Greqia dhe Turqia janë futur sërish në një përplasje diplomatike për Detin Egje. Shkak këtë herë u bë një ligj i ri i miratuar nga Athina, i cili vendos rregulla për ndërtimin e projekteve të energjisë së rinovueshme dhe impianteve të ruajtjes së energjisë, duke përfshirë edhe ishujt e Egjeut.
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, Ministria e Jashtme turke deklaroi se në dete të mbyllura ose gjysmë të mbyllura si Egjeu dhe Mesdheu duhet të shmangen veprimet e njëanshme.
Më pas reagoi edhe Ministria turke e Mbrojtjes, e cila pretendoi se plani grek përfshin zona “sovraniteti i të cilave nuk i është transferuar Greqisë përmes marrëveshjeve ndërkombëtare”. Ankaraja shtoi se do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat, interesat dhe shqetësimet” e saj në Detin Egje.
Athina iu përgjigj menjëherë, duke i cilësuar pretendimet turke “të pabazuara dhe krejtësisht të papranueshme”.
“Sovraniteti i Greqisë përcaktohet qartë dhe përfundimisht nga traktatet ndërkombëtare dhe nuk mund të vihet në diskutim. Çdo qasje tjetër bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe do të marrë përgjigjen e duhur”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Sipas Athinës, ky nuk është rasti i parë. Ministria greke kujtoi se vetëm pak ditë më parë Turqia kishte kundërshtuar edhe një kuadër të ri rregullator të Greqisë për turizmin, duke shtuar se përsëritja e këtyre reagimeve tregon, sipas saj, “një këmbëngulje në qëndrime revizioniste që nuk kanë bazë ligjore”.
Por ligji për energjinë nuk është e vetmja pikë e debatit. Greqia ka shprehur shqetësim edhe për vendimin e Turqisë për të shpallur dy parqe detare, një në Egjeun verior, mes ishujve Lemnos dhe Samothraki, dhe një tjetër në Mesdheun Lindor, që përfshin Kastellorizon.
Sipas Athinës, parku në Egjeun verior pasqyron qëndrimin e Turqisë se kufijtë detarë duhet të përcaktohen nga brigjet kontinentale, duke mos marrë parasysh ishujt grekë. Ndërsa parku në Mesdheun Lindor, sipas Greqisë, izolon Kastellorizon dhe kufizon ndikimin e ishullit në përcaktimin e zonave detare vetëm në ujërat territoriale prej gjashtë miljesh detare.
Nga ana tjetër, Greqia ka shpallur parqe detare në Cikladet Jugore dhe në Detin Jon, për të cilat thekson se ndodhen tërësisht brenda ujërave territoriale greke.
Pavarësisht toneve të ashpra, Athina deklaron se mbështet dialogun dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Turqinë, por nënvizon se e vetmja çështje që njeh si objekt diskutimi mes dy vendeve është përcaktimi i shelfit kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike, ndërsa sovraniteti mbi ishujt e Egjeut, sipas saj, nuk është i negociueshëm.

Sovraniterti i Shqiperise percaktohet QARTE DHE PERFUNDIMISHT nga Traktatet Nderkombetare dhe nuk munmd te vihet ne Diskutim dhe as te jete objekt i Marreveshjeve qeverritare,apo i Gjykatave aktuale Nderkombetare.
Kete i kerkojme qeverrise greke. Te njejtin Standart qe i kerkon Turqise,ta zbatoje me Shqiperine.
Kur Fuqite e Medha vendosen me Traktatet e firences dhe Parisit kufijte tokesore dhe detare me Greqine,percaktuan vijen kufritare midis vijes se mbyllur Kontinentale te Shqiprise me ishullin e Korfuzit,pa perfillur guret mbi uje Barketa.Othonoi,Erikuza,qe ne ate kohe ishin ne ujra Nderkombetare.Specialistet te gjejne kur jane pronesuar keta gure mbi uje nga Greqia dhe t`ja bejne nul cdo plan te shtetit grek per te vene kompasin mbi keta gure mbi uje,per ti marre Shqiperise 300 kilometer katror det.
Kufijte detare te Shqiperise me Grqine jane percaktuar njehere e mire me 2 Traktate Nderkombetare te Fuqive te Medha.
Ne Hage dergoni Edi Ramen,se Ai eshte hajdut per Hage,se po vjedh Toke Det,Ishullin e Sazanit,Gadishullin e Zvernecit,Qytetin e Butrintit me pyllin dhe Lagunen,Portin e Durresit etj,qe jane percaktuar brenda kufijve te Shqiprise me Traktate Nderkombetare dhe nuk jane shenuar prone e shoferit te mbretit Vlash Rama,as e kamarjeres se mbretit Veronika Rama.
Kerkoja qeverise shqiptare o demo.
Rama po jua jep me zor detin dhe token. Deri tani greket i kishin duart e lidhura, se Kushtetusja e kish hedhur poshte mareveshjen e Detit.
E gjeta, thirri Rama. Do ta coj Sovranitetin e Shqiperise ne Hage.
Cdo lloj teorizimi mbi fajin e Greqise eshte humbje kohe dhe llogjike vitkimash.
Duhet mbytur gjarpri ne Tirane
Ikë more zagar i qelbur , të dhjefsha racën tënde ; i përmënd tjetrin gjyshen e gjyshin , sikur t’i kishte armiq të Shqipërisë , qelbësirë e fëlliqur . Ç’të keqe i kanë bërë ndokujt Vlashi apo Veronika ? Mos e ngrysësh vitin , zog gomari që merresh me të vdekurit . Yyyyyy , plak i rrjedhur , qen e bir qeni .
Sa herë t’a kam spieguar o demo kokëngjeshuri , që Traktatet e Firenzes dhe Parisit për kufijtë detarë , janë abroguar (shfuqizuar) para 30 vjetësh dhe të gjitha vëndet që lagen me det , janë të detyruar të lidhin marrveshje të reja me fqinjët . Shqipëria e ka sigluar marrveshjen e re me Italinë prej vitesh , pa asnjë problem e pretendim nga të dy palët . Po kështu duhet të bëjë edhe me Greqinë , apo Greqia me Turqinë etj . Se si kanë vajtur bisedimet shqiptaro – greke për këtë çështje , dihen nga të gjithë . Për shkak të mosdakordësisë midis tyre , me konsensus të dy palëve , çështjen do t’a zgjidhë gjyqi ndërkombëtar , që zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve të planetit Tokë . Ku e shikon të keqen këtu ti demo ? Tjetër , meqënëse e akuzon si gjithmonë Ramën që po vjedh , tokë , det , laguna e porte , po të pyes : Po ku i shpije Rama tokat , detrat , portet , lagunat , në Surrel ? Ja nxë ai fshati gjithë ato grabitje ? Sa për përgojimit që i bën familjes , prindërve e gjyshërve të kryeministrit , ç ‘mund të të them ? Turp të kesh , plak llafazan i qelbur
që merresh me shpifje e thashetheme , si gratë e liga . Kujtonim se kishim vetëm një Sali , se ai është profesionist për të marrë nëpër gojë gratë , burrat dhe familjet e kundërshtarëve , por ja ku paskemi edhe gojëvrerin demo . Së fundi , sa qesharake e folklorike tingëllon , kur demua i drejtohet qeverisë greke , a thua se demo përfaqëson qeverinë , madje më gjërë , shtetin shqiptar . Po kush je ti o budalla , kush të pjerdh ty ? Po pse qeveria greke komentin tënd në gazetë do lexojë ? Po rri rehat o plak zevzek , mblidh kockat e mundohu t’a ngrysësh mirë edhe atë pak kohë që të ka mbetur në këtë botë . Lerja më të rinjve të merren me Shqipërinë e politikën e saj .
Ishulli Honolulu eshte teritor i USA, kjo nuk do te thote qe e gjithe siperfaqja ujore e oqeanit paqesor prej 2000 km deri te ishulli Honolulu i perket USA.