Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inceneratorët / “Erdhën dy djem dhe më thanë firmos”, si 90-vjeçarja në azil u bë “pronare” e një kompanie 30 mln dollarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Inceneratorët / “Erdhën dy djem dhe më thanë firmos”, si 90-vjeçarja në azil u bë “pronare” e një kompanie 30 mln dollarë
KronikeKryesore

Inceneratorët / “Erdhën dy djem dhe më thanë firmos”, si 90-vjeçarja në azil u bë “pronare” e një kompanie 30 mln dollarë

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Haxhire Gurakuqi, një e moshuar 90-vjeçare në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se është pronare e dy kompanive me objekt pune ndërtimin, por në realitet ajo jeton në një azil të moshuarish në kryeqytet.

Pas denoncimit të bërë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemdhi, ku sipas dokumenteve të publikuara prej saj, znj. Gurakuqi rezultonte se kishte blerë dy kompani me xhiro miliona dollarë, zonja kërkoi të fliste për mediat. Në intervistën e dhënë dje për “News 24”, Haxhire Gurakuqi shprehet se është pre e mashtrimeve, hajdutëve. Ajo ka sqaruar se gjatë gjithë jetës ka punuar si ndihmësmjeke në Përrenjas. Në Tiranë ka ardhur pasi erdhi djali i saj i vetëm.

Ndërkohë, thotë se nuk njeh asnjë person që t’i ketë shitur kompaninë. Dyshimi i vetëm që Haxhire Gurakuqi kishte, ishte një rast ku sipas saj në qendrën ku ajo jeton në Laprakë kishin shkuar dy burra ku i ishin prezantuar si prokurorë.

- Publicitet -

Pasi i ishin prezantuar të tillë, ajo tha se firmosi pa i lexuar ato që firmosi, ndonëse kujtohet që drejtori i Qendrës i kishte bërë shenjë që të mos e firmoste. Në vijim, ajo shtoi se një aludim të tillë se ishte bërë “buisnesswomen” e kishte marrë vesh disa kohë më parë kur nga banka donte të tërhiqte disa kursime që ia kishin dhënë në formë bamirësie pas tërmetit të vitit 2019.

Në momentin që kishte dashur t’i tërhiqte për t’i dorëzuar tek azili, Banka kishte thënë se i ka të bllokuara me urdhër, pasi është debitore në kompaninë që figuronte. Kushdo që futet në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe shkruan te rubrika “Aksioneri” emrin e Haxhire Gurakuqit do rezultojë pronare e dy kompanive. “KOLECI 2003” dhe “SOPOTONIA”. Në QKB, të dyja kompanitë dalin me status të pezulluar.

Intervista:

Jam Haxhire Gurakuqi me moshë 89-90 vjeçe. Që kur martova djalin, u ndava nga nusja. Nuk donte djali. Tani e kuptoi djali, por megjithatë nuk ka rëndësi. Unë kam 20 vjet që jetoj me qira dhe kam jetuar shumë mirë. Kam jetuar me qira në Laprakë. Haja si miu kur i thonë, jo sa ariu. Pastaj ra tërmeti dhe dola në rrugë. Kërkova shtëpi sociale, por ata kërkonin një dokument nga qiradhënësi. Ai s’ma dha, sepse kishte frikën e tatimeve. Më pas, një i Bashkisë që e kam mik më futi këtu në azil dhe paguaj me pensionin. Kam 2 vite e gjysmë që jetoj këtu. Paguaj të gjithë pensionin. Të ardhurat e vetme që kam i paguaj këtu.

Ke dijeni ti si të kanë përfshirë si pronare kompanie?

Lëre se kur erdhën këtu e më thanë që gjoja jam me kompani u thashë që mos u tallni me mua, se nuk jam bërë, se deri më tani kam jetuar korrekt. Ata duhet të kenë gjetur pasaportën. Unë pasaportën e kam dorëzuar në Laprakë. Por, s’më vjen ndërmend ku e kam bërë.

Keni dyshime kush jua ka bërë?

Jo, nuk kam. Unë u habita kur dola në televizor. Pastaj, u thashë grave mos u tallni me mua. Sepse unë nuk di gjë se për çfarë bëhet fjalë. Unë s’kam qenë ndonjëherë në Lezhë e të di ç’bëhet.

I keni dëgjuar ndonjëherë kompanitë “KOLECI 2003”, “LUMI 06”, i ke dëgjua?

Jo, jo. Vetëm që më dërguan ato dokumentet.

Po Lumturie Muratin e njeh?

Jo nuk i njoh, as ata çunat nuk i njoh.

Ke firmosur në ndonjë dokument?

Dokument?! Dëgjo, kanë ardhur dy çuna këtu e më kanë thënë që ne vijmë nga Prokuroria. Jam viktimë. Erdhën dy persona dhe firmosa një letër të bardhë. S’e dija kush ishin, më thanë jemi nga Prokuroria. Kur ika te Tatimet, te 9-katëshet më thanë: je viktimë! Kushedi se sa veta kanë mashtruar si puna ime. I kam shkruar dhe Edi Ramës, por s’më ka kthyer përgjigje. Të njëjtën gjë bëri edhe drejtori i Tatimeve. I bëj thirrje të gjithëve që të kenë kujdes me pasaportat se do ta pësojnë si puna ime”, tha 90-vjeçarja.

Të kanë ardhur këtu në azil?

Po, po ka qenë edhe drejtori prezent dhe më tha që jemi nga Prokuroria e kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar ty. Nuk thanë ata që ishin…dhe më dhanë diçka për të firmosur.

Të dhanë para në këmbim?

Jo, jo, jo, asnjë lekë.

E lexuat ju para se të firmosnit?

Po meqë ishin të Prokurorisë, nuk i lexova dhe firmosa. Vetëm atë kam firmosur. Aty ishte drejtori. Madje ai ma bëri me shenjë për të mos firmosur, por unë nuk e kuptova. Ai ma bëri me dorë që të mos e firmosja.

Po si të kanë gjetur?

Po ku e di unë e shkreta. Po pas pasaportave bëjnë këta. Marrin pasaportat, japin ndonjë Lek edhe…

Çfarë profesioni keni pasur më herët znj. Haxhire?

Unë kam qenë ndihmësmjeke. Kam punuar 35 vjet në Shkollën e Mesme të Minierave, dhe 30 vjet nëpër spitale.

Në çfarë zonash të tjera keni jetuar, si erdhët në Tiranë?

U martua djali dhe erdhëm në Tiranë. Erdha pas djalit e djali më dha duart.

Ju thoni që gjithë këto që kanë ndodhur janë mashtrim?

Po mashtrim moj nonë. Janë hajdutët. Po pse ata si i di ti ata…

Po pasi firmosët letrat të atyre që të thanë se ishin prokurorë, i arritët t’i merrnit kursimet tuaja?

Jo, asgjë fare.

Veç pensionit kush ju ndihmon?

Askush, vetëm disa shoqe. Ato më japin ndonjë Lek kur vijnë të më takojnë. Ato i ruaj si sytë e ballit vetëm për telefonin.

Nëse do ju dërgonte dikush lekë me bankë, mund t’i tërhiqni?

Jo, sepse ai i bankës më tha që nëse japin ata ndonjë urdhër, do ju lajmërojmë ne me shkresë. Por, u bënë kaq muaj e s’kanë lajmëruar gjë. Unë skam fuqi t’i ndjek.

Si e pritët kur e morët vesh që figuroni që jeni “buisnesswomen””?

Këtë e mora vesh kur vajta te banka para ca kohësh e që më thanë ata të bankës se kisha 600 mijë Lek. Por, kur vajta te banka, më thanë ata të bankës që jam pronare biznesi. Filluan shoqet më thanë që ne kemi gjithë këto kohë që të njohim, ku e gjete biznesin.

Ndiheni keq që keni rënë pre e këtij mashtrimi?

Po, si jo? Çdo natë mendoj dhe them: o zot. Merr hak për mua. Nuk i kam borxh njeriu.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • muçua I tanes says:
    July 5, 2022 at 9:30 am

    yp yp xhixhi, ju kerkij ndjese, yp yppppppp urrrrra

    Reply
  • Rrofshin ppp says:
    July 5, 2022 at 10:13 am

    Qeveria nuk din gjo
    Cdo gje eshte personale

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    July 5, 2022 at 10:49 am

    Me kete lajm i gjithe sistemi ligjor del jashte funksionit.E fillon me qkr,me zyrat noteriale,me bankat,tatimet e taksat,krimi ekonomik,prokurori qe fkene ghume tere diten.Si nuk oyeti nje nga keto nepunes te shumte nga vijne e ku shkojne keto para?

    Reply
  • Hiç, po them says:
    July 5, 2022 at 12:59 pm

    Kjo fotografia majtas e kujt eshte? Apo Haxhirja kur ka qene e re, ne shkolle te mesme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?