Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inceneratori i Tiranës/ Të arrestuarit dalin sot në GJKKO për t’u njohur me masat e sigurisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Inceneratori i Tiranës/ Të arrestuarit dalin sot në GJKKO për t’u njohur me masat e sigurisë
AktualitetKronike

Inceneratori i Tiranës/ Të arrestuarit dalin sot në GJKKO për t’u njohur me masat e sigurisë

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancat e njoftimit të masave të sigurisë të vendosura për 15 të akuzuarit  për inceneratorin e Tiranës, dy prej të akuzuarve kryesorë, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Mjedisit Alqi Bllako.

Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë ende në kërkim. Personat e arrestuar së fundi për inceneratorin e Tiranës, janë Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Jetmir Llapaj, ndërsa në arrest shtëpie, janë Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, dhe ish-punonjësi i kësaj ministrie Pëllumb Abeshi, të cilët duhet të dalin para gjykatës për njoftimin e masave të vendosura më kërkesë të SPAK.

SPAK hetoi kontratën e koncesionit të 31 gushtit të vitit 2017 e lidhur midis Ministrisë së Mjedisit, që në atë kohë drejtohej nga Lefter Koka, dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria Integrated Technology Services” në pronësi të Klodian Zotos, por që sipas SPAK pas 2 kompanive qëndrojnë të njëjtë persona Zoto e Mërtiri.

- Publicitet -

SPAK ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përdorën persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë. Zoto dhe Mërtiri, përfituan përmes faturave tatimore të falsifikuara, 409 milionë lekë, thotë SPAK, dhe akuzon 7 anëtarët e komisionit të dhënies se Koncesionit se i kanë favorizuar, bashkë me Lefter Kokën e Alqi Bllakon, që  ndodhen në qeli për Inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, 7 anëtarë të komisionit të dhënies së koncensionit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, kanë propozuar dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës shoqërisë së Zotos e Mërtirit “pa hartuar një raport përmbledhës dhe pa u sqaruar ende kostot e projektit”.

Më tej thotë SPAK, Lefter Koka si ministër i Mjedisit, Alqi Bllako si sekretar i përgjithshëm në Ministri, drejtoresha juridike Alba Thoma dhe përgjegjësi i prokurimeve në ministri Bledar Karolin “kanë përgatitur dhe dërguar më pas projektvendimin në Këshillin e Ministrave”.

Shoqëria e Zotos dhe Mërtirit, thotë SPAK ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit. SPAK thotë se të njëjtët zyrtarë nga ministri Koka deri te 7 anëtarët e komisionit të koncesionit, kanë pajisur shoqërinë me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, “me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie”

SPAK thotë se dokumentet standarde të koncensionit nuk janë hartuar nga anëtarët e komisionit, por nga vetë punonjës të shoqërisë së Klodian Zotos të cilat më tej janë hedhur në sistemin e prokurimit publik sikur t’i kishin hartuar vetë. SPAK i akuzon anëtarët e komisionit të dhënies së koncensionit se i kanë përllogaritur kostot nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?