Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ia kemi dhënë Janullatosit, por jo Fan Nolit”, absurdi me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > “Ia kemi dhënë Janullatosit, por jo Fan Nolit”, absurdi me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’
KultureLajmi i fundit

“Ia kemi dhënë Janullatosit, por jo Fan Nolit”, absurdi me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’

Published: April 20, 2024
Shpërndaje

Diplomati dhe sociologu Fatos Tarifa e quan “absurde dhe parodi” atë që ka ndodhur me dekoratat e larta zyrtare të shpërndara nga shteti shqiptar vitet e fundit.

Në një artikull, publikuar në gazetën DITA, profesor Tarifa ve në dukje veçanërisht abuzimin me dekoratën e lartë të Republikës sonë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Në vitin 2008, dekorata “Gjergj Kastriot Skënderbeu” iu dha një konti francez autodidakt, Jean d’Ogny, për profilin e të cilit në Internet nuk gjen asnjë informacion.

- Publicitet -

Presidenti Nishani ia dha këtë dekoratë të lartë edhe një politikani kristian-demokrat gjerman, si Rufold Decker, i cili nuk ishte më shumë sesa një anëtar i asamblesë së landit Baden-Württemberg…

Nishani ia dha këtë dekoratë të lartë edhe një farë Anthony Bailey, një konsulent irlandez për marrëdhëniet me publikun, për të cilin, çdo informacion në faqen zyrtare të presidencës është fshirë.

E njëjta dekoratë i është dhënë edhe një diplomati të rëndomtë italian, si Guiseppe Balboni Acqua, për të cilin në faqen zyrtare të presidencës nuk gjendet asnjë informacion.

Absurdi dhe parodia e luajtur me këtë dekoratë të lartë shtetërore të Republikës së Shqipërisë duken edhe më qartë kur mëson se ajo u është dhënë edhe individëve të tillë, si Azem Hajdari, Abaz Kupi (pas vdekjes), madje edhe Anastas Janullatosit, një greku (të cilin një president tjetër, Ilir Meta, e bëri shqiptar), por që prej 30 vitesh ka uzurpuar drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë – shkruan akademiku i lartë në DITA dhe shton.

Mendoni për një çast: kjo dekoratë e lartë e shtetit shqiptar nuk i është dhënë (pas vdekjes) Fan Nolit, shqiptarit të madh që e themeloi këtë Kishë dhe që është autori i njërës prej veprave më të rëndësishme mbi historinë e Skënderbeut, heroit tone kombëtar, emrin e të cilit mban dekorata në fjalë.

Artikulli i plotë mund të lexohet vetëm në gazetën DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • demo says:
    April 20, 2024 at 11:55 am

    Keshtu dukej si Idjot Fanatik ky Nishani-Memeti-Belleri.se kishte ndrruar tre mbiemra.Por Pronat e gruas i gjeti,,Bustin e Enverit e mbrojti,Vullnetin e Berishes si Fryma e shenjte dhe hiku ne boten tjeter heroikisht mustaqerruar.

    Reply
  • Lumniu says:
    April 20, 2024 at 12:06 pm

    O z. Fatos, respekt per ju, por me vjen keq qe nuk i thia lexuesit si Kisha ortodokse “shqiptare” nuk e njeh, nuk e pranon dhe nuk e permend kurre Fan Nolin!

    Reply
  • Macja says:
    April 20, 2024 at 1:14 pm

    Kush “ne”?

    Reply
  • mali says:
    April 20, 2024 at 1:43 pm

    E dini nje gje?Edhe keta qe kane mare kete dekorate nga shqiptaret e kane futur ne fund te sendukut si relike pas vdekjes ne jastecken qe shoqeron te vdekurit.
    Pse do thoni ju.Sepse u vjen turp ta ulin vehten ne shoqerine e tyre qe jane dekoruar kot se koti nga shqiptaret .

    Reply
  • capi says:
    April 20, 2024 at 2:14 pm

    Per zotin si gjethe kocimare duken, ato korkrat e kuqe.
    Te mos u mbetet pishman Nolit. Nuk e vlereson figuren dhe kontibutin keto lloj dekoratash.

    Reply
  • 3D says:
    April 20, 2024 at 2:23 pm

    Zgjedhëje me votim popullor kishte me qënë mirë por jo te shqiptarët se para sjellin një president nga mafija dhe krimi i organizuar se një të ndershëm por rasti i keqpërdorimit të pozitëstë presidentit nga persona të caktuar shqiptarë edhe me dekoratat ka tregu se kuvëndi dhe deputetët nuk kanë qenë në funksion të detyrës

    Reply
  • S'ka ner beu i tironës says:
    April 20, 2024 at 3:03 pm

    Pse edhe janulla na qenka dekaruar me një copë teneqeje? E po e ka hallall… Sot s’ngeli politigan pa u vetëquajtur skanerbe dhe vojoaskush

    Reply
  • Detari says:
    April 20, 2024 at 7:11 pm

    sepse jeni te shitur per 2 lek, skiptari pabese.

    Reply
  • Jimi says:
    April 20, 2024 at 8:17 pm

    Te lumte dora per cfare shkruan profesor. Une do te shtoja, se edhe nese kete dekorate dikush padrejtesisht ja vari ne qafe kolonel Janullatosit, duhet te dilte nje burre qe t’ja shkulte ate.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    April 20, 2024 at 10:09 pm

    Nese ne krye te Kishes eshte nje grek kjo eshte merite e Shokut Enver i cili mbylli kishat duke prishur keshtu te gjithe hierarkine e saj bashke me zgjedhjen e pasuesit te KryePeshkopit.
    I harroni apo beni sikur i harroni ca gjera te vogla me pasoja per psiqiken tuaj si kjo ju shqiptaret patriote eshte e paqarte.
    I njejti refren bajat padije pese ligjesh te kishes qe jane sqaruar me dhjetera here. Krejt i pavlere edhe per patriotin me idiot. Janullatosi aty do te jete derisa te vdese se te tilla jane kanunet e kishes prej dy mije vjetesh dhe nuk ndryshohen edhe sikur te ngjallet vete Shoku Enver me sekretarin e tij.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    April 21, 2024 at 3:22 am

    Shume i sakte “Detari ” , Shume dakort me ate qe thua,

    Reply
  • fery says:
    April 21, 2024 at 7:15 am

    Pa urdherin,pelqimin dhe lejen e Athines e te Beogradit bagetite shqiptare ne pushtet nuk kane guxuar ( as tashe nuk guxojne) te japin asnji dekorate

    Reply
  • Janaqi nga Qimara says:
    April 28, 2024 at 11:46 am

    O ti daku, nuk po flet njeri këtu për ta heq Janullatosin , por pse e kanë dekoru Jantosin? Për çfarë meritash të interesit kombëtar shqiptar? Kjo është pyetja këtu.
    Sa për Enver Hoxhën , është temë tjetër pastaj.

    Reply
  • Dhimbnia e madhe POPULLL says:
    May 6, 2024 at 3:58 pm

    Fatos Sevo Tarifa me te lumte sa shkruan.Historia-doe thote fjalen e saj…sa Janaqit nga Himara.Dietet NJEMIJE sa sygjeron…Me ju-*Dhimbie e madhe POPULL*

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
  • Izraeli sulmon Teheranin, sirena paralajmëruese në Tel Aviv për raketa nga Irani
  • VIDEO: Tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter shkund Filipinet, pamje tronditëse
  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  • Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot Balldrenë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  2. nje shqiptar on Guacka e Zvërnecit
  3. TRENI on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet
  4. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  5. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?