Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetari afër Berishës: Meta nuk fle në shtëpi, ka ikur në një hotel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gazetari afër Berishës: Meta nuk fle në shtëpi, ka ikur në një hotel
Lajmi i funditPolitike

Gazetari afër Berishës: Meta nuk fle në shtëpi, ka ikur në një hotel

Published: April 18, 2024
Shpërndaje

Gazetari Bledian Koka, i afërt me opozitën e Berishës, ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Top Story” se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë.

Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.

“Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin, por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes”, tha Koka.

Ndërkohë, Vox News mëson se kryetari i Partisë së Lirisë, prej disa javësh ka nisur të flejë në një hotel luksoz në Tiranë që ndodhet në zonën e “Liqenit të Thatë”.

- Publicitet -

Duket se konflikti i Metës me Kryemadhin nuk është vetëm politik, por edhe familjar. Ndërsa edhe një pjesë e familjes sipas gazetarit Koka është në konflikt me Metën.

Ndërkaq, përtej konfliktit familjar dhe politik me Kryemadhin, Meta ka nisur një betejë edhe kundër shefit të SPAK, Altin Dumani, me një fjalor tejet të ashpër politik dhe plot me fyerje, si “torollak, injorant etj”.

Gjuha e Metës është analizuar edhe nga moderatorja Grida Duma. Sipas ish-politikanes, një nivel i tillë komunikimi midis një kreu partie dhe një kreu të një institucioni të drejtësisë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Deklaratat, konferencat për shtyp, daljet publike të Ilir Metës kanë tërhequr vëmendjen, analizën, kërshërinë dhe çudinë e opinionit mbarëpublik. Ka pasur shumë ndërkallje në analizat në prime time-t politike ndërvite që konceptohet që Ilir Meta bashkë me partinë e tij dukej sikur tandemat në shumë sisteme i kishte deri diku të paprekshme.

Ka pasur momente të vendosura në fokus Ilir Meta nga ndërkombëtarët që lexoheshin nga simbolika më të ndryshmet, një çast kur ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftoi në Pallatin e Brigadave ndërsa festohej dita kombëtare e Amerikës, pati një lëvizje tjetër në analiza ku konceptohej që Ilir Meta i stabilizoi marrëdhëniet me ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-të gjatë një presidence shumë agresive të tijën.

Çfarë ka ndodhur në Partinë e Lirisë dikur LSI, çfarë ka ndodhur në familjen e tij e cila edhe sot duket që publikisht dhe simbolikisht ka treguar që nuk qëndron në të njëjtën linjë me dorëheqjet brenda Partisë së Lirisë, me Ilir Metën që ditë pas dite nuk e ul rinimin  e akuzave dhe goditjeve, por e ka ngritur në një nivel që në nivelin publik të tillë ndërinstitucional midis një kreu partie dhe një kreu të një sistemi të drejtësisë duket sikur nuk ka ndodhur kurrë”, u shpreh mbrëmë Grida Duma.

Por cilat janë tre çështjet që SPAK po heton në lidhje me Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të cilat kanë ndikuar në sjelljen e pazakontë të ish-Presidentit?

Vox News mëson se janë tre dosje penale që objekt hetimi dhe verifikimi kanë Ilir Metën.

E para, dosja CEZ-DIA, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Meta ka dhënë dy herë deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Për herë të fundit ka qenë në SPAK në tetor të 2023, ku e konsideroi si telenovelë.

Tjetër çështje në hetim, janë disa kallëzime nga Halit Valteri që ngre dyshime për shkelje ligjore të kryera nga Meta-Kryemadhi, duke ngritur dyshime për një pagesë të kryer në SHBA prej 700 mijë dollarë për lobim të LSI në atë kohë, të drejtuar atëherë nga Monika Kryemadhi.

Hetimi tjetër është për Kryemadhin, nga avokati Idajet Beqiri që ngre dyshime se ajo kishte kryer disa shërbime shëndetësore dhe estetike jashtë vendit dhe paratë ishin bërë nga para të pajustifikuara.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • aSPAK personale says:
    April 18, 2024 at 10:24 am

    Qenka ” ceshtje ne hetim nga kallzime te nje deputeti te Rames Halo Valterit qe ngre dyshime per shkelje ligjore te kryer nga Meta-Kryemadhi duke ngritur dyshime per nje pagese te kryer ne SHBA prej 700 000 dollare per lobim”
    Se si nis nje hetim per ca dyshime qe ka deputeti i Rames, kete as vete Dumani nuk di ta shpjegoje.
    Sa per ato 700 000 dollare per lobime jashte, aq po i gjejne ne shtepi te ish-Sekretares se zevendes-kryeministrit te Rames qe nuk dinte se te kujt ishin…
    Nderkohe qe per 100 milion Euro qe kane avulluar nga Koncesioni Sterilizimit ai Ilir Beqja shko kur i teket e ben nje dore muhabet atje ne SPAK pa u trazuar aSPAK. Sepse per Beqen nuk ka dhene leje Rama te kapet e te burgoset ndonese aty ne Sterilizimet vjedhja eshte hapur fare.
    Dhe po nuk i leshoi Rama, nuk ka tager ti hetoje e aq me shume ti arrestoje Dumani i SPAK

    Reply
    • pilo Lala says:
      April 18, 2024 at 12:14 pm

      Kete politike ti jev.gu i LSI, beja ndonje tjetri jo shqiptareve.
      Lobimi i nje Partie behet me kontrata, pagesa, takime.
      Te gjitha jane te rregjistruara ne mos ne Shqiperi, ne Amerike jane patjeter, sepse paguajne taksa.

      Reply
  • Humoristi says:
    April 18, 2024 at 11:19 am

    Lajmi eshte rrene?Ku e le Mona me te emen te bej vickka!?

    Reply
  • demo says:
    April 18, 2024 at 11:59 am

    po pse o Corrovoda?Po keshtu po e perfaqesonin Skraparin,Cepanin,duke i lene pallatin maceve me 7 hale dhe vete arratisesh ne Hotel?
    Perzer,o gruan!

    Reply
  • mali says:
    April 18, 2024 at 12:53 pm

    Mo po I lumte Ilirit.Paska shpetuar nga diktatura e gruas. Ka para e mire ben qe jeton ne hotel me 5 yje. Ja perse duhen parate menjane,per dite te veshtira. Ka punuar me mend dhe mos e beni budalla.
    C’fare t’i besh qe edhe une nuk kam para menjane pa do te shkonja edhe me 1 yll te ishte hoteli.
    Tani ne pleqeri nuk te do askush.
    Nejse laj ,thaj ate kam dhe ajo mua me ka,keshtu qe me shume grindemi se duhemi. Por edhe e grindura na rrit adrenalinen dhe si thone doktoret ben mire per shendetin.

    Reply
  • Ethem.Lalaj says:
    April 18, 2024 at 1:00 pm

    VO:
    -Saliu dihet që ka pasur për kurim PSIKOPATIE Dr.YLVI VEHBIUN në vitet 1970,por për LikeSpiuni nuk e dimë kë ka DOKTOR..!
    -Populli thot: “..Kur i vjen ngordhja qenit urinon në derën e xhamisë..” Ndaj Vjedhjet që i kan bër këtij vëndi në vite do tu dalin nga hundët,duke ngrënë supë në REÇIN e përgatitur apostafat për VIPAT 34 vjeçar të tranzicionit të gjatë prej Sb,Im,Lb,Fm,Mk.. dhe qënërisë tyre që u shkojnë pasë si ZOK THIU.
    -Like duke krijuar LSI,u bë VIÇ LOPE duke mjelë PD+PS duke ngritur në Zenit KORRUPSIPNIN galopant me para të pista për tu pasuruar e BLERË VOTA në gjithë vëndin.
    -Nëse do funksiononte DREJTËSIA,Like duhej të ishte në burg për VIDION E 7 %-ÇIT ME DRITAN PRIFTIN,të cilit i hëngri jetën para kohe..Atij & shumë të tjerve.Por,e shpëtoi non grsta,i cili në mbrëmje në shtëpinë e LikeMonës i pëlqeu VERA E KUQE ME MISH ZGARE..! Dhe po ky hajdut e vrasës po zien fasule në shtëpi në arrest për shkak të moshës sipas ligjit të votuar vetë sikur ta dinte se do futej në burg për 101 marrëzit e Tij në 34 vite.

    Reply
    • fatlum F. says:
      April 18, 2024 at 1:56 pm

      Ore di gje ti ne cilin pavion ishte i shtruar Edvini?
      Me duket se dokumentat origjinale bashke me diagnozen i ka pas publikuar zoti Mero….

      Reply
  • Tironci says:
    April 18, 2024 at 3:09 pm

    Rrini or ju tra-Lala te Rilindjes e mos u rrembeni ashtu kot.
    A nuk ju perplasi Rama te gardhi i Kryeministrise me 21 janar 2011 me ate Videon Meta-Prifti?
    A nuk ua beri pastaj Meten pas 2 vitesh Kryetar Kuvendi e me tej President Republike?
    Pra mos u hidhni kot perpjete se kush e di rradaken e Rames, e zgjedh prap Liken per aleat e ua rras Bajgat serish me lopate ne goje sic ka bere shpesh. E ju matufet do ta gelltisni e do ulerini se “po hame mjalte”

    Reply
  • mali says:
    April 18, 2024 at 3:35 pm

    Tironci,me vjen keq por interneti eshte I dobet dhe e kemi te veshtire te te kuptojme.
    Provo me vone ,ku i dihet forcohet interneti.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    April 18, 2024 at 6:47 pm

    Kujdes like kokedollapi, te rendon shume ajo daulle dhe mund te biesh nga gerrxhet e çepanit me Koke poshte e bytheperpjete. Me mire hidhu vete qe te shpetosh, ti dhe ne.

    Reply
  • aliu nga selenic says:
    April 18, 2024 at 7:03 pm

    Mbase kete kokdollapi e mbron kryetri e kan dhenderr . Keshtu qe sharjet munde te jen nje manover per te mbuluar neser kalimin e kesje situate pa u lagur !
    Su thoni juve e kam Gabim ?
    Le te presim dhe pastaj te shofim !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar me barriera, protestuesit godasin makinën e Peleshit dhe sulmojnë deputetët e opozitës, 5 të arrestuar
  • Një ndër aktet më fyese në historinë e shtetit dhe një listë me “përfaqësues të popullit” që nuk gjenden as në Google
  • Leximi gjatë verës! Koha për të rishikuar listat e librave rekomandues
  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026

Komentet e Fundit

  1. Enea on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  2. Kujtim Hoxha on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  3. K R on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  4. Pol on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  5. Juristi on Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?