Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ILD, dështimi i madh i Reformës në Drejtësi: Situatë e rëndë brenda hallkës së sistemit, nga e cila duhet të kishte frikë edhe vetë Dumani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > ILD, dështimi i madh i Reformës në Drejtësi: Situatë e rëndë brenda hallkës së sistemit, nga e cila duhet të kishte frikë edhe vetë Dumani
Lajmi i funditVetting

ILD, dështimi i madh i Reformës në Drejtësi: Situatë e rëndë brenda hallkës së sistemit, nga e cila duhet të kishte frikë edhe vetë Dumani

Published: February 23, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, menjëherë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, në mëngjesin e “lutjeve” me parlamentarët e PS tha: “Nuk e di sa është ora, a është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë, se është shumë e rëndë kjo”.

Kryeministri nuk ka përse habitet me z.Metani, që po i përvidhet vullnetit të tij dhe detyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ashtu si e ka bërë kurdoherë në karrierën e tij, sepse e zgjodhi vetë në krye të ILD-së.

Artur Metani është zgjedhur nga Kuvendi i “Kërpëratave” me vendimin nr. 2/2020, me 98 vota pro, ku një ndër më të rëndësishmet ishte ajo e Majlinda Halilajt, deputetes së PD-së së Tiranës.

- Publicitet -

Çlirim Gjata, në 2019, doli në konferencë shtypi për të dëshmuar parregullsinë e kandidimit të Artur Metanit, dhe kualifikimin e kandidaturës së tij nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) e quajti antiligjor, sepse binte në kundërshtim me Kushtetutën, që nuk lejonte zgjedhjen e një Inspektori të Lartë të Drejtësisë me funksione të mëparshme politike, si ai i këshilltarit.

Gjata kishte të drejtë sepse Artur Metani kishte “këshilluar” dy presidentë në karrierën e tij, Alfred Moisiun dhe Bamir Topin. Por askush nuk e dëgjoi Çlirim Gjatën në atë kohë, kur Ardian Dvorani dhe Arta Marku, dy kualifikuesit e Metanit për në krye të ILD, u “respektuan” me 98 vota nga Parlamenti i Kërpëratave me bekimin e Edi Ramës.

Në faqen zyrtare të ILD, lexon emrat e stafit të lartë në ILD. Aty kupton pse ILD “fle” gjumë. Klajdi Dvorani, mban detyrën e këshilltarit në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. I biri i Ardian Dvoranit, vetëm 25 vjeç, merret të këshillojë në strukturën që duhet t’u “kallë datën” prokurorëve dhe gjyqtarëve, përfshirë babanë e tij, kryetar gjykate.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe vetë Prokurorit të Përgjithshëm.

Praktikisht, ILD-ja është çekici i gjithë sistemit të drejtësisë së re. Ndaj saj duhet të ketë frikë jo vetëm Dvorani, por edhe vetë Dumani!

Por z.Metani ka zgjedhur të marrë 9 vjet mandat dhe rrogë qyl në krye të ILD, jo vetëm për veten por edhe për ata që rekrutoi aty. Kabineti i tij përveç djalit të Ardian Dvoranit ka edhe emra të tjerë të përzgjedhur “me kujdes”: Nensi Hoxha, e bija e Artan Hoxhës, rektorit të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyres të Bankës së Shqipërisë, këshillon Artur Metanin. Lindita Rusmali, bashkëshortja e Ilir Rusmalit, këshilltare gjithashtu.

Lista e qokave vazhdon me këshilltarët, Diana Dervishi, bashkëshortja e Besnik Dervishit; Mirela Kapo, bashkëshortja e prokurorit Etien Kapo; Isida Koka, “shërbetore” e grupit të punës së Reformës në Drejtësi dhe kështu me radhë.

Thuajse i gjithë stafi i ILD-së duket një mencë qokash ku hahet e pihet me paratë e taksapaguesve të etur për drejtësi.

Emërimet në ILD vazhdojnë me trupën e inspektorëve të ILD, që duhet të jenë 10 Magjistratë dhe 10 Jo Magjistratë. Përveç emrave të përzgjedhur “me kujdes” ka një fakt që duhet ta bëjë Parlamentin me gjithë kryeministrin të lëvizë themelet e ILD-së. ILD funksionon sot me 9 inspektorë, pra me më pak se gjysma e numrit 20 që përcakton ligji. Mungojnë plot 11 inspektorë, duke lënë bosh, pa personel kontrollues, një prej shtyllave kryesore të sistemit të drejtësisë, ILD.

Si mund të kontrollohet sistemi i drejtësisë me gjithë prokurorët, gjyqtarët, KLGJ, KLP, SPAK, brenda tij, vetëm me 9 inspektorët “e tredhur” të ILD-së? A është alibi që mungojnë 11 inspektorë apo është një “bombë” juridike me shpërthim të kontrolluar?

Z.Metani nuk e ka patur asnjëherë ndërmend ta bëjë realisht detyrën e rëndësishme të kontrollorit të sistemit të drejtësisë, ashtu si 140 deputetët menduan, votuan (dhe ndërruan Kushtetutën) për këtë mision të ILD-së.

Në ILD kalojnë ndonjëherë gjyqtarë e prokurorë sa për të përmj..rë. Asnjëherë ata të SPAK! Është kjo arsyeja që të gjitha rastet e ankesave për gjyqtarë e prokurorë arkivohen me tekniken “Metani” të ILD: kontrollo por kurrë mos dëmto!

Artur Metani ka pasur synime të qarta në gjithë karrierën e tij çalamane. Të mbijetojë duke përfituar nga konjukturat dhe njohjet familjare e politike. Ia ka hedhur të gjithëve, pasi asnjë nuk e ka vlerësuar deri sot. Sot z.Metani ka një rreth të konsoliduar familjar që vegjetojnë në skutat e pushtetit, ndaj i takon të presë duke “fjetur” gjumë se çdo ndodhë me tallazet politike që kanë afruar.

Gjumin e bën rehat në jastëket e rrogave të majme, bashkë me familjen e tij të afërt: Ada Metani – bashkëshortja – është emëruar Shefe Kabineti në ILDKPKI në 2021, menjëherë pasi Artur Metani u zgjodh kreu i ILD. Para 2021, Alda Metani ka qenë drejtoreshë në AMF, pasi vinte nga një karrierë si punonjëse e institucionit financiar NOA, më pas sekretare zyre në Këshillin e Ministrave.

Eglantina Gjermeni – e motra, ish deputete e PS-së, dhe ish Ministre e Zhvillimit Urban (2015 – 2017), sot është ambasadore e Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë.

Marjan Gjermeni – kunati, Drejtor Departamenti në Bankën e Shqipërisë. Erik Gjermeni – i biri i çiftit Gjermeni, punonjës i Raiffeisen Bank, më pas Deloitte.

Me një familje të sistemuar më së miri, kreu i ILD-së nuk ka përse të luftojë por thjesht të presë duke fletur gjumë.

Në një shkrim përkushtues që hap faqen e ILD-së te biografia e kreut të saj, të duket sikur po lexon për një institucion të kthyer në gur varri, me dedikues Artur Metanin që shkruan:

“Kthimi i besimit të publikut tek drejtësia ishte dhe mbetet motivi, që justifikoi ndërmarrjen e një reforme kaq të thellë në sistem dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, synon përmbushjen e këtij misioni. Personalisht, dua që kur të më mbarojë mandati, të largohem me mendimin që u mundova dhe bëra diçka për këtë vend, vura gurin tim në murin e madh të zhvillimit të Shqipërisë.”

Karriera:

-Kryetar i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

-Kordonator pranë Fondacionit Soros

-Ekspert pranë Fondacionit Soros për drejtësinë

-Avokat i Përgjithshëm i Shtetit

-Drejtor Departamenti në Kryeministri

-Anëtar i Këshillit Drejtues në Shkollën e Magjistraturës

-Konsulent pranë delegacionit të BE-së në Tiranë

-Këshilltar Ligjor pranë Presidentit

-Ekpert për pranë Institutit për Studime Publike

-Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Albpetrol

-Anëtar bordi i ZRPP-së

-Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të KESH

-Anëtar i Këshillit Mbikqyrës së INSIG Makedonija

-Lektor pranë Universitetit “Kristal”

-Lektor pranë Universitetit “Marin Barleti”

-Pedagog i jashtëm pranë Universitetit të Tiranës

-Anëtar i Bordit të Qendrës së Botimeve Zyrtare.

—-

Marrë me shkurtime nga Prapaskena

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • loni says:
    February 23, 2025 at 2:04 pm

    Ketu fle lepuri.

    Reply
  • SPAK says:
    February 23, 2025 at 2:10 pm

    Rrnofte Saliu! Krimineli me i madhe i te gjithe kohrave!

    Reply
  • George says:
    February 23, 2025 at 3:15 pm

    Peshku qelbet nga koka, thote populli dhe Erion Veliaj ra viktime e kenetes se partise se tij. Shqipeia ka nevoje per sharren e gjeniut Elon Musk.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 23, 2025 at 3:37 pm

    Dhe populli pret drejtësi nga shkërdhatat. Mjerë ky popull që çgarë bëhet në kurriz të tij e merr vesh vetëm kur i thyhen brinjët dhe shtylla kurrizore.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 23, 2025 at 3:38 pm

    Dhe populli pret drejtësi nga shkërdhatat. Mjerë ky popull që çfarë bëhet në kurriz të tij e merr vesh vetëm kur i thyhen brinjët dhe shtylla kurrizore.

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    February 23, 2025 at 4:01 pm

    Nje shtet qe kullon kellire nga te kater anet…dhe cfare mund te presesh tjeter nga nje popull qe peshtyvi poshtersisht nene e babe, gjysherit…

    Reply
  • intelektuali says:
    February 23, 2025 at 4:04 pm

    PSE FILLUAN TE DALIN NGA KANALI I UJRAVE TE ZEZA CV -BIOGRAFITE E KRYETAREVE “ARMIQ” QE FLENE GJUME NE MAJAT E DREJTESISE?

    sepse:

    Pas PRAPASKENES te gazetes DITA fshihet gjobavensi sigurims i Enverit, Adriatik Doci qe nuk permend asnjehere qe kryeprokuror Edi Rama ka emeruar nipin e kriminelit Aranit Cela si QOKE se i shpetoi Bosin e kokaines te Xibrakes, Olsi Ramen dhe qe SPAK e qiti te LARE me lavatricen e Rilindjes dhe po te shtojme se PRAPASKENA asnjehere nuk kujtohet te demaskoje shalle-kuqin Sokol Sadushin ne krye te Gjykates se Larte qe mburret dhe levdohet me heroizmat e Baba Maliqit qe vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar si pjese e LANC kriminal jugosllav te Enverit me te cillet Edi Rama ka mbushur shtetin dhe pushtetin kriminal te tij.

    Reply
  • Viso, edhe dy paketa, shpejt says:
    February 23, 2025 at 4:04 pm

    Intervistoni babain e reformës mos ju thot noi gjë më shum

    Reply
  • intelektuali says:
    February 23, 2025 at 4:07 pm

    vazhdim:

    dhe po te shtojme se PRAPASKENA asnjehere nuk kujtohet te demaskoje shalle-kuqin Sokol Sadushin ne krye te Gjykates se Larte qe mburret dhe levdohet me heroizmat e Baba Maliqit qe vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar si pjese e LANC kriminal jugosllav te Enverit me te cillet Edi Rama ka mbushur shtetin dhe pushtetin kriminal te tij,

    atehere:

    NA MBETET TE THEMI VETEM: AMIN!

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    February 23, 2025 at 4:31 pm

    Shqiperia behet … me siguri … ne shekullin e XXVII!

    Reply
  • Arber iliri says:
    February 23, 2025 at 10:05 pm

    Hajde meritokraci hajde,gjithe perberja e ILD tregon se kush eshte ky Metani,me gra funksionaresh,miq, etj.Cfare pune prisni ju nga Metani e inspektoret.Sa na kushtojne ne qytetareve keta shushunja,keta parazite qe kane abuzuar me vite me taksat tona,kushedi sa i kane rrogat pa bere asnje pune,hani derra ,kenaquni derra.Shani palen tjeter qe eshte njesoj si ju.Keshtu e shkateruat te ardhmen e ketij vendi.Hani,pini beni orgji se ju takon,gjersa ska kush tju ndeshkoje.Turp e faqe e zeze.

    Reply
  • chp says:
    February 23, 2025 at 10:45 pm

    Ky artikulli me siper,po ashtu dhe ai tjetri i defteses se Monstres Dado jane tallash mediatik…Nese ka nje poshtersi te pabesueshme ne drejtesi ne 10 vitet e fundit ajo eshte Marreveshja Kriminale Donald Lu–Edi Rama-Salih Berishaj qe ne maj 2016 ku procesi i dekriminalizimit dhe vecanerisht gjykatat e POSACME (SPAK) do hetonin korrupsionin madhor duke perfshire 3 vitet e fundit e ne vazhdim…qe do te thote qe PARA 2013 TE GJITHA KRIMET NAZI-BERISHISTE AMNISTOHEN…..kete e analizon bukur kryeartikulli i Dites 8 maj 2016 me titull TE TALLESH ME SHQIPTARET SI DONALD LU…pra nese Amerika zyrtare me Donald Lu ( nje turboberishist) dhe Edi Rama amnistuan 21 janarin dhe Gerdecin..atehere keto ndyresite e Spakut dhe KLGJ-ve ao ILD jane rrjedhoje e marreveshjes “Mukjes” Don Lu-Rama-Sala

    Reply
  • TIRoNA says:
    February 24, 2025 at 3:06 am

    Mal perpara,Even So duhet punuar me mendjen zemren dhe shqiptarine mbi te gjitha si demokratet Fan Noli,Luigj Gurakuqi &C

    Reply
  • Teodor says:
    February 24, 2025 at 10:07 am

    Nuk eshte aty direkt…por ke apeli. 7 vjet dhe akoma nuk ka seance. Nuk ka gjyqtare. Tmerr. Direkt eshte gjithe sistemi. Kush e ka fajin? A do mbaje kush oergjegjesi apo Shqiperi hesapi. Mjer kush ka hall ne gjykate. Ishim me mire kur ishim keq. Kaq di une.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 24, 2025 at 11:55 am

    Drejtësinë e plepave të Saliut 1992 e çan vetëm BOMBA E HIRISHIMËS.Ajo u TRODH nga PËRBINSHI VIÇIDOLIT FATKEQSI KOMBËTARE.
    Në kry të SPAK fillimisht u zgjidh Shkidrani ARBEN KRAJA,I cili i kërkoi faktet DASH për shpalljen e tij Non Grata për korrupsion madhor.
    Pas tij u zgjodh me imponim të YURI KIM DIBRANI Altin Dumani që fjeti gjum mbi dosjet e Gërdecit & 21 Janarit me 30 të vrar me VKM E urdhër të SALIKRIMINELIT.
    A mundet të arrestoi MALOKU-MALOKUN.? JO..JO..KURRË.!
    A mundet të bëhet drejtësi me MILITANTËT E TIRANIT SALEH MILLOSHI 1992.?
    A duhej bër drejtësia me xhaketat e vjetra të GABIT ?
    Kush e kontrollon veprimtarinë e SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ.?
    Me çfar pune merret PREKURORI PËRGJITHSHËM ÇELA.?
    Përse paguhet MINISTRI DREJTËSISË.?
    Po KRYEMINISTRI KUR DO SHIKOI PUNËN E VARTËSVE & JO GUNËN E TYRE.?
    A kishte fai Enveri që u jepte dënimin e hajdutëve deri 201000 L..dhe ua sekuestrohet ato.. nga mbledhja e KQP.?
    FLM DITA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë

Komentet e Fundit

  1. Thirrje moderatorit on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. TRENI on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Drini on Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  5. protestuesi on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?