Nga Rezarta Mone
Pershendetje Z. Adrian Thano, kryeredaktori i gazetes “Dita”, anetare e Aleances per Media Etike ne Keshillin e Medias. Nepermjet jush pershendes dhe anetaret e kolegjiumit te gazetes suaj zoterinjte: Bedri Islami, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Marenglen Kasmi, Pellumb Xhufi, Viktor Malaj.
Une qe po ju shkruaj quhem Rezarta Mone (Hako), e bija e Hulusi Hakos. Jam shume e prekur dhe e indinjuar nga nje shkrim i botuar ne gazeten tuaj nga nje zoteri qe nuk dua t’ia permend as emrin.
Nuk eshte hera e pare qe lexoj dhe degjoj keto gjera. Nuk arrije ta kuptoje per çfare arsye dhe ne emer te kujt behet kjo lufte…
Zoterinj! Jam lindur dhe rritur ne nje familje me vlera ku qe heret me eshte mesuar ti dua njerzit, ti ndihmoj dhe respektoje ata, te mos prek njeri pa te drejte.
Im ate eshte nje njeri i qete, i drejte, me norma dhe parime. Kam bindjen qe ky nuk eshte vetem mendimi im por edhe i atyre qindra dhe mijerave njerezve te shume brezave qe ai ka patur fatin ti kete ne jeten Akademike, dhe ne detyrat qe ka ushtruar.
Ka shumë, po shume njerez te njohur dhe te panjohur qe me flasin me respekt dhe admirim per te. Une jam shume krenare per tim ate per ate çfare ka qene dhe eshte dhe nuk do te toleroje dhe fale askend qe fyen, perbalt dhe shpif per figuren e tij.
E di shume mire Zoteri, çfare eshte thene dhe shkruar nga nje pakice e paperfillshme njerëzish, te cilet edhe vete nuk i besojne ato qe thone dhe shkuajne, prandaj dhe nuk kam reaguar duke menduar qe jane gjera te momentit dhe kalimtare.
Me sa kam degjuar qe nga momenti qe ai ka mare persiper kete detyre, (per te cilen jam informuar vetem nga njerëzit qe me uronin ne rruge), pritet me respekt dhe dashuri ne çdo cep te Shqiperise ne çdo fshat dhe qytet nga njerez te te gjitha moshave.
Asnjehere nuk ka synuar karriere dhe kolltuk ne jeten e tij. Ka bere punen qe ka pasur pasion, ate te mesimedhenies, librin dhe penen.
I drejtohem Zoterise artikullshkrues me shume indinjate dhe me shume kembengulje, qe te kerkoje nje ndjese personale dhe publike per gjuhen e perdorur, per epitetet e perdorura per fyerjet aspak njerezore dhe perbaltjen ASPAK TE MERITUAR qe i ka bere figures se tim eti.
Mbi c’baze, me çfare të thenash dhe me çfare morali keni perfaqesur nje grup shume te vogel njerezish duke shkruar ne kete menyre? Une jam e bindur qe im ate perballon ne debat jo vetem nje, por nje grup personash, me qetesine, me pjekurine, me mencurine dhe humorin qe ai ka.
Nga sot e tutje une do te jem syri dhe veshi j tij, se sa per mend ai ka vertet me teprice, jo vetem per vete por t’ju jap edhe te tjereve.
Shpresoj te shikoj shume shpejt nje reagim publik nga zoteria artikullshkrues per te mos vazhduar me rruge te tjera qe me jep ligji dhe e drejta ime. Pune te mbare dhe suksese!
Me respekt,
Rezarta Mone
—–
Autorja është vajza e z.Hulusi Hako. Letra e mësipërme është replikë me shkrimin e autorit Ilmi Qazimi botuar në datën 19 korrik në DITA
