Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I shpëtoi plumbit në Shqipëri, ndahet nga jeta gazetari i njohur italian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > I shpëtoi plumbit në Shqipëri, ndahet nga jeta gazetari i njohur italian
BoteLajmi i fundit

I shpëtoi plumbit në Shqipëri, ndahet nga jeta gazetari i njohur italian

Published: May 18, 2024
Shpërndaje

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, gazetari i njohur italian Franco Di Mare.

Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gazetarit e ka dhënë familja e tij përmes një njoftimi publik.

“I përqafuar nga dashuria e vajzës, motrave dhe vëllait dhe i rrethuar nga dashuria e miqve të tij më të ngushtë, Franco Di Mare ndërroi jetë sot në Romë.”

- Publicitet -

Më 28 prill, gazetari në një lidhje direkte për emisionin “Che tempo che fa”, tregoi se vuante nga tumori.

“Kam një tumor të pashërueshëm, më ka mbetur pak për të jetuar, por unë nuk dorëzohem”, tha ai për Fabio Fazion.

Në intervistën e dhënë disa ditë më parë, Franco Di Mare ka treguar për kohën kur ka qenë korrespondent në Shqipëri gjatë viteve ‘90, gjatë së cilës ka shkëputur dhe një episod kur i kishte shpëtuar një plumbi mrekullisht.

“Më 28 korrik do të mbush 69 vjeç, por nuk e di nëse do të arrij. Ndoshta po. Jam i qetë, nuk kam frikë. Ideja e vuajtjes më tremb, por kam shkuar në shumë funerale të kolegëve më të rinj se unë. Dhe unë jam gjallë për mrekulli. Gjatë një shkëmbimi zjarri në Shqipëri, një plumb kaloi në pjesën e pasme të qafës. Unë nuk vdiqa sepse u përkula për të marrë një bateri në çantën time. Unë e konsideroj veten një njeri me fat”, ka treguar ai.

Korrespondenti i luftës i RAI-t u shfaq përmes lidhjes direkte me emisionin italian me një tub në fytyrë.

“Ky tub i vogël që kalon mbi fytyrën time është i lidhur me një respirator automatik dhe më lejon të marr frymë me forcë, por gjithashtu më lejon të jem këtu. Jam diagnostikuar me mesothelioma, një tumor shumë i keq, i lidhur me praninë e asbestit në ajër”.

Di Mare kishte shpjeguar edhe pse mund ta ketë “zgjedhur” ky tumor shumë agresiv.

“Si korrespondent lufte kalova një kohë të gjatë në Ballkan, mes plumbave të uraniumit të varfëruar të shpejtë e shkatërrues. Çdo shpërthim lëshonte grimca të pafundme asbesti në ajër. Ndoshta e kam marrë në Sarajevë, në korrik 1992, misioni im i parë. Ose i fundit, në vitin 2000, kush e di”.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    May 18, 2024 at 10:22 am

    Gazetaria e pronareve katundare Vjollca Hoxha,Alexander Frangaj,Askush Dulaku,shtremberoi Gazetarine ne shqiperi.
    Raportimi nga Terreni kalon ne plan te dyte dhe te trete dhe MBUSHEN TV E SHUMTA ME EMISJONE STUDIOSH.
    Dhjetra emisjone studiosh te panevojshem,me corolojka dhe derdimene qe kapardisen me lloqe muhabet,.Kjo nuk eshte gazetari.Kjo eshte:Jane mbledhur plakat ne Leme/keto nuset nuk na bejne.
    Ulet nje top model ,o nje top modele,o nje top mishi shtirraqe fton dy tre llapallapi si vetja dhe i tjekin lloqe muhabet ne studio,hamendesojune dhe i nxjerrin teneqene gjithe informacioneve qe vijne nga Prokuroria dhe policia.
    Sepse gazetare informacioni ne Shqiperi,jane vetem policia dhe prokuroria,.Keta qe bredhin sa ne nje studio ne tjetren jane Shamane,,plaka qe shohin filxhanin dhe interpretojne ato pak burime nga Terreni,.
    Keshtu qe ne Shqiperi cmohet me shume nje turikali pallavriqe qe shtirret sikur eshte drejtoresha e gjithe vrasesve dhe hajduteve te Shqiperise,,se sa Anila Hoxha qe informon nga Vendngjarja,nga terreni,nga salla ku zhvillohet takimi,nga Koisarjati nga Kuvendi etj..

    Reply
  • demo says:
    May 18, 2024 at 10:32 am

    Hiqni mor katundare,mor provinciale,,mor gazetari lloqesh!Hiqni mor emisjonet e Studiove se e keni mbushur me lloqe fshati. Paradite,mbaqsdite,ne dreke ne darke,mbushi me biseda studiosh,lloqe muhabete.

    Reply
  • Shikuesi says:
    May 18, 2024 at 12:32 pm

    Nuk kon fajë këto stacione TV faji është i Shtetit Shqiptarë, se po të dojë Shteti i falimenton menjehere disa panele Tv që komandohen nga këta pronarë staciones duke i bllokuar pasuritë e dy familjeve kryemafioze Berisha-Meta që i mbajnë të gjallë këta pronarë TV -esh duke i korruptuar me shuma shumë të majme nga Floriri dhe Lekët qe ja kanë vjedhur këtij populli , nëse Shteti vën dorë ndaj këtyre dy familjeve Mafioze do të shikojmë që së shpejti nuk do ti kemi këta televizine që të punojnë për familjet e tyre dhe për Mafian

    Reply
  • Asd says:
    May 18, 2024 at 2:45 pm

    Tre komentet e para jane shume te sakta, sidomos ai i “Demo”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?