Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I përzuri vetingu por litari mbeti jashtë e lypet drejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > I përzuri vetingu por litari mbeti jashtë e lypet drejtësi
opinion

I përzuri vetingu por litari mbeti jashtë e lypet drejtësi

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Artan Duka

Ndonëse fillimi, drejtësia e re po dëshmon autoritet e kjo shihet tek rasti Berisha, parada e “pecove” në SPAK, verdiktet ndaj ish-pushtetarëve, arratia nga sytë këmbët e cave, pastrimi i organeve të drejtësisë etj. Përtej retorikës Rama, kjo “mrekulli” ka pas perëndimin e kryesisht SHBA.

Shumica ka rolin e saj por jo atë të “shenjtorit” që mrekullon. Ndryshe bën serbes me hijen e mëngjezit sepse nëse është aq e zonja sa thotë, le t’a dëshmojë këtë me rregullin në Kuvënd që u ka dalë nga duart e është kthyer në arenë cirku nga Rithemelimi i çartur që argëtohet si në Luna Park!

- Publicitet -

Rithemelimi nuk ha “pykë” e afërmëndsh shumica nuk do bëjë “mundje” me të por zgjidhje nuk janë “cicërimat” X-eve e sarkazmat sallave por trokitja tek dera e drejtësisë. Shumica duhet të japi mesazhin e besimit për qytetarin tek drejtësia e re duke trokitur sa më parë vetë atje, aq më tepër që pretendon se ishte ajo që hapi një faqe të re me të!

Bëni “mrekulli” edhe me votën!

Nëse Rama e PS e kanë me tërë mënd se e kanë në “gen” të bëjnë mrekullira e gjëra të paimagjinueshme për qytetarin (sikurse reforma në drejtësi), le t’a vazhdojë më tej serinë e mrekullive edhe me atë zgjedhore që me listat partiake ka kohë që e ka nxjerrë votuesin pas liste!

Drejtësia është e plotë në demokraci kur ajo ligjore e togave të zeza dhe ajo qytetare e votës së lirë, shkojnë përkrah e plotësojnë njëra-tjetrën. Sepse, ndërsa ligji pastron politikën e orienton votën, kjo e fundit heq imunitetin politik e i jep dorë të lirë atij.

Arnimet nuk janë mrekulli dhe reforma zgjedhore duhet të ndërpresë vijimësinë e kulteve me “kopet” (listat partiake) pas. Ajo duhet po aq radikale sa ajo në drejtësi. Që alarmon politikën por dhe votohet prej saj me pahir sepse ka SHBA përballë. Një sistem psh. mazhoritar me dy raunde ku fituesi del me 50% plus 1 që, maksimizon përfaqësimin e minimizon merakun e votuesit njëkohësisht. Ndryshe, drejtësia e togave të zeza mbetet gjysmake, deri mund të meket nëse nuk ka drejtësi qytetare përmes votës së lirë.

Ikën por lanë sherrin pas!

Largimi në masë i individëve që vetingu provoi se nuk i lidhte gjë me sensin e drejtësisë ishte arritje e madhe e reformës në të. Ndonse u krijua boshllëk në sistem, për të mirën e përgjithshme dhe afatgjatë, ia vlen. Por ndërsa u larguan mjaft individë të përfolur, mbeten ende në fuqi nga “plepat” e viteve 90, plot vendime të padrejta që ata dhanë për qindra e mijra qytetarë që prej vitesh kanë rënë pre e sistemit të drejtësisë të kapur nga zullumi.

Syresh humbën pronën, plot u diskriminuan, ca deri humbën lirinë etj, e kjo sepse drejtësia e djeshme u bë pre e pushtetit, parasë, rrugës, nepotizmit, klientelizmit, politikës etj, dhe sepse, edhe kur u bazua në ligj, vetë ligji ishte ndonjëherë abuziv.

Do të ishte në dinjitetin e politikës e shtetit që qytetarit që i është ngrënë haku nga drejtësia me vite, të ketë mundësinë të rifitojë të drejtën e mohuar gjatë. Qoftë duke krijuar mundësi për apelim ndaj vendimarrjeve finale gjyqësore që janë dhënë nga individë që përjashtohen nga vetingu, qoftë duke u kompensuar nga shteti për dëmin material e shpirtëror në pamundësi për kthimin e gjërave mbrapsht (konfiskimi i pronës së vënë me abuzim do të ishte një burim).

Drejtësia nuk bëhet vetëm për sot e mot, duke i vënë ndërkohë kapak së shkuarës (çfarë ndodhi, ndodhi) apo alla“jakobine” ndaj elitave e kokave deri dje të paprekshme, për bujë e publicitet. Drejtësia lypet edhe për padrejtësitë e “vogla” e të harruara gjatë që ndoshta nuk bien në sy sot por vijojnë të nëpërkëmbin prej vitesh jetën e qytetarit të thjeshtë.

“Piramida” e padrejtësisë me ligj!

Askush nga organet e drejtësisë nuk bën përjashtim në mohimin e së drejtës nëse kthehet koka pas. Nga gjykatat e Faktit e deri tek ajo Kushtetuese! Ishte kjo e fundit që, për të pastrehët në ish-banesat private, për të njëjtën çështje, doli kundër vetvetes duke dhënë në kohë të ndryshme, dy vendime të ndryshme(!) ndërkohë që parimi kushtetues i sigurisë juridike nuk lë vënd për interpretim e manovrim dhe nuk duhet t’i mohohet askujt.

Ishte Gjykata Kushtetuese që me zig-zaget e saj, i shkoi pas avazit vijimësisë së qeverive Berisha-Nano-Berisha-Rama (përjashto qeverinë Meta) duke u bërë palë dhe rehatuar qasjen diskriminuese qeveritare ndaj banorëve në fjalë. Sot me mijra familje në ish-banesa private që paguan një jetë qera si qindra-mijra familje që morën tapi banese thuajse falas në vitet 90, ose paguajnë kredi(!), ose qera(!), ose rrinë me familjarët(!) duke mos gëzuar e trashëguar një pronë si të tjerët sot!

Ky diskriminim shumëvjeçar, por jo i vetëm, ndodh në një shoqëri ku qeveria zgjidh “qesen” sa herë të dojë e kur e ku t’i teket duke e bërë diskriminimin rutinë (ngritjet selektive të rrogave, banesat falas për tërmetin, kredi të zbutura, tapi uzurpuesve të pronës, dallimet mes pronarëve etj), bazuar edhe në ligje diskriminuese si 7501 që nëpërkëmbi pronarin historik të tokës, ndërkohë që dhuron tapi për rrëmbyesin e tokës, dorovit me 1 euro pronën publike për investitorë strategjik me “bishta” pas etj.

Sa më larg drejtësisë, aq më afër drejtësia që duam!

Drejtësia e re do kohën e saj të ngjalli besim të pakthyeshëm tek qytetari e frikë të pashpresë tek zullumqari. Të gjithë, pa përjashtim, duhet të bëjmë një hap mënjanë, politika së pari, duke i dhënë kohë e hapësirë asaj. Lakimet, krahasimet, komentet, ofendimet, “gjyqet popullore” në platformat online, “lupa” tek CV e njërës apo tjetrës togë të zezë për këtë apo atë vendim, nuk janë ndihmesë për drejtësinë.

Vendimet gjyqësore mund të mos bindin, por nuk ka pse përfliten apo anatemohet trupa që i jep. Ato analizohen, faktet rishikohen, të tjera nxirren në dritë e më pas apelohen duke e shndërruar në rutinë të vetme qasjen e rrugës ligjore për të cilën drejtësia e qytetari kanë aq shumë nevojë.

Por padrejtësitë e ditës nuk duhet të eklipsojnë ato të kaluara. Drejtësia nuk është “mrekulli” me një kah, si koha, e vetëm për sot e mot. Drejtësia duhet të kthejë kokën pas sepse po nuk u kthjellua e shkuara, për plot qytetarë korrekt ajo asnjëherë nuk do të jetë drejtësia e tij!

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?