh-berishizmit dhe like-florirllëkut.
Që mos t’ja hamë hakun, për trillime s’ka gazepa apo pseudoanalistë të maten me ta.
Tani që të dyve u ka mbetur vetëm të ndezin fitilat e petromaksit, jo për të kapur natën “bretkosa blu”, por për tu hedhur pak dritëz idiotërve të dobishëm me pilo-lalë e teme-lalë, rreth mega-korrupsionit e pasurive të dukshme e të padukshme të sociopatërve mëngjarashë, të cilët kanë zaptuar qysh para tre dekadash e nuk i shqisin kollaj mullaqet e majmura nga postiqet e kuvendit.
Ooooo Bedrio. Ej, ai qenerali loqendar ka hypur majë kodrës së Çorrushit dhe po vrojton me dylbi nga kryeministria. Po pret se mos ja bën nga kati i dytë dikush me dorë që të marri sufllaqen e radhës. Nuk të vjen pak zili?
Ne politiken shqiptare eshte futur nje fryme helmuese qe do vite ka gjasa te pastrohet! Fryma Kafshes Sali Berisha qe ka infektuar te gjithe! Infektimi (fryma e keqe djallezore) nuk eshte vetem ne politike por edhe ne media e cila mbeshtet Berishen nje politikan i kamufluar si demokrat por qe eshte nje anti demokrat nje kriminel dhe hajdut !
Laje gojen kur te flasesh per Enver Hoxhen. I kishte shoket te rralle ai. Me pasurite qe vuri Shqiperia ne kohen e tij po ushqehen akoma njerezit. Nje qindarke nuk i mori ketij shteti. Shajeni sa te doni por nuk e mohoni dot qe ai nuk mendonte per xhepin e vet por per Shqiperine.
doci, je nje shkerdhate e mbaruar kur ze ne goje kohen e Hoxhes.
Je nje i neveritshem si ne kohen e atehershme, dhe ne te tashmen
Bravo Bedri je i mrekullushem
Qe te realizohet shprehja ,”harram ju qofte”,duhet te futen ne burg dhe tu sekuestrohen pasurite.Kjo e ben realitet harramin
Rrespekte per kte te vertet brilante zoti Bedri Islami ,esht fat i madh per kte vend qe te kemi mes nesh por je i vetem si jezusi per te shperndar te verteten ne kte vend , rrespekte per kte shkrim brilant zoti te ruajt e te ndimoft : por gjithmon ka nje por , kur shikon ne koment lloj lloj bastardi qe te kundervihet per shkrimin dhe nuk duan ta thuash kte te vertet athere sme mbetet gje tjeter te themi por ktyre qenve te zgjebosur nenen tja shkerdhej saliu Iliri dhe te gjith bastardet e politikes mendjas drejtsis qe vjedhin kte vend , se kta nuk meritojn me shum se kaq por me zi se kaq , ti i hap syt me kte te vertet magjike zoti Islami ,kta bastard te kundervihen ty sikur je ti fajtori ne kte vend , se kta bastardet ne kto komente nuk duan as drejtesi as shtet as shqiperi , por jan vemje pa shtyll kurrizore : Falimderit zoti Islami per kte shkrim gjigand me te vertet gjigande qe se kam lexuar kurr kto 30 vjet rrumpall ne vendin tim ,rrespekte .
ENVER HOXHA
au tregonte qejfin ketyre pocaqive