Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: IKJA është protesta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > IKJA është protesta
Kendi i Kryeredaktorit

IKJA është protesta

Published: November 27, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Dëgjojmë se shqiptarët “nuk ngrihen”, “nuk protestojnë”, “nuk reagojnë”. Kjo është vetëm një nga ato mite që politika, në të gjitha ngjyrat e saj e ushqen për t’u vetëjustifikuar. E vërteta është e thjeshtë dhe brutale. Shqiptarët kanë protestuar. Dhe janë vrarë për këtë.  Ajo që ndodh sot nuk është mungesë reagimi. Është një reagim më i thellë, më i qetë, më i ftohtë dhe më i pamëshirshëm. IKJA!

Ikja është një akt politik. Kur qindra mijëra të rinj dhe familje lënë vendin për një jetë më të mirë ata po i dërgojnë politikës një mesazh që s’ka asnjë nevojë për megafon: “Ne nuk ju besojmë më. Asnjërit prej jush”.

- Publicitet -

Ikja është vota më e qartë kundër një klase politike që prej 30 vitesh nuk ka qenë në gjendje të prodhojë siguri për të nesërmen, së paku të ushqejë ndjenjën se përpjekja e ndershme të çon diku. Ikja është një lloj referendumi i heshtur, ku kutitë e votimit janë aeroportet dhe portet. Protesta klasike kërkon guxim, por protesta e ikjes përfaqëson diçka më të thellë. Është heqja dorë nga besimi se ky vend mund të ndryshojë përmes partive të sotme.

Nuk ikim se nuk dimë të protestojmë. Nuk ikim sepse nuk e duam Shqipërinë. Ikim nga njëri-tjetri, ikim sepse nuk i besojmë më askujt.

Le të kujtojmë 21 janarin, kulmi i një zemërimi popullor ndaj korrupsionit dhe arrogancës së pushtetit. Doli populli, pa thika, pa armë, vetëm me zhgënjimin. Çfarë ndodhi? U vra me plumba. Për çfarë? Për të parë pastaj se si partia që i ngriti ata në protestë dhe partia që ishte akuzuar për korrupsion bashkuan duart, më pas në qeverisje të përbashkët sikur gjaku i protestuesve të mos kishte rëndësi.

Kërkohet sot të kthehet populli në shesh, të rrihen, të goditen me gaz lotsjellës, të vriten. Për çfarë? Për një opozitë që nuk jep asnjë garanci se është ndryshe nga pushteti që denoncon. Ironi e hidhur që njeriu nën mandatin e të cilit u vra protesta më e madhe qytetare në 30 vjet,  sot ankohet se “shqiptarët nuk protestojnë më”. Është absurde të kërkosh turmën që vetë e vrave.

Nëse ky paradoks i shpëton atij apo atyre që sot vajtojnë mungesën e popullit në protesta, atëherë problemi nuk është tek populli, por tek kjo “elitë politike” që nuk e marrka vesh se heshtja është plagë që e kanë shkaktuar vetë.

Në një kënd të majtë politik, ikja është edhe simptomë e sëmundjes së sotme. Në një vend të qeverisur nga një parti që e quan veten socialiste, arsimi, shëndetësia, rendi, siguria janë zhveshur nga funksioni i tyre publik dhe janë kthyer në shërbime të cilat u jepen vetëm atyre që kanë mundësi të paguajnë. Paraja është bërë “fe” kombëtare. Në këtë terren pabarazie, ku shteti tërhiqet dhe qytetari lihet vetëm, pse çuditemi nga ikja? Është pasojë direkte e “socializmit” që të tillë ka vetëm emrin, sepse i ka braktisur njerëzit shumë përpara se njerëzit ta braktisnin vendin.

Pra kë të zgjedhësh? E ashtuquajtura e djathtë mbron interesat e një grushti, më saktë të një familje. E ashtuquajtura e majtë përfundoi duke ndërtuar një elitë të re privilegjesh. Partitë e reja që duhej të sillnin çarjen e murit, konsumohen në personalizma, pazare të vogla. Populli ka vetëm daljen.

Këtu qëndron drama e madhe. Ikja është protestë, por është edhe dorëzim kolektiv. Dëmton pikërisht atë që kërkon të mbrojë, fabrikat e mendjeve, duarve, të ardhmen. Por i ikuri nuk është i pabesë. I ikuri është dikush që ka kuptuar se sistemi nuk ka ndërmend të ndryshojë, se rotacioni është një mashtrim i vjetër.

A ka një pikë ku një popull e kupton se largimi është vetëm arratisje, jo zgjidhje? A ka një pikë ku angazhimi kolektiv (ajo që e majta e quan “dinjitet social”) rikthehet për të kërkuar një shtet që funksionon?

Kjo do të varet nga një faktor i vetëm. Një opozitë që frymëzon, jo vetëm instrumentalizon. Deri atëherë, aeroportet do të mbeten sheshet tona të protestës. Të qeta, të rregullta, të heshtura, por më politike se çdo miting apo foltore.

Botuar në

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Afera e Porto Palermos, “lufta” pёr Muzeun e Luftës së Ftohtë
  • Takimi i ministrave, Athina rikthen çështjen e detit: “12 miljet janë e drejta jonë e patjetërsueshme, Greqia do vijojë të rritet”
  • Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes hedhin poshtë raportimet se dronët që goditën anijen ruse në Libi u nisën nga Shqipëria
  • Shumë turistë, pak para
  • Kuqezinjtë shënojnë në klube, Shpendi kryeson renditjen në Serinë B, Kerjota shënon dy herë në Skoci

Komentet e Fundit

  1. Vani on Mbipushteti i pakicës
  2. Dursakja on Durrësi harron tërmetin
  3. https://vids.xvideosporn.cc/ on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  4. Nik on Mbipushteti i pakicës
  5. Durrsaku. on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?