Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj
Lajmi i funditPolitike

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Published: February 17, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa.

Në fjalën e tij, ai u ndal dhe te ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj, që sipas tij është e pafajshme, edhe pse fjala e fundit i takon drejtësisë.

“Në radhë të parë desha të bëja një falënderim shumë të madh për Linda Karçanajn, e cila ka punuar për dy dekada e më shumë, qysh kur kemi qenë në Bashkinë e Tiranës, të cilën e njoh si një prej njerëzve më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend. Të cilën ju e njihni vetë personalisht dhe besoj ndani me mua që Linda ka qenë gjithnjë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej nga puna. Jam pikëlluar nga gjithçka që ajo po kalon. Në radhë të parë nga agresioni barabar i portaleve, dhunës verbale që e asociojnë me gjëra të cilat nuk kanë asnjë lidhje me të.

- Publicitet -

Natyrisht si gjithmonë unë nuk hyj në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e këtyre kompanive të përfshira në hetim. Por unë kam dijeni për faktin që Linda është nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik. Kam dijeni që me të gjithë partnerët, edhe ju e dini më mirë se unë që AKSHI ka partnerë të nivelit të lartë, Microsoft-i, Oracle, unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat më të jashtëzakonshme për ju, për stafin tuaj dhe për Linda Karçanajn. I them këto në respekt të një personi që sot ndodhet në një kalvar, ku unë besoj me gjithë zemër do dalë i pastër, por nuk më takon mua ta them këtë, i takon drejtësisë. Por kjo nuk do të thotë t’i hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe revolucioni që ka udhëhequr së bashku në këtë udhëtim. Ky ekip është një nga asetet më të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë.

Jam i keqardhur për ata ndër ju që janë vënë në presion, për ata që janë keqtrajtuar, që janë abuzuar, që janë përballur me metoda shtrëngimi të pajustifikueshme në një republikë demokratike, por nga ana tjetër duhet t’ju them që jetojmë në një fazë që po ndodh një tjetër revolucion, si ai revolucion që ju keni bërë çdo ditë, për ta transformuar Shqipërinë në një shëmbëlltyrë të botës digjitale. Po ndodh një revolucion më i egër, më i dhembshëm, me më shumë plagë, por i domosdoshëm.

Revolucioni i transformimit të sistemit të drejtësisë nga një kalbësirë e gjallë në një sistem drejtësie të drejtë, të barabartë dhe funksional. Jemi shumë larg kësaj të fundit, por rruga është pa kthim. Për fat të keq, nëse në botën tuaj virtuale eksperimentet bëhen me algoritme dhe nëse dështimet janë ngecje, fikje të programit, në këtë botën e revolucionit të drejtësisë këto bëhen mbi lëkurën e njerëzve. Nuk është një kompjuter që fiket, është një jetë njeriu që vendoset në pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për t’u pasur zili kur është i pafajshëm”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Vl says:
    February 17, 2026 at 12:39 pm

    E ty te q r e ku ti kesh mu bere me keq se Saliu

    Reply
  • Vl says:
    February 17, 2026 at 2:02 pm

    E ty te QR se mu bere me keq se Saliu

    Reply
  • Toni says:
    February 17, 2026 at 2:22 pm

    Keta rrembejne njerez per tu terhequr nga tenderi i parapercaktuar, plus gjykohen per qindra miliona Euro (jo Leke) vjedhje dhe ky u del ne mbrojtje. Shume bashkefajtore te kesaj nuk dihet se ku i ka fshehur mafia. Edhe nga ana profesionale kesaj i rrembyen te dhenat e gjithe shqiptareve, rroga, adresa dhe numra telefoni dhe platforma E-Albania u merr shpirtin miliona taksapaguesave dhe njerezve te biznesit dhe ky i del ne mbrojtje. Mjere o Shqiperi ne dore te kujt ke perfunduar! Shqiptare mos prisni t’ju shpetoje Europa si ne 90, Europa ka mjaft problemet e saj te brendshme dhe ka dhjetera milione te tjere per te ndihmuar. Dilini zot vetes, sa nuk eshte vone, se pastaj nuk do te kete zot qe t’ju shpetoje.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 17, 2026 at 2:56 pm

    Po Emrin PSE jà Perdhunon KARcanajt more B
    Qire i PESHTIRE!?

    Reply
  • Çiiiz plejer... says:
    February 17, 2026 at 3:28 pm

    Sa herë tenton të fshihet pas maskës “nuk jam as gjykatës dhe as prokuror”, ky e nxjerr jo vetëm veten e tij cullak, por edhe personin që mundohet t’a fusë si kungull nën sqetull. Ky me këtë lloj “mekanizmi” në vend që t’i ndihmojë kukullat e bashkisë, i fut ato në qorsokak. Hetuesia duhet t’ja dijë për nder. Cilindo që ky merr përsipër të mbrojë i ka duart “akullore”…

    Reply
  • ¿? says:
    February 17, 2026 at 4:50 pm

    Une nuk di çfare te them per kete zonjen dhe per te gjithe ekipin per te cilin flet ky Edvini, por me habit fakti qe per drejtesine e “kalbur”, na u dashka nje revolucion…. Ky vete para ca kohej mburrej me te ashtuquajturen Reforme ne Drejtesi, atehere, i bie ajo reforma e “ndritshme” ne drejtesi, paska qene pak si futja pordhes, perderisa fruti na paska dale i kalbur qe ne fillim. Atehere o Edvin o B@qim, poshte reforma, rrofte rrevolucioni, e ke thene tamam si “Marksist-Leninist” i thekur.

    Reply
  • five company says:
    February 17, 2026 at 6:49 pm

    Une po e filloj me AKSHI- n. Agjencia kombetare e informacionit. Tradita e ” Iron Curtain” ose perdes se hekurt te censures u transfoemua nga telegram me 5 shkalle mbikqyrjeje ne G- mail me 15 shkalle mbikqyrjeje, vetem per informacionet nderkombetare ” transformimi kolosal i Shqiperise qe brenda ” perdes se Censures” , zhvillohej si ne kohen e inkuizicionit te ” makines se extensions ” ose zgjatjes se muskujve sepse ne te vertete kembet ishin shume te shkurtra dhe genjeshtra ” dekorohej” me infoemacionet e portaleve te zhvillimit. E kuptoj, nene e vètme me 2 femije??!! Weird..Mund ti jape nje keshille personale nga nje tradite e vjeter veriore. ” Grate burrnesha”, qe kanuni i denonte te visheshin si burra, te rrinin me burra dhe te pinin duhan me llulle. Ofendohet apo lendohet znj.Karcanaj??! Nuk e di, nese realiteti i hidhur do ta fuse ne ” makinen e extention” te fondeve te BE dhe mund te prodhoje ndonje tingull qaramanesh atehere as tirullin “burrneshe” nuk e merr por as informacionin te shperblyer me miljona € per ngritjen perdes se Censures nuk nxjerr. Apo mos duhet ti jape disa leksione per informacionin e vertete dhe ne kohe??!!

    Reply
  • Parku Rinia says:
    February 17, 2026 at 7:30 pm

    Premtime e rritje rrogash ne stil banditesk,

    = ‘una tantum’ ketu ….. , e/o ‘una tantum’ atje ….. ,

    = jo ne menyre te strukturar e te harmonizuar per te gjithe organigramen shteterore !

    Reply
  • Akshi made in Albania. says:
    February 17, 2026 at 8:17 pm

    Me habit fakti se asnjehere kur flet per AKSHIn, nuk bene thirrje publike qe te pandehurit qe lidhen me kete institucion dhe qe jane ende ne kerkim nga SPAK, te dorezohen vet ose te nxis agjencite ligjzbatuese vendore apo nderkombetare, qe ti kapin e ti sjellin para drejtesise, qe te dal e verteta, nese kjo i intereson vertete atij dhe publikut. Pse i merr ne mbrojtje nese beson sikurse shprehet qe ajo, ata, etj kane bere punen me ndergjegje e pasterti dmth. nuk kane bere shperdorime, korrupsion, etj.

    Le pastaj qe asnjehere nuk shohim qe te bashkebisedoj me audiencen, ta lehtesoj komunikimin nese vertete i cmon si punonjes, specialist, atdhetar a cfardo tjeter kur i miklon me rritje rroge.

    Reply
  • demo says:
    February 17, 2026 at 8:40 pm

    LAJMERIM
    Kerkohen bedele per vendet vakant ne Kryeministri,qe te bejne 2-3 vjet burg per kryeministrin.
    a-kandidatet te jene te gatshem te firmosin cdo urdher verbal,ose isharet me sy e me gjymtyre te kryeministrit.
    b–Konkurohet per vendet vakant te zv.kryeministes,minister,Kabineti i AKSHIT dhe kopshti i kryeministrit DURANA PARK.
    c–konkuruesit te kene experience pune ne vjedhje kompjuterike.
    Bashke me Burgun ju garantohet edhe placka e vjedhur gjate Sherbimit.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    February 18, 2026 at 11:17 am

    Faktet e disiplines ne Pune dhe Bashkepunimi 20 vjecar ne Bashkine e Tiranes,nuk e perjashtojne zonjen nga korrupsioni.Statusi trondites i qenjes NENE ME FEMIJE DHE GRUA perseri nuk na rrenqeth qimet e trikos,sepse nena me femije dhe gra me ze feminor i ke perdorur per te vjedhur miljarda ne Investimet e Qeverrise ne Energjitike.Une shoh ato nena me femije sot perleshen ne Rrjoll me fadromistet dhe policet,qe i ka derguar zotrote per t`u pushtuar Tokat.
    O edvin karagjozi,,idjoti autik i Kristaqit te ndjere!A e di ti se ky popull eshte 50% me i arsimuar,me i ditur,me pervoje pune dhe Jete se ti,qe te jep uje ne bisht te luges?Kujt ja thua keto brockulla?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n
  • Çfarë janë “waivers”? Berishës nuk iu hoq “non grata”, DASH: Përjashtim, jo anulim
  • “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  • Historia nuk jep waiver
  • Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”

Komentet e Fundit

  1. Vl on EMRAT: SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste
  2. Vl on “I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore
  3. Sinapi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  4. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?