Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inceneratori i Tiranës, dënohet me 4 vite burg ish-deputeti i PS, Alqi Bllako
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Inceneratori i Tiranës, dënohet me 4 vite burg ish-deputeti i PS, Alqi Bllako
Kronike

Inceneratori i Tiranës, dënohet me 4 vite burg ish-deputeti i PS, Alqi Bllako

Published: March 11, 2025
Shpërndaje

GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme për të dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. GJKKO shpalli fajtor Bllakon për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.

Ai u shpall fajtor për korrupsion pasiv në 2 raste, një pagese prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos. SPAK më parë kishte kërkoi dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike për Bllakon.

Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste. Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.

- Publicitet -

Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mah says:
    March 11, 2025 at 2:40 pm

    ore po fiku ska gisht fare ne kete mes?! kryetari i nje vepre inekzistente qe alokon fonde prej vitesh e vitesh!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës

Komentet e Fundit

  1. . on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  2. Emigranti on Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  3. Genti on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  4. Erma on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  5. demo on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?