Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë një ullishte.
Viktima Nazif Cenaj, dyshohet se ka hyrë në zonën e përfshirë nga flakët për të ndërhyrë dhe fikur zjarrin, por nuk ka mundur të dalë prej saj.
Ngjarja ka shkaktuar viktimën e parë të raportuar nga zjarret në këtë zonë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes pritet të përcaktohen nga hetimet.
j.l./ dita
