Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Më shumë Meksika apo ne? Çfarë thotë raporti vjetor i OKB për kanabisin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Më shumë Meksika apo ne? Çfarë thotë raporti vjetor i OKB për kanabisin
KronikeKryesore

Më shumë Meksika apo ne? Çfarë thotë raporti vjetor i OKB për kanabisin

Published: July 3, 2023
Shpërndaje

Teksa Shqipëria po hedh hapa konkretë për legalizimin e kanabisit për qëllime të prodhimit mjekësor, bima e ka “gjetur” sërish rrugën përpara këtij zyrtarizimi.

Në raportin e fundit të Zyrës Kundër Drogave dhe krimeve të Kombeve të Bashkuara janë publikuar shifrat e kultivimit të kanabisit, prodhimit dhe asgjësimit për periudhën 2013-2021 për shumë shtete të botës.

Për Shqipërinë raportohet për herë të parë krahas informacionit të bimëve të asgjësuara dhe shifra e prodhimit të kanabisit, që është 3,601 ton bar kanabis dhe 2 ton koncentrat kanabisi.

- Publicitet -

Nisur nga numri i bimëve të asgjësuara, që ishte rreth 166 mijë, ky është niveli më i lartë i kanabisit të prodhuar që nga viti 2016, teksa në atë kohë u asgjësua një rekord prej 2.5 milionë rrënjë kanabis, periudhë kur u shënua një kulm i kultivimit të kësaj bime në Shqipëri. OKB e llogarit prodhimit indirekt, përmes numrit të rrënjëve të asgjësuara.

Në këto nivele, prodhimi i raportuar i kanabisit ia kalon dhe Meksikës, që sipas të dhënave të raportit për vitin 2018, kur raportohet informacioni i fundit kishte prodhuar 2,726 ton kanabis (shiko tabelat në fund). Nivelin më të lartë e ka Maroku, me mbi 20 mijë ton në vit.

Vlera e tregut të rreth 3.6 mijë ton kanabis të raportuara si të prodhuara në Shqipëri është rreth 13 milionë euro (përllogaritje të Monitor bazuar mbi çmimet e tregut për kg).

Në raportin e një viti më parë po të OKB-së, Shqipëria renditej e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019, (nga 154 shtete gjithsej) pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Sipas raportit vjetor të drogave, Kanabisi vazhdon të jetë droga më e përdorur në botë, me rreth 219 milionë përdorues (4.3 për qind e popullsisë së rritur globale) në vitin 2021. Përdorimi i drogës po rritet dhe megjithëse globalisht përdoruesit e kanabisit janë kryesisht meshkuj (rreth 70 për qind), ndarja gjinore po zvogëlohet në disa nënrajone; gratë përbëjnë 42 për qind të përdoruesve të kanabisit në Amerikën e Veriut. Para pak ditësh, qeveria shqiptare miratoi një projektligj për Kontrollin e Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit dhe nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale përmes subjekteve të licencuara dhe nën mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtare që do të ngrihet për këtë qëllim.

Shqipëria hyn në tregun e ligjshëm, duke ju bashkuar rreth 40 shteteve në të gjithë botën që e kanë lejuar tashmë, me përvojë dhe me një forcë pune të kualifikuar për shkak të dominimit që ka në tregun e zi.

Sipas projektligjit, sipërfaqja në dispozicion do të jetë rreth 200 hektarë.

Licenca jepet për një ose disa veprimtari për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi me kërkesë për secilin nga aktivitetet.

Formati i licencës për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë. Licenca jepet vetëm në emër të subjektit dhe është e patransferueshme dhe e patjetërsueshme.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?