Nga Migena Aleksi
Sulmi amerikan ndaj Iranit ka rikthyer një pyetje të vjetër në politikën europiane: deri ku shkon autonomia e kontinentit përballë Uashingtonit? Në këtë debat, emri që doli më qartë ishte Spanja.
Qeveria e drejtuar nga Pedro Sánchez reagoi hapur kundër goditjeve ushtarake, duke i cilësuar si veprime unilaterale që rrezikojnë përshkallëzimin e konfliktit dhe minojnë rendin ndërkombëtar.
Madridi kërkoi de-eskalim dhe zgjidhje diplomatike, duke theksuar se përdorimi i forcës pa një konsensus të gjerë ndërkombëtar krijon më shumë pasiguri sesa stabilitet.
Por deklaratat politike nuk mbetën vetëm në retorikë. Spanja refuzoi që bazat ushtarake amerikane në territorin e saj të përdoren për operacione kundër Iranit, një vendim me peshë simbolike dhe praktike.
Në një kohë kur shumë qeveri europiane zgjodhën formulime të kujdesshme, Madridi artikuloi një qëndrim të drejtpërdrejtë.
Edhe vende si Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar nuk u rreshtuan si mbështetëse të hapura të sulmit. Ato theksuan nevojën për vetëpërmbajtje dhe diplomaci. Por ndryshimi qëndron te toni. Këto kryeqytete shmangën përplasjen e drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ruajtur balancën mes aleancës strategjike dhe rezervave politike.
Në thelb, Europa nuk foli me një zë të vetëm. Ndërsa institucionet e Bashkimi Evropian kërkuan de-eskalim dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare, nuk pati një dënim të unifikuar apo një linjë të përbashkët të fortë kundër veprimit amerikan.
Kjo situatë nxjerr në pah një realitet të njohur. Marrëdhënia transatlantike mbetet thelbësore për sigurinë europiane, por brenda saj po shtohet debati për autonominë strategjike.
Spanja zgjodhi ta artikulojë qartë këtë dilemë, duke e bërë veten zërin më të fortë kritik në këtë episod. Të tjerët preferuan diplomacinë e nuancës.
Pyetja që mbetet është nëse ky është një rast i izoluar apo shenjë e një Europe që po kërkon të flasë më shpesh me zërin e vet, edhe kur ai nuk përputhet plotësisht me Uashingtonin.
Koha do ta tregojë.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ne sulmin ushtarake ndaj Organit presidenti TRAP dhe Kreun izraelit KRRIMINEL NUK Vine ne dije i AS edhe kongresin e parlamentin…CMENDURI!?
Te vetemin qe njoftuan DY B.Q..EDVIN e SALI. Permes LINDES e LIRI!
Eshte sumuar Irani, prandaj Europa eshte memece. Sikur te ishte sulmuar Izraeli, atehere memecit do ti vinte goja vesh me vesh. Eshte ceshtje orientimi Fondacionesh te hapura.
SPANJOLLET NUK JANE LEPUJ SI ITALIANET E AS GJAKPIRES SI FRANCEZET E ANGLEZET
KURSE GJERMANET NUK FLASIN NGA HALLI MOMENTAL POR PRISNI DHE DO TI SHIKONI KUR TA ARMATOSIN SIC DUHET USHTRINE
KUSH QE PRAP DO TE JETE
By.. e e plasur per Spanjollet. Kush jane Spanjollet, kush mender pj,,,dh per ta. E drejta nderkombetare thone per nje perbindesh si Irani.
Dua te shoh Spanjollet sa trima jane kur tju plas nje bomb ne territor. E kane bere spanjen me keq se Italia, han pa dyer e dritare, hyn e del kush te doje, strehohen kriminel te rrezikshem international, sepse Spanjollet i kane mbyll syte e veshet.
Je komedian i spikatur!
Per AGRESIONIN Kunder Iranit,shtet sovrano e i pa’ varur’,ndermarre me urdher te TRAPIT dhe KrriminelNetanoshit NUK kish dijeni askush ad kongres e as parlamenti pervecse EDvinit dhe Salise permes ‘TUNELEVE'(Jo te ish Shtepise se E.Hoxhes) po tuneleve te LINDES dhe LIRISE !
….eshte koha per te folur per statuasin e femres iraniane….o sot o kurre nuk do fitojne te drejtat e tyre….per se te vjen kaq keq per fetaret ekstremiste ??…Gozhda del me gozhde..
E ka thene edhe Baba Wanga parashikimi e tij:lufta e trete boterore do te shndrrohet ne lufte fetare dhe… do te fitohet nga bota myslymane. Gozhda me gozhde, SIC thua ti.
Spanja përgjithësisht nuk ka asnjë interes ekonomik apo strategjik tek SHBA. Shkëmbimet tregtare i kanë minimale, tarifat nuk e prekin fare, ndryshe nga Europiane e tjerë është shumë larg edhe Rusisë. Spanjollët nuk kanë gjë për të humbur nga Amerika. Kështu që kanë luksin të jenë të drejtpërdrejtë pa u trembur.